Forumi Horizont Gjithsej 32 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- JEHONA E MALLKIMIT ( nga Daku) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3184)


Postuar nga Klodel datë 09 Dhjetor 2003 - 23:50:

X
Nje lypes kishte ndaluar ne rruge dhe u uleriste njerezve t’i hidhnin ndonje lemoshe.Ne pergjithesi nuk ia varte njeri dhe e shihnin me perbuzje.Por kishte edhe nga ata zemermire ,ndermjet tyre edhe Dori,qe i hidhnin ndonje lek.Une e njihja mire dhe me vinte keq per te sepse ishte i verber.Dikur shikonte dhe bente nje jete normale,por kur u verbua,femijet e tij e braktisen dhe ai endet qe atehere rrugeve me qenin e tij besnik( qe ishte i vetmi qe s’e braktisi) duke rrojtur me lemosha.Njehere kur nuk kisha leke t’i jepja i dhashe gjysmen e hamburgerit dhe nje cigare(qe ishin shume te shtrenjta per mua).Xha Vaso me njihte qe te vogel dhe u mallengjye shume nga miresia ime.Atehere vendosi te ma tregonte historine e fatkeqesise e tij.Nje histori e çuditshme dhe deri diku e pabesueshme :
“Ishte mengjes”nisi te tregonte “dhe une kisha dale te merrja pak buke ,me aq pak leke sa kisha.Nuk ndjehesha mire sepse nje dite me pare kisha patur hipertension,dhe syte nganjehere me visheshin me re te erreta.Shikoja njerezit qe ecnin me shpejtesi dhe makinat e panumerta qe shkonin e vinin.Po me dhimbte zemra dhe desha qe te arrija sa me shpejt ne lulishte qe te ulesha ne ndonje stol.Nganjehere i mbyllja syte por menjehere me perplasnin njerezit sa andej ketej dhe detyrohesha t’i hapja prape.Nuk e di pse,por ngrita syte dhe pashe diellin qe sundonte ne qiellin pa re.Per nje moment m’u duk sikur po me afrohej dhe drita e tij po me verbonte por nuk mund t’i hiqja syte.Ndihesha si i hipnotizuar nga ajo drite e cila u afrua me shume shpejtesi dhe u perplas pas meje.Qe nga ai moment gjithshka u erresua dhe une nuk shikoja asnje gje .Hapja dhe mbyllja syte i tmerruar por serisht erresire totale…”Ne ato momente me mberthyen djerse te ftohta pasi m’u kujtua nje nga aluçinacionet qe pashe nen efektin e helmit.“…Fillova te bertas ,te qaj e te shkul floket nga deshperimi.Isha i verbuar ne mes te rruges ku prisja te me shtypte ndonje makine nga çasti ne çast.Befas ndjeva diçka qe u ferkua mbas kembes sime.Ishte Ralfi,qeni im besnik.U kapa mbas qimeve te tij dhe fillova te ec .-Bravo Ralf,te lumte biri im,me ço ne nje stol,he Ralf, forca!-Ecja duke u penguar ne çdo hap qe beja por i lumtur qe dikush po me ndihmonte.Me ne fund preka nje stol me dore dha arrita te ulem. Kerkova me dore Ralfin,kur e preka,fillova ta perkedhel me dashuri ndersa lotet me vershonin si lumenj nga syte.-Te lumte bir,faleminderit o qeni im besnik.Ta dish ti se sa rendesi ke per mua.Me ate heshtjen tende kafsherore me mbush shpirtin sikur te ishe njeri.Jo ,me mire qe je qen sepse keshtu vlen me shume se njerezit vete kanibale.-dhe ngrita koken,ndersa nje buzeqeshje ironike kishte mberthyer buzet e mia.Iu hakerreva diellit mizor ,qe me verboi por qe s’me vriste dot me shume…..”


  Gjithsej 32 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.