Forumi Horizont | Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- "Përtej maleve të të nëmunve" - Lufta brenda Kosovës (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9781)
Fytyra e zeshkët e Miniqit dukej e lodhur dhe frymëmarrja i vinte era alkol. Rama dhe fëmijët i kishin parë tatuazhet e Miniqit më parë dhe disa prej tyre mund t'i shihnin sërish. Ja ku ishte sëpata, shkurtesa JNA e veteranëve të ushtrisë, një kobër në shpatulla që niste poshtë në shpinë, katër S-të cirilike të slloganit serb dhe një thikë. Por është dhe një thikë tjetër, por prej vërteti që varej në brez së bashku me revolen në xhepin e bluzës së gjelbër. Ata e dinë pseudonimin e tij, Mrtvi. Sonte, vdekja kishte dhe dy kryqe rreth qafës, një prej ari dhe një prej druri. Njerëzit e Miniqit as qeshnin dhe as bënin shaka. Për një kohë të gjatë ata qëndruan në heshtje, e natyrisht prsinin urdhëra nga zëri në radio. Herë pas here Miniqi thoshte ndonjë fjalë si për të shpjeguar vetveten.
"Ne jemi luftëtarë" i tha ai familjes që mërmëritën për të shtuar se se "askush prej nesh nuk do të ikë prej këtej derisa sa të vdesë dhe i fundit prej nesh. NATO-ja kurrë nuk do të vijë këtu sa të jemi ne gjallë".
Më vonë ai shpjegon se "sonte më në fund po pastrojmë qendrën e qytetit."
Kaloi një orë, ndoshta dhe një orë e gjysmë derisa Miniqi dha një urdhër.
"Joska merre atë dhe le të të tregojë shtëpinë" ai i tha njërit prej njerëzve të tij që Rama e dinte se quhej Dalibor Banjac, por që njihej ndryshe si Joska. Banjac ka flokë të shkurtra të verdha dhe është rreth tridhjetë vjeç. "Ti e di se ç'duhet të bësh."
Rama ngrihet i tmerruar dhe drejtohet nga Joska dhe dy burra, një nga të cilët është i gjatë e me mjekër të zezë. Ata e vunë Ramën në ndenjësen e pasme të makinës së zezë që priste përjashta. Rama e ndjen se aty ku u ul pantallonat e tij u lagën. Vë dorën të shohë se çfarë është dhe kur e ngre para syve dora është e mbuluar në gjak. Ai i drejton ata drejt shtëpisë së mikut të tij Isa Bala, kasapit.
Në shtëpinë e Isait, Joska dhe paramilitari me mjekër shkojnë në derën kryesore derisa i treti qëndroi jashtë me Ramën.
vijon..........
Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.