Forumi Horizont Gjithsej 64 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Perse Greqia urren Sali Berishen? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8622)


Postuar nga Fajtori datë 16 Qershor 2005 - 01:07:

Aresyeja eshte shume e thjeshte. Greket nuk preferojne (dhe kjo eshte ndryshe nga urrejtja) te kene te bejne me Berishen sepse ky coi marrdheniet shqiptaro-greke ne pikat me te uleta qysh prej hapjeve te marrdhenive diplomatike ne 1971. Ne qeverisjen e Berishes marrdheniet me greket u dominuan nga sentimentalizmi dhe jo nga politika, duke pershkallezuar rrymat ekstremiste si brenda Shqiperise ashtu edhe ne Greqi. Madje puna arriti aty sa nje organizate greke per "clirimin e vorioepirit" te kalonte kufirin shqiptar dhe te sulmonte me arme. Me gjithe denimin qe i beri qeveria greke ketyre akteve dhe arrestimeve qe pasuan ne Greqi Berisha akuzonte Greqine per terrorizem shteteror dhe i kerkonte bashkesise nderkombetare te fuste greqine ne listen e vendeve qe prodhojne terrorizem shteteror.

Ne ate periudhe disa media greke folen per rrezikun e fillimit te nje lufte te armatosur Shqiperi-Greqi. Gje qe fatmiresisht nuk ndodhi.

Puna e 5 te arrestuarve te Omonias tregon qarte se institucionet shqiptare vareshin direkt nga nacionalizmi arbitrar i Berishes. Se pari dosja hetimore kishte mangesi te medha dhe ndoshta nuk mjaftonte per te mbajtur ne kembe akuzat per spiunazh. Se dyti sistemi i drejtesise shqiptare tregoi se ishte influencuar koke e kembe nga kreu i shtetit kur i shpalli ata te peste te pafajshem pas nderhyrjeve te shumte te SHBA-se.

Duke u bazuar ne keto fakte eshte llogjike qe Greket nuk kane simpati per Berishen. Kryeministrit grek ju desh te krahasonte kerkesat e veta mbi minoritetin grek me kerkesat e Berishes per popullin kosovar qe Berisha te kuptonte se nje minoritet ka te drejta. Ne fund te fundit zyrtarisht greket kane kerkuar vetem zbatimin e normave nderkombetare me minoritetin grek ne Shqiperi, gje qe u realizua vetem pasi qeveria e Tiranes u detyrua nga Bashkimi Evropjan dhe nga SHBA.

Persa i perket popullit grek ka mundesi te jete influencuar goxha nga evenimentet dhe moskorrektesine e Berishes ne periudhen 1992-1996. Eshte e kote te thuhet se greket jane popull qe nuk ka llogjike per te gjetur te verteten sepse i besojne televizionit. Cdo popull i botes eshte i tille. Shiko amerikanet qe besojne fije per pe cfare transmetojne televizione te manipuluara. Edhe Italia eshte kryekeput njesoj, populli beson ate qe i ofrohet ne media. Pra, greket nuk jane ndryshe nga e gjithe bota. Madje edhe shqiptaret jane njesoj si greket sepse besojne cdo teori komplotiste dhe shikojne ceshtjen kombetare me poetizem pa llogjike.

Padyshim qendrimi i Greqise nuk eshte thjesht miqesor ndaj Shqiperise dhe shqiptareve. Megjithate kjo nuk e ben Berishen shpetimtar te fateve te kombit me shume sesa nje degradues te politikes se jashtme. Veprimet e tij kane bere qe ne Shqiperi te kthehen nje here 30 mije dhe nje here 70 mije shqiptare qe kishin emigruar ne Greqi. Ne kete pike duhet pyetur vetja mbi dobishmerine kombetare te nje politike qe vuri sentimentet nacionaliste mbi jeten e qytetareve te vet ne nje vend te huaj. Madje mund te shkohet me tutje dhe te pyetet sa ka influencuar kjo mase te kthyerish nga Greqia ne rritjen e papunesise dhe destabilitetin shoqeror dhe ekonomik te vitit 1997. Vazhdoj te konstatoj se shpeshhere ndjenja nacionaliste ka vepruar kunder popullit shqiptar, ne emer te mbrojtjes se nje integriteti territorial qe nuk ka asnje kuptim pa popullin qe e perben.

Qe shqiptaret jane njesoj pa llogjike si greket kete e kam vene re sidomos muajt e fundit. Ne konferme te kesaj po jap disa fakte qe me kane terhequr vemendjen. Ne mediat shqiptare (qofte edhe ketu ne forum) vihen ne dukje lajmet me te pakuptimta ne lidhje me Greqine dhe popullin grek, por kurre nuk perplaset e verteta mbi shqiptaret. Per shembull, para disa ditesh mediat greke vune alarmin per disa patatina kanceroze qe eksportoheshin ne Shqiperi. Nderkaq mediat shqiptare e bene te veten kete histori dhe filluan te vejne tituj si "Greket helmojne ushqimet ne Shqiperi" (se mbaj mend titullin e sakte). Ne kete rast nuk e vleresoi njeri faktin qe skandalin e hapen mediat greke, te cilat me sinqeritet akuzuan tregetine greko-shqiptare se po dergonte ne Shqiperi produkte toksike. Shqiptaret nuk i vene re keto gjera, bejne sikur nuk i degjojne, por jane pikerisht keto fakte qe deshmojne se greket nuk e urrejne Shqiperine. Per me teper patatinat qe u bllokuan ne gjithe shqiperine rezultuan ne rregull pas analizave te laboratoreve shqiptare, por ketij lajmi nuk ju dha rendesi e madhe.

Nje rast tjeter eshte ai i krimineleve shqiptare ne perendim (perfshire Greqine). Cdo dite lajmet mbushen me lajme mbi kapjen e krimneleve shqiptare. Sot kapen 8 kile droge ne Ancona, pardje kapen spanjollet 3 ton qe po vinte nga kolumbia. Para 3 ditesh u shpartallua nje bande shqiptaresh ne Itali. Me pare akoma u kap nje bande tjeter. Cdo dite ka lajme te tilla, por shqiptaret bejne sikur si shohin keto lajme, sikur nuk i perkasin. Askush nuk del ne miting perkrah demostruesve perendimore te tregoje se Shqiperia nuk perfaqsohet nga kriminelet. Jane mesuar te kene reagime vetem kur hane dru. Rasti e treogn qarte kur 2 dite me pare nje 19 vjecar shqiptar vrau baristin e nje lokali ne Vareze (23 vjec). U desh reagimi i pergjithshem i popullit italian per largimin e klandestineve dhe protestat e fuqishme disaditore qe nje shoqate e humbur te shkruante nje cope leter ku thuhej: "Kriminelet nuk perfaqsojne popullin shqiptar". Pra, shqiptaret nuk duan te pranojne difektet e tyre, mundohen te hedhin gjithmone fajin tek fqinjet. Ne te vertete konfliktet mes shqiptareve dhe botes perendimore (ku greket bejne pjese) nuk jane thjesht produkt i interesave shoviniste, sic duan te tregojne gjoja analistet shqiptare. Ne te vertete konfliktet fillojne me ndryshimin e madh kultural mes nje bote te civilizuar dhe nje shoqerie te prapambetur, klanore dhe kriminale si ajo shqiptare. Gjersa shqiptaret te mos shfaqen si nje komb qe denon krimin dhe deshiron modernizimin eshte e kote te fshihen pas sindromes se viktimes, sepse nuk do gjejne mirekuptim as me greket dhe as me perendimin.

Dhe sigurisht qe Berisha me sjelljen e tij radikale ndaj Greqise nuk ndihmon qe dy popujt te behen miq. Dhe as nuk ndihmon shqiptaret te behen qytetare te botes, perderisa favorizon urrejtjen nderetnike.


  Gjithsej 64 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.