| Forumi Horizont | Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 » Trego 96 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kush Ishte Dritan Hoxha - Tani i Top-it! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15937)
Apapa, tani degjeneroi situata ne sherre.
Une mendoj se fajtorja e gjithckaje eshte Lela se ajo e hapi kete teme qe po perfundon ne grusht 
Citim:
Po citoj ato që tha daedal
....
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Me ne fund nje postim si shkrim dhe jo si gjykim/paragjykim/thashethem.
Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
Apapa, tani degjeneroi situata ne sherre.
Une mendoj se fajtorja e gjithckaje eshte Lela se ajo e hapi kete teme qe po perfundon ne grusht![]()
Duheshin ato duartrokitjet gjate funeralit?
Citim:
Po citoj ato që tha Une jam...!!!
...Fajtor...pershendetje!
Ate fjale-shprehje nuk duhet t'a shkruaje dhe as ta mendosh qe: Te gjithe Emigrantet jane Funderrina! NE NUK JEMI AS ME PAK DHE AS ME SHUME FUNDERRINA APO TE MIRE; SIC JE TI DHE I GJTHE NJEREZIMI!
Prandaj mendoj qe: Mbase u nxitova dhe tani edhe pse mund t'a kuptosh ne vetvehte nuk ke cben se e shkruajte por, E MIRA DO TE ISHTE TE TE, KERKOJE TE GJITHEVE TE FALUR! KJO DO TE NDERONTE ME SHUME, SEPSE CDOKUSH NGA NE SHPREHET NDONJEHERE DHE GABIM POR, KUR KERKON TE FALUR. KY NJERI(Ti) VLERESOHET ME SHUME....!!!!
Edhe pse NE jemi Virtuale ne kete Forum-Komunikim por, mbrapa cdo Pseodonimi eshte nje NJERI dhe ky NJERI ka ndjenja...!!! Pra, keto ndjenja te tjetrit, nuk duhet te "vriten"....!
Uroj te me kuptosh drejte....dhe te reagosh!
Me Nderime
Une jam...!!!
Elbasanlli
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Mbetem i mendimit se emigrantet ne pergjithesi nuk ja kane haberin cfare ndodh ne Shqiperi. Te keta fus dhe veten perderisa nuk ndjek lajme dhe nuk jetoj aty. Ajo qe i ben nje pjese te mire emigrantesh funderrina eshte kollajtesia ne te gjykuar, ose deliri i kryeministrit qe i ze duke pare e gjykuar gjerat per dy minuta. Emigrantet jane dhe do mbeten njerez pa shtet, pa te kaluar dhe pa te ardhme perderisa nuk jane qytetare te mirefillte te asnje shteti. Me se shumti rreken te integrohen jashte shtetit dhe mbajne syte nga Shqiperia kur te huajt i perdhosin dinjitetin.
Dukje konsideruar dhe ca gjera te tjera koncepti i funderrines kompletohet kur njerez qe vijne nga nje bote e pamoralshme (Made in Albania) zbulojne moralin perendimor dhe e aplikojne shkujdesur kundrejt realitetit shqiptar.
Personalisht mundohem te mos kompletohem si funderrine, te kuptoj se edhe une jam vetem nje cope emigrant, gje qe shume veta se kuptojne ose e quajne privilegj. Dhe ndersa mund te quhet privilegj jetesa jashte shtetit, eshte tragjike per Shqiperine ekzistenca e papagalleve qe gjykojne shkujdesur cdo akt politik, artistik ose makaber. Shqiperine e bejne ata qe jetojne atje, dhe po te lexosh ketu ne forum ata hedhin gjykime me te pjekura per ngjarjet e atjeshme. Nderkohe emigrantet e poshteruar te perendimit mundohen te poshterojne nga ana e vet cdo gje Shqipetare si per ti dhene vetes te drejte per zgjedhjet qe kane bere. Kjo eshte qershia mbi torte qe kompleton konceptin e funderrines, perderisa emigrante te larguar per te ndjekur egoizmin vetjak arrijne te predikojne mbi moralet politike dhe seksuale te shoqerive te tjera. Tani me thuaj ti, si do i quaje keta moralizues pa histori dhe pa te ardhme te cilet gjykojne guret e Top Channelit me hamendje bythe-pambukese?
Sorry se dolem fare nga tema. Mund te fshihet ose te spostohen keto mesazhe se skane lidhje me temen.
"TE JESH NJE COPE EMIGRANT" kjo per mua eshte krenaria me e madhe per veten time , per familjen dhe kombin tim, mbasi te qenit emigrant me vertetoi se une mund te mbijetoj edhe ne nje ishull te vetem ne mes te oqeanit.
KJO E DI QE ESHTE JASHTE TEME....por bisedat e ketushme te detyrojne te nderhysh edhe kur ti vete ndjen se nuk duhet te nderhysh.
Njerezve punetore si Tani une u heq kapelen, te tjerat ia le Zotit t'i gjykoje....
Gazetaret reagojne ndaj Berishes:Poshteroi vdekjen e Dritan Hoxhes
Balkanweb
Dhjetëra gazetarë kanë hartuar një deklaratë sipas të cilave, Berisha ka tejkaluar çdo standart njerëzor duke poshtëruar vdekjen tragjike të presidentit të Top-Medias, Dritan Hoxha. Nëpërmjet kësaj deklarate, gazetarët shprehen se nuk jemi ne ata që fshehin krimet dhe se shkaku që Berisha shpall lufte është sepse mediat zbulojnë krimet.
Nëpërmjet kësaj deklarate, gazetarët shprehen të shqetësuar nga fushata denigruese e kryeministrit Berisha ndërkohë që u bëhët thirrje ndërkombëtarëve që të mbrojnë lirinë e fjalës nga ata që mbrojnë krimet dhe që janë në pushtet.
Deklarate në emër të gazetarëve shqiptarë
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, kohët e fundit po udhëheq një fushatë denigruese ndaj medias shqiptare, duke tejkaluar gjithë standartet etike, politike dhe njerëzore deri tek përpjekjet e fundit për të poshtëruar vdekjen tragjike të një prej krijuesve më të suksesshëm në historinë e medias shqiptare Presidentit të Top Channel, Dritan Hoxhës.
Me një vetëdije të plotë ai shfaqi cinizmin e tij disa orë pas vdekjes së zotit Dritan Hoxha dhe më pas përdori gjithë mekanizmat e tij poltike dhe mediatike që ka nën kontroll për të mbajtur gjallë këtë cinizëm. Në një fushatë të paprincipe ai po përpiqet të penalizojë median për një akt që nuk e ka kryer dhe të shpikë një fshehje krimi që media nuk e ka bërë. Ne pranojmë pa asnjë kompleks se në rastin e pasqyrimit të vdekjes së Dritan Hoxhës, mediat shqiptare vunë solidaritetin njerëzor para angazhimit profesional.
Ne gazetarët shqiptarë nuk kemi fshehur asnjë krim dhe nuk mund të ndjehemi fajtorë për një gjë që s’e kemi bërë. Ata që kanë fshehur krime shteterore në këtë vend janë në pushtet dhe po përpiqen të shpëtojnë autorët. Ne gazetarët shqiptarë po përpiqemi t’i zbardhim këto krime. Për këtë arsye kryeministri na ka shpallur luftë.
Ne gazetarët e shtypit shqiptarë jemi të shqetësuar nga instrumentalizimi i institucionit të Partisë Demokratike si partia kryesore në vend për t’u përdorur në një fushatë denigruese ndaj medias shqiptare dhe vdekjes së një prej emrave të njohur të saj, për shkak të mllefeve personale të kryetarit të kësaj partie Sali Berisha. Ai po përdor në mënyrë barbare vdekjen e një vajze, duke shkelur privatësinë e saj, vetëm për të demonstruar urrejtjen e tij. Ne u rreshtuam në anën e viktimës dhe për këtë kryeministri na ka shpallur lufte.
Ne gazetarët e shtypit shqiptar jemi të shqetësuar nga frymë e denigrimit dhe fushata e fyerjeve që kryeministri Sali Berisha ka nisur prej kohësh ndaj komunitetit të gazetarëve shqiptarë, mdaje dhe ndaj atyre të huaj siç qe rasti i gazetës “Neë York Times”, për shkak të qëndrimit të tyre kritik ndaj qeverisë që ai drejton. Ne u rrehstuam në mbrojtje të kolegëve tanë dhe për këtë arsye kryeministri na ka shpallur lufte.
Ne gazetaret e shtypit shqiptar i bëjmë thirrje botuesve shqiptarë, drejtuesve profesionistë të medias shqiptare dhe institucioneve ndërkombëtare që mbrojnë lirinë e medias, ta shënojnë këtë fakt si një akt të rëndë kundër lirisë së shtypit të udhëhequr nga kryeministri i vendit Sali Berisha tek i cili janë zgjuar atavizmat me të errëta të historisë së tij problematike me shtypin shqiptar.
Ne gazetarët e shtypit shqiptar jemi të angazhuar ta përballojmë këtë betejë, me të, si një detyrim moral, profesional dhe njerëzor që kemi ndaj lexuesve tanë dhe lirisë së shtypit në Shqipëri.
Kjo deklarate u firmos nga:
Alba Malltezi
Armand Shkullaku
Ylli Rakipi
Andi Bushati
Skënder Minxhozi
Ilir Babaramo
Anila Basha
Denis Minga
Mero Baze
Anila Jole
Altin Kreka
Rudina Xhunga
Mustafa Nano
Arban Hasani
Sokol Balla
Filip Cakuli
Enton Abilekaj
Henri Çili
Eni Vasili
Rezar Xhaxhiu
Sokol Shameti
Franko Egro
Martin Leka
Alfred Peza
Pandi Gjata
Valbona Kurti
Artan Hoxha
Aleksandër Cipa
Mentor Kikia
Bledar Zaganjori
Alban Dudushi
Mentor Nazarko
-------------------------------
O cuna ....si me e moshuara e forumit (64 vjec) dhe mbase shume komente jane jashte teme... hapni nje teme... opinionet per fajtorin ..
Pershendetje e dite te mbare te kaloni
Po habitem me Doktor Gerdecin.
Doktori vete fshehu vdekjen e baxhanakut te tij ne Gerdec dhe tani na del flamurtar i lirise se fjales dhe pordha pas bregut.
Po turp nuk i vjen idiotit.
Pershendetje trojani.
| Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 » Trego 96 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.