Forumi Horizont | Gjithsej 35 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tenis (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=226)
-- Tenis (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3705)
Andi Rodik vendos duart mbi US Open
Vetëm 102 minuta i kanë mjaftuar 21-vjeçarit amerikan nga Nebraska për të mposhtur numrin 1 në Botë Huan Karlos Ferrero dhe fituar turneun e tij të parë në Grand Slem.
Falë një shërbimi të jashtëzakonshëm dhe gjakftohtësisë që e karakterizon Rodik e ka pasur gjithçka të thjeshtë përballë spanjolli. Në setin e parë një dominim absolut i amerikanit që arrin të marrë menjëherë kryesimin duke e mbyllur setin në avantazh 6-3.
Tepër i ekuilibruar seti i dytë i takimit ku Ferrero rrit së tepërmi lojën e tij, por 21-vjeçari është gjithmonë në avantazh dhe e mbyll me fitoren e tij 7-6. Seti i tretë është një kopje i të parit ku sërish shifrat fiksohen në 6-3 dhe me rezultatin e përgjithshëm 3-0 amerikani arrin të vendosë duart mbi trofeun.
Për femra ndërkohë në një finale belge ka qënë Henin ajo që ka arritur të mposhtë bashkëatdhetaren e saj Kim Klajtsters.
Megjithëse vinte pas një maratone të gjatë në gjysëmfinale, Henin arriti të përballojë lojën e raketës numër 1 në botë duke arritur një fitore më të thjeshtë seç parashikohej në dy sete me rezultatin 7-5, 6-1 dhe tashmë 21-vjeçarja në Liezh mund të shpresojë se me të vërtetë mund të lërë vulën e saj në historinë e tenisit botëror.
Gjithsej 35 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.