Forumi Horizont Gjithsej 30 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Pertej gjithesise se vrojtueshme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5470)


Postuar nga eng_girl datë 14 Dhjetor 2004 - 23:28:

Vertete interesante kjo tema...
Para disa kohesh degjova nje emision qe fliste per ekzistencen e qenieve te tjera jashtokesore dhe per mundesine e komunikimit te tyre me njeri-tjetrin apo edhe me ne. Nje profesor nga nje univeritet ne US (emrin e te cilit nuk mund ta kujtoj) aludonte se krijesa te tilla ekzistojne, pavaresisht se ne nuk jemi ne gjendje ti kuptojme. Ai shpjegonte se psh. ne tokesoret kemi te ndertuar gjithe teknologjine komunikuese te sotme bazuar ne nje spekter valesh, qe eshte me i thjeshti, por nderkohe kjo nuk do te thote, qe "te tjere" te mos komunikojne ne ne nje hapsire te re valesh. Ai gjithashtu dha nje shembull te thjeshte, per te sjelle idene e nje bote multidimensionale: psh. nese nje femije veshtron nje peshk ne akuarium, peshku arrin "te shikoje" femijen ne dy dimensione, perpara dhe anash...Paralelisht, imagjino qe ne njerezit te jemi (si peshku) qe nuk mund te perceptojme nje ose me shume dimensione te tjera, ne te cilat mund te kete qenie shume here me te avancuara se ne. Meqe jemi ketu, mbaj mend qe ai kategorizonte te gjitha qeniet hapsinore ne 5 grupe; psh, ato qe jane rreth 1000(nuk jam shume e sigurte per kete) vjet me te avancuar se ne, si grup "1" e keshtu me rradhe deri ne grupin "5"(si me te avancuarit)...dhe mendoni pak se ku na kategorizonte ne...ne grupin "0"(ZERO!!!!)...
Gjithesesi, me disa shpjegime te thjeshta,(me titullin dhe me disa njohuri personale nga shkenca) ai ishte ne gjendje te te bindte se ka shume, shume gjera qe ndoshin paralelisht me ne, por te cilat ne nuk jemi ne gjendje ti perceptojme...


  Gjithsej 30 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.