Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Ajete nga Kurani Famëlartë. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7385)


Postuar nga belkisa datë 20 Korrik 2007 - 18:27:

Surja Kehf

107. S’ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, vendpritje për ta janë Xhennetet e Firdevsit. 
108. Aty do të jenë përgjithmonë, e nuk kërkojnë të largohen nga ai (ose t’u ndryshohet). 
109. Thuaj: “sikur të ishte deti ngjyrë për t’i shkruar fjalët e Zotit tim, deti (uji i tij) do të shterrej para se të përfundojnë fjalët e Zotit tim, e edhe sikur të sillnim shtesë edhe një si ai (deti)”. 
110. Thuaj: “Unë jam vetëm njeri, sikurse ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos përziejë askë.


Postuar nga belkisa datë 27 Korrik 2007 - 14:33:

Si shperblehet bujaria?

2: 261. Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si një kokërr prej të cilës mbijnë shtatë kallinj, ndërsa në secilin kalli ka nga njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është Bujar i Madh, i di qëllimet. 

 
2:262. Ata që për hir të All-llahut e japin pasurinë e tyre, e pastaj atë që e dhanë nuk e përcjellin me të përmendur e me mburrje, ata e kanë shpërblimin e vet të Zoti i tyre, për ta nuk ka frikë, ata as që do të brengosen.  


Postuar nga belkisa datë 27 Korrik 2007 - 14:35:

2:263. Një fjalë e mirë dhe një lehtësim (që i bëhet lypësit) është më e mirë se një lëmoshë që përcillet me të keqe. All-llahu nuk ka nevojë për askë, është i Butë.  


2:264. O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim siç bën ai që ia jep pasurinë e vet sa par sy e faqe të njerëzve, e nuk beson All-llahun dhe botën tjetër. Shembulli i tij është si një gur i madh e i lëmuar mbi të cilin ka pak dhe, e kur e godet atë një shi i madh e lë të zhveshur (lakuriq). Ata (formalistët) nuk arrijnë asgjë nga ajo që punuan. All-llahu nuk udhëzon popullin pabesimtar.  


2:265. E shembulli i atyre që pasurinë e vet e japin nga bindja e tyre e duke kërkuar kënaqësinë e All-llahut, i përngjan një kopshti në një rrafshnaltë që i bie shi i madh, e ai jep fruta të dyfishtë. Po edhe nëse nuk i bie shi i madh, i bie një rigë (që i mjafton). All-llahu sheh atë që veproni. 


Postuar nga belkisa datë 27 Korrik 2007 - 14:54:

2:267. O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që e fituat dhe nga ajo që ju dhamë prej tokës, e mos nxitoni ta jepni atë më të pavlefshmen nga ajo, e që ju nuk do ta pranonit për vete pos symbyllas. Dhe dijeni se All-llahu nuk ka nevojë për ju, ngase është i Madhëruar.  
2:268. Djalli ju frikëson me varfëri dhe ju urdhëron për të këqija, e All-llahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; All-llahu është Dhurues i Madh, i Dijshëm.  
2:269. Ai ia dhuron hikmetin  atij që do, e kujt i është dhënë hikmeti, i është dhënë mirësi e shumtë, por nuk përkujtohet askush pos të mençurve.  
2:270. All-llahu di për atë që e keni dhënë nga pasuria ose keni zbatuar ndonjë premtim (nedhër), e për mëkatarët nuk ka ndonjë ndihmës.  
2:271. Nëse lëmoshat i jepni haptazi, ajo është mirë, por nëse ato ua jepni të varfërve fshehurazi, ajo është edhe më e mirë për ju dhe Ai ua largon të këqiat. All-llahu është i njohur hollësisht për veprat e juaja.
  


Postuar nga belkisa datë 27 Korrik 2007 - 14:55:

2:272. “Nuk është obligim yti (Muhammed) udhëzimi i tyre (në rrugë të drejtë), All-llahu e shpie në rrugë të drejtë ate që do. Çkado që të jepni nga pasuria, e keni për veten tuaj, po mos jepni për tjetërkë, por vetëm për hir të All-llahut, e çkado që t’u jepni të tjerëve nga pasuria, ajo do t’u kompensohet në mënyrë të plotë duke mos ju dëmtuar."


2:273. (Jepni) për të varfërit që janë të angazhuat në rrugën e All-llahut dhe nuk kanë mundësi të gjallërojnë në tokë, duke qenë se ata nuk lypin, prandaj ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur. Ata i njeh nga vetë pamja e tyre (të raskapitur), por nuk kërkojnë e as nuk i mërzisin njerëzit.   Pra çkado që të jepni nga pasuria, s’ka dyshim se All-llahu e di atë mirë.  


2:274. Ata, të cilët pasurinë e tyre e shpërndajnë (në rrugë të Zotit) natën e ditën, fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë të Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë, as pikëllim.   


Postuar nga Rajhan datë 03 Shtator 2007 - 20:46:

"O ju qe besuat, kinie parasysh friken ndaj Allahut dhe le te shikoje njeriu se cka ka bere per neser, dhe kinie frike Allahun, e s'ka dyshim se Allahu eshte qe e di ne detaje ate qe punoni."(el-Hashr-18)


Postuar nga belkisa datë 05 Shtator 2007 - 13:13:

Suretu El Xhum'a

 

1. Ç'farë ka në qiej dhe ç'ka në tokë bën tesbih (madhëron/adhuron) All-llahun, Sunduesin, të Pastërin nga çdo e metë, të Fuqishmin e të Urtin. 


Postuar nga belkisa datë 05 Shtator 2007 - 13:15:

Suretu Es Saff

1. All-llahun e madhëroi çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, e Ai është mbizotëruesi, i urti. 


Postuar nga belkisa datë 05 Shtator 2007 - 13:18:

Suretu Et Tegabun

1. Vetëm All-llahut i shprehin madhërinë e lartësimin çka ka në qiej dhe çka në tokë, dhe se vetëm e Tij është i tërë pushteti dhe vetëm Atij i takon falënderimi, e Ai është i gjithfuqishëm për çdo send. 


Postuar nga belkisa datë 05 Shtator 2007 - 13:55:

2. Ai është që u krijoi juve, e nga ju ka mohues dhe ka besimtarë. All-llahu e sheh shumë mirë atë që e punoni. 


3. Ai krijoi qiejt dhe tokën me urtësi të përsosur dhe Ai juve u dha formën, e formën tuaj e bëri të bukur dhe vetëm te Ai është e ardhmja.


4. Ai e di ç’ka në qiej e në tokë, e di atë që e fshihni dhe atë që e shfaqni haptazi, sepse All-llahu di edhe atë që mbajnë në zemrat.
 


  Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.