Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 »
Trego 59 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Sporte të tjera (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=14)
-- Pse quhen "tradhetare" yjet e sportit shqiptar qe shkelqejne ne Bote? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5940)


Postuar nga unforgiven datë 01 Shtator 2004 - 23:09:

Jimmy ti ke mendimet dhe idete e tua anti-greke, une nuk mendoj kurre anti-grek,anti-american apo kushdo qofte..Ne momentin qe une i hyj ne shtepi dikujt do bej kuvendin e tij dhe jo ta vjedh, vras, shaj apo poshteroj..Ne se s'me pelqen kthehem andej nga kam ardhur..Por te vesh per pune, per nje mireqenie me te mire ekonomike dhe te filloj te gjykoj, shaj, ofendoj..askush nuk ta lejon kete zoteri i dashur, zot ne shtepine e tjetrit nuk behesh dot..

Dhe ju lutem ne se mundeni vazhdoni postimet mbi temen aktuale, dhe jo te kunderviheni pse dikush nuk eshte anti-grek si dhe ju..


Postuar nga Endri datë 02 Shtator 2004 - 01:22:

Mona ky muhabet qe ti ben eshte pa fryt. Te lutem mos fut fjale ne gojen e te tjereve. Ti dhe une jetojme ne nje vend shume liberal dhe multietnik sic eshte Kanada-ja. E ke pare programin televiziv "Trading Places"? Do te doja qe ti te ndroje vendin tend me nje emigrant qe lan xhamat ne greqi(ish-inxhinier nafte) dhe ai ne vendin tend te ishte ketu. Ai do te shikoje ndryshime te medha ne kete sistem jo vetem ne lehtesira ekonomike, sociale, edukacioni, respekti te gjitha kjo pune e nje brezi qe eshte rritur me te tilla vlera. Ai nuk do te perbuzet nga fqinjet e tije dhe kur te ikin neper shkolla nuk do degjoj njerez qe tallen duke thene "alvanoi" alvanoi".

Te gjithe keto pengesa ekonomike-sociale i detyrojne njerez si Pirro Dhimrat apo Luan Shabanrat te marrin ate rruge per fitime personale. Asnjeri s'eshte anti-grek me duket se ti je shume pro-greke dhe ne te dukemi te tille.


Postuar nga unforgiven datë 02 Shtator 2004 - 01:39:

Endri do te ishte me mire ti lexoje postimet nga fillimi dhe te shihje qellimin e hapjes se kesaj teme, dhe as nuk parashikova qe debatet nga tema per Pirro Dhimen do te zhvendoseshin ketu.. Ju keni mendimet tuaja, une kam experiencen time, dhe persa kam jetuar e kam pare gjithshka eshte ndryshe..Po e perseris perseri tema eshte mbi plagen "emigrim" dhe ne rastin real mbi yjet e sportit me te cilet te tjeret korrin medalje dhe ne rrime e i quajme tradhetare..


Postuar nga Endri datë 02 Shtator 2004 - 02:45:

mona ata i morra si shembull per temen qe ke hapur nejse..

po flisja per fenomenin ne pergjithesi por ti ke koke me vete me duket


Postuar nga jimmy84 datë 02 Shtator 2004 - 13:20:

O Mona po te shohesh mire historine e Shqiperise do e kuptosh qe nuk jam aspak anti-grek. Por gjithshka eshte RECIPOKE. Une nuk them qe shqiptaret jane me te mire se amerikanet, kinezet apo ku e di une.Cdo komb ka karakteristikat si dhe te mirat dhe te metat e veta. Por kur nje SHTET dhe nje pjese e mire e popullsise se ketij shteti fyejne, diskriminojne madje edhe perndjekin te gjithe nenshtetasit e nje kombi tjeter dhe me gjithe ndihmat e vazhdueshme dhe miqesine e sinqerte qe ky komb i ofron vazhdon po te njejten rruge per shekuj me rradhe mund te me thuash cila eshte pegjigjja e duhur? (kjo fjalia e fundit doli "roman" po nuk kam frike se nuk do e kuptosh )
Dhe tani te sqarojme 2 gjera te vogla:
E para qe ketu nuk po te fyen apo sulmon askush ty PERSONALISHT por po "sulmojme" (nqs ke qejf ta quash keshtu) MENDIMET e tua qe ne i konsiderojme SHUME te gabuara (nuk dua te them me kete qe ne kemi gjithmone te drejte dhe ti je gjithmone gabim)

E dyta: Ti po vazhdon te ngulmosh gjithmone ne nje vend: Nqs veni ne greqi mos u ankoni. Tani une po te pyes. E ke parasysh ne cfare shekulli perdorej kjo shprehje? Ne shek XIX kurse ne jemi ne shek XXI. Dhe kam pershtypjen se te drejtat e njeriut duhen respektuar apo jo? Mos harro edhe dicka tjeter: Minoritaret KURRE nuk kane ndjere diskriminimin me te vogel jo vetem sepse shqiptaret i konsideronin popull miq por edhe pa kete fakt shqiptaret jane nder me te famshmit ne bote per mikpritje dhe bujari kur vinte fjala per njerezit e ardhur. Biles arriten deri aty sa te strehonin dhe te mbonin edhe ushtaret italiane qe deri nje dite me pare u kishin vrare djemte dhe djegur shtepite.(une vete nuk di tjeter rast te tille ne bote) Pra minoritaret ketu (te cfaredo kombesie) kane patur PRIVILEGJE se ekzistonte ai mendimi HUMAN"Te ardhurit ketu ndihen keq se jane ne vend te huaj prandaj t`u lehtesojme kete dhimbje" Dhe aq me keq minoritaret greke qe ketu kane marre poste deri ministra (apo jo? ) se deputete kane qene te vazhdimisht. Biles kane arriur deri ne rang kryeministri. Qe te mos futemi me thelle ne histori dhe te mos permendim si jane sjelle me shqiptaret me perpara (se pastaj del muabet gjate) si mendon ti, kjo eshte pergjigjja e duhur qe greket duhet t`u japin shqiptareve?


Postuar nga trojani datë 02 Shtator 2004 - 22:02:

ciao albanian

Citim:
Po citoj ato që tha nainablA
[...kot te pyes: MOS JE MINORITARE TI??? [/B]


Nuk jam dhe kaq i mprehte ta kuptoj kete pyetje; por se c`kam nje parandjenje se mbart nje mendim negativ ose me sakte nje sarkazem te maskuar me se keqi.

Do te doja te dija mendimin tend; mos valle eshte turp te jesh minoritar???

Mos valle ti e ndien veten te ndonje rangu me te larte se ndonje minoritar(flas per gjithe minoritetet)???

Nqs e kam keqkuptuar pyetjen; te me falesh. Megjithate na bej haber.

pershendetje trojani


Postuar nga jimmy84 datë 02 Shtator 2004 - 22:18:

O Trojani po te prezantoj Albanian. Mos u merzit se duhet te mesohesh me te (te pakten gjersa te haje ban-in e radhes) :p
Ty Mona s`po te them gje se ja ke marre doren me kete tipin


Postuar nga trojani datë 03 Shtator 2004 - 00:19:

ciao albanian

Po mire mor burre i dheut, po si nuk e ke vazhduar listen e te mirave qe xhaxhi Enver i ka bere minoriteteve dhe gjithe shqiptareve bashke???

Si mor burr ke harruar burgimet, internimet, klonet, rradhen e bukes e te qumshtit, tollonat e mishit, informacionin politik te se merkures... .

A eshte shume e veshtire te kuptosh se gjithe keta tradhtare jane pasoje e politikes bunkeriste te xhaxhit Enver dhe te nenes Parti???


Postuar nga tresh datë 07 Shtator 2004 - 13:09:

Pergjigje MONES me rastin e vrasjes se nje shqiptari ne ATHINE

Citim:
Po citoj ato që tha mona

Sa mijera shqiptare jane te rregulluar me pune, shtepi e shkolle e madje nuk kane asnje ndryshim nga greku, sa dhjetra te rinj deputojne ne sport, art e madje i shikon ne kopertinat e revistave pa u shprehur ndonje lloj perbuzje nga media greke..Mos barazoni rastet ordinere, apo qofte dhe disa raste me mijera jete qe jetojne dhe kane vendosur te ardhmen ne Greqi.. Nuk e kuptoni qe me kete mllef anti grek, dhe sjellja qe shpesh komentohet ne media vec u prish pune ketyre mijera emigranteve e jo ne qe shpenzojme kohen per qejf tek keto tema te forumit..

kesaj i thone te hash buken e mikut e te besh duvane e turkut, por ky eshte realiteti shqiptar...




TIRANE (7 Shtator) - Lojëtarët e ekipit kombëtar shqiptar do të luajnë me shirita të zinj në krah ndeshjen e nesërme në Gjeorgji. Iniciativa ka qenë e Federatës Shqiptare të Futbollit, për të demonstruar solidaritet kundër dhunës ndaj tifozëve shqiptarë në Greqi dhe vrasjes së një emigranti. Kërkesa i është drejtuar Federatës Ndërkombëtare të Futbollit dhe pritet të miratohet. Edhe traineri i kombëtares Hans Peter Brigel kur ka mësuar për dhunën ndaj shqiptarëve ka deklaruar: Do kisha preferuar më mirë ta kishim humbur ndeshjen. Ndërkaq, dje në Kukës mbërriti nga Greqia trupi i 20 vjeçarit Gramoz Palushi. Ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e sotme "Djali im vdiq se veshi flamurin kombëtar pas fitores me Greqinë, prandaj ftoj të gjithë tifozët të marrin pjesë në varrimin e tij", kanë qenë fjalët e të atit. Trupi i të riut u shoqërua nga dhjetra emigrantë shqiptarë dhe majft shqiptarë të tjerë. Dhuna ndaj emigrantëve shqiptarë është dënuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ndërsa parlamenti shqiptar mbajti një minutë heshtje dhe miratoi një deklaratë për incidentet e shënuara. ro/ro (GazetaShqiptare/BalkanWeb

FLM BUKES SE MIKUT MONA,E SHPRESOJ TA MBASH NE NDERGJEGJE KETE VRASJE NGA GREKET


Postuar nga unforgiven datë 07 Shtator 2004 - 16:03:

Po tresh eshte e dhimbshme dhe jo e hijshme ajo qe ndodhi me emigrantet tane ne greqi, por une prape dua ti permbahem mendimit qe keto jane veprime te njerezve te shfrenuar dhe me emocione dhe jo pasqyre e nje populli te tere. Ky eshte dhe problemi qe ne po debatojme deri tane : individi nuk duhet barazuar me masen.


  Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 »
Trego 59 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.