Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 »
Trego 74 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- C'eshte Jeta (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4252)


Postuar nga Balerina datë 31 Tetor 2006 - 01:09:

Jeta ime eshte...

...e shkuara ime(cfare kam qene), e tashmja(cfare jam), e ardhmja (cfare do te jem), dhe tre luge fat 18 karat(perzier me copeza rastesie).


Postuar nga lost_soul datë 31 Tetor 2006 - 03:53:

Citim:
Po citoj ato që tha HERO
Simona na ke fol mbi procesin jetesor,jeta vete nuk ka cte jete tjeter vecse perkufizim kohor.Emri jete i vendoset si perkufizim nje procesi te caktuar kohor.kaq.Jeta eshte perkufizim kohor,habitem si nuk e kuptoni.

Eshte njesoj si te thuash ceshte dita?
dita eshte perkufizim kohor,qe dikush mund te thote qe eshte e bukur dhe me ngjyra,dikush mund te thote eshte e zeze etj,varet nga autori,por ne fund te fundit ngelet nje fakt i pakundershtueshem qe dita eshte perkufizim kohor.Nata gjithashtu,Java gjithashtu,muaji ,vitet,sekondat,minutat.Dhe jeta hyne ne kete kategori,thjesht perkufizim kohor,nqs pyetja shtrohet ndryshe athere pergjigjet duhen dhene ndryshe,por para se disa te pergjigjen te kuptojne pyetjen ,sepse eshte shume e thjeshte,Ceshte jeta?


hero .. hera e dyte qe po kapem me ty sot..
edhe ti me duket se e thjeshtezove shume ceshtjen me kete perkufizimin kohor..

atehere c'eshte jeta? vetem perkufizimi kohor?? dmth vetem nje alternative e ores per shembull? dmth rreth 80 vjet njeriu? - ose ose 20 vjet qeni? - ose ndoshta triliona vjet i dekadences se protonit.. kaq???

me duket se pyetja eshte dicka me filozofike se kaq.. eshte pak a shume e hapur dhe cdo njeri jep nje interpretim sipas asaj qe mendon ose beson.. nuk mund t'i drejtohesh te gjitheve "habitem si nuk e kuptoni" thjesht sepse ti ke deshiren ta perkufizosh jeten me nje fare menyre..

pershendetje


Postuar nga Cindi datë 31 Tetor 2006 - 05:57:

brockulla, kjo eshte jeta ti filozof i madh.

a bullshit


Postuar nga lorie datë 31 Tetor 2006 - 08:15:

Jeta

eshte AVENTURE.


Postuar nga Simona datë 31 Tetor 2006 - 14:43:

Une z/znj  HERO dhashe  thjesht nje te vertete biologjike qe po e perjetojme te gjithe bazuar ne konceptin e vazhdimesise,ndersa sa per pyetjen qe bere ate duhet ta zberthesh vete gjate eksepriences tende.C'eshte jeta per ty? Besoj se kemi akoma kohe te jetojme qe te nxjerrim konkluzione C;ishte more vertete valle jeta ime?

Besoj se perkufizimin kohor ne e kemi ditur me kohe qekur ka lindur fjalaVDEKJE.

Duhet te jesh plak te arrish te besh konkluzione perkufizuese strikte te kristalizuara  e te ngurta,,,,dikur plaku tha"  Eh ,,,,,,,jeta ime,,,,,,,, hyra nga nje dere e dola nga dera tjeter!"

Une sjam plak akoma,dhe personalisht sjam ne gjendje pervcse se faktit biologjik dhe vdekjes qe di te te shpjegoj jeten e te tjereve apo sikur edhe times.

Jeta po vazhdon!


Postuar nga HERO datë 01 Nëntor 2006 - 15:09:

lost soul,une per vete thjeshte bera muhabet ,ti tani kapu e kacaviru sa te duash,une njeri nuk shava, tani ne jemi shqipetar,dhe kur flasim shqip,te pakten ketej nga anet e mija ne perdorim shprehje figurative,si psh
habitem si nuk e kupton,me vjen keq me ty etj te cilat duhet te jeshe i trrashe ti kuptosh me kuptimin e drejteperdrejte te fjales,sepse nuk nisen me ndonje lloj qellimi,por une nuk e di nga je ti ,ndoshta andej nga ty nuk perdoren shprehje figurative.Prandaj une thjeshte bera nje postim ne menyre shume shoqerore,ti nqs nuk e kuton,ose thjeshte ke qejf te kapesh, pune per ty,prap nje shprehje qe themi ne ketej,zoti ta shtofte inatin.

Simona,une i bera nje pergjigje te thate nje pyetjeje te thate,tani ku eshte gabimi im?
ne menyre faktike jeta vetem aq eshte perkufizim kohor.Psh nqs une ty te pyes ceshte minuti? cfare do te ishte pergjigja juaj? Do filloje te shpalosje ndjenjat qe perkalon njeriu ne nje minut? nuke besoj,besoj se do te pergjigjeshe ne nje menyre te perfaert me perkufizimin kohor dhe do me thoshe qe ka 60 sekonda dhe ndoshta nje ore ka 60 minuta apo dicka te tille apo jo?
Tani une te them qe ka njerez qe jetojne vetem nje minute ne kete bote,psh femij te porsalindur ,qe jetojne vetem nje minute,ateher cishte jeta ?a nuk ishte perkufizim kohor?

Lost soul,perseri me ty.Me ke thene qe si mund te jete jeta vesce perkufizim kohor dhe thjesht kaq,ta shpjegoj une se si.

Psh kur njeriu vdes askush nuk pyet se carriti ai njeri ne jete,por sa vjec vdiq?Jeta nuk matet me arritje shpirterrore,me eksperience ndjenjash, me arritje qellimesh ,por jeta matet me vite.Nje jete e gjate ka shume vite dhe nje e shkurter ka pak.Dakort je?

Me jete.
Te paca.
Yti.HERO.


Postuar nga Simona datë 01 Nëntor 2006 - 16:43:

Dakort more HERO,,,,perkufizimin kohor e kisha ne mendje qekur fillova te kuptoj boten perreth ,,,kuptova se jetes i jepej nje kapak ne fund me emrin VDEKJA ,,,dhe kjo pra ishte perkufizimi kohor per mua.

Ti ngul kembe ne ate perkufizimin kohor dhe nuk lejon alternativa te tjera mendimesh,,,po na perkufizon te gjitheve apo si?

Besoj se alternativa jote i bashkangjitet dhe shume alternativave duke i perkufizuar te gjitha ne nje emer  ,, NE JETOJME ENDE.

Te jetoje njeriu vetem pse duhet te jetoje gjate dhe sa me gjate dhe meqenese se pyet njeri kur te vdesi se sa emocionale ka qene jeta jote atehere ktu i bie HERO me jetu nje jete te thate vitesh te gjata dhe te thata,,prandaj duhet te pranosh dhe alternativat e te tjereve,megjithese eshte e drejta jote se si alternohesh.

Une besoj anen biologjike te termit jete  dhe ngjyrime alternimesh te tjera qe njeriu i zgjedh vete sipas deshires dhe rrymes qe e i perket,,,perkufizimi kohor eshte thjesht nje firme qe e mbyll librin.

Pershendetje!


Postuar nga lost_soul datë 01 Nëntor 2006 - 18:29:

Hero, je ti ai qe s'me ke kuptuar dhe jo une. Une s'po diskutoj ate qe po thua ti. Une thjesht po hedh poshte menyren perjashtuese sesi e trajton ti pyetjen "c'eshte jeta." OK? Ti don te shohesh vetem nje ane, ate te kohezgjatjes dhe nuk pronoke menyra te tjera trajtimi prandaj s'jam dakort edhe me shprehjen "habitem si nuk kuptoni" ok? Pyetja nuk eshte e thate, sic don ta reduktosh ti.

Me ler te bej nje pytje. "C'eshte udhetimi?". Me siguri qe do te pergjigjesh "koha qe duhet per te shkuar nga vendi x ne vendin y." Hero, cdo proces, cdo ngjarje, absolutisht cdo gje eshte ne levizje dhe levizja absolutisht ka komponentin kohor. Tani sipas teje, pergjigjen e cdo pytje duhet ta reduktojme ne sasi kohe, ne nje numer minutash apo vitesh. Ana kohore e jetes eshte ajo me pak interesantja, pakkush ka interes te flase per 1-sekondshin e jetes se nje mikrobi psh.

Me kuptove tani?


Postuar nga Mr.Smith datë 03 Nëntor 2006 - 03:48:

KUSh?

HEy mirembrema pjesmarrsve.

Hey jeta eshte si nje shkalle.Duhet te mesosh te ecesh shpejt si per tu ngjitur ashtu dhe per te zbritur.
Nese te ngaterrohen kembet duhet te kesh parashute sepse shkalla e fundit eshte shume e keqe nese perplasesh ne te.


Postuar nga agata datë 12 Nëntor 2006 - 17:35:

Po i kaloja faqet e kesaj teme shpejt e shpejt dhe lexova perkufizime te jetes...
Shume nga ju thone qe jeta eshte "vuajtje, gezim, lumturi dhe vdekje"
Un kam deshire te them qe eshte nje pjese e rruge sone te cilen sipas shpejtesise se hapit dhe aftesive tona e bejme te bukur te gezuar te lumtur apo te hidhur..
Nuk mendoj se jeta eshte si ashensori qe i kemi hipur e presim katin qe na duhet te zbresim, jo... Nuk eshte ajo qe na drejton, jemi ne qe e perbejme, ne, qe e drejtojme, ne, qe i japim kuptim e perkufizim...
Cdo gje varet nga ne


  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 »
Trego 74 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.