Forumi Horizont Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 »
Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura shquara shqiptare ne diaspore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=382)
-- At Anton Harapi Ofm (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2129)


Postuar nga volter datë 25 Mars 2005 - 17:35:

Anton Harapi*

I ka mbetë Shqiptarit se âsht gjakmârrës, e se këjo âsht prova mâ e kjarta e egërsis së tij. Vrasja e njerit në parim e në punë âsht imorale e antinjerzore, sidomos kur bâhet për inád. Këjo âsht e vertetë, as s’luen ndryshej. Çashtja âsht kur Shqiptari qet pushkë për nevojë d.m.th. kur i cenuem prej tjetrit në jetë, në nderë a në gjâ, as mos të ketë nji organ publik ligjuer qi t’a mbrojë mjaftueshëm ndër të drejta të veta njerzore, shka do të bâjë? ... M’e falë bâkeqin për hatër të Zotit, si mbas fjalës së Krishtit qi tha: “Po të rá kush në njanë anë të fytyrës, sjelli edhe tjetrën”, moralisht e krishtenisht kështu âsht mirë. Por në themelin juridik të drejtës_s, për me dashtë me e gjikue Shqiptarin mbas këtij fenomeni të kobshëm qi tfaqë, thue parimisht do të dënohet Shqiptari për vrasje si barbár e antinjerzuer? Qe kur thotë ai: “Ka qit pushkë për nevojë, e ka pasë rrezik me rá në gjak etj.” don me thanë se Shqiptari, parimisht, nuk âsht për vrasje. Po t’u gjindshin njerzë të qytetnuem ndër rrethana shoqnore e politike si u gjet Shqiptari, lidhem me krye, se do të kishin bâ mâ z_. Vertè se shum herë Shqiptari e tepron edhe e shpërdoron të drejtën e mbrojtes së vetvetit, por këta ndodhë ndër të gjitha ligjët e ndër të gjitha çetat njerzore. – Kur i rásh njanit për me e falë për hatër të Zotit, gjakun qi kishte në mend m’e marrë, a e din shka më tha? – Ju meshtarët doni me na qitë fare. – Po si, morè Sokol, burrë i ndershëm si jé, m’a thue këtë fjalë se na meshatërt orvatemi për të keqe të juej, e jo për të mirë e juej? – Po, tha, zont_, se e treta herë qi falim për hatër të Zotit, e qe tash janë çue e më kanë vrá nipin e pa-babë, tue thanë: Do t’a vrasim dé t’a qesim fare Sokolin, se tash na falë prap për hatër të Zotit. Mos kujtò, zotni, më tha, se mirakande due të qes vetin në mal e të marr në qafë njizet e dy rob qi kam: jo, se më dhimbet vehtja e më dhimben robt, por, po nuk e mora gjakun as këso here, janë në kuti me ardhë e me më djegë mbrendë me gjith rob. – Nuk due t’a justifikoj vrasjen, due të merret vrasja e Shqiptarit me të gjith ata elementa, e ndër të gjitha ato rrethana, të cilat dishmojnë se malsori ynë, parimisht nuk vret për egërsi, por për nevojë. Vertè se Shqiptari ka shum ignorancë në këtë pikë morale, vertè se pasjoni e zotnon shum herë, vertè se edhe qet pushkë për namë e nemuz, por me pasë për t’a pvetë, gjithmonë ka për të gjegjë se, âsht mëkat me rrxue binán (njerin) e Zotit, por si me bâ. – Kaq sa për dijen_ t’atyne qi nuk e dijnë ase nuk duen me dijtë se si âsht vertè palci i shpirtit të Shqiptarit.



* Pjesë prej librit të Pater Antonit, Andrra e Prêtashit.
Romë, 1959.


  Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 »
Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.