Forumi Horizont | Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 » Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Prezantimi i Anëtarëve të Forumit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=251)
-- Ju pershendes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18560)
Citim:
Po citoj ato që tha INNA
mgjths zgjuarsia e lules po me ben te dyshoj.![]()
seriozisht tani,
moj lulke, mos je gje ti ne kete prezantim, se si shume po fut hundet aty ku nuk te takon!
e shumta, ti mund te sjellesh apo thene ndryshe "rrotullosh" per gishti unazen qe te ka vene tet burre, e mos na bej trimen ketu, dhe respekto mendimet e secilit ( sic respektojme ne mendimet tuaja!)
Re: seriozisht tani,
Citim:
Po citoj ato që tha Ana1
moj lulke, mos je gje ti ne kete prezantim, se si shume po fut hundet aty ku nuk te takon!
e shumta, ti mund te sjellesh apo thene ndryshe "rrotullosh" per gishti unazen qe te ka vene tet burre, e mos na bej trimen ketu, dhe respekto mendimet e secilit ( sic respektojme ne mendimet tuaja!)
hahahahahha akoma po qesh
Po i martoni njerezit me zorr ju lart.
Citim:
Po citoj ato që tha Deb*
Po i martoni njerezit me zorr ju lart.![]()
Citim:
Po citoj ato që tha Deb*
Po i martoni njerezit me zorr ju lart.![]()
Junior, akoma vazhdon me qarje dhe si i persekutuar? Djaosh, historia jote, te cilen u perpoqe vertet ta paraqitesh si ato telenovelat e merzitshme te pasditeve, eshte perjetuar nga 1/4 deri 1/3 e popullsise tone ne Shq.. (Une vete vij nga familje e perzier fesh.) Por nga asnje prej ketyre myslimanve dhe kristianve te martuar nuk terholl historira telenovelash me gjoja merira, intriga, kundershtime, kontradikta, sepse keta njerez shihnin me pare njeriun, pastaj karakteristika te familjes, pastaj profesionin, arsimin, dhe ne fund fene. Ndersa ti ke fene ne radhe te pare ne tru dhe ne zemer, pikerisht fene qe perpiqet te tregohet se eshte me e madhja ne bote, nga ana tjeter se persekutohet nga paragjykues si puna ime, etj. Mbaje dhe ta gezosh, qofsh i qete dhe i lumtur dhe ishalla te rezervon Allahu pas vdekjes (ne pleqeri) nje vend te mire ne qiell. Por kuptoje ne fund, se historia jote eshte demostrative dhe jo e kerkuar ne shoqerine shqiptare. Eshte kjo e mire apo e keqe, -nuk po e diskutoj ketu, sepse nuk eshte ky qellimi i komentit tim. E kuptove se fundi? Nuk kam ketu ndaj teje gje si fetar, (sepse per mua ti je persekutor i vetvetes me pare), por kam kunder formes telenoviste te paraqitjes si i persekutuar, ne nje shoqeri qe nuk e njeh kete lloj telenovele fetare. Ndoshta ne Egjypt mund ta thithnin historine tende menjehere. Gjithe te mirat.
Citim:
Po citoj ato që tha F_xhunior
Per sa me perket mua, je po ajo - e njejta.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Duhet te sqarojme dicka qe diskutimi te behet pa dashakeqesi.
Shume nga ne nuk e kuptojne pse familja fut hundet ne zgjedhjet private te femijes. Te gjithe mendojme se rendesi ka partneri qe zgjedhim, jo familja e tij/saj. Por ceshtja eshte se jeta vazhdon me gjate se ajo dashuria momentit. Cifti pjell kalamaj dhe dashur padashur familjet dhe kultura e tyre behet e pranishme me shume sesa mendonim. Eshte ne kete pike qe kujtohemi se familja e partnerit paska qene shume larg kultures tone dhe familjes nga vijme. Menyra e llogjikimit, menyra e sjelljes, mentaliteti dhe gjerat qe vlereson familja e partnerit mund te jete aq ndryshe saqe do nisin konflikte jo te vogla. Nuk e kam fjalen per fene ketu. Ndarjet fetare jane pjese e ndarjeve kulturore te cdo lloji. Keto diferenca do behen 10 here me te pranishme kur ke kalamaj, sepse shpejt do duhet te vendosesh me cilen lloj kulture do edukosh kalamajte. Gjysherit do mundohen te influencojne niperit dhe mbesat me cdo menyre, me cdo sjellje, me cdo fjale qe thone. Nese ti je mysliman dhe gjysherit te krishtere do vije nje feste, nje moment, nje veprim qe domosdoshmerisht do krijojne çarjen ne mes, sepse ti vlereson gjera qe per te tjeret s'kane pike rendesie. Fjala vjen fakti qe cohesh ne 5 te mengjesit dhe te ulesh me koke poshte ne nje drejtim te caktuar gjeografik. Ti normalisht do mundohesh te edukosh femijen me idene se kjo duhet bere sepse ka Zot, por tjetri s'ka te njejtin mendim me zotin tend. I njejti problem hapet me cdo lloj ndryshimi ne kulture.
Prandaj dhe familjet nuk jane thjesht budallenj qe kundershtojne partnerin. Eshte nje fenomen qe ka nje aresye dhe kete duhet ta mendojme te gjithe para se ti futemi rruges se marteses apo pjelljes. Puna eshte se shpesh ne rini na erresohet llogjika nga hormonet dhe nga komplekset qe kemi. Deshirat seksuale mund te bashkohen me nje edukim romantik per te prodhuar dashuri te hershme qe nuk vihen me ne dyshim. Keto jane dinamika qe ndodhnin rendom ne kohe te komunizmit, pikerisht se njerezit nuk lejoheshin te kishin marrdhenie seksuale lirshem, prandaj epshi kthehej ne dashuri te patestuara qe perfundonin ne martese.
U zgjata, por ajo qe doja te thoja eshte se kush ka pak eksperience e di qe diferencat familjare mund te behen pengese serioze per ciftin. Varet pastaj sa te afte jane dy njerezit te merren vesh dhe te mos lejojne kulturat e familjes te nderhyjne. Por ne rastin ne fjale eshte evidente se te pakten F_xhunior eshte prodhim i familjes (myslimane) qe ka. Kjo lloj kulture duket si tradite familjare, prandaj e pyeta si mund te jete edhe mysliman edhe te perplaset me kulturen myslimane te familjes se vet. Vete feja e tij eshte pjese e kultures se asaj familje qe ai kundershton.
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 » Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.