Forumi Horizont | Gjithsej 22 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=122)
-- Zevendesojme fjale te huaja me fjale shqipe (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=661)
Solle mjaft te dhena te dobishme Anton, faleminderit, ishte goxha pune e bere per te gjetur gjithe ato fjale, megjithese ti the qe i gjete diku.
Fjalet qe solle ti jane disa nga me te perdorurat ne gazetari e televizion dhe askush nuk e can koken qe te zevendesoje qofte dhe nje me fjale shqipe, perkundrazi kam idene qe prirja eshte ta pasurojme fjalorin me fjale te huaja.
Edhe botuesit ne Shqiperi ( shtepite botuese jane shtuar si kerpudhat pas shiut ) nuk kalojne shume kohe duke i kushtuar vemendje ketij problemi, flas ne pergjithesi, sepse ka dhe shume botues serioze.
Kam qene ne Shqiperi anetare e klubit Alef te perkthyesve te rinj ne Tirane, per te cilet punova ca kohe, dhe puna qe benin keta djemte e rinj dhe vajzat e reja ishte e admirueshme. Punonin nga pasioni, sepse thuajse nuk fitonin asgje nga puna qe benin dhe nga shitja e revistes, por mbaj mend qe fjalori i perdorur ishte i perzgjedhur ne menyre te rrepte, madje ata perpiqeshin te fusnin ne perdorim edhe fjale te harruara te dala prej shkrimtareve e rilindasve tane, ndonjehere ndikoheshin dhe nga letraret kosovare te cilet perdorin fjale shqipe dhe per gjera qe ne nuk ua dime vertet fjalen shqip, dhe kjo ishte nje pune e lavderueshme. Ndonjehere i rrembente dhe ata snobizmi i kohes dhe perdornin fjale frenge a angleze qe ta benin me terheqes tregimin, por e pergjithshmja ishte kjo qe thashe me siper.
Madje lexova ne internet qe njeri nga keta ish anetaret e Alef-it , Artur Cani, sapo ka marre cmimin e frankofonise per vitin e shkuar ne shqiperi, ne saje te perkthimeve te bukura nga frengjishtja qe ka bere.
nejse se u zgjata shume.
Faleminderit dhe nje here Anton per mesazhin dhe uroj qe sa me shume veta ta lexojne dhe te mendojne per to, madje dhe te na sjellin te tjera fjale qe jane te huaja por qe ne bisedat e perditshme na shket goja me lehte t'i themi ashtu sesa shqip.
Gjithsej 22 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.