Forumi Horizont | Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 » Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Peshëngritje (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=222)
-- Peshëngritje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3707)
Kafarani: Dua maksimumin ne Europian
Medalisti i bronzte i Europes dhe Sportisti me i mire i Shqiperise per vitin 2003, sipas anketes se "Sporti Shqiptar", peshengritesi Ilir Kafarani shpreson qe te arrije nkje rezultat te larte ne Europianin e ketij viti ne Ukraine. Duke folur per gazeten "Korrieri", sportisti pohon se sfidat me te medha deri ne muajin prill kur zhvillohet Kampionati, do t'i kete me demtimet. "Traumat me kane munduar shume, - thote ai, - dhe nuk me kane lejuar qe te vazhdoj stervitjen sipas planeve te mia. Por, pas keshillave qe me ka dhene mjeku, jam i qete dhe per nje jave do te jem ne forme te mire". Kafarani ka terheqje muskulare ne rreze te te dyja kofsheve. "Para Boterorit ne Kanada, vjet, kisha traume vetem ne rreze te njeres kofshe, - tregon ai, - por duke dashur te ruaj njeren kembe, demtova edhe tjetren".
Kafarani doli i 8-i ne dygaresh ne Boterorin e zhvilluar ne Kanada vitin e kaluar (i 6-ti ne stilin e shtytjes), duke siguruar praktikisht kualifikimin per ne Olimpiaden e Athines 2004. "Pritet vetem dalja e listes zyrtare me 5 maj, - thote Kafarani, - ne menyre qe une te jem "de jure" ne Olimpiade". Sidoqofte ai ka synimet per nje rezultat sa me te larte, ne kete Europian. "Une jam ne grumbullim ne klubin Dinamo, - thote ai, - aty fle, ndersa bej dy stervitje ne dite". Figura e shquar e peshengritjes, Farruk Kalleshi, thote per Kafaranin: "Nese nuk do te kete trauma, ne Europian do te arrije rezultate shume me te mira sesa ne Boteror".
Rezultatet e Ilirit 1999-2003
Viti Shke. Shtyt. Total Vep. P V.
1999 165 202.5 367.5 K.B 85 8
2000 165 202.5 367.5 K.E 85 6
2001 165 200 365 K.E 85 5
2002 162.5 205 367.5 K.B 85 8
2003 165 205 370 K.E 85 5 (i 3-i ne shtytje)
2003 165 200 365 K.B 85 8 (i 6-i ne shtytje)
Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 » Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.