Forumi Horizont Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 194 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikë & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Te rejat me te fundit , mbi informatiken. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16512)


Postuar nga Piktor datë 15 Maj 2011 - 16:26:

Skype eshte e ardhmja e telefonise celulare, keshtu qe pas pc lufta do perqendrohet tek ata.


Postuar nga Fajtori datë 15 Maj 2011 - 19:38:

3 dite pasi e mor Microsofti Skypen mu prish dhe nuk rregullohej me me reinstalim. Mu desh te azhornoja Windows dhe prape nuk punoi. Ne fund zbulova se e kishte nje zgjedhje per Compatibility qe e kisha lene per Vista dhe versioni ri Skype 5.3 shkonte ne crash pa u ndezur mire.

Sa e kam sha Microsoftin.

Dulcis, kam pas une IPhone, por ne shekullin XIX.


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 15 Maj 2011 - 21:10:

Do te doja qe dikush, brenda mundesive, te me shpjegonte ca pro e ca kontro ne lidhje me iPhone. Kam qene gjithmone skeptike ndaj touchscreen-eve e per me teper i qendroj akoma besnike Nokias. Por nuk kam shume njohuri mbi iPhone, te miat jane me teper paragjykime.
Po me tundojne per ta blere nje... Nuk di...


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 15 Maj 2011 - 21:24:

Citim:
Po citoj ato që tha al74


i sukseshem me 600 e kusur milion borxh?!. kushedi c'strategji ka Billi.



I suksesshem perderisa u ble per 8.5 Miljarde dollare. Tani matematike e thjeshte eshte, jepi...


Postuar nga Fajtori datë 15 Maj 2011 - 21:25:

Varet sa te pelqen te kesh mundesi per MP3, video, email ne telefon, telekomande ne telefon, etj (dje pashe njerin qe komandonte mouse e kompjuterit nga IPhone pa hardware tjeter).

Nga ana tjeter qe te fusesh video e MP3 duhet se s'ben programi i tyre (ndersa Blackberry lidhet si external storage me kompjuterin). Se di nqs IPhonet e fundit kane ndryshuar ne kete drejtim.

Touch screen eshte terribel, llogarit sa here te jesh ne levizje, autobus, lokal, dyqan, ne ecje, do e kesh te pamundur te shkruash mesazh pa gabime (email ose sms). Blackberry psh ka edhe tastjere prej verteti.

Me pak fjale varet sa aktivitete do te fusesh ne telefon. Sic te thashe, e ben dhe telekomande, GPS navigator, ndricues per naten, etj, por sa me shume aktivitete te futen brenda nje kutie, aq me i veshtire behet perdorimi i secilit aktivitet. Fjala vjen, per te bere nje telefon do shtypesh ne fillim ikonen perkatese, do shtypesh nr ne ekran (ose do zgjedhesh kontaktin, do hapesh syte mire mos ke shtyp gje gabim (me touch screen smerr vesh gje ke shtype po nuk e pe me sy ekranin gjithe kohes), etj.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 15 Maj 2011 - 21:30:

Citim:
Po citoj ato që tha Dulcis in Fundo
Do te doja qe dikush, brenda mundesive, te me shpjegonte ca pro e ca kontro ne lidhje me iPhone. Kam qene gjithmone skeptike ndaj touchscreen-eve e per me teper i qendroj akoma besnike Nokias. Por nuk kam shume njohuri mbi iPhone, te miat jane me teper paragjykime.
Po me tundojne per ta blere nje... Nuk di...



iPhone pro dhe contro?

Pro: Eshte fenomenal, i shpejte, elegant, praktik, ben pothuajse cdo gje qe ti pret nje telefon te beje...

Contro: Eshte i shtrenjte, pjeset e kembimit i ka te shtrenjta, eshte delikat (e them nga eksperienca personale).

Persa i perket ekranit me prekje, eshte dashur pa dashur e tashmja dhe e ardhmja. Te gjitha kompanite qe prodhojne telefona celulare tashme jane perqendruar kryesisht ne ekrane me prekje. Telefoni duket me elegant, perdoruesi ka me shume hapsire per te pare media dhe per te perdorur internetin.

Ti je besnike ndaj Nokias? Ata tashme po kooperojne me Microsoft dhe do hapin linjen e re te telefonave celulare me sistem operativ WP (Windows Phone) i cili punon ne aparate me ekran me prekje. Gjithashtu, perderisa cmimet e impulseve telefonike jane gjithmone ne renie, s'do kursesh me leke duke derguar SMS por do flasesh si njeri qe te kuptohesh qarte. Kjo ka rendesi pasi nese perdorimi i tastieres eshte i rendesishem per ty, tastierat virtuale jane praktike por edhe nese nuk te duken te tilla, nuk eshte se do ti perdoresh shume per te shkruajtur romane ne celular...


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 15 Maj 2011 - 21:34:

Me kete shpjegim qe sapo me bere Fajtor.. Me perforcove dyshimet qe kisha... Aplikacionet-opsionet e mp3, gps, navigim, etj etj i gjen edhe ne telefonat e tjere. Qe t'i kesh te gjitha brenda Nokia E7 eshte llahtari fare.. po olele sa kushton..

Po shpresoja mos me pakesonte ndokush paragjykimet...


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 15 Maj 2011 - 21:45:

Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings


iPhone pro dhe contro?

Pro: Eshte fenomenal, i shpejte, elegant, praktik, ben pothuajse cdo gje qe ti pret nje telefon te beje...

Contro: Eshte i shtrenjte, pjeset e kembimit i ka te shtrenjta, eshte delikat (e them nga eksperienca personale).

Persa i perket ekranit me prekje, eshte dashur pa dashur e tashmja dhe e ardhmja. Te gjitha kompanite qe prodhojne telefona celulare tashme jane perqendruar kryesisht ne ekrane me prekje. Telefoni duket me elegant, perdoruesi ka me shume hapsire per te pare media dhe per te perdorur internetin.

Ti je besnike ndaj Nokias? Ata tashme po kooperojne me Microsoft dhe do hapin linjen e re te telefonave celulare me sistem operativ WP (Windows Phone) i cili punon ne aparate me ekran me prekje. Gjithashtu, perderisa cmimet e impulseve telefonike jane gjithmone ne renie, s'do kursesh me leke duke derguar SMS por do flasesh si njeri qe te kuptohesh qarte. Kjo ka rendesi pasi nese perdorimi i tastieres eshte i rendesishem per ty, tastierat virtuale jane praktike por edhe nese nuk te duken te tilla, nuk eshte se do ti perdoresh shume per te shkruajtur romane ne celular...


Po mund te ndodhe qe ta perdoresh dhe per te shkruar romane.. Psh une e perdor cel dhe per te kontrolluar posten elektronike, e ndonjehere me ndodh edhe qe te pergjigjem qe aty. Po ashtu edhe me touchscreen nuk jam shume praktike, jam mesuar te ndjej nen molleza butonin qe po s'i urdherova une gje nuk vepron me koke te vet .
Nese aplikacionet jane pak a shume po ato....


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 15 Maj 2011 - 21:48:

Faleminderit per informacionet gjithsesi.


Postuar nga Fajtori datë 15 Maj 2011 - 21:52:

Ja ti pakeson Lordi. Sidoqofte, per mua Nokia ka kohe qe ka dale nga preferncat. Samsung dhe Blackberry po bejne telefona shume me interesante se Nokia. Po ne fund telefoni eshte telefon. Mjafton te besh telefona kollaj, te kete rubrike dhe te cosh sms kollaj. IPhone ma falen dhe se mora (te perdorur), preferova t'ia fal ndonje tjetri qe e vlereson me shume.


  Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 194 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.