Forumi Horizont Gjithsej 27 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- A eshte e drejte mungesa e lirise ndaj vajzave ne Shqiperi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=608)


Postuar nga Andi an artist datë 17 Korrik 2003 - 06:11:

Teme intersante!

Pershendetje!Tema qe ka hapur Juli eshte e kohes pasi te tilla sjellje jane nje sindrome e shoqerise shqiptare.Fajtoro opinioni yt me pelqeu deri diku mgjse mund ta kishe thene ne mynyre me sintetike.sidoqofte ajo qe sot eshte nje problem per shoqerine shqiptare eshte edhe modeli i sjelljes se prinderve ne lidhje me femijet e tyre.Nuk duhet te harrojme qe vijme nga nje shoqeri postkomuniste me nje psikoze arkaike,ndaj dhe s duhet pretenduar qe prinderit tane te pesojne nje metaforfoze radikale ne lidhje me sjelljen e tyre mbi femijet.Fajtoro mos harro prinderit tane ditet e tyre me te lumtura i kishin teksa korrnin grurin ne aksion dhe i gezoheshin arritjeve te partise ne pushtet).Kesisoj eshte krejt normale qe keta prinder e kane veshtire te perceptojne imazhe te tilla si femija ne diskoteke,me te dashurin ne makine apo ku di une se cfare...Ndaj dhe nuk duhet te nxitohemi ne te gjykuarit e prinderve tane,nuk duhet ngaterruar liria qe te jep prindi me shqetesimin q e ka ai.Keto gjera provohen vetem kur je prind vete.Por kjo s do te thote qe shoqeria shqiptare nuk duhet te clirohet nga komplekse te tilla qe japin nje afeksion negativ ne rritjen e brezit te ri.Megjithate cdo gje eshte ne progres e siper,a nuk ju duket keshtu?


  Gjithsej 27 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.