Forumi Horizont | Gjithsej 49 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Mbi disa punime te miat-R.Th. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18794)
1. Pa Titull GlobusR T.2005
-vargje 1985÷2005 +esse + disa shkrime historike + përshkrime udhëtimi
(ky është libri i parë i autorit, me të cilin ai nuk pretendon shumë.)
2. Hakmarrja e viktimës GlobusR T. 2005
- 33 tregime (me humor, ironikë dhe sarkaikë nga vite të ndryshme)
3. Teoria e relativitetit në kohë dhe hapsirë –disa sqarime,
keqkuptime dhe përmisime në të kuptuarit e saj– GlobusR T.2007
Në këtë libër autori i qëndron besnik pikpamjeve para-ajshtajniane të principit të relativitetit, duke pranuar shpejtësinë maksimale në hapsirë, atë të dritës, duke pranuar dhe mosndikimin e burimit të dritës në këtë shpejtësi, çfarë mbetet të kuptohet se ekuacionet e Maksuellit nuk mund të fillojnë nga 0 për çdo sistem referimi dhe ruajtur shpejtësin konstante c, ndryshe kemi firim ose shtim kohe për dy trupat e njërit sistem. Mirpo edhe fillimi i ekuacioneve nga plus ose minus zero është pa kuptim. Ndaj këtu qëndron gabimi, sipas autorit R.Th., tek trajtohen dy sisteme të ndryshëm lëvizje trupash, dhe shpejtësitë e të dyve nisin nga zero, në një kohë që këto shpejtësi janë të ndryshme karshi njëri-tjetrit. Problemi është thuajse banal, sipas R.Th., ndaj ai shkon deri tek shpejtësia e dritës c sipas arsyes së shëndoshë, e cila i ruan ekuacionet e Galileit, duke na dhën c², siç e kemi tek E=mc², gjë të cilën Ajnshtajni nuk e ka kuptuar.
4. Evolucioni i gjuhës vëll.1 -fillimet e tij- GlobusR T.2009
-etimollogji, histori. Në këtë libër me tre vëllime autori sjell krahasime fjalësh në gjuhë të ndryshme, në ato „të gjalla“ dhe „të vdekura“, duke vërtetuar kështu me fakte të reja këtë evolim gjuhësh. Përveç kësaj, në libër dalin edhe fakte të reja historike, gjë që e bën librin interesant.
5. Evolucioni gjuhësor vëll.2 -vazhdimet e tij- GlobusR 2009
-etimollogji, histori; (ky vëllim pati një mbyllje të shpejtë, aq sa nuk i kanë munguar nga fundi i tij disa gabime gramatikore.)
6. Dialektika e arsyes dhe e sugjestionit -apo një copëz jetë në
verën e nxehtë të një kryeqyteti -roman- GlobusR T.2011
Ngjarjet e romanit na shpien aty në fillim të viteve ’80 në Tiranë, mes disa të rinjve punëtorë të uzinës Traktori, ku ndërthuren si shfaqjet e huaja, ashtu dhe dashuria e Romeos dhe Mirelës.
Ky roman u shkruajt në verë të 1986-ës, në një kohë rekord prej disa javësh. Pastaj, pasi iu dha për tu lexuar disa personave, ndenji vite të tëra pa u prekur. Vetëm tani në emigrim, autori iu fut edhe një herë ripunimit të tij, duke zvogluar dialogjet dhe përmisuar nga ana artistike.
7. Të gjithë me Zotin -tregime GlobusR T.2011
Këto 33 tregimet të dyta të autorit merren kryesisht me probleme fetare (religjioze) të njeriut. Më saktë, ai mbërthen shpirtin e njeriut në lidhje me besimin apo fetë e tij, pa harruar anën spirituale të tij. Në libër kalojnë personazhe nga më të ndryshëm si Krishti, Muhameti, Osama bin Laden, Omer Khajami, Marksi, Hegeli, Romel dhe Montgomeri, Hitleri, Xhoi Lenon, fshatari Lec, kinezi Lu, macja e presidentit Klinton, etj.
Gjithsej 49 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.