Forumi Horizont | Gjithsej 213 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 213 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Kuriozitete mjekesore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2834)
Nje zgjerim
Cod. A30072004
Mbaj mend sikur kam shkruar me pare per kete semundje por se di ku, ndoshta brenda forumit diku.
Perhapja e semundjes eshte pak a shume e njejte ne gjithe boten dhe leviz 5% - 10% ne moshen 65 vjecare. Cdo vit perqindja e te semureve pas kesaj moshe rritet me 2% per te arritur sipas disa statistikave jo shume optimiste ne 50% ne moshen 85 vjecare. Pra cdo dy pleq ne ate moshe njeri ka Alzheimer.
Duke llogaritur qe edhe ne Shqiperi qendrojne pak a shume keto statistika filloni te shtrydhni kujtimet dhe jam i sigurte qe do ju vijne ne mend gjysher tuajet apo shokeve qe kane patur simptoma Alzheimeri.
Problemi i mjekesise shqiptare sidoqofte nuk qendron ne te kaluaren sepse ndoshta injoranca e atehershme nuk lejonte diagnostikimin e kesaj semundje. Problemi qendron sot qe akoma vazhdon te thuhet per pleqte se kane "skleroze" ose vdesin "nga pleqeria". Kur ka probleme memorie gjyshi apo gjyshja juaj kujtohuni se MUND te jete Alzheimer.
Persa i perket shkaqeve.
Eshte e vertete qe shkaqet nuk jane zbuluar plotesisht, por kerkuesit nuk jane krejt ne erresire. Ka disa hipoteza qe bazohen ne njohurite e deritanishme. Shumica nuk verifikohen dot kollaj prandaj mbeten vetem hipoteza. Duhet kuptuar qe hipoteza ne mjekesi (dhe shkence) nuk jane ide spekulative artistike por argumentohen me fakte. Psh. plakat senile permbajne derivate te nje proteine qe prodhohet nga kromozoma 21. Kjo kromozome eshte ajo qe shkakton dhe semundjen e Down (kane tre kromozome 21). Ata qe jane me Down nese arrijne te rrojne deri 40-50 vjec zhvillojne te shumten e hereve dhe Alzherimer. Pra ka dicka ne ate kromozome qe mund te jete nje nga aresyet. (E kote te kujtoj qe kur mjeket tane nuk diagnostikojne dot Alzherimerin vetem nuk besoj se do diagnostikonin Alzheimerin kur i fillon nje Down-i.)
Ata qe preken nga semundja e Alzheimer ne moshe te re (40 - 50 vjec) qellon qe kane patur ne familje dike tjeter qe ka vdekur me Alzherimer. Ne kete rast ekziston nje komponent i forte gjenetik dhe prognoza e semundjes eshte pesimiste pasi e vdes pacientin ne 2-3 vite (Alzheimeri normal e vdes pacientin ne 5-15 vjet).
Per kete semundje nuk ekzistojne medikamente sheruese por ekzistojne rregulla te caktuara qe mund te ndiqen ne shtepi per ti vonuar semundjen dhe kollajtesuar jeten e coroditur te pacientit.
Nuk e di nese e kam thene me pare por me kujtohet nje profesor qe spjegoi diferencen mes harresave normale dhe harresave patologjike te dikujt me Alzherimer. Ai tha: "Eshte normale te harrosh ku ke lene makinen kur shkon ne pazar, por eshte anormale te harrosh qe ke ardhur me makine dhe te kthehesh ne shtepi ne kembe". Kuptohet qe eshte shembull pak i trashe qe ka perjashtimet e veta por sherben per te kuptuar diferencen e problemeve te memories qe kemi ne te zakonshmit me ata me Alzherimer.
P.s. Sipas ketij shembulli une dal me Alzherimer sepse pak kohe me pare u kujtova vetem pas tre ditesh qe kisha lene bicikleten ne supermerkate... por jam larg moshes per Alzherimer shyqyr zotit
Pershendetje.
Gjithsej 213 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 213 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.