Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Globalizimi, pro apo kunder? (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=180)
-- Gjendja e planetit sot (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=248)


Postuar nga Fajtori datë 20 Janar 2003 - 01:59:

Fakte: Kultura e të hedhurit

Sa më "të zhvilluar" që bëhemi, aq më shumë hedhurina krijojmë. Sasia mesatare e hedhjeve të një amerikani është dyfishuar në 40 vitet e fundit.

Në të gjithë botën grumbujt e mbeturinave po shtohen ndërsa vendet industrializohen. Në mes të viteve '90 vendet e OECD-së prodhonin rreth dy ton mbeturina shtëpiake dhe industriale për person në vit.

Afrikanët krijojnë më pak, por më shumë se dy të tretat e mbeturinave nuk përpunohen.

Nivelet e riciklimit në vendet në zhvillim po rriten, por nuk shkojnë paralel me prodhimin në rritje. Dhe uria jonë për mallrat më të fundit të konsumit po le pas varreza me mbetje komplekse dhe të rrezikshme si kompjuterë dhe televizorë.

Ndërkohë ne po humbim duke hedhur në grumbullin e mbeturinave lëndë të parë të vlefshme dhe po harxhojmë energji për të bërë produkte të tjera.

Ne foton e meposhtme: SHBA: Hedhjet ditore për person në qytete (Kg/ për person/ në ditë)


  Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.