Forumi Horizont | Gjithsej 70 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historiku i studimeve gjeologjike (i detajuar) (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=153)
-- 3.III. Kërkimet dhe Punimet Gjeologjike të kryera nga shteti Shqiptar (1945-2000) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=752)
*
* *
• Ne rajonet perspektive per kerkimin e mineraleve të ngurtë zakonisht jane perdorur kerkim-rilevimet gjeologjike ne shkalle 1:50000, per studimin e ndertimin gjeologjik dhe te mineralmbajtjes. Keshtu ne vitin 1955 ne pjesen jugore te Mirdites L.I Kisilev ka bërë kerkim rilevimin gjeologjik dhe rezultatet i ka pershkruar ne "Geologiceskoje stroenie i poleznie iskopaemie juzhnoj casti Mirditi” Tirane 1955. Po ne vitin 1955 E. Pumo dhe L. Peza kanë bërë kerkim-rilevim gjeologjik ne shkallen 1;50000 ne sinklinalin e Mokres dhe i kanë paraqitur E. Pumo në “Raport i rezultateve te kerkimeve gjeologjike paraprake per qymyr brun ne rajonin e Mokres-zona B” Tirane1956, dhe L Peza “Punime gjeologjike te kryera ne zonen jugore te Mokres zona A” Tirane 1956, si dhe në artikullin e perbashket “Disa njohuri mbi ndertimin gjeologjik te struktures sinklinale te Mokres” Bul. USHT. ser. Shk Nat. Nr. 1, 1958. E. Pumo ka bërë vrojtime gjeologjike edhe në rajonin e Rragamit (Shkodër), që i ka përshkruar në artikullin "Disa vërejtje paraprake mbi ndërtimin gjeologjik të Rragamit Shkodër" Bul.Shk. Nat. Nr.1, 1956. Ne vitin 1956 S. Dede bashke me studentet e degës së Gjeologjise te Insitutit Politeknik (R. Shehu, Xh. Karkanaqe P. Cili, V. Buda dhe Q.Caku) kanë bërë kerkim rilevim gjeologjik të pjesës qendrore dhe jugore të masivit ultrabazik të Bulqizës, ndërsa gjatë vitit 1957 ka bërë disa plotësime dhe korrigjime dhe rezultatet i ka përshkruar në “Ndërtimi gjeologjik dhe mineralet e dobishme të pjesës qendrore dhe jugore të masivit ultrabazik të Bulqizës” Tiranë 1957, dhe ne disertacionin “Geologiçeskoe stroenie Bulçiskogo massiva ultraosnovnih porod i zakonomernosti rasprostranenie hromitovih mestrozhdenie (Albania)” Moskva 1960; ndersa disa perfundime i ka paraqitur edhe në artikullin “Mbi problemin e duniteve dhe lidhja e tyre gjenetike me vendburimet e kromit” Bul:USHT ser: Shk. Nat. Nr.1 1961
T. Biçoku, ka bërë një paraqitje të mineraleve të Shqipërisë në artikullin “Pasuritë minerale të vendit tonë” Rr. Partisë, Nr.8, 1956, si dhe ka analizuar studiueshmërinë e territorit të Shqipërisë në “Dokllad o sostojanii izuçenosti territori Narodnoj Respubliki Albanii i predlozhenija ob usileniju geologo- semoçnih rabot” Tirane 1957; si dhe metodat e llogaritjes se rezervave te mineraleve te dobishme ne “Informacijah o sushçestrujushcih klasifikacijah sposobah i formah uceta zaposov poleznih iskopaemih” Tirane 1957, te dy materialet e fundit jane paraqitur dhe referuar ne Komisionin e Gjeologjise, të mbledhur në Moskë.
N.A. Berkalev gjate viteve 1956-1957 ka bërë rilevim gjeologjik ne masivin ultrabazike te Lures që i ka paraqitur ne “Geologiceskoje stroenie i poleznie iskopaemie rajona Lurskogo ultraosnovnogo masiva po materjaliam geologiçeskoj semki 1956-1957 gg” Tirane 1958. Gjate viteve 1956-1958 E.S. Zhadan ka bërë rilevim gjeologjik te pjeses qendrore te rajonit te Mirdites, rezultatet i pershkroi ne raportin “Geologiceskoje stroenie i poleznie iskopaemie rajona Mirditi 1956-1958 gg” Tirane 1958.
G.S Bezcastnov dhe R.V. Kollbancev gjate viteve 1957-1958 kane bërë rilevim gjeologjik ne rajonin e Pukes si dhe 1:10 000 te rajonit te Tuçit që i kanë pasqyruar “Geologiceskoje stroenie i poleznie iskopaemie Pukskogo rajona” Tirane 1959 dhe “Kratkaja pojasnitelnaja zapiska k skematiceskoj (polevoj) geologiceskoj karte m-ba 1: 10000 medsoderzhashçevo kolcedanogo mestorozhdenia Miqesia” Tirane 1958. Ndersa ne rajonin e Shkodres kerkim rilevimin gjeologjik ka bërë G.S. Bestcastnov dhe Y. Leka që i kane pasqyruar ne “Geologiceskoje stroenie i poleznie iskopaemie Shkoderskogo rajona”Tirane 1960. M.V. Bunin dhe V.A. Artamonov kane bere rilevimin gjeologjik te pjeses veriore te rajonit te Peshkopise dhe rezultatet i kane paraqitur ne “Geologiceskoje stroenie i poleznie iskopaemie severnoj Peshkopiskogo rajona” Tirane 1959.
H.H. Urmanov dhe E.E. Rozhko kane bere rilevim gjeologjik te rajonit Kam-Tropoje që e kanë paraqitur në “Geologiceskoje stroenie i poleznie iskopaemie Kam-Tropoikogo rajona, v predellah basejnov rek Bityci i Krumes” Tirane 1959. L.M. Kollmak dhe M.M. Kollmak kane bere rilevimin gjeologjik te rajonit te Kukesit dhe kerkim rilevimin gjeologjik ne shkallen 1: 10 000 te pjeses qendrore-perendimore te masivit ultrabazik te Kukesit dhe rezultatet i kane paraqitur ne “Geologiceskoje stroenie i poleznie iskopaemie Kukskogo rajona” Tirane 1959, dhe ne “Geologiceskoje stroenie i poleznie iskopaemie centralnoj i zapadnoj çast Kukskogo massiva ultraosno vnih porod” Tirane-Kukes 1960; L.M. Kollmak dhe në artikullin “Veçoritë e formacioneve të sserisë gabro-plagjiogranite të rajonit të Kukësit” Bul. USHT, ser. Shk. Nat., Nr.4, 1961.
Gjate viteve 1957-1959 gjeologu polak A Kotas ka bere punime gjeologo-kerkuese per qymyr ne shkallen 1: 50 000 ne rajonin Korçe-Bilisht, si dhe ne shkallen 1: 10 000 te rajoneve Zvezde, Bilisht e Mborje Drenove-Boboshtice dhe i ka pasqyruar ne “Ndertimi gjeologjik dhe mineralet e dobishme te rajonit Korçe-Bilisht” dhe “Ndertimi gjeologjik dhe mineralet e dobishme te rajonit Zvezde- Golloborde” Korce 1960. Ndersa V. Liko ne vitet 1958-1959 ka bere rilevim gjeologjik ne shkallen 1:50 000 te rajonit te maleve te Skenderbeut dhe e pershkroi ne “Ndertimi gjeologjik dhe mineralet e dobishme te rajonit te Maleve te Skenderbeut dhe te periferise se tij” Tirane 1960, dhe në artikullin “Tektonika dhe karakteristikat e zhvillimit të rajonit të Malit me Gropa” Bul. USHT, ser. Shk. Nat., Nr.3, 1961.
N.P. Lebedev dhe E.E. Rozhko gjate vitit 1959 kanë kryer rilevimin gjeolgjik te rajonit Tropoje-Iballe-Dardhe dhe rezultatet i kanë paraqitur në “Geologiceskoje stroenie i poleznie iskopaemie rajona Tropoja-Iballa-Dardhe” Tirane 1960. F.P. Turcinski ka bërë kërkim rilevimin gjeologjik ne masivin ultrabazik te Shebenikut dhe ne shkallën 1:10 000 ne rajonet Katjel dhe Bushtrice dhe i ka pershkruar ne “Geologiceskoje stroenie i poleznie iskopaemie rajona Shebenikskovo giperbazitovogo massiva” Tirana 1960 dhe ne “Geologiceskoje stroenie i poleznie iskopaemie rudnih polej Katjel i Bushtrica v centralnoj casti Shebenikskovo giperbazitovogo massiva” Tirane 1961. Ndersa R.V. Kolbancev, I. Ndoja dhe E.E. Rozhko kane bere studimin petrografik te shkembinjeve ultrabazike qe i kanë pershkruar ne artikullin “Lidhjet reciproke te serpentines te shkembinjtë ultrabazikë të Shqipërisë së veriut” Bul. USHT, ser. Shk. Nat., Nr.2, 1961, dhe Dh.Kote, E.E.Rozhko nw artikullin “Mbi hipotezwn e re tw formimit dhe tw konsolidimit tw masivwve hiperbazikw” Bul. USHT, ser. Shk. Nat., Nr.3, 1961.
Ne rajonet veriore dhe pjeserisht jug-lindore te Shqiperise janë kryer rilevimet gjeologjike ne shkallen 1:100 000. Keshtu V.V. Zhdanov dhe P. Çili ne vitin 1959 kanë rilevuar ultrabaziket e Shqiperise Juglindore dhe rezultatet i kanë paraqitur në “Giperbaziti jugo-vostocnoj Albanii” Tirane 1959; V.V. Zhdanov ka bërë gjithashtu edhe kerkim-rilevime ne shkallen 1:10000 ne rajonet Leskovik, Vrepck dhe Shtylle që i ka përshkruar ne “Dopollnenie k otçetu giperbaziti jugo-vostocnoj Albanii” Tirane 1960, ndërsa të dhëna për petrologjinë e shkëmbinjve ultrabazikë, ai i ka përshkruar në artikullin “Mbi petrologjinë e ultrabazikëve” Bul. USHT, ser. Shk. Nat., Nr.3, 1960; dhe bashkë me P.Çili “Dunitet metasomatike të masivit të Vallamarës” Bul. USHT, ser. Shk. Nat., Nr.3, 1961.
Gjate viteve 1959-1960 G.L. Dobrecor Ju P. Ershkov, A.V. Artamonov dhe V. F. Vasilenko kane bere rilevime gjeologjik ne shkallen 1:100000 te Alpeve Veriore Shqiptare dhe te Cukalit dhe i kane paraqitur ne “Geologiceskoje stroenie i poleznie iskopaemie Severo Albanskih Alp i Cukali” Tirane 1961. M.I. Gorin dhe O.A. Pjankov ne vitin 1960 rilevuan pjesen jugore te rajonit te Peshkopise dhe e pershkruan ne “Geologiceskoje stroenie i poleznie iskopaemie juzhnost casti Peshkopijdkogo rajona” Tirane 1961. P.N. Lebedev dhe A.V. Veliçko rilevuan pjesen jug-lindore te rrethit te Kukësit që i kanë paraqitur në “Geologiceskoje stroenie i poleznie iskopaemie juzhnoj i vostoçnoj çasti Kukeskogo okruga” Tirane 1961. Ndersa F.S. Kockih dhe V.A. Zavadskij kanë rilevuar rajonin Ersekë-Leskovik dhe rezultatet i kanë paraqitur ne “Geologiceskoje stroenie i poleznie iskopaemie rajona Ersek-Leskovik” Tirane 1961.
• Deri ne fund te vitit 1960 mbi 90 % e teritorit te Shqiperise ishte mbuluar me rilevime gjeologjike te shkalleve te ndryshme, keshtu ne shkallen 1:25000 ishte rilevuar nje siperfaqe prej 5200 km2, ne shkallen 1:50000 rreth 9700km2 dhe ne shkallen 1:100000 rreth 11600 km2.
Duke u nisur nga kjo shkalle studiushmerie u organizua grupi i pergjithesimit te rilevimeve gjeologjike i drejtuar nga I.I. Bellostocki dhe i përbërë nga Kuvazin, R.V. Kollbancev, B. Kriatov, ku bente pjese edhe A. Xhomo, grupi do te merrej me pergjithesimin E rilevimeve dhe pregatitjen e hartes gjeologjike te Shqiperise ne shkallen 1:200 000, por qe ne Maj 1961 u shperbe per arsye te largimit te specialisteve sovjetik nga Shqiperia. I.I.Bellotski disa mendime per tektoniken e Shqiperise i ka shprehur ne dy artikuj: “Mbi manifestimet e tektonikes gravitative ne Shqiperi” Bul.USHT, ser. Shk. Nat. Nr 4,1960; dhe ne “O tektoniceskih pokrovah i gravitacionih struktura zapadnoj çast icentralnih Dinarid” Bul. MOIP otd geol tom. XXXVIII Moskva 1963.
• Per studimin e rajoneve rreth vendburimeve apo te fushave mineralmbajtese jane perdorur kerkim-rilevimet gjeologjike ne shkalle 1:10000. Perveç atyre te permendur, gjatë viteve 1958-1960, per kerkimin e xehroreve te kromit N.A.Baranov, N.P.Devjatillov dhe O.N. Makeev kanë bere kerkim rilevimin gjeolgjik ne pjesen qendrore dhe jugore te masivit ultrabazik te Bulqizes dhe rezultate i kanë paraqitur ne “Raport i punimeve te rilevim kerkimit ne shkalle 1:10 000 ne pjesen qendrore dhe jugore te masivit ultrabazik te Bulqizes” Bulqize 1961. Ky raport u perkthye ne shqip dhe u sistemua nga R. Sulejmani, meqense specialistet rus u larguan nga Shqiperia para kohe, me prishjen e mardhenjeve shtetrore. Ndersa S.A. Zvezdov gjate vitit 1959 ka bërë kerkim-rilevim ne rajonet rreth vendburimit te kromit Instituti Politeknik (Shkalle) dhe i ka pasqyruar ne “Geologiceskij otçet o poiskovo-semeçnih rabotah mashtaba 1:10000 v severo- zapadnoj çasti Bulçiskogo ultraosnovnoogo massiva provedennih v 1959 g” Bulqize 1960. Kurse K.G. Vovk ka bërë kërkim rilevimin gjeologjik te rajoneve Pac-Kam-Qaf e Prushit qe perfshihen ne masivin ultrabazik te Tropojes.
Per kerkimin e xehroreve te bakrit gjologet rus A.A. Zveruga dhe S.P. Kompanec gjate vitit 1955 kanë bërë rilevime gjeologjike ne ne rrethinat e vendburimit te Kurbneshit, te cilen e kane perfshire ne raportin e zbulimit. Kurse V.S. Mallahov gjate viteve 1957-1959 beri kerkim rilevim gjeologjik ne rajonet e perrenjeve Zalli i Dedes dhe Zalli i Ndreut, ne jug, jugperendim dhe perendim te vendburimit te Kurbneshit dhe i ka paraqitur ne “Geologiçeskoe stroenie i poleznie iskopaemie basena verhovie rek Zalli Dedaj i Zalli Ndrej, juzhne, jugozapadne izapadne mestorozhdenia Kurbnesh” Rubik 1960. V.V.Sagllo dhe R.M. Tonojan gjate viteve 1959-1960 kanë bërë kerkim-rilevimin gjeologjik te lugines se lumit Fan dhe i kanë përshkruar në “Geologiceskoe stroenie i poleznie iskopamie basjena z Fandi” Rubik 1961. N.F. Shçedrin gjate vitit 1960 ka bërë rilevimin gjeologjik ne rajonin e Lamskonit dhe i ka pasqyruar ne “Geologiçeskoe stroenie i poleznie iskopamie rajona mestorazhdenia Lamskon” Rubik 1960. A.V. Semenov dhe Sh. Hoxha gjate viteve 1960-1961 kanë bërë kërkim-rilevimin gjeologjik ne rajonin e Bulsharit që i kanë paraqitur ne “Ndertimi gjeologjik dhe mineralet e dobishme te rajonit Bulshar” Rubik 1962.
Ne rajonet perspektive per kerkimin e hekur-nikelit gjeologet çekosllovake: J. Kovaçik gjate viteve 1956-1958 ka bërë kerkim-rilevimin gjeologjik ne shkallen 1:10 000 te rajoneve ne perendim te liqenit te Ohrit që i ka paraqitur ne “Geologiçeskaja karta 1:10 000 na zapad ot Ohridskovo ozera v Albanii” Prage 1958.Ndersa J. Gashparik dhe K. Vacilka gjate viteve 1959-1960 kanë bërë kerkim-rilevim te rajoneve Xhumage –Bushtrice, por që nuk arriten ti perfundojne meqe u larguan para kohe.
• Në verën e vitit 1959 Komiteti Shteteror i Gjeologjisë në shumicën e rretheve të vendit organizoi fushatën gjeologjike në të cilën morrën pjesë shumë nxënës shkollash, fshatarë e punonjës të tjerë, të colët paraqitën qindra njoftime të shoqëruar me monstra mineralesh e shkëmbinjsh. Nga verifikimi i njoftimeve u bënë të njohur shfaqje të reja mineralesh të dobishëm, që u kthyen edhe në objekte kërkimi.
• Krahas kerkim-rilevime gjeologjike, per kerkimin e xehroreve jane perdorur edhe studimet gjeofizike; keshtu gjate vitit 1957 gjeofiziku gjerman N. Fisher ka bërë kerkime per krom me metoden magnetometrike ne rajonin e Kamit dhe i ka paraqitur ne “Zakjluçitelnih otçet po razvedke hromitov v severnoj Albania” Tirane 1957. Ndersa gjeofiziku çekosllovak S. Lisonjen ka bërë kerkime magnetometrike eksperimentale në vendburimet e hekur-nikelit të rajonit Librazhd – Pogradec që i ka përshkruar në “Relacion mbi kryerjen e punimeve eksperimentale magnetometrike ne vendburimet xehrore te hekur-nikelit ne Shqiperi” Tirane 1957.
Ne kerkimin e xeheroereve te kromit dhe te bakrit kane punuar gjeofizike rus, J. Mihajllovski gjate viteve 1958-1959 për kërkimin e kromit ka perdorur studimet gravimetrike me karakter eksperimentalo prodhues ne rajone te ndryshme që i ka paraqitur ne “Otçet ob opitno-proizvodstvenih gravimetriceskih isledovanijah na hromiti v 1958-1959g” Tirane 1960; kurse S.A. Pogrebinski ka bërë studime elektrometrike per kerkimin e xehroreve te kromit, bakrit dhe hekur-nikelit ne rajone te ndryshme te Mirdites, Kukësit, Pogradecit dhe në vendburimet e bakrit Gjegjan, Lamskon e Perlat; dhe ka pasqyruar ne “Otçet ob elekrorazvedoçnih rabota v rajone Mirdita, Kukes, i Pogradec vipollnenih v 1958-1959 g” Tirane 1961 dhe ne “Otçet ob elektrorazvedoçnih rabota na mestorozhdenia mednirud v Dzhedzhan, Lamskon i Perlat v 1960 g” Tirane 1961. V.A.Baranev gjate vitit 1960 ka bërë punime magnetometrike per kërkimin e bakrit ne rajonin e Mirdites, të cilat i ka pasqyruar ne “Otçet o rabota Mirditskoj magnimetriceskoj parti za 1960 g” Tirane 1961. Në vitin 1959 filloi të përdorej gjerësisht gjeofizika kantierale në zbulimin e vendburimeve të qymyreve, si dhe në vendburimete bakrit e hekur-nikelit; këto punime gjatë viteve 1959-1960 janë kryer nga M.N. Tokmulin.
Per kerkim e mineraleve radioaktive ekipi i drejtuar nga K.D. Briancev gjate viteve 1959-1960 ka bërë studime radiometrike neper rajone te ndyshme që i ka paraqitur ne “Otçet radiometriçeskoj parti po rabota 1959-1960” Tirane 1961.
• Perveç kerkimeve gjeologjike te shkalleve te ndryshme mjaft gjeolog kane punuarper kerkim -zbulimi dhe zbulimin e detajuar te mineraleve te ndryshme.
• Keshtu gjate vitit 1955 A. Koçmariov ka bërë kërkime për bitum dhe zhavor bituminoz në vendburimin e Selenicës që i ka pasqyruar ne “Predvaritelnij otçet ob isledovanijah prirodnih bitumov i zhavora bituminoza mestorozhdenija Selenica N.R. Albanii” Tirane 1956-. Në vitin 1956 një kompleks gjeologo-gjeofizik i drejtuar nga G.L. Berson dhe H. Topçiu ka bërë punime kërkim-zbulimi për bitum, me anë të rilevimit gjeologjik, studimeve elektrometrike dhe shpimeve të cekëta, në pjesën jugore të minierës së Selenicës deri në Treblovë dhe rezultatet i kanë përshkruar në “Bituminoznoj parti o rezultatah rabot za Ploshçad Treblova provedennih v 1956 g.” Vlorë 1957. Më pas kërkimet gjeologjike për bitum në shkallën 1: 10 000 kanë bërë Ju I. Vetrov dhe V. A. Zavadski në rajonin e Romës-Rosulaj-Kocul dhe i kanë paraqitur në “Otçet bitumnoj partii o gelogo-poiskovih rabota masshtaba 1: 10 000 provedennih na uçastka Romzi-Resuli-Koculi” Vlorë 1960.
Me vone me zbulimin e bitumit te Selenices eshte marre gjeologu shqiptar R.Myftari , i cili bashke me F.Prenjasi kanë llogaritur rezervat dhe i kanë paraqitur ne “Raport mbi zbulimin gjeologik dhe llogaritjen e rezervave te zones I-re te vendburimit te bitumit Selenice (vitet 1951-1961)”, 1961.
• G.P Sanxhak gjtë viteve 1955-1956 ka bërë zbulimin në minierën e qymyrgurit Mborje-Drenovë dhe rezultatet i ka paraqitur në “Otçet o razvedke ugolnogo mestorozhdenia Mborje-Drenova” Tiranë 1957. P.Çervinski, S.Guxha disa të dhëna gjeologjike per minieren e Krrabes i kane paraqitur në artikullin “Ndërtimi gjeologjik i vendburimit të Krrabes” Bul. USHT, Ser.Shk.Nat.N.4, Tirane 1957. Me studimin e qymyreve është marrë gjatë viteve 1958-1959 edhe A. Llosev, i cili i ka paraqitur në “Zapiska o dalnejshëm izuçenii ugolnih mestorozhdenii NR Albanii” Moskë 1959.
Punimet gjeologjike për zbulimin e vendburimit të qymyrit Alarup janë bërë nga gjeologët polake, në vitin 1956 nga P. Shafshinski, në vitin 1957 nga H. Nidzhelski, dhe në vitin 1958 zbulimi i detajuar dhe llogaritja e rezervave janë kryer nga F. Arkaxhiu dhe A. Kotas, të cilët kanë bërë dhe rilevimin gjeologjik në shkallën 1:50 000 të rajonit që i kanë përshkruar në “Raport mbi punimet e zbulimit të detajuar të vendburimit të qymyrit brun Alarup” Pogradec 1959.
Kurse punimet e kërkim-revizionimit për qymyr në Tiranë u bënë nga N:K:Shçerbakov, ndërsa kërkim-zbulimin e vendburimit të Mëzezit e ka vazhduar M.Ylli. L. Peza kërkimet gjeologjike të bëra në sinklinalin e Tiranës i ka përshkruar në artikullin “Disa vrojtime gjeologjike dhe perspektivat qymyrmbajtëse në krahun perëndimor të sinklinalit të Tiranës” Bul. USHT, ser Shk. Nat.N.3, 1959.
Gjithsej 70 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.