Forumi Horizont Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 »
Trego 110 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Gjakmarrja Ne Shek 21 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15870)


Postuar nga kurt datë 22 Maj 2008 - 00:10:

vlora, sigurisht qe duhet marr shembuj extreme se shume thojn se nuk do hakmerren kurr, prandaj e bera ket. sa per ata langarecat qe pijne me njeri-tjetrin dite nate ku vetem meshkuj gjinden neper bare as nuk me bahet vone sikur te vriten te gjithe me njeri-tjetrein, por esht fatkeqsi per familjet e tyre hallginj te pafajshem qe paguajn nganjehere...


Postuar nga Deb* datë 22 Maj 2008 - 01:46:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
kundershtuese: e kuptoj se e don jeten dhe don tja kalosh ne harmoni dhe gezim, kjo eshte normale per nje njeri normal, te gjithe deshirojme nje gje te tille.por cfar burri do martoje ti? nese burri jot nuk eshte i gatshem te japi jeten e vet pa menduar aspak per mbrojtjen tende dhe te femijeve, nese jeta juaj vihet ne rrezik. nese nje kriminel i pist hyn ne shtepine tende dhe masakron ty dhe femijet e tu (kjoft larg) atehere si mendon ti?! ky burr te presi per ligjin e shtetit te hakmerret. pra!! varet them une, gjakmarrja ndikon edhe ne nje sjellje te mire te njerzve.

,
..



Nuk po flisja per raste te tilla kurti se ne ate rast e vrase une kriminelin po me erdhi ne shtepi per te me vrare familjen dhe nuk me kap as ligji.Po jam e sigurt qe edhe n.q.s e vret kriminelin qe te vjen ne shtepi per te te vrare as famija e tij nuk ka per tu hakmarre.I kane cuar koken e djalit kriminel nje prindi ne shtepi para disa vitesh dhe babai u dha te drejte qe ua kishin vrare.Ai u shpreh qe ,''per familjen tone ai ka qene i vdekur me kohe,qekur filloi rrugen e krimit.Edhe prindi vet nuk mund te pajtohej dot me krimet e te birit.I kishte turperuar familjen.

 


Postuar nga kurt datë 22 Maj 2008 - 03:55:

Citim:
Po citoj ato që tha kundershtuesja


Nuk po flisja per raste te tilla kurti se ne ate rast e vrase une kriminelin po me erdhi ne shtepi per te me vrare familjen 

 

hah, tani ke folur me lezet si nje burreresh e bukur shqiptare, i marr kto shembuj extrem se jemi njerz me gjak dhe damar dhe dua te theksoj se te gjithe kemi pricipalet dhe limitet se ku durojm e s'durojme me, pra thjesht dua te theksoj se ka raste ku duhet t'i themi jetes ik pjerdhu po te jete e nevojshme. ka shume njerz ne bote qe jetojn me gjithka qe i ndodh kjoft larg por ne shqiptaret nuk mund te jetojm ne ate existence te degjeneruar, eshte me mire te jem i vdekur se sa te jetoj si nje inseckt pa ndjenja dhe pa nder. sa per ata legenat qe e theksova me siper qe vetem dalin e pijn me njeri-tjetrin si hordhekgi ne kafena e baret e shqiperise ku vetem meshkuj ka neper ata klube dhe dojn te dominojne njeri-tjtrein se cili eshte me i fort apo trim, per mua le te shuhen te gjithe, se as nuk me vjen keq aspak per low lives te tille. me vjen keq se nganjehere marrin ne qafe ndonje hallgi kalimtar qe mezi po rrit fmiljen e tij dhe behet viktim i nje pijaneci loser shqiptar, sic ka ndodhur ne raste qe une i di, dhe kur babai i shume femijeve mbron veten dhe i qellon pijanecat dhe langarecat kur ata vijn ne shpin e tij dhe e qellojn me grushta ner sy te gruas dhe femijes, ai ndoshta fiton nderin dhe betejen por tragjedia eshte se ai humb dicka edhe me te madhe kur ai perfundon ne burg...

pra disa jane thjesht vetem fatkeq dhe jo kafshe, ndoshta eshte fatkeqsi te kesh integrity, nder, seder, ftyre, sy e faqe, familje, thojne se jeta eshte e shkurter por nese kto te shkelen nga nje morracak low life apo kushdo, atehere edhe nje minut do t'me duket shume e gjat te jetoj... 


Postuar nga IQVLORA datë 22 Maj 2008 - 17:57:

Nuk e besoj te kete ndonje shqiptar,sado i humbur qofte,te duroj ti shkelet gardhi i shtepise.Ne keto raste helmi te shkon ne kocke dhe vdekja eshte si me le more djem e vajza.Kur vriten me njeri tjetrin keta pijanece ,problemi nuk mbyllet me aq,por ne loje hyjne familjaret dhe ky sherr shoqerohet me varre te rinj.Po edhe per nje pellembe toke nuk mund ta vrasesh tjetrin or djema.Dikush ka vrare edhe vellain,babain apo dike tjeter.Dhe toka eshte e tjeterkujt,keta qe vriten i kane lene ato 30m2 toke qe kane nder male.Eshte e pafaleshme miq e mij.Ndonjehere ndodhesh ngush kurti,por me urtesi duhet ta shmangesh te keqin qe te behet peshqesh themi ne ne Vlore.Po ju tregoj nje fakt qe me ka ndodhur mua perdonalisht.
Ishte qershori 1999-s.Ishte koha kur vendosa te e migroja familjarisht,sepse jeta per femijet e mij po behej teper e veshtire.Thyeva disa pare nga leke ne marka gjermane tek nje shok feminije aty ku behej kambizem,ne qender te qytetit.Shoku im me tha se do te pijme dicka bashke tek ky klubi para postes ne Vlore.Dakord i thashe.Mbasi kishim marre porosine hyne dikush qe une dhe miku im e njihnim si qytetar vlonjat,por nuk kishim muhabet me te.Ai qendroi tek banaku dhe u kthye nga ne.Syte e mij u ndeshen me te tijte.Pse me shikon ne sy -me tha? Nuk po te shoh ty i thashe.Mua po shikon me tha dhe hapi jelekun per te me treguar qe ishte i armatosur.Shiko punen tende i thashe.Ne trurin tim shume mendime kaluan fluturimthi.Njeri mendim ish te merrja nje shishe dhe t'ja thyeja ne koke me marifet dhe pastaj t'i hapja barkun e t'ja mblidhja zorret per qafe.Tjetri ish ai i arsyetimit.Familja me priste te kthehesha ,sepse te nesermen do te niseshim per rruge te gjate,qe as vete nuk e dinim ku dona conte.Nqse do kisha bere ndonje veprim te pamatur,do te humbisja jo vetem une por edhe familja ime.Mendova t'i hape rruge ketij langaraqi,ndryshe do te behesha budalla e pa pike arsyeje.Te lutem i thashe shiko punen tende!Miku im qe po degjonte biseden u terbua nga sjellja harbute e H pocaqise.Mbama pak canten me tha!Kish nje cante te madhe te mbushur me pare.U ngrit avash dhe iu afrua H-s.Kur ishte ngjitur me te ,nga brezi nxori nje pistolete dhe ja vuri H-s ne rreze te veshit.Kujt i tregon koburen ti or te q****a motren.E shikoni kete burre ju tha te pranishmeve,eshte nje hale muti.I hoqi pistoleten e tij nga brezi,i dha nje gelbaze ne fytyre e dy shqelme bythve.Qerou qe ketu i tha,sepse po me dole para,do te degjeneroj jo vetem ty,por te gjithe cke lene mbrapa.E nxora shokun tim nga lokali dhe i thashe:U bere si ai edhe ti.E meritonte me tha,por na merre kete koburen se ndoshta te duhet.Nuk me duhet i thashe se une neser iki nga Shqiperia.
Po te kisha mendjen e H-s dhe te mos kontrolloja veprimet e mia,ndoshta femijet e mij sot do te ishin jetimer dhe jeta e tyre do te ish teper e veshtire.Gjyshja ime e mencur qe rahmet paste ,i thosh babait tim:''Te keqen nena,mos ju lere djemve bela pas!''
Kurdohere njeriu duhet te vere llogjiken ne funksionim dhe te mendoj edhe pasojat!


Postuar nga Deb* datë 22 Maj 2008 - 18:22:

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA  
Po te kisha mendjen e H-s dhe te mos kontrolloja veprimet e mia,ndoshta femijet e mij sot do te ishin jetimer dhe jeta e tyre do te ish teper e veshtire.Gjyshja ime e mencur qe rahmet paste ,i thosh babait tim:''Te keqen nena,mos ju lere djemve bela pas!''
Kurdohere njeriu duhet te vere llogjiken ne funksionim dhe te mendoj edhe pasojat! [/B]


Pikerisht Iqvlora keto raste kisha parasysh dhe une kur thashe qe nuk marr nje burre qe vjen nga nje familje me gjakmarrje.n.q.s ti nuk arrin te vesh llogjiken para vec vuajtje do i shkaktosh familjes.Per mua i forte eshte ai qe arsyeton, duron dhe jo ai qe sulet me shpate perpara pa menduar pasojat.Kete gje i them dhe burrit kur biem ne biseda me tema te tilla.N.q.s do ta lendosh nje njeri vrite me heshtjen tende ,mos i jep mundesi te te kthehet.Une keshtu i shpartalloj'' armiqte ''e mi.  Eshte shume efikase.


Postuar nga kotka datë 22 Maj 2008 - 18:28:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha kundershtuesja


N.q.s do ta lendosh nje njeri vrite me heshtjen tende ,mos i jep mundesi te te kthehet.Une keshtu i shpartalloj'' armiqte ''e mi.  Eshte shume efikase.






Postuar nga Deb* datë 22 Maj 2008 - 18:35:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka







 

Ehhh thuame Kotka, e ke provuar kenaqesine qe ndjen kur e ofendon tjetrin me heshtje.Kur e beja ne fillim nuk e kuptoja sa e prekja tjetrin,por ma kane thene vet ata persona me vone.Shfrynin nga inati se nuk u krijoja  mundesi te suleshin. ''Llafet e teperta jane fukarallek ''thote populli dhe e ka thene bukur.


Postuar nga Niqua datë 22 Maj 2008 - 19:10:

Citim:
Po citoj ato që tha walker
             Po te shkoje puna keshtu kan me u vra te gjithe e ne Shqipri kan me ngel vetem kafshet.Ka apo ska shtet?I zgjidh shteti kto konflikte.Shteti ka ligje me te cilat vepron.Lereni shtetin te merret me keto pune e mos u ngaterroni me krime.



nuk po them gjakmarrje pse dikush i tha gruas se fisit i ke syte e bukur e hajde burra ta vrasim... Dhe per ca sheti e ke fjalen ti???.. jep aty nje 10 miljonsh behesh shok me gjygjtarin... Kam pas kushrinin tim gjygjtar ne gjykaten e shkodres dhe me tregoj nje histori qe vllai i koleges ti kish perdhenu nje femer me zor dhe e ka nxjerr te pafajshem sepse kishte motren e ti kolege... ateher cte besh ti po ti kisht ndoll motres tate??? une do e kisha vra me duart e mia..


Postuar nga kotka datë 22 Maj 2008 - 19:31:

Citim:
Po citoj ato që tha kundershtuesja


 

Ehhh thuame Kotka, e ke provuar kenaqesine qe ndjen kur e ofendon tjetrin me heshtje.Kur e beja ne fillim nuk e kuptoja sa e prekja tjetrin,por ma kane thene vet ata persona me vone.Shfrynin nga inati se nuk u krijoja  mundesi te suleshin. ''Llafet e teperta jane fukarallek ''thote populli dhe e ka thene bukur.



Cdo fjale e popullit eshte e pagabueshme.

Heshtja derrmon jo vetem armiqte, por edhe miqte shume here.

Para disa vitesh shkova ne Shqiperi dhe mes miqve te shumte isha une dhe nje kusheriri im, qe sapo kishim ardhur nga Amerika per vizite ne vendin tone. Kusheriri mezi priste te fillonte ligjeratat dhe te numeronte se c'kishte arritur te bente ne Amerike. Te gjithe degjonin me durim, por me shume durim beja une, mbasi mbi te gjitha vuaja ne vetevete gjendjen qe gjeta atje. Ai foli e foli sa u lodh dhe mendoi se une do ta pasoja ne ligjeratat e tij te shitmendjes, duke numeruar makinat, shtepite, dyqanet e ku di une se c'numeronte ai pa fund, as nuk ia vija veshin te them te drejten.

Dikush ne mes te dhomes me pyet: "po juve sa makina keni?"
"Asnje " i pergjigjem une, "perdor trena dhe autobuza" edhe pse kusheriri im e dinte shume mire gjendjen time financiare "se ne shqipot e kemi zakon nuk rrime dot pa futur hundet tek kuleta e tjetrit"

Askush nuk u merzit dhe u cudit nga te pranishmit, por me shume nga te gjithe u merzit dhe u cudit bashkeqytetari im shqiptaro-amerikan, i cili donte me cdo kusht, qe une te filloja numerimin e makinave e te rraqeve qe ai pastaj te vazhdonte akoma numerimin e suksesit te tij.

Me merr menjane dhe me thote: "Perse genjen dhe hesht kur vjen puna te tregosh se c'ke arritur ne Amerike?"

"Sepse njerezit ketu miku im nuk ardhur te degjojne se c'kam une, por te me shohin si jam une" i pergjigjem me qetesi.

Aty kuptova sa shume ishte vrare ky miku im nga heshtja dhe modestia ime ne te njejten kohe.

Eshte ajo qe themi shume here "Heshtja eshte me e forte se plumbi dhe modestia eshte me mendjemadhe se vete mendjemadhesia"


Postuar nga AndreaPirelli datë 22 Maj 2008 - 20:06:

Citim:
Po citoj ato që tha dreqja shkodrane



une do e kisha vra me duart e mia..



Gjyqtarin ............ ??????????


  Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 »
Trego 110 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.