Forumi Horizont | Gjithsej 43 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 430 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- ç'eshte dashuria?!! Ja si e konceptoj une! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=178)
Dashuria mbrohet me dashuri, e jo me inate apo tradheti
Mendoj qe jane personat qe kane karakter aventurier! Jo vetem, mbase jane edhe te dobet! Me karakterin aventurier eshte e kote te besh hesapet, pasi nese je aq shume aventurier, atehere dashuria, nga nje ndjenje speciale, qe nga kur lind duhet t'i takoje nje personi, kthehet ne nje ndjenje konsumizmi, pra "dashuri" (qe une s'do hezitoja ta quaja thjesht deshire erotike) kaloresish, qe kercejne sa nga nje kale ne nje tjeter! Nuk flas pra per ato karaktere, por çeshtja eshte, pse edhe ne kopje te shendoshta emotivisht, ndodhin edhe tradhetite?! Ne nje liber qe po lexoja, nje psikolog amerikan, shprehet qe dashuria, ne momente e vuajtjes, ka nevoje te shfryje, dhe shfryen shpesh ose duke e çuar personin ne tradheti, ose ne largim per ca kohe!!! Pra, a mund te zgjidhet valle nje sherr mes dy partnereve duke u hakmarre ndaj tjetrit me tradhetim? Aq e thjeshte eshte te shkosh ne krevat me nje tjeter, per t'u hakmarre?!! E me sa ndjenja rikthehesh ne krevatin e asaj qe do me te vertete?!! Po ashtu edhe per ato qe largohen: me sa fytyre kthehesh perseri ne vater? Ike? Pse duhet te jesh aq i sigurte qe tjetri te pret tere jeten? Mendoj qe psikologu nuk flet keq, por flet per mentalitetin amerikan, pasi dashuria eshte medalja e dyte e mentalietetit te nje vendi! Ndryshe eshte ne Shqiperi, Itali, Suedi, Usa, Filipine apo Kube! Andaj, edhe un e, mendoj qe ai per mentalitetin tone, flet komplet gabim, as 4 nuk do merte! Rrofte dashuria shqipetare, me e pastra dhe e bukura ne bote: Te dua...eshte fjale magjie, fjale qe te jep krahe dhe hapesira ku do fluturosh quhet univers...Te dua eshte dashuria vete!
Hera e pare qe futem ne forum, me pelqeu fryma e debatit. Me pelqeu pjesemarrja e shqiptareve nga e gjithe bota. Nuk me pelqyen epitetet e perdorura ne vend te argumentit, si gay, etj.
Ne lidhja me kete te fundit, ne diskutimin mbi ndjenjen e dashurise, me vjen keq qe fjalen gay e perdorin si fyerje njerez qe jane duke pretenduar se po flasin per dashurine.
Nje sqarim te vogel, nqs ka ende nga ju qe e kosiderojne homoseksualitetin si semundje, informohuni qe prej shume vitesh kjo gje nuk egziston me ne DSM-IV , qe eshte permbledhja amerikane e semundjeve psikiatrike. Pra homoseksualet jane njerez normale. Madje kam bindjen qe ndienja e tyre e dashurise eshte me e gjere sesa ajo e heteroseksualeve, sepse ata duan dhe nje pjese te madhe te popullates, ate qe ne nuk e perfillim kur flasim per dashurine, ate me te njejtin seks me ne.
Kjo qe thashe ishte per ata qe shkruajten filozofira ne forum, mbi dashurine. Sa per religjozet, ai eshte debat tjeter.
Dhe tjetra ishte per dashurine me shkuesi apo me vetezgjedhje.
Mendoj qe te dyja funksionojne. Shpesh madje, dashurite e lira nuk kane ecur, sepse dy protagonistet kane patur prejardhje kulturore te ndryshme, gje qe e ben per mua praktikisht te pamundur per te shtyre nje bashkejetese te gjate sa jeta. Une preferoj ta konsideroj shkuesine si nje akt bamires te njerezve te dashur, qe kujdesen per ne, dhe qe na krijojne falas mundesine per te njohur qenie te tjera njerezore, aktivitet qe ne boten perendimore kryhet kundrejt pageses nga matchmaking services.
Kam njohur njerez qe u ka shkuar jeta shume e lumtur, dhe jane lidhur me shkuesi, madje besoj se dhe po te kishin zgjedhur vete partnerin, nuk do e kishin zgjedhur aq sakte, ashtu sikurse kam njohur cifte me histori te zjarrta dashurie, dhe qe pasi jane bere me femijen e pare barra e pergjegjesise i ka ndare si mos me keq.Pra keto qe thashe ishin thjesht sa per debat me parafolesit, dhe per t'i shtuar ngjyrat spektrit te ideve mbi dashurine, qe eshte nje ndienje aq komplekse, saqe asnje njeri i vetem, sado i zoti, nuk mund ta perkufizoje e pershkruaje me saktesi e te perfshije gjithe anet komplekse te asaj qe eshte quajtur dhe misteri i botes.
per meshkujt qe te dine se kur dashurojne nje femer
Have You Ever Really Loved A Woman?
To really love a woman
To understand her - you gotta know her deep inside
Hear every thought - see every dream
N' give her wings when she wants to fly
Then when you find yourself lyin' helpless in her arms
Ya know ya really love a woman
When you love a woman you tell her that she's really wanted
When you love a woman you tell her that she's the one
Cuz she needs somebody to tell her that it's gonna last forever
So tell me have you ever really - really really ever loved a woman?
To really love a woman
Let her hold you - til ya know how she needs to be touched
You've gotta breathe her - really taste her
Til you can feel her in your blood
N' when you can see your unborn children in her eyes
Ya know ya really love a woman
You got to give her some faith - hold her tight
A little tenderness - gotta treat her right
She will be there for you, takin' good care of you
Ya really gotta love your woman...
Brian Adams.
Ju pershendes te gjitheve
Love doesn't ask why
It speaks from the heart
And never explains
Don't you know that
Love doesn't think twice
It can come all at once
Or whisper from a distance
Pershendetje Mendimtar!
Mendimtar i lexova te gjithe postimet e tuaja, dhe me ka cuditur fakti per nje dicka. Mendoj qe jeni shume i ndjeshem si njeri deri sa kete teme e keni kapur nge te gjirha anet dhe e keni zberthyer mire. Ndoshta eshte dhe mosha qe ju flisni ne kete menyre, sepse me bere cudi fakyi se si jeni njohur ju me shoqen e jetes ne "chat". Por ndoshta te jap pak te drejte qe e keni bere kete njohje ne kete menyre se ju nuk jetoni ne Shqiperi, po jetoni ne Europe. Po perseri me cudit fakti se ne cilin qytet te Europes jetoni ju qe keni arritur te njiheni me ane te chatit. Po pati mundesi mund te me japesh pergjigje? Por te vleresoj vetem per nje dicka qe jeni teper i zgjuar me siguri keni mbarua per "Psikologjin e njerezve". Ndoshta gabohem, por punen e mjekut keshillues e bekeni mire.
Nese mua me duhet ndonje mendim per nje dicka! A mund te kerkoj ndonje keshille nese mundem, por me nje kushte se mos te behet e fejuara xheloze. Sikur te jetoshit ne Londer do tju kerkoja per te pire nje kafe thjeshte per shoqeri.
Me gjithate te pershendes dhe e fejuara jote paska qene me fat.
Amanda.
hello mendimtar
Ju flisni shume bukur,
bravo jeni nje njeri shume i zgjuar.
Ju falenderoj per vleresimin tuaj!
Goca!
Nuk jam ndonje element, jam thjesht nje mashkull i dale heret nga shtepia, i rritur mes hallesh e veshtiresish te jetes mergimtare, i zgjidha me pune e djerse, gjeta edhe kohen e mundesine te rritesha profesionalisht, dhe me nje fjale, si te thuash, ndjej nje fare autokontrolli dhe nje stabilitet mendimesh, dhe nga ato nuk leviz edhe sikur bota perbys le te kthehet! Nuk dua te jap shume keshilla, sepse njeriu qe jep keshilla te tjereve mbi dashurine, eshte thjeshte hipokrit! Dashuria eshste nje teme qe flitet gjithmone ne njejes, dhe ajo ka mikro e makro mjedisin perkates rrethues, i cili ndikon ne mbare ose keq arritjen e dashurise, se bashku me karakterin e personit! Pra jane linja komplet te ndryshme, e keshillat lejohen vetem kur thuhen ne vija te pergjitheshme! Ja, psh, une them qe dashurise se vertete fali çdo gje ajo te kerkon, çdo gje...perveç vetes tende! Kjo sepse ne rast falimentimi, duhet te keshe veten prane, dhe forcen qe ke brenda qe te rindertosh jeten nga e para! Leket, makina, rrobat, koha etj edhe ribehen, ama nese bie ne depresion dhe e humb vetveten, aty Zoti te shpetofte, andaj dhe duhet force, dashuri dhe sy ne dashuri, kam fjalen per syrin e mendjes qe duhet te rrije hapur perjete! Dua te njoftoj tere miqte e mij, qe une po bej nje diskun tim, kam bere dy kenge, degjojini po deshet e me ndihmoni te realizoj tekstin ne shqip:
Jeten jeto: http://www.germuesi.com/jeten_jeto.wma
Tirana's Dance Summer Night
http://www.germuesi.com/tiranadance.wma
Une dhe e fejuara ime!
Jam 30 vjeçar e jeta me dha shume, por nje dashuri aq te zjarrte dhe me zemer qe kam per te fejuaren time, edhe pse akoma nuk jemi takuar, nuk e kisha provuar kurre! Kot nuk i thone: Njeriu jeton se pari me zemer e pastaj me trup! Ne do me zemer, do te duash edhe ne reale, zemra perbledh tere ajken tone, trupi eshte thjesht skllav i zemres dhe trurit, zbaton urdhetar, andaj dhe mua nuk me pelqen shume konsumizmi ne kete teme, se ne ke nje zemer e nje mendim, edhe trupi duhet t'i ndjeke ato! Duket pak joreale, ama eshte e verta, e bukur por e rende dhe e veshtire! Nese doni, po ju tregoj ca foto dhe kengen: Jeten jeto, ia kam kushtuar asaj, dmth te tera mundimet, hallet, veshtiresite dhe sakrificat, ne fund kurorezohet me gjetjen e dashurise se vertete, dmth qetesise se brendeshme, ndjenjes se paster, impenjimit serioz per te krijuar familje, femijet etj!
dicka mbi dashurine
Ja dhe pikat e shiut s`vonuan, por filluan se reni sikur ti drejtonte dikush. A thua se lart ne qiell ishte nje vajze e bukur me sy gri qe qante. Kur zhdukej dielli,kur venitej buzeqeshja,kur shuhej dashuria.
Lotet e kesaj perendeshe lagnin token e thare ashtu sikur dashuria lag shpirtin e thare nga ndjenjat. Ne nje cast meditimi munda te gjej energjite e nevojshme per te vene fantazine ne levizje.
VALLE SI DO TE QE JETA PA DASHURI?
Ndoshta si nje kopeshti bukur pa lule,si nje bukuri pa kuptim apo ndoshta si nje njeri pa shpirt.Dashuri ti ndjenje madheshtore qe ngre peshe shpirtrat njerezor,qe shprish endrrat feminore,ti8 qe i jep kuptim gjithckaje.Valle nga ke lindur dashuri?!
Nga thellesia e deteve, bardhesia e bores apo nga brishtesia e ndjenjave?Mos u trem dashuri nag shpirtrat mekatare se perreth teje ke engjejt e tu qe te mbrojne,ke zemrat e dashuruara qe te jane falur ty teresisht,ke bekimin tend qe buron nga natyra. Ndaj trokit ne cdo zemer, portat e te cilave do ti gjesh gjithmone hapur dhe do te shohesh se do te gjesh kenaqesi kudo.gezona shpirtrat e mos na lendo sepse tani me shume se kurre kemi nevoje per frymen tende,ngrohtesine tende,per pranine tende. Aty ku shkel ti celin lulet,gezohen zemrat,qesh shpirti.
U largova nga dritarja dhe dola jashte. Shiu kishte pushuar,me ne fund perendesha e diellit kish pushuar se qari duke mundesuar keshtu lindjen e diellitte zemrave.dashuria me dukej se me vinte rrotull.Emri i saj me mbeti mes buzeve. U perpoqa te dilja nga vetvetja.per tu bere sic isha ne realitet,te dilja nga lekura ime delikate, te dilja nga ajo guacke dhe te zgjasja krahet drejt dashurise prej fluture drite. U permenda
Fjalet mekanike qe me dilnin me zor nga goja, u nderprene nga tronditja e forte qe ndjeva ne trupin tim.Dicka po vallezonte brenda meje. Mos ishin valle hapat e dashurise?
Nuk e di,por gjeja e fundit qe pashe me syte e fantazise ishte nje gonxhe trendafili. SAPO KISH CELUR...
dashuria....
dashuria per enderrimtaret romantike eshte nje gje misterioze qe te con ne dalldisje te vertete.
Gjithsej 43 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 430 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.