Forumi Horizont | Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shoqëria civile, institucionet dhe zgjedhjet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=196)
-- Nje i madh ka thene- Ç'DO POPULL KA QEVERINE QE MERITON - A E MERITOJME NE VERTET ATE (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5410)
Me vjen keq, por nese do ishte keshtu sic thoni ju, nuk do kishim qeverine qe kemi aktualisht.
Cdo qeveri qe hipen eshte pjelle e jona ne cdo forme te saj. Shumica e njerezve mendojne akoma se ikja e Nanos sjell Berishen, merreni me mend sa horizont te ngushte kemi.
Tresh po te sjell dy raste qe qeverite nuk kane rene per aresye banale ekonomike.
1. Renia e grupit Parmalat morri me vete miliarda euro nga ekonomia italiane. Megjithate qeveria nuk ra...
2. Renia e grupit Enron ne Amerike nuk mori me vete qeverine presidenciale te Bush-it...
Keto nuk jane fakte sa per te bllokuar ty Tresh . Perkundrazi, mendoje mire cfare domethenie ka ne ekonomine e nje vendi te bjere nje industri si Parmalati me koke poshte. Aq me keq Enroni qe bllokoi shume fabrika nga mungesa e energjise. Popujt perendimore ndoshta kane me shume hapesire per te korrigjuar gabimet ekonomike pa shkuar thika ne kocke sic na shkon neve, megjithate fakti qe Sali Berisha ra VETEM pasi rane firmat piramidale tregon se ishte ekonomia ajo qe vleresohej, ndersa politika ajo qe injorohej.
Sidoqofte duhet te kuptojme se pergjegjesite nuk jane aspak te Nanos dhe Berishes, ata jane vetem dy persona fizike. Nje afermacion i tille eshte shume i veshtire per tu gelltitur por me vone ndoshta do kuptohet se vertet cdo popull ka qeverine qe meriton. Qe t'ju ndihmoj te kuptoni se kjo eshte e vertete ju kujtoj se dy personat fizike qe permenda lart kane nje kavaleri te tjeresh qe i shkojne prapa per ti dhene forme dy partive PS dhe PD. E pra shkoni ne nje kongres ju lutem dhe shikoni nivelin e pergjithshem te delegateve... Disa e quajne veten kongresmene... Te tjere votojne me direktive nga lart... Keta jemi ne, populli, qe formojme keto parti dhe kete qeveri Rrjedh cdo gje natyrale dhe natyrisht qe duhet nje kulture e pergjithshme me e larte qe te formojme parti dhe qeveri me eficente.
Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.