Forumi Horizont Gjithsej 47 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 47 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Islamizmi ne Shqiperi ( Besim real, apo nje ideologji e re ) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5441)


Postuar nga Indrit datë 27 Qershor 2004 - 21:01:

Pershendetje!

duke e pasur kohen e kufizuar se tepermi po hedh vetem dy fjale shkurt por qe mendoj se do e japin mesazhin e tyre te plote.

Po e nisim me fjalen e Profetit Muhammed as i cili thote:"Nese Zoti i do te miren dikujt,i jep nje kuptim teper te holle ne fe(i mundeson ta kuptoje hollesisht ate)

Pra nga kjo fjale del mjafte qarte se jo cdokush qe vepron dicka ne emer te nje feje e ka kuptuar ate ashtu sikur duhet.

Patjeter ne duhet te kuptojme se cfare eshte zakon dhe cfare eshte fe, pra duhet te dime diferencimin mes tyre.

Po ashtu gjeja e dyte qe duhet pasur parasysh eshte se asnje fe nuk mund te merret nga veprat e nje personi apo edhe nje grupi personash.
Feje merret nga burimet e saj hyjnore, pra burimi hyjnor i Islamit eshte kurani dhe tradita profetike ndersa ai i krishterimit eshte Bibla dhe jete e Jezusit.
Nipi i profetit muhammed as thote:" “Mos vlerëso të vërtetën me fjalët dhe sjelljet e njerëzve, por njerëzit me kriteret e së vërtetës!”.
Pra nese me te vertete dikush do te njohe nje fe miresisht nuk mund ta beje ate duke pare veprat e nje individi apo nje grupi individesh por duke u bazuar ne ate qe urdheron kjo fe.
Psh. nuk mund te merret shembull afganistani apo Irani per te mesuar fene Islame nderkohe qe nuk mund te meret shembull asnje shtet i krishtere per te gjukuar mbi krishterimin.
Dihet se Islami eshte mjet per crrenjosjen e terorit dhe e lufton ate por qe ta kuptosh kete duhet te studjosh bazat e Islamit.
Po ashtu edhe imoraliteti i madh qe eshte perhapur ne Evrope nuk mund te indentifikoje Krishterimin i cili e lufton shume ashper kete imoralitet.
Ne ungjillin e llukes thuhet;"Mos e nencmo tjetrin,kujdesu ndaj nenes dhe babait, mosbej tradheti bashkeshortoredhe duaje tjetrin si veten
Pra po ti shohesh ne ditet e sotme te krishteret apo muslimanet sado qe pretendojne se zbatojne nje fe ato jane shume larg zbatimit te paster sipas normave qe duhet per te zbatuar ate.

Te nderuar anetare!

Disa nga ata që pretendojnë se bëjnë diçka në emër të fesë, në të vërtetë, mund ta kenë keqkutpuar atë fe dhe, për pasojë, ta kenë zbatuar atë në mënyrë të gabuar. Për këtë arsye, do të ishte e pasaktë që të krijohen ide rreth fesë duke marrë si shembull veprat e këtyre njerëzve. Mënrya më e mirë për ta kuptuar një fe është studimi i burimit të saj hyjnor.
Burimi hyjnor i Islamit është Kurani, që mbështetet në konceptet e moralit, dashurisë, mëshirës, përkushtimit, sakrificës, tolerancës dhe paqes. Një musliman që i zbaton siç duhet këto parime në jetën e tij është një njeri mëse i sjellshëm, i thjeshtë, i drejtë, i besueshëm dhe me të cilin është e lehtë të krijohen marrdhënie të mira. Ai përhap dashuri, respekt, harmoni dhe kënaqësi tek të gjithë ata që jetojnë pranë tij.

Pra me pak fjale Islami nuk eshte ideologji por nje fe Unniversale qe pershtatet me cdo zakon tonin por mjafton ta kuptosh ate.

Nese sipas normave te cdo feje martesa me te afemen eshte dicka e lejuar, kjo nenkupton limitet e cdo feje.
Pra duhet te kuptojme se eshte vetem e lejuar dhe nuk eshte e urdheruar.
Pra nese nuk urdherohet dicka dmth qe nese nuk behet nuk kundershton fene e as zakonin ndersa nese behet perseri nuk kundershton fene por ama kundershton zakonin.
Profeti muhammed as thote:" Nese Zakoni i nje populli nuk kundershton normat fetare atehere ai eshte ligj per ate popull

Pra e njenjta gje eshte tek ne, nuk martohemi dot me te afermet tona pasi i konsederojme motra, kjo eshte dicka shume e mire dhe nuk kundershton aspak normat e fese Islame.

duke qene se Islami eshte fe botrore ajo eshte vendosur ne paqe me zakonet e cdo populli, pra ka popuj qe nuk e kane problem kete martese dhe Islami nuk ja ka ndaluar kete, duke e lene te zgjedhe.
Zoti ne kuran thote;'me te vertete ne e Zbritem kuranin, me qellim qe ju te llogjikoni

Pra pikerisht bota perendimore ne keto aspekte nis e lufton fene Islame duke e nxjerre ate nje fe kunder cdo zakoni, kunder lirise se shprehjes, veprimit, nje fe qe mbjell terror. E gjithe kjo behet nepermjet mediave te ndryshme mijera gazetave e revistave, filmave ......

Megjithese bota perendimore e lufton kete fe ne menyrat e siperpermendura kjo fe akoma qendron feja me rritje me te larte ne bote.
Me se shumti rritjet jane bere te qarta pas sulmeve te 11 shtatorit kur njejrezit me nje urrejtje te madhe filluan te luftojne e shkaterrojne Qendrat Islamike ne amerike . Njjerezit tejet e te zemeruar nga kjo fe qe mbjelllte terror (sipas mediave) filluan te lexojne sa me shume rreth saj, dhe gjeten se Islami nuk eshte Burim terrorizmi por nje zgjedhje e plote e tij.
Dicka me vlere mund te lexoni ketu: http://www.forumihorizont.com/showt...=&threadid=5449

Amerikanet pas asaj fatkeqesie te madhe po ashtu edhe para saj e urrenin Islamin deri ne kulm pasi sipas mediave Islami ishte mohim i lirise se Individit. Perseri edhe me kete te vertete u njohen thjeshte duke lexuar dhe interesuar per te dhe gjeten se Islami i jep njeriut lirine qe ka nevoje me te vertete, duke qendruar ne nje mes te arte, kundrejt mungeses se lirise dhe lirise se shfrenuar.
Dicka me vlere mbi lirine ne islam mund te lexoni ketu:http://www.forumihorizont.com/showt...=&threadid=4809

Pra nme pak fjale mund tju them se Islami eshte nje sistem i vertete jete dhe jo thjeshte nje ideologji.
Ai eshte rregullues e jetes se individit ne teresi, duke e frenuar me fuqine hyjnore(dhe jo policore) anetarin e tij te beje dicka te neveritur.
Islami nuk synon te perfitoje dicka nga individi por angazhohet te beje individin sa me te vlefshem per familjen e tij, atdheun, te afermit,prinderit dhe per tere bashkesine njerezore.
Mbi alternativat religjoze te fese Islame mund te lexoni ketu:http://www.forumihorizont.com/showt...=&threadid=4683

Po i jap fund mesazhit tim duke e lutur Zotin qe tyi beje njerezit te vlefshem duke e kuptuar miresisht kete fe pasi ne te kundert miresia e saj mund te shenderrohet ne nje shkaterrim te vertete.

Po ashtu e lus Zotin qe te mos e vlerësojme të vërtetën me fjalët dhe sjelljet e njerëzve, por njerëzit me kriteret e së vërtetës!”.

Keto kisha per tju thene ne lidhje me temen, fjalet me te mira jane per Zotin dhe per te derguarin e tij.


  Gjithsej 47 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 47 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.