Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 »
Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- Gjuha shqipe, ne themel te gjuheve te vjetra. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17275)


Postuar nga Piktor datë 09 Shtator 2014 - 00:08:

Rendesia e germes G.

Me pak durim kembengulje dhe dashuri. Me nje analize te holle e te mirearsyetuar mund te bejme etimologjine e fjaleve shqipe dhe natyrisht afersine e saj me gjuhet e tjera sidomos ajo greke dhe latine.
Ne fakt sot padyshim qe fjala me e perdorur eshte rruge apo rruga. Megjithese me perpara perdorej me shpesh udhe apo sheshodhit , shtegut etj.
Rruga thjesht po te zevendesojme g me dh del rrudha. rrudha e dime se çfare eshte dhe keshtu kuptohet fare mire se per çfare behet fjale.
E njejta gje e njejta arsye na dergon ne shpjegimin e shume fjaleve te tjera.
Qe do te jene objekt herepashershem botimi.

Tani per tani do fokusohemi tek germa F, V dhe derivatet p e b e u.


Postuar nga Piktor datë 09 Shtator 2014 - 21:22:

Rendesia e germes P

Duke pare e duke ditur larmine e madhe e te pafundme te fjaleve qe fillojne P dhe lexohet B apo e kunderta qe jane maja e ajsbergut te ndryshimeve gjuhesore nder popuj te ndryshem do analizojme e fokusohemi tek disa fjale qe meritojne vemendje si me tregues.
Ne pamje te pare fjala puthje duket se nuk ka asnje ngjashmeri me fjalen Baccio italisht. Por po te zevendesohet p e b e cc qe ne toskane(nena e gjuhes letrare italiane) nuk shqiptohet keshtu por si nje sh e lehte ne htsh zbulojme patshio qe afersisht eshte puthje por qe ne shkoder thuhet jo me u por me nje a te zbehte. gati sikurse u qe ne anglisht lexohet a ne disa fjale.
Per te vazhduar me germen z qe ne shume raste te fjaleve te shkruara latine apo greke here si T ose th e here si C e here si g psh Barleti, Barlezzi, palazzio palattio fjala buz-e del buth e ne shqip kemi tre fjale te ndryshme per objekte te ndryshme por me te njejten karakteristike, mjafton te ndryshohet zanorja shoqeruese. Bire ose vrime (b e v) tip barka e varka etj. Mirpo foro qe eshte nje V e forte mund te lexohet Vorr-o qe do te thote Varr ka te njejtin kuptim tek Romaket (Foro romani) Varri gjithnje eshte nje vrime apo grope ne dhe. Foro ka kuptim sot per vrime(bire) ne Itali dhe forare do te thote shpoj.


Postuar nga Piktor datë 10 Shtator 2014 - 00:13:

Rendesia e germes P

Prolog
Kur shkrimi ishte ne lindje te saj Linear A e B por edhe me vone zanoret nuk prezantoheshin ne shkrim por nenkuptoheshin.
Mirpo jo te gjithe popujt pronuçojne te njejten shprehi. Lodhe kot sot ti nje italian te pronunçoje nje y te paster por as edhe ne rrokje. E tepert te flasim per diftongjet.

intemexo

Pak a shume ne bote maces i thone Kat, gat e gatto etj po ne pse nuk i themi keshtu por kemi nje emer te perveçem. Ne fakt ne e kemi dhe e quajme Kotele.

Pasi kemi folur per macen te kthehemi tek shkrimi.
Macja me famose vjen nga Persia. Mirpo perset veteçuhen farsi. Kjo per efekt te zanores qe vjen mbrapa qe eshte vene gabim nga shkrimtaret europiane nder shekuj qe Fa e kane lexuar Pe dhe me pas e kane shkruar keshtu. E njejta mund te thuhet per Palesinen dhe Filistinen qe Pa e kane lexuar Fi. Gabime keto qe ne shekuj te shekujvje kane prodhuar diferenca te medha . Kur behet fjale per keto gabime trashanike per gjera te tilla kryesore siç jane toponimet çfare mund te thuhet per fjale apo shprehje te ndryshme me te sotisfikuara etj.
Emertimi Europe ka me shume zanore se Bashtingllore. ka r dhe p tani nese une gjendem perballe ketyre germave bej shume kombinacione por jam dembel dhe perdor vetem zanoren A zanorja e pare qe me vjen ndermend dhe ndalem tek A r A p A dhe ne fakt nuk jam shume larg fjales europa por afer Araba per efekt te p dhe b. Pyetja qe lind eshte quhej Araba dhe si behej diferencimi nga Arabia qe eshte nga ana tjeter e detit.

Ne vend te epilogut
Eshte arapi i zi ketu
jo jo jo
Tre here me kerku
po po po.


Postuar nga Piktor datë 11 Shtator 2014 - 02:28:

Lulja e Blinit

Lidhur me gabimet ne perkthim nga greqishtja ne latinisht budalleku ja kalon infinitit.
Objekt studimi eshte sot nje bime qetesuese. Ai apo ajo qe e ka shijuar aromen e çajit te blinit ka nje dashuri qe nuk e harron kurre.
Blini apo Bliri greqisht filira e italisht tiglio nga latinsht tilio ka me shume afersi fonetike me greqishten sesa me latinishten. Vendet e shkolles latine pak a shume perdorin tila me ndryshim theksi e zanoresh ndersa ne vendet nordike perfshi gjermanet thuhet linden me ndryshime te vogla.
Historikisht e gjejme ne mitologjine greke kur flasim per Shirone qe eshte paradhesi i atyre qe sherojne pra doktorave. Shirone jetonte ne Pyll (Pellion) dhe aty kishte shume peme blini.
Misteret.
Edhe sot e kesaj dite shiron ne shqip do te thote sheron Pellio eshte pylli. Deri ketu asgje e re per kedo qe eshte i apasionuar pas mitologjise greke pasi ka lexuar per titane dhe centaure.
Tani nese me lejoni duke shpresuar se jam korrekt meqe te-lila do te thote çaj lila dhe blini hyn te familja e telila pra kane perkthyer jo vetem blinin si peme por kane perkthyer nga greqishtja me gabime Fi qe do te ishte tai ose çaj dhe lila pra dy fjale te ndryshme. Tiglio (tilio) hahahah sa kam qesh.


Postuar nga robert datë 13 Shtator 2014 - 19:08:

Piktoro, per ti vene pikat mbi "i", fillojm nga shprehja jote: "Tani per tani do fokusohemi tek germa F, V dhe derivatet p e b e u."
Piktoro, duhet te te sqaroj qysh ne fillim, se nje nga te paktat gjera te mira qe kish koha jone atehere ishte shkolla, te cilen une e rendis si nje nga shkollat me te mira ne bote, si sinteze te te gjithe kultures arsimore dhe dijes se deriathershme, nga antikiteti e deri ne shek.XX. Fale kesaj dije qe na jepte kjo shkolle, menjehere bie ne sy kategorizimi i gabuar qe ti ben mbi derivatin. Derivati esht nje rrjedhje e menjehershme nga njeri subjekt ne tjetrin, si p.sh. nga F ne V, Fui-Vui p.sh.. Ndersa tonet e tjere (P dhe B) nuk jane derivate te F dhe V, por zevendesime nga kohw dhe popuj te tjere, si ne rastin: Filistina-Palestina. Nderkohe qe disa popuj dhe gjuhe perdornin lirshem tonin "f", te tjere me ne veri, te cilet kishin arritur te evolonin me gjuhen e tyre ne tone me te forte, (per shkak te terrenit dhe rrallesise me te madhe te tyre), perdornin "p" dhe "b" lirshem. Kjo esht e rendesishme ne te kuptuarit e evolimit te gjuhes/ gjuheve. Perndryshe nuk kuptojme ndryshimin dhe evolimin e pareshtur te gjuhes /gjuheve.
Tani, persa i perket evolimit (apo ndryshimit) te "polis" me Pojan, apo Eraklea me Raklli, ne keto dy raste mendoj se kemi nderhyrje fisesh te reja ne nje territor te ri, te cilat ose e ndryshojne emrin e gjetur, ose atje ku e cojne emrin e pare, ky emer ndryshon nga popullsia pararendese e atyshme. Rasti mw i mire i ketij fenomeni esht -bie fjala- me te rinjte turq e te tjere sot ne Gjermani, qe flasin nje gjermanishte krejt tjeter nga ajo e nje gjermani. Po kwshtu edhe ne vende te tjera me emigracionin e ri.


Postuar nga robert datë 13 Shtator 2014 - 20:03:

Persa i perket Karaburunit dhe fjales (po themi morfemes) "kre", "kreja" "krey", kreyja" (etj. te perngjashme ne tonizim dhe kuptim), mua me bie menjehere ne sy dy morfema tek toponimi i pare: kara + burun = e zezw + ? (e ngritura?), nga turqishtja keto. Kjo "burun" ne turqisht ka vetem kuptimin e "hundes", por duke pare ne fjalor pashe se ka edhe kuptim per "ballore" (Giebel (gjerm.) = frontone (ital.)). Mesa me kujtohet nga shkolla, emertimi "Karaburun" vjen nga turqit ne shek. e XV. Por ka mundesi te vije edhe me pare, rreth shek. XIII, p.sh. nga piratet e ndryshem arabo-mesdhetare veriore, te cilet e kane perdorur kete gadishull si pike takimi per informacione dhe plack-fshehje. Keta fare saracenesh, do e kene perdorur kete fjale (kara), e cila ne fakt kategorizohet metafizikisht (pra gabim) si fjale turke; pasi ne fakt gjindet afersisht nen kete tonizim edhe ne gjuhe te tjera te reja e te vjetra (kala, kalu, kar, har, hari) si per ngjyren e zeze, por dhe per subjekte qe kane ngjyren e zeze, si sot ne gjerm.; Haare = floke, apo ne sanskrite: qaja= hije; pra eshte nje fjale e kaluar ne turqisht. (Mbi saracenet flasim tjeter here.)
Edhe kjo "burun", duhet te kete edhe ne ndonje gjuhe tjeter sot, apo te "kaluar" kuptimin e "te dales", "te ngritures"; pasi vete fonem-morfema "be", "bu", "buh", "bhu" (etj. te perngjashme) ka treguar ne shume gjuhe te vjetra e deri me sot "te madhen", dicka "te ber" (krijuar), e kemi dhe ne shqipe: me be (fare, machen). Pra tek "Karaburun" kemi thjesht: hunda e zeze, ku me hunde kuptojme kete dalje toke, gadishull pra.


Postuar nga robert datë 13 Shtator 2014 - 20:21:

Tani, per sa i perket analogimit qe i ben me "Kerabunia" e deri tek "Kre a bun...", dhe si shembull sjell edhe Krujen, mendimi im esht qe tek Karaburuni kemi thjesht nje emertim te vonet (shek. XIII-XV). Ndersa morfema "kre, krej, kry, ..." etj. esht aq e lashte sa nuk mund te imagjinohet, (patjeter 20-15 mij vjet e vjeter), ndaj gjindet ne shume gjuhe te sotme, nga Europa ne Azi, pikerisht ne kuptime te njejta e deri te peraferta. Per kete fjale duhet nje shkrim i gjate. Un vete kam shkruar dicka ne punimin tim te 3 te evol. gjuhesor, qe shpresoj ta mbaroj keto jave.
Ah, se harrova, persa i perket emertimit italian: Acroceranua, nuk di c'te them, se kur i esht vene ky emertim nga italianet, apo nga latinet. S.d.q., morfema "kro, kre, etj.) esht sa shqipe aq dhe e gjuheve te tjera, me po gati te njejtin kuptim.
Edhe dicka tjeter harrova. Kur sjell shembullin e "farsi" me "parsi", ketu ti e provon vete se si popuj te ndryshem perdorin ne kete kohe te vone (2-4 mij vjet me pare) diftongje te ndryshem si perparsi gjuhe. Keshtu popuj veriore perdornin "o" dhe derivatin "y", (ndonse ky i dyti nuk esht gjithnje derivat i te parit) sepse ishin me te ralle ne terren dhe duhet te therrisnin njeri-tjetrin. Ndersa popujt jugore, si me te dendur, perdornin vokale me te bute, keshtu si "i" dhe "u". Keto kushte dhe rrethana detyruan edhe ne perdorimin e me shume te toneve te forte "p", "b" nga ai jugor: "f".


Postuar nga robert datë 13 Shtator 2014 - 20:35:

Persa i perket lidhjes se "puthje" dhe "baccio", nuk do kisha kundershtim. Ne kete rast shohim rrugen e gjate te evolimit gjuhesor: pe(r) qi, pe ci, be ci. Nga ana tjeter kjo evoloi drejt tonit "th(e)": pe(r) qhi, pe hi, pe thi. Gjuhetaret kane pare edhe lidhjen e "Bishof" = peshkop (pescop-ale).
Persa i perket shkrimit (qe permend), edhe ky ka luajtur nje rol ne ndryshimin dhe evolimin e gjuhes, por ky esht nje problem i vonet, pra i ketyre rreth 5 mij vjeteve te fundit. Ndersa evolimi gjuhesor permbledh ketu e 100 mij vjet me pare, kur nuk kishte as kombe e as (akoma) shoqeri klasore dhe fetare-klasore.
Ndersa mbi perkthimin qe flet, mbi kete "tiglio", nuk munda te te kuptoj qarte. E meqe me kujtove cajin, po iki te pij nje birre te ftohte. Shendet.


Postuar nga Piktor datë 15 Shtator 2014 - 02:29:

Japigia

100 mije vjet thote? Na çudite o njeri. Epokat me te vjetra jane ato Egjyptase dhe Kineze qe nuk e di se i kalojne 15 mije vite. Piramidat dhe Jeroglifet kane 9 mije vite. Pak a shume studimet fillojne diku tek 5 mije vite me te hershme pra rreth 3 mije vjet p.e.s. Ti qenke shume perpara Robert.
E dyta studimet e mirefillta gjuhesore behen ne ate qe eshte e shkruar dhe ne ate qe flasin popujt ne nje vend te caktuar. Nuk mund te dihet sesi flitshin para epokes glaciale.
Po çfare hyn ne pune ketu jug veri e te tjera çaprashtitje qe ben?
Afrikanet kane shume terma angleze gjermane megjithese jane dy gjera krejt te ndryshme. njeri i zi e tjetri bardhe njeri ne veri e tjetri ne jug.
Arabet (cirenaika) apo afrika e veriut flet frengjisht dikur fliste greqisht por gjuha e te emes eshte arabisht. Ka ne arabisht fjale te mbetura greke, sigurisht. Te pakten qe nga koha e Fenikasve. Pastaj aleksandrine me pas romake qe kane lene gjurme te forta ne leksikun arab. Saracent jane me te vonshem. Hanibali kur u mund nga romaket nuk ishte arab por fenikas. Saraçenet pushtuan spanjen siçiline sardenjen dhe kreten por kane bere edhe nderhyrje ne gadishullin apenin qe kishte humbur rendesine romake pas djegjes nga attila dhe perandoria romake ishte spostuar ne Bizant. Gjithsesi behet fjale ne shekulli e IX dhe te X.


Iapigia = Iapidhia = apulia = Puglia. Pra edhe ne kete rast konfirmohet se germa g tek greket shqiptohej dh dhe nga latinet qe nuk mund ta shqiptonin dh por l.
Teglia ose telilia jane dy fjale te ndryshme. Te = çe = çaj ndersa lila kuptohet lule.


Postuar nga Piktor datë 16 Shtator 2014 - 23:43:

Citim:
Po citoj ato që tha robert
Persa i perket Karaburunit dhe fjales (po themi morfemes) "kre", "kreja" "krey", kreyja" (etj. te perngjashme ne tonizim dhe kuptim), mua me bie menjehere ne sy dy morfema tek toponimi i pare: kara + burun = e zezw + ? (e ngritura?), nga turqishtja keto. Kjo "burun" ne turqisht ka vetem kuptimin e "hundes", por duke pare ne fjalor pashe se ka edhe kuptim per "ballore" (Giebel (gjerm.) = frontone (ital.)). Mesa me kujtohet nga shkolla, emertimi "Karaburun" vjen nga turqit ne shek. e XV. Por ka mundesi te vije edhe me pare, rreth shek. XIII, p.sh. nga piratet e ndryshem arabo-mesdhetare veriore, te cilet e kane perdorur kete gadishull si pike takimi per informacione dhe plack-fshehje. Keta fare saracenesh, do e kene perdorur kete fjale (kara), e cila ne fakt kategorizohet metafizikisht (pra gabim) si fjale turke; pasi ne fakt gjindet afersisht nen kete tonizim edhe ne gjuhe te tjera te reja e te vjetra (kala, kalu, kar, har, hari) si per ngjyren e zeze, por dhe per subjekte qe kane ngjyren e zeze, si sot ne gjerm.; Haare = floke, apo ne sanskrite: qaja= hije; pra eshte nje fjale e kaluar ne turqisht. (Mbi saracenet flasim tjeter here.)
Edhe kjo "burun", duhet te kete edhe ne ndonje gjuhe tjeter sot, apo te "kaluar" kuptimin e "te dales", "te ngritures"; pasi vete fonem-morfema "be", "bu", "buh", "bhu" (etj. te perngjashme) ka treguar ne shume gjuhe te vjetra e deri me sot "te madhen", dicka "te ber" (krijuar), e kemi dhe ne shqipe: me be (fare, machen). Pra tek "Karaburun" kemi thjesht: hunda e zeze, ku me hunde kuptojme kete dalje toke, gadishull pra.

Ore ky emrim eshte bere perpara se turqit te jene aty ku jane sot. Saracenet thote, po ta jane te shekullit te 10 more. Turqit kane ardhur pas saracenve ne karaburun. Karaburun eshte deformim alla turkshe i keraunit sikurse per istambulin qe ne fakt eshte konstadinopoli biles biles me perpara se turqit ta quajne istambul e romaket Konstadinopol quhej Bizant shif se mos e kane emeruar keshtu saracenet ose Matias Sandorfi.


  Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 »
Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.