Forumi Horizont | Gjithsej 19 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- KS Egnatia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3100)
Petrit Haxhia, trajneri i ri i Egnatias
Mbeti vetëm dy ditë bosh vendi i trajnerit të Egnatias, pas dorëheqjes së Sokol Branicës. Dje, para ekipit është prezantuar trajneri i ri, Petrit Haxhia, i njohur për ekipet e ndryshme që ka drejtuar, që nga A1 dhe A2, deri tek ekipet kombëtare të grupmoshave. Haxhia ka drejtuar më parë ekipet e Elbasanit, Erzenit dhe ekipin kombëtar të U-16. Pranë Haxhias do të vazhdojë të punojë zëvendëstrajneri Aliu. Në prezantimin para ekipit, ku ishin të pranishëm kryetari i bashkisë dhe presidenti Dranga, trajneri Haxhia u shpreh: "Erdha në respekt të sponsorit dhe presidentit, por pa mohuar dhe besimin që kam te ju. Vetëm duhet ta keni të qartë se puna nis nga disiplina dhe nuk do të toleroj askënd në procesin stërvitor." Vetëm kaq ka thënë dhe menjëherë ai së bashku me futbollistë i është drejtuar terrenit të stërvitjes. Në prezantimin e tij morën pjesë dhe një numër i madh sportdashësish.
Gjithsej 19 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.