Forumi Horizont | Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)
Ah biondia,asnje femer s'mund te shkruaj me kaq pasion sa ty, me kaq ndjenja sa ty,ti me merr ne boten tende dhe une e perjetoj ashtu si ty...
Te dua shume edhe pse virtualisht...me ke percjell gjithmon emocione te forta,te verteta,te pastra...Kam lexuar shume "letra" ne forum por kane qene te shpelara,pa ngjyra...kane qene "letra"te pajetuara,"letra" imagjinare,te cilat do donin ti jetonin ashtu...por pa dhimbje te verteta...ato se dine realitetin qe din ti dhe se kane jetuar realitetin tend...te tuat kane qene plot jete,kane qene te verteta,te jetuara...biondia une te uroj gjithe te mirat e kesaj bote.
Bionde te perqafoj fort
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
ja dhe letra ime
Une e di qe ne cdo moment te jetes time ne cdo veshtiresi ti ke qene dhe pse jo fizikisht nganjeher por ka mjaftuar nje sms ,nje telefonate .Ti ke qene kur dhimbja per nje dashuri te humbur ishte aq e madhe sa mendoja qe sdo sherohej kurre ti ishe me thaje lotet dhe me thoje "mbas nje dite me shi lind dielli prandaj mos u trishto do kaloje " (ah sa me ke genjyer ska kaluar e sdo kaloje kurre )... ti ish kur mbarova shkollen dhe me dhurove nje tjeter ditar per te shkruar poezit e mia ...ishe kur ika larg per te filluar nje jete te re larg kujtimeve me urove "rruge te mbare" ...ti ishe sa here qe une merrja nje vendim per jeten time telefonata e pare ishte e jotja ti gezoheshe per arritjet e mia ne cdo fushe dhe me thoje qe ishe i lumtur per mua ...ishe kur te thashe qe tani sdo jem me vetem do kem nje shok jete dhe pyetja jote ishte " a e dashuron " dhe pergjigja ime "jam e lumtur "por ah une mund te genjeja cdo njeri por jo ty qe me njihje aq mire ti ishe ajo pjesa e shpirtit tim ...ti ishe kur u bera nuse ti ishe afer meje ishe ti ai qe kur me perqafove me the" une do jem gjithmon mos e harro per ty do jem " ti ishe ne lindjen e femijes tim ti ishe ne momentin me te erret te jetes time kur me thoje "je aq bukur dhe pa flokee di q eshte ne mode kete vit " ti ishe gjithmon ne cdo moment ishe ne dhimbjet me te medha ...ti ishe dhe dje kur te thashe " sjam mire kam nevoje per ty " dhe ti si gjithmon me ate te folmen tende te qete me zerin tend qe me dha siguri me the " do jem per 2 jave do vije " dhe une duke qare te thashe "ndosha eshte vone kam nevoje tani ndoshta sdo ..." dhe ti me the" mbylli syte dhe fli une jam afer teje fli te dua shume mikja ime jam me ty mos ki frike do kaloje dhe kjo gje do kaloje ti je e forte ...ti dije te me jepje kurajo dije si te me beje te besoj se do behet me mire ti dije per cfare kam nevoje ....ti je dhe mbetesh miku im me i mire ti qe me njeh dhe me nje sms sesi jam dhe qe mjafton vetem nje"alo per te me kuptuar dhe te tjere qe me shohin cdo minute skuptojne asgje ...je me te vertet engjelli qe me mbron nga cdo gje por ah ...ti smund te me mbrosh nga vetja ime ate se ben dot ...
Per ty D
Mengjesi im
Hapa syte .Papritur me erdhe ne mendje .Shikova perqark ne dhomen time cfare zbrazetie.Pastaj nga dritarja ishte pothuajse erresire akoma frynte ere ,binte shi.Ah, mendova sikur nje nga keto pika shiu te ishe ti te me thoje vetem miremengjes te fundoseshim ne shikimet tona ashtu .Fillova te te imagjinoj pastaj fjalet kujtimet,te qeshurat qe s'kishin mbarim.Ne ate cast nje sms,pastaj nje zile qe ma prishi gjithe qetesine .U ngrita duhej te behesha gati te dilja .Hyra te laj fytyren nje grusht uje fytyres dhe veshtrimin ne pasqyre sikur shikoja veten nga aty ne gjithe brendesine dhe u fundosa ne lot .Se njifja me as veten,nje fytyre e panjohur genjeshtare e vetes nje qenie e urryer ja cfare me sillte kjo pamje .Kisha ate deshiren e cmendur te rrjepja fytyren time me thonje te ulerija te cirresha .Dhe lotet rridhnin akoma me shume .U ula ne gjunje qava me denese .Po jo shume, nje moment u desh dhe sikur u qetesova fillova ti ve vetes tjera mendime ne kry tjera obligime i thashe vetes stop ndal mjaft ,u humbe .U ngrita rilava fytyren , u vesha dola .Su desh shume ndoshta nje ore me pas ,dhe pse para meje kisha me plot shkrime letra ,u desh nje note e vogel te me sillte serish ne boten me ty .I vendosa ne nje ane dhe hyra te kerkoj .S;te gjeta dhe nje zbrazetire e madhe u krijua brenda meje .Thashe te pres pak po si duket s;doje te vije .Me mungoje tmerresisht sa filloja te shfletoj cdo faqe qe njifja te gjeja nje grimce nga ti .GJeta mjaft fjale,shkronja,lot e kuptova se po humbesha serish .I kujtova vetes premtimin e ktij mengjesi.Ngrihu nga endrrat zgjohu .PO per sa? Serish jam ketu.
Do te doja te isha aq e fat sa te mund te artikuloja konfuzionin qe po me zien perbrenda. Perpiqem ta shkoklavis por eshte me e veshtire sec duket, eshte me kokforte se une dhe kjo me lodh,eshte me i fshehte dhe me frikacak se une dhe kjo e nderlikon me shume situaten. Jemi gjithmone ne qe i nderlikojme gjerat , qe na pelqen te bejme te dukshmen te padukshme , duke e zvarritur gjendjen deri aty ku nuk durojne me as limitet , deri aty ku nuk duron me as vetja jone. Kjo eshte ceshtje egoizmi personal , eshte ceshtje kokfortesie per te shikuar se deri ku arrin elasticiteti i kufijve tane, se deri ku arrin pushteti i armeve tona ,deri ku arrijme ne per dicka, per nje ndjenje, per nje njeri.
Sa here qe e kapja veten gafil para pasqyres duke qare per te, aq here merrja guximin t'ia shprehja gjithcka ndjeja , gjithcka me provokonte dhe ngjallte prania dhe dashuria e tij , dhe po aq here kam gjetur nje mije justifikime idote per ta kamufluar ne ate menyre ate qe ndjeja , aq sa bija pre e vete mashtrimit tim. Gjeja nje mije arsye budallaqe duke lejuar me vetdijshmeri dyshimin te futej ne ndjeshmerite dhe deshirat tona, duke lejuar dyshimin dhe mosbesimin te zinte vend dhe te ulej kembekryq midis nesh. Dhe ajo qe me vret me shume eshte heshtja ime , kjo heshtje qe ingranohet automatikisht si nje mekanizem vetmbrojtjeje a thua se isha duke u mbrojtur nga nje armik, nga nje hajdut qe kishte ardhur per te me plackitur, per te me dhunuar dhe pushtuar. E tille ndihesha. Nje e kercenuar per jeten , nje e kercenuar per plackitjen e vetes.
Nje e kercenuar me dashuri te vertete ( ndoshta).
E merkure , 20.08.2009
Ora: 12:20
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
ja dhe letra ime
Une e di qe ne cdo moment te jetes time ne cdo veshtiresi ti ke qene dhe pse jo fizikisht nganjeher por ka mjaftuar nje sms ,nje telefonate .Ti ke qene kur dhimbja per nje dashuri te humbur ishte aq e madhe sa mendoja qe sdo sherohej kurre ti ishe me thaje lotet dhe me thoje "mbas nje dite me shi lind dielli prandaj mos u trishto do kaloje " (ah sa me ke genjyer ska kaluar e sdo kaloje kurre )... ti ish kur mbarova shkollen dhe me dhurove nje tjeter ditar per te shkruar poezit e mia ...ishe kur ika larg per te filluar nje jete te re larg kujtimeve me urove "rruge te mbare" ...ti ishe sa here qe une merrja nje vendim per jeten time telefonata e pare ishte e jotja ti gezoheshe per arritjet e mia ne cdo fushe dhe me thoje qe ishe i lumtur per mua ...ishe kur te thashe qe tani sdo jem me vetem do kem nje shok jete dhe pyetja jote ishte " a e dashuron " dhe pergjigja ime "jam e lumtur "por ah une mund te genjeja cdo njeri por jo ty qe me njihje aq mire ti ishe ajo pjesa e shpirtit tim ...ti ishe kur u bera nuse ti ishe afer meje ishe ti ai qe kur me perqafove me the" une do jem gjithmon mos e harro per ty do jem " ti ishe ne lindjen e femijes tim ti ishe ne momentin me te erret te jetes time kur me thoje "je aq bukur dhe pa flokee di q eshte ne mode kete vit " ti ishe gjithmon ne cdo moment ishe ne dhimbjet me te medha ...ti ishe dhe dje kur te thashe " sjam mire kam nevoje per ty " dhe ti si gjithmon me ate te folmen tende te qete me zerin tend qe me dha siguri me the " do jem per 2 jave do vije " dhe une duke qare te thashe "ndosha eshte vone kam nevoje tani ndoshta sdo ..." dhe ti me the" mbylli syte dhe fli une jam afer teje fli te dua shume mikja ime jam me ty mos ki frike do kaloje dhe kjo gje do kaloje ti je e forte ...ti dije te me jepje kurajo dije si te me beje te besoj se do behet me mire ti dije per cfare kam nevoje ....ti je dhe mbetesh miku im me i mire ti qe me njeh dhe me nje sms sesi jam dhe qe mjafton vetem nje"alo per te me kuptuar dhe te tjere qe me shohin cdo minute skuptojne asgje ...je me te vertet engjelli qe me mbron nga cdo gje por ah ...ti smund te me mbrosh nga vetja ime ate se ben dot ...
Per ty D
Ditet e fundit kam pasur nje marredhenie + me vendimet dhe besoj se para 2 ditesh mora nje vendim qe eshte dashur ta permbush vite me pare, gjithsesi mendoj se kjo eshte koha dhe momenti me optimal per realizimin e tij.
E di qe mamaja do me quaje egoiste, qe mendoj vetem per veten dhe askend tjeter. Por ka ardhur momenti qe te ndjek nje rruge qe e kam dashur gjithmone.
Nuk me intereson nqs do me duhet 1,3 apo 5 vite per te arritur te permbushja e qellimit, mua me mjafton fakti qe u bera aq e forte sa ta marr kete vendim. Patjeter qe nuk do behet pengese per te permbushur disa " premtime" qe i kam bere vetes per muajt ne vazhdim.
Tani eshte koha ime!
Ti je e verteta e mistershme qe te terheq pas vetes si magnet. Qenia jote ka nje fuqi thithese qe te terheq brenda vetes dhe te fundos ne pafundesi te cilat te turbullojne , te bejne te shohesh endrren me sy , te prekesh kufijte e enigmes dhe te shembesh realitetet e jetuara . Ti te shnderron , te zhvesh nga lekura , te zhvesh nga llumi I se zakonshmes , dhe te vesh me brishtesine e zerit tend, me ngrohtesine e trupit tend dhe me embelsine e syve te tu. Ti je e perbere nga vetja jote, nga mistikja dhe hyjntesia , je nje liber I hapur ,por qe askush nuk di ta lexoje. Je nje qiell I kthjellet qe askush nuk ka guxuar te pikturoje nje re aty, je nje fushe e gjere dhe e gjelber ku askush nuk ka mundur te mbjelle nje lule. Je e perbere nga brumi I endrrave te tua, deshirave pershperitese, marrezive te hallakatura, cmendurive shperthyese, provave te shkujdesura, humbjeve te kerkuara, loteve te kristalte, arritjeve te merituara dhe vete shpirtit tend. Je pergjigjia e cdo pyetjeje te pabere dhe je pyetja e cdo pergjigjeje qe asnjehere nuk do te guxoje kush t’I perjigjet. Ti je fenomenale, e lakmueshme, qe sjell boten ne boshtin e ekzsitences tende ,qe mashtron realitete me buzeqeshjen tende dhe permbys botra me syte e tu.
Ti je pasqyra e se vertetes se ciles te gjithe I tremben.
16.08.2009 / 01:00
Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream
Nuk e di se kush me lodh me shume? Indiferenca moskokecarese e tij apo qetesia ime patologjike
Citim:
Po citoj ato që tha erious
te jesh indiferent ndaj nje femre kapricioze, lozonjare, bukuroshe, egoiste e fodulle... ka shume shance ta besh per vete sesa ti lepish "culon" ore e minut.
Citim:
Po citoj ato që tha erious
varet prej rrethanave... te jesh indiferent ndaj nje femre koti, eshte normale me duket
tek ajo nuk ka si lind dashuria, sepse me te shumica indiferent tregohen.
te jesh indiferent ndaj nje femre kapricioze, lozonjare, bukuroshe, egoiste e fodulle... ka shume shance ta besh per vete sesa ti lepish "culon" ore e minut.
Vend qe therrmoq endrrat dhe thyen shpresat
qe rrit deshirat mureve te humneres
qe kacavjerr endrrat ne kanope shpresash
Dhe njerez i ngjyen ne llum inatesh.
Ndjenja qe lindin aty ku vdes jeta
Dhe jetojne ku dhe vdekja eshte ne agoni
Shpresojne atje ku meket dhe vete shpresa
Guxojne te ndezin diellin me qirinj.
07.09.2009 / 23:41
Sot e gjithe dita me ka shkuar duke u ankuar per dhimbjet qe me kishin kapur dhe per pa mundesine qofte per te levizur sepse nje mpirje totale e krahut te majte me linte ne vend dhe une nuk arrija te mbushesha me fryme. Kjo gjendje parazite qe me detyroj qe gjithe diten ta kaloja shtrire, duke qendruar me ore te tera ne nje pozicion dhe kur duhesha te ngritesha pervec dhimbjeve duhej te duroja edhe ngercet,me kujtoj/mesoj shume. Pervecse me dha mundesine te behesha padron i pultit si kurre me pare me beri te mendoj per guximin dhe luften e brendshme tonen. Dhe pasi paralelizova situata , njerez, pasi hapa kapituj kohore, racionalizova mbi arsye, shkaqe, semundje , vijat kohore ne te cilat shtriheshin , e vetmja figure qe qendronte akoma ne kembe e pamposhtur dhe e forte si nje shkemb nga ana e karakterit nuk isha une dhe askush tjeter ,por nje e afermja ime qe kishte fituar betejen e saj me sklerozen deseminante dhe luften e saj me vdekjen. Cdo takim me te ishte si nje karikim energjish dhe forcash per mua dhe perballe saj vetja dhe cdokush tjeter me dukej gati -gati ne kushte te " mjerusheme". Para saj krenaria per arritjet qe mund te kem bere ne jete une ( apo edhe ndonje qe ka arritur me shume se une) , jane thjeshte disa kokrra kripe qe shkermoqen me t'i hedhur ne uje. Kurse ajo vazhdon te mbetet aty , nje figure stoike , e patrembur qe ka kaluar trauma, ka pare kembet t'i thehen nga dashuria nje here e perjete duke e detyruar ta coje jeten ne karrike me rrota, ka pare hipokrizine njerezore t'i jape vetem goditje pas shpine , ka pare gjithe miqt e saj te jetes te plaken prane niperve dhe mebsave te tyre dhe ajo e perjashtuar nga emocionet e permbushjeve te cikleve per t'u bere bashkshorte, nene, gjyshe, perseri ajo qendron nje hap me lart se te gjithe, si nje figure mitike... Dhe sot teksa une ankohesha nga nje dhimbje krejtesisht mosperfillese perballe te asaj cfare ajo kishte kaluar dhe vazhdon te kaloje me beri ta ndjej veten si nje femije qe qurravitet pas fustanit te nenes dhe qe cdo gje i plotesohet mjafton qe ai ta kerkoje ate , e nderkaq me shfaqej ajo , me floket e thinjur, me fytyren qe i rrezaton nga forca dhe nga syte blu dhe kembet e tretura te qe i terhiqen zvarre pas kularit ku ajo mban duart dhe mundohet te rrije ne kembe dhe te sillet si nje njeri normal. Te laje enet, te gatuaje, te hedh rrobat ne tel dhe permbi te gjitha te fitoje cdo sekond diten e neserme. E teksa mendoja kete i dhashe vetes , durova dhimbjen e padurueshme qe me ther gjithe trupin si me thike, dola jashte, bera nje xhiro , u mbusha me ajer te paster dhe u ula ketu per te ndare me ju letren e dites se sotme.
Per ty " E".
Tale vertet i bukur dhe prekes shkrimi i sotem !
Faktikisht ndonjehere ankohemi edhe per gjene me te vogel,per budalleqe te cilat para situatash si ajo qe ti ke pershkruar, do ishin vertet siperfaqesore,mund te quheshin pa druajte naze apo tèka dhe kur mendohesh mire dhe ben nje krahasim te lehte,te duket vetja si njeri i llastuar, i perkedhelur !
Nga njerez te tille mund te mesojme vertet shume ! Mund dhe duhet te kemi me pak percmim per gjerat e thjeshta qe na rrethojne,te cilat normalisht i japim si te dhena,i pretendojme edhe se ndoshta s'kemi shume per to ! Ne kontekste te tjera,apo per persona te tjere, keto te mira,komodite materiale apo mundesia per te bere ato gjera qe deshirojme, do ishin (pothuajse) nje lluks !
Pikerisht Roi dhe c'eshte me e keqja ne jemi njerez shume me egoiste se ato , shume me te "keqinj" se ato dhe shume me te ndrydhur sidomos kur vjen momenti per te falur dike.
E kam shijuar deri ne detajin me te fshehur mengjesin e sotem. Perde te mbyllura, nostalgjine dhe melankoline e deshirave te ndrydhura qe ishin shnderruar ne nje shi litar qe binte pa pushim , dhe gellenjkat e kafes qe e kam pire pothuajse me symbyllur dhe gjysem shtrire. Mengjes i zymte qe te karikon energji pozitive, qe te injekton kujtime qe te sjellin buzeqeshje, qe te ben ta fillosh diten mbare. Zgjimi , syte e kalter dhe te dashur te nenes time dhe nje ze ne telefon qe te permbys gjithe planet e dites duke te kujtuar dt.28 shtator. Dhe ti qe habitesh se si ke mundur te harrosh nje date kaq te rendesishme dhe mundohesh ne moment ta ndreqesh gabimin e "pafalshem" me buzeqeshje, duke projektuar aty per aty nje dite, nje vend, nje leter, kartoline dhe nje dhurate. Mbyll telefonin , shtrihem perseri dhe shijoj disa caste qetesie dhe rehatie te thelle , para se te vesh kepucet dhe t'i dhuroj vetes nje vazhdim ndryshe dhe me ritimik dites.., nje dite qe me fali nje dhurate kur prisja te beja nje, dite qe me fali shume dashuri , kur mendoja se do isha une qe do ia falja dikujt tjeter, dite qe me rikonfirmoj per te disaten here si ne keto 8 vite , qe miqesia e vertete ekziston.
Ky eshte rrefimi i nje vajze qe i shihte njerezit me krahe te afte te fluturonin , te afte te cliroheshin nga prangat qe i kishin mberthyer ekzistencen. Eshte rrefimi i nje vajze qe fliste vetem me qukitjen e majes se lapesit mbi leter , qe fliste vetem me gjuhen e emocioneve. Rrefimi i nje vajze qe rendtte pas jetes, jetonte cdo frymemarrje , perqafonte fort te tashmen dhe mundohej te pekthente ne piktura dhe foto ndjenjat e saj....
" Mendoja se gjithcka kishte marre fund. Kur hapa syte ,drita e forte e diellit gati sa nuk me verboi dhe mbylla syte instiktivisht sikur doja te mbrohesha. Ndihesha si e mberthyer pas nje karrige elektrike , i gjithe trupi me kishte ngrire, duart dhe kembet nuk mund t'i levizja , ndersa nga goja nuk me dilte asnje fjale sado qe shqyhesha duke thirrur per ndihme. Asnje levizje, njerezit ecnin , rendinin ne nje destinacion pa rendesi , per ata nuk ekzistoja , isha me e padukshme se hija , ata benin vare-vingo mbi trupin tim , numra te ndryshem kepucesh , prerje te ndryshme ekzistencash me hipnin persiper duke me shkelur dhe une ndjeja se po futesha cdo here e me shume ne nje gremine qe nuk po i vinte fundi. Dhe cuditerisht nuk ndjeja asnje dhimbje...asnje. Vazhdoja te qendroja e ngrire , me goje te shqyer dhe me syte e zgurdulluar mundohesha te gjeja , te perceptoja ne ate kaos ekzistencash dhe realitetesh nje fije shprese pas se ciles te kapesha. Cdo perpjekje sikur pritej me gershere te medha. Sikur nje dore e plotfuqishme me kontrollonte dhe me pengonte ne sforcot e mia. E nderkaq me dukej sikur drita e diellit rrezet e te cilit me ngjanin me kamzhike qe me fishkullonin trupin , dhe qielli po me zhyteshin brenda meje nepermjet syve. Syri ishte organi i vetem jetesor , ku qindra,mijera ,miliona botera garonin me njera-tjetren ,se cila do penetronte me pare brenda meje ,se cila do e gezonte me pare zhvirgjerimin e ngjyrimeve krejt te cilterta dhe te dlira qe ujezonin brenda formes se tij prej bajame. Dhe pas kesaj , ndjeva stomakun te me vinte te goja, ndjeja nje peshtjellim brenda meje, sikur nje luge po perziente shpejt cdo gje qe kisha absorbuar dhe me erdhi te vjedh, te pastrohem nga ajo ndytesire qe me ishte impunuar te gelltisja. Ndihesha e piset , si nje virgjereshe 30 vjecare e perdhunuar qe eshte ndotur me gjakun e saj ,deshmi e pafajsise dhe e gjithe frikerave dhe frustrimeve te saj."
Komunikimi me veten tone nepermjet letres eshte i ngjashem me komunikimin me pasqyren. Mendimet qe shprehim nepermjet fjaleve dhe vargjeve mbeten gjithnje statike , te pandryshueshme por ato qe ndryshojme jemi ne , intepretimi jone per ato c'kemi shkruar. E njejta gje ndodh edhe kur jemi para pasqyres ,ne jemi te njejtet,asgje nuk ndryshon nga darka ne mengjes ne personin tone,por jemi ne ata qe kur perballemi me pasqyren ndryshojme dhe ne baze te gjendjes tone emocionale te dites apo momentit vendosim t'i dhurojme vetes nje buzeqeshje ( ) apo te trishtohemi (
) , te lundrojme pastaj permes shembelltyres se syve tane ne momente te trishta qe kane thyer buzeqeshjet ne trishtime apo kane thyer lumturine e dites ne lot. Gjithcka varet nga ne dhe nga askush tjeter dhe kjo duhet ngulitur mire ne mendje.
Une sot i dhuroj vetes shume
Perse dreqin nuk pergjigjesh?
Gjithnje kur duhet telefonatat nuk marrin pergjigje , nuk degjohet nje "Allo" qe i paraprin nje shpetimi , nje clirimi nga nje tendosje e momentit qe te duket sikur ka ne dore te gjithe oret e tjera qe do vijne ne vazhdimesi....Pastaj me nje shtremberim te fytyres plandosesh ne kolltukun e zyres , strukesh brenda tij dhe perpiqesh te vesh ne pune nje mekanizem mbrojtes per te dale e "lare" nga cmenduria e nje casti. Keshtu mospergjigjen ne telefon e quan si nje shenje , ai mik me mospergjigjen e tij ne telefon te ka dhene nje pergjigje te nenkuptuar, keshtu qe ty nuk te mbetet asgje tjeter vecse te gjesh nje menyre per te zbutur cmendurine tende dhe per te gjetur nje objekt momental per t'i orjentuar energjite. Por ndonese energjite fokalizohen ne nje objekt kuturu , i pari mendim qe te godet mendjen eshte ai qe nqs do te kishte "Allo" , do te kishte edhe nje perforcim te cmndurise tende ,se ne vetvete ajo ishte nje cmenduri e nevojshme, qe dikur kishte qene thjeshte nje citim ,kurse sot ishte perkufizimi i gjithe ekzistences tende ne kete moment ,aq sa te dukej sikur gjithcka varej nga ajo dreq "Allo" qe nuk u degjua nga matane telefonit. Perfundimi: Per momentim po zbus cmendurine , por do i ritelefonoj perseri mikun tim , thjeshte per te rikonfirmuar veten nepermjet fjaleve te nje njeriu qe deri me sot me eshte gjetur gjithnje prane dhe me ka dhene pergjigje te zgjuara ne momente te veshtira.
Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
Perse dreqin nuk pergjigjesh?
Per momentim po zbus cmendurine , por do i ritelefonoj perseri mikun tim , thjeshte per te rikonfirmuar veten nepermjet fjaleve te nje njeriu qe deri me sot me eshte gjetur gjithnje prane dhe me ka dhene pergjigje te zgjuara ne momente te veshtira.
Leter ...
Ngutem te shkruaj mbi pelhuren e hijes ndjenja qe ti as i njeh, te te ngjyej shpirtin tend te erret ne driten e syve te mi, te ndertoj shpirtin tend me ndjenjat e mia te pasterta ,por ti je i zhytur gjer ne gryke, krenaria jote e semure po te largon shume hapa larg meje. Nuk kam pretenduar asnjehere te kem ne kembim dicka qe nuk e meritoj dhe ti nuk me meriton , une jam shume vite drite larg teje, ti je i zhytur ne erresiren e ndjenave siperfaqesore qe t'i dhurojne njerezit e vegjel qe popullojne boten tende , ndersa une frymoj ne nje ajer tjeter. Je kaq i vogel , je kaq ndryshe sa do te doja te ishe dhe per kete une jam shume hapa perpara ( larg ) teje dhe jo perkrah teje. Eshte zgjedhja ime dhe me beso ndihem kaq e cliruar per kete zgjedhje , ndonese....
Ndihem e lire , buzeqeshje e cliter, deshira qe vergellojne perbrenda dhe zhyten ne sy qe nuk jane te tute , ndjenja qe sa vijne e rriten dhe depertojne ne nje shpirt qe nuk eshte me i yti , fjale qe peshperiten dhe cmendurira e surpriza te papritura qe rrine pezull mbi ne duke na bere me te afert per njeri-tjetrin , me te dashuruar, me te deshiruar dhe me te vertete ne cdo fjale qe themi.
Luv u
Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
Ndihem e lire , buzeqeshje e cliter
Ok per gabimin , ka qene per inerci/shpejtesi te shkruari, gjithsesi flm
Erious nuk jam ajo lloj femre qe e ve gishtin tek partneri per te treguar se ai ishte fajtori dhe shkaktari qe nje lidhje mbaroj. Jo, perkundrazi pranoj dhe mundohem te korrigjoj gabimet e mia ne kohe. Por gjithnje kur nje lidhje mbaron , qofte kjo dashurie apo miqesie , peshorja anon te nje ane me shume.
Postimi im nuk hidhte faje, dhe aq me teper urrejtje, tregonte vetem zemerim per ndjenjen qe degradoi thjeshte per disa gjera qe mund te ndryshonin ,por qe ..
Gjithsesi ajo "luv u" ishte nje shenje falenderimi per dike qe meriton shume me shume.
ps: Edhe ti i ke ba disa gabime ,por nuk po t'i ve ne dukje se i kupton vete.:p
.
ske si te lexosh urrejtje, ti je autorja... pra te del natyrale, e te duket normale
un lexoj zhgenjim, urrejtje ndaj nje mashulli ku keni ndare shume pasion
s'ke pse them un, sidhe çdo lidhje ka historine e vet s'ke çte permiresosh... konsideroje nje ekserience pozitive dhe ta respektosh eshte pjese e bukur, fantastike e jetes tende
ndersa ti tani i je hedhur asaj fjales tjeter te popullit: per inat te ime vjerre, shkoj e fle me mullaxhine
femer mo...
E gjitha te ngjan me nje kafshate te mbetur ne gryke qe mund te kaperdihet vetem me nje gote uje , me nje gote shpresash.
Je apo nuk je tashme kjo nuk ka me rendesi, figura e shperfytyruar e kujtimeve eshte ajo qe i jep drejtim deshirave te castit , edhe ndonje fije nostalgjie qe ngaterrohet mendimeve duke me trazuar qetesine e dites,por kaq. Mos te te genjeje mendja se ka me shume " vend" per ty ne jeten time....
Ka momente qe ndihem sikur kam humbur fjalet , sikur kam humbur hapat dhe fati i nje kapitulli te ri varet nga nje " mrekulli" qe duhet te shkrepet nga qielli se une nuk kam fuqi ta krijoj.
Rrokullisem oreve dhe diteve si nje topth qe mezi pret te plandoset ne ndonje vend ,te gjeje rehati ne nje shteg te larget nen ngjyrat e nje qielli tjeter dhe nen ritmin e nje jete krejt te ndryshme qe nuk frymon perbrenda asnje fijez te ekzistences tende. Sikur te shplahesha nga mendimet qe kane vule emrin tend, sikur te mund te shplahesha nga ndjenjat e fajit qe jo pak here me zhysin ne nje zymtesi te befte qe me paralizon shpirtin , dhe me pas e le veten te tretem pas tingujve dhe fjaleve te nje kenge duke rindertuar ne mendje skenen , arsyen, deshiren qe e kemi bere tonen....
E nderkohe mes deshires per te harruar dhe zemereimit te pamundesise per ta bere nje gje te tille me kujtohet shpesh cfare kam thene me pare : " Kujtimet nuk duhen harruar, ato duhen ruajtur per dite te veshtira".
kjo vajze me mbyt me shkrimet e saj
love u kat
Citim:
Po citoj ato që tha dylan
kjo vajze me mbyt me shkrimet e saj
love u kat
.
shih shih si mer kot dreqi me i kompliment
te themi qe s'ke bere as edhe nje gabim ortografik
Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
" Kujtimet nuk duhen harruar, ato duhen ruajtur per dite te veshtira".
Vetja ime ...sot kam vendosur te shkruaj ty dhe pse eshte hera e pare qe te shkruaj sepse gjithmon i kam shkruar te tjereve vargje pa mbarim ..dhe ato/ai kurre si lexoi ...i kam shprehur dashurine pa fund ...kurre se kuptoi kurre se besoi ...i kam bere krahasimet me te bukura kurre si kan pelqyer ...u lodha duke shkruar per te tjeret sot po te shkruaj ty vetja ime .
Te shkruaj ty SHPIRTI im qe sa te kam lodh ne keto vite sa te kam munduar te kam shkaktuar plage pa fund qe te cilat akoma rrjedhin gjak dhe nuk jane mbylluar do te doja te jem per nje cast doktor i vetes time (dhe pse kam qene gjithmon pacient) te ve pak ilac ne keto plage qe ti mbyll te pakten ne kete jete qe me ka mbet mos ndiej me dhimbje ...doja te shkruaj ty ZEMRA ime qe je kaq e lodhur je shume e lodhur nga rrahjet e shpeshta te emocioneve te dhe te merzitjeve te teperta pa shkak...sa here qe te prek ti shpejton rrahjet sikur don te me thuash qe e ndien prekjen time te jep siguri ajo prekje ...dua te shkruaj juve SYVE e mi qe shpesh ne keto vite jeni shnderruar ne nje burim i kristalte ...kane dal lot e lot pa mbarim nga keta sy here nga mallengjimi kur me merrte malli per ty ... here nga deshperimi kur jam ndiere e braktisur nga ti dhe nga vete fati ..here nga dhimbja fizike kur me duhet te duroja ty fati im ...here nga shpresa kur mendoja qe nje dite do behet me mire ...e here nga gezimi kur te shikoja ty qe rritesh kaq shpejt e une qe te kam shijuar kaq pak skam pare shume momente nga jeta jote por tani kam filluar te fitoj kohen e humbur ...Vetja ime me FAL .
Biondia, emocioni qe percolle me kete shkrim eshte thjeshte manifike...
"Gjashte jave me pare...
U zgjova nga zhurmat e sexit qe vinin nga dhoma tjeter. Per disa caste nejta ne shtratin tim, me syte e ngulur ne erresire. 3: 30 e mengjesit.
"Right there, yes, right there, oh"
Edhe pse kisha dhimbje koke, s`rrija dot pa u zgerdhire. Ndoshta Marnie kishte menduar se do isha e vdekur ne gjume dhe s`e kish menduar se duhej te mos bente zhurme. Ose ndoshta nuk i interesonte. Gjithcka qe dija, qe en castin qe u ula atje ne ate dhome hoteli , ishte se ajo dhe djali qe ajo zgjodhi po benin sex, po bertisnin aq shume nga qejfi thua se sihte nata e fundit e jetes se tyre...
Perqafova jastekun tim dhe mbylla syte por e dija qe smund te flija aq shpejt. Jo me sexual Olympics going on ne dhomen tjeter.Degjova nje te kercitur te forte ne mur, me ngjajti me koken e krevatit. Sepaku shpresova te mos ishte trupi i ndokujt qe perplasej per mur. Sa te holle ishin ato mure, qe mund te degjoja cdo klithme te tyre? Mendova te ngrihesha nga krevati dhe te shkoja tek dhome e Marnit. Por gjeja e fundit qe deshiroja ishte te embarrass her and the stud in the room with her. Keshtu qe nejta aty ku isha, duke mbajt syte mbyllur dhe duke shpresuar I`d somehow be able to get back to sleep..."
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Vetja ime ...sot kam vendosur te shkruaj ty dhe pse eshte hera e pare qe te shkruaj sepse gjithmon i kam shkruar te tjereve vargje pa mbarim ..dhe ato/ai kurre si lexoi ...i kam shprehur dashurine pa fund ...kurre se kuptoi kurre se besoi ...i kam bere krahasimet me te bukura kurre si kan pelqyer ...u lodha duke shkruar per te tjeret sot po te shkruaj ty vetja ime .
Te shkruaj ty SHPIRTI im qe sa te kam lodh ne keto vite sa te kam munduar te kam shkaktuar plage pa fund qe te cilat akoma rrjedhin gjak dhe nuk jane mbylluar do te doja te jem per nje cast doktor i vetes time (dhe pse kam qene gjithmon pacient) te ve pak ilac ne keto plage qe ti mbyll te pakten ne kete jete qe me ka mbet mos ndiej me dhimbje ...doja te shkruaj ty ZEMRA ime qe je kaq e lodhur je shume e lodhur nga rrahjet e shpeshta te emocioneve te dhe te merzitjeve te teperta pa shkak...sa here qe te prek ti shpejton rrahjet sikur don te me thuash qe e ndien prekjen time te jep siguri ajo prekje ...dua te shkruaj juve SYVE e mi qe shpesh ne keto vite jeni shnderruar ne nje burim i kristalte ...kane dal lot e lot pa mbarim nga keta sy here nga mallengjimi kur me merrte malli per ty ... here nga deshperimi kur jam ndiere e braktisur nga ti dhe nga vete fati ..here nga dhimbja fizike kur me duhet te duroja ty fati im ...here nga shpresa kur mendoja qe nje dite do behet me mire ...e here nga gezimi kur te shikoja ty qe rritesh kaq shpejt e une qe te kam shijuar kaq pak skam pare shume momente nga jeta jote por tani kam filluar te fitoj kohen e humbur ...Vetja ime me FAL .
Citim:
Po citoj ato që tha erious
.
shih shih si mer kot dreqi me i kompliment
te themi qe s'ke bere as edhe nje gabim ortografik
''kujtimet nuk duhen harruar'' e pik, do qe me mire...
''duhen ruajtur per dite te veshtira'' kjo s'me pelqen.
.
zakonisht njerezit (sidomos femrat) lexojne per te shtyre kohen e lire, kjo i pasionon
ndersa ka qe lexojne (un) per te prekur, qofte edhe sadopak, ''te verteten'' qe autori (ti) tregon ne shjrimet e tua
ky lloj leximi behet i veshtire, sepse behet me mund, ngaqe edhe shkrimi behet me mund
siç ka then dhe ninçja qe lexoj vetem ata qe shkruajne me gjak
kujtimet nuk duhen harruar... edhe po te duash nuk i harron dot
duhen ruajtur per dit te veshtira... e perserit gjithmone kete, ne te gjitha kujtimet e tua edhe nese nuk e shkruan, kuptohet
kujt i referohesh ? s'besoj qe ti je hajdute bankash ku perpiqesh te permiresosh ç'do eksperience (hajdutlleku, ku perpiqesh te jeshe me perfekte, tek hajdutlleku i ardhshem)
s'do besh me dhurata ?
s'do i ulesh breket qe ne takim te pare ?
mendo pak te kthehesh mbrapsh, e ti besh pyetjen vetes, a do te veproja siç kam vepruar ? po ta mendosh thelle, them se do besh te gjitha çke bere deri me sot, te gjitha ça ke bere pa perjashtim.
''gjerat'' ne jete behen spontane, ndryshe jane gjera te paramenduara si rrjedhoje s'jane natyrale... njeriu kur lind ka nje karakter, dhe vdes po me ate karakter, qe do te thote ne rregull je, te dua, ti amo per come sei
p.s. biondia
Citim:
Po citoj ato që tha erious
.
zakonisht njerezit (sidomos femrat) lexojne per te shtyre kohen e lire, kjo i pasionon
ndersa ka qe lexojne (un) per te prekur, qofte edhe sadopak, ''te verteten'' qe autori (ti) tregon ne shjrimet e tua
ky lloj leximi behet i veshtire, sepse behet me mund, ngaqe edhe shkrimi behet me mund![]()
siç ka then dhe ninçja qe lexoj vetem ata qe shkruajne me gjak![]()
kujtimet nuk duhen harruar... edhe po te duash nuk i harron dot
duhen ruajtur per dit te veshtira... e perserit gjithmone kete, ne te gjitha kujtimet e tua edhe nese nuk e shkruan, kuptohet
kujt i referohesh ? s'besoj qe ti je hajdute bankash ku perpiqesh te permiresosh ç'do eksperience (hajdutlleku, ku perpiqesh te jeshe me perfekte, tek hajdutlleku i ardhshem)
s'do besh me dhurata ?
s'do i ulesh breket qe ne takim te pare ?
mendo pak te kthehesh mbrapsh, e ti besh pyetjen vetes, a do te veproja siç kam vepruar ? po ta mendosh thelle, them se do besh te gjitha çke bere deri me sot, te gjitha ça ke bere pa perjashtim.
''gjerat'' ne jete behen spontane, ndryshe jane gjera te paramenduara si rrjedhoje s'jane natyrale... njeriu kur lind ka nje karakter, dhe vdes po me ate karakter, qe do te thote ne rregull je, te dua, ti amo per come sei
p.s. biondia![]()
Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
ps: Angel , une jam pro shkrimit te letrave si ajo e biondes "vetes". Te duket sikur te fut ne nje trishtim me te thelle,por perkundrazi te ndihmon te clirohesh nga nje "gozhde trishtimi" qe duke e nxjerre perjashta me "cekicin e fjales" te cliron , te heq nje barre shpirterore qe te konsumon me peshen e saj. Te pakten mua keshtu me ndodh, por kjo eshte relative.
Vetja ime ... shpirti im ...tani ne keto momente nese ke mundesi ik dil nga une kthehu ne nje dallendyshe sic ikin ato per te kerkuar nje vend te ngrohte e per te ndertuat nje fole ate bej dhe ti por me nje ndryshin kthehu ne folen tende qe e ke lene.Thua eshte akoma e ngrohte ashtu sic e ke lene po te pret po me ate deshire po me ate mall po me ate ankth pritje? ...Vetja ime fluturo larg ne ate vende qe kemi shkelur qe kemi bere premtime ne ato vend e ku ishim vetem une ti dhe dashuria jone kaq e madhe sa skam ditur se me cfare ta mas kaq e forte se mendoja se do caja dhe malet dhe do perballoja cdo gje per ta mbrojtur dhe kaq e brishte si nje lule qe cel ne muajin e gabuar dhe i ftohti i janarit e thau ...ik ne ato vende ku kembezbathur turresha neper reren e lagur e ndjekur nga ty dhe nga zeri yt qe me thoshte "shpirt te dua " ...kur ngrihesha ne mengjes me vesen e lule neper floke dhe me shtrengimin e kraheve te ty tek me thoje "je lulja me e bukur " ...ik ne ate shtepi ku jemi une dhe ti dha deshira per te qene brenda njeri tjetrit dhe per qene nje nje trup nje mendje nje deshire"qe sdo te kete me asnje tjeter mbas teje asnje je vetem ti ajo qe dua " ...vetja ime ik kalo kete det lotesh qe ne mungesen tende nuk di si ti ndaloj mjafton nje kenge, nje melodi,nje date ..kalo kete det frike pasigurie qe me largimin tend eshte shtuar dhe me shume ...Vetja ime shko gjeje kudo qe te jete ti di ta dallosh dhe midis qindra njeresve syte e tij ato sy qe qe te udheheqin kudo dhe ne momentet me te errta ti ke pare nepermjet syte e tij, ti di zerin e tij ta dallosh midis mijra zereve eshte ai ze qe me therriste te jetoja me nxirrte nga thellesia e ferrit ku isha ,ti di ta dallosh profumin e tij midis qindrave njeresve eshte ai profum qe cdo nate une ndiej kur shkoj te flej mbyll syte e perlotur dhe ndiej ate profum tend profumin e jargavaneve ...ti di ta dallosh shkoi afer ktheje drejt vetes merri duart dhe shtrengoja dhe beji ate pyetje qe cdo sekonde te jetes tende te mundon "me ke harruar valle"?...vetja ime ti sdi te jetosh pa ate ...
letra ime mbas nje kenge qe debora me pershendeti ..
Cfare eshte nje leter? Asgje tjeter vecse mungese, mungese deshire per te folur kur nuk ke prane njeriun e vetem qe do te kuptonte ashtu sic duhet dhe do. Dhe kur kjo mungese eshte e gjate , atehere kthehet ne nje pertese, ne nje zakon, aq sa hesht me "dashje.
Cfare eshte nje leter? Eshte nje shkrirje e mallit te gjunjezuar dhe krenarise se tepruar qe cuditerisht kur mpleksen bashke bejne sherr me shume sec duhet.
Cfare eshte nje leter? Perpjekje per te mesuar nje gjuhe tjeter, nje gjuhe qe dine ta lexojne vetem ata qe dine shume mire gjuhen e heshtjes. Gjuha e heshtjes eshte gjuha e shpirtit dhe shpirti eshte gjuha e askujt.
Cfare eshte nje leter? Nje cast rebelimi me pagjumesine, nje injektim nikotine i rutines se perditshme, nje harbim i hormoneve, nje dehje me uje , nje gje pa asgje dhe nje asgje me shume gjera qe nuk kam ndermend t'i rrallis ketu.
....... vazhdon......
( nqs do te kem nje tjeter nate si kjo e sotmja)
Bota eshte balona jote. Leshoje!
Perpiqem te shkruaj dhe nuk mundem. Filloj te hedh mendimet ne leter dhe vetem pas disa shkarravinash perfundojne ne kosh. Ndihem sikur jam bere imune ndaj gjithckaje qe me ka pershkuar kohet e fundit. I njejti imapkt, i njejti imput, te njejtat referenca dhe perkufizime per elemente te ndryshem. Nje lloj pergjithesimi frikesues, qe i ka ngjyrosur njelloj te gjitha ndjesite e ketyre koheve te fundit.
Kam nevoje per nje "hap tjeter"...
Komentet e shumta jane fukarallek
Pershendetje zhgarravina. Aty jeni?
Ju lutem prisni... po kerkojme kengen qe i perket mesazhit.
Ah, po, i bie te jete nje biçim Anastacia.
Nje fare titulli, boh.
Tashme vetem shkeputja totale nga kusuri i forumit prezervon deshiren per te shkruar.
Ju, shpirtra te zgerdhyer. Te shpervjedhur. Te sperdredhur. Miqesisht ju deformoj, ju informoj. Te perputheni me gjendjet e mia.
Qenesisht. Shtrydherisht.
Zgavrat e vogla te nates hapen per ju
Nga nje tru qe ndjen eren e qelbur te cigares
Te kesaj kemishe poshte hundes
Pre e veseve te huaja
Te botes se civilizuar qe nuk pranon te civilizohet
Aq sa te çliroje kemishen time nga molekulat e tymit.
Te shpervjedhur, sperdredhur.
Rradhen e kane mendjet tuaja te ngjiten pas tastjeres time.
Tashme nuk jemi
Mesonjes dhe mesonjetore.
Kemi arritur nje pjekuri,
Nje vetedije.
Kemi nje kulture qe na perkon shpesh nder rreshta.
Por tashme...
Jemi pa busulll...
Sepse mesa duket...
Revolucionit i mungon gjithmone busulla
I teprojne vetem kryegritjet, pa debat koordinatash.
E keshtu mbetemi me breke neper duar, neper kembe.
Te pavendosur, kur duhet ti ulim e ti ngreme.
Te frikesuar mos nuk eshte momenti. Mos jemi konformiste.
Kemi frike nga ovulacionet. Edhe pse japin jete.
Jeten nuk e duam. Relativizojme çdo gje.
Shkollen, librat, mesimet,
Shqiperite, jetet...
Ndjekim me ankth destinacionin tone pjellor...
Per te klyshezuar.
Me frike, oh sa frike
Ne tunelin ku nuk kap GPS
Pa sistem navigimi
I kthehemi gjysheve, gjysherve
Arkaikisht,anarkisht....
Sa per te thene...
Qe tuneli te jete shpelle...
Dhe ne shpellare.
Riprodhues, te pafajshem,
Nuk donim, na tha natyra,
Na tha veza ne miter, sperma ne bole.
Deshem vetem te perputhemi, perpuqemi,
Shperpiqemi, shperdridhemi,
Si ADN ne mitoze.
Dhe padashje... kuptojme qe mutacioni i deshiruar i neteve te 2010-es...
Nuk ekziston.
Eshte enderr
Zhgjenderr
Parkuar ne qenie emigrative qe "predikojne"
Por prape riprodhohen
Me se shumti me emigrante te tjere
Si top i leshuar ne bouling
Qe strike nuk ben kurre
Por ca birrila i rrezon
Sa per te mbijetuar
Kryengritur
Emigrantisht
Ne rehatine e kulturave te huaja...
Per te treguar se ne...
Edhe pse qenie pa histori...
Perurojme spontanisht te ardhmen...
Dhe mundohemi ta imgjinojme,
Maje Romes,
Venezias,
Milanos,
Parmes,
Parisit,
Nantes,
Berrylit,
Bostonit,
New Konektit,
Terrones.
Çelshmerisht,
Dashurisht
Si morra qe kapemi...
Me shpresen se pantallonat e ketij forumi
Do jetojne gjate
E nuk do dale ndonje partizan
Ti vere flaken
Qe te kercasim si qemoti
E historia te na transferoje ne ndonje pale tjeter pantallonash
Sic kane bere ca morra te vjeter
Qe tashme enden andej-ketej
Si deshmi e gjalle
E mungeses se higjenes.
I kemi te gjithe kembet e infektuara
Nga bari qe kemi shkelur jashte
Te ndotur nga pastertia
Nga mungesa e shkurreve perreth
Qe tashme Shqiperia lufton
E prandaj s'behet kthimi juaj prapa
Kthim i mbrapshte
Sepse mendja jone mund te perparoje kudo
Ne cdo cep te botes
Por ne balten e mjaltte
Perben vetem mbrapshtesi
Morrat e shkurres time
Diten e mire.
Ahhh keto meditimet moderne....
Ehh or Shkelqim Cela,ti e ke fajin...shiko c'na bere tani !!!
Re: Komentet e shumta jane fukarallek
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Pershendetje zhgarravina. Aty jeni?
.
Morrat e shkurres time
Diten e mire.
![]()
E more Shkelqim Cela. Shiko ci bere njerezve. I shtove barren e leximit te letrave drejtuar vetes. Me keq akoma. Krijove modelin per surrogatot.
Cecilia, te ka dale emri per ushtar
P.s. Pune dreqi kur keshilla vihet ne titull. Ne fund harrohet gjithmone.
O faje po une doja te ngacmoja sot si dite feste qe eshte.
Mgjth si gjithmon une s'te zberthej dot...kodet...
P.s: S'me ka ardhur akoma letra njoftimit per ushtar. :p vetem po te me dergosh nje ti...
Meqe ra fjala e ke provuar ushtrine ti?
Jo.
E bejme bashke?
Citim:
Po citoj ato që tha Roi
Ahhh keto meditimet moderne....
Ehh or Shkelqim Cela,ti e ke fajin...shiko c'na bere tani !!!
Re: Komentet e shumta jane fukarallek
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Pershendetje zhgarravina. Aty jeni?
Dashurisht
Si morra qe kapemi...
Me shpresen se pantallonat e ketij forumi
Do jetojne gjate
E nuk do dale ndonje partizan
Ti vere flaken
Qe te kercasim si qemoti
E historia te na transferoje ne ndonje pale tjeter pantallonash
Sic kane bere ca morra te vjeter
Qe tashme enden andej-ketej
Si deshmi e gjalle
E mungeses se higjenes.
![]()
Re: Komentet e shumta jane fukarallek
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Pershendetje zhgarravina. Aty jeni?
Ju lutem prisni... po kerkojme kengen qe i perket mesazhit.
Ah, po, i bie te jete nje biçim Anastacia.
Nje fare titulli, boh.
Tashme vetem shkeputja totale nga kusuri i forumit prezervon deshiren per te shkruar.
Ju, shpirtra te zgerdhyer. Te shpervjedhur. Te sperdredhur. Miqesisht ju deformoj, ju informoj. Te perputheni me gjendjet e mia.
Qenesisht. Shtrydherisht.
Zgavrat e vogla te nates hapen per ju
Nga nje tru qe ndjen eren e qelbur te cigares
Te kesaj kemishe poshte hundes
Pre e veseve te huaja
Te botes se civilizuar qe nuk pranon te civilizohet
Aq sa te çliroje kemishen time nga molekulat e tymit.
Te shpervjedhur, sperdredhur.
Rradhen e kane mendjet tuaja te ngjiten pas tastjeres time.
Tashme nuk jemi
Mesonjes dhe mesonjetore.
Kemi arritur nje pjekuri,
Nje vetedije.
Kemi nje kulture qe na perkon shpesh nder rreshta.
Por tashme...
Jemi pa busulll...
Sepse mesa duket...
Revolucionit i mungon gjithmone busulla
I teprojne vetem kryegritjet, pa debat koordinatash.
E keshtu mbetemi me breke neper duar, neper kembe.
Te pavendosur, kur duhet ti ulim e ti ngreme.
Te frikesuar mos nuk eshte momenti. Mos jemi konformiste.
Kemi frike nga ovulacionet. Edhe pse japin jete.
Jeten nuk e duam. Relativizojme çdo gje.
Shkollen, librat, mesimet,
Shqiperite, jetet...
Ndjekim me ankth destinacionin tone pjellor...
Per te klyshezuar.
Me frike, oh sa frike
Ne tunelin ku nuk kap GPS
Pa sistem navigimi
I kthehemi gjysheve, gjysherve
Arkaikisht,anarkisht....
Sa per te thene...
Qe tuneli te jete shpelle...
Dhe ne shpellare.
Riprodhues, te pafajshem,
Nuk donim, na tha natyra,
Na tha veza ne miter, sperma ne bole.
Deshem vetem te perputhemi, perpuqemi,
Shperpiqemi, shperdridhemi,
Si ADN ne mitoze.
Dhe padashje... kuptojme qe mutacioni i deshiruar i neteve te 2010-es...
Nuk ekziston.
Eshte enderr
Zhgjenderr
Parkuar ne qenie emigrative qe "predikojne"
Por prape riprodhohen
Me se shumti me emigrante te tjere
Si top i leshuar ne bouling
Qe strike nuk ben kurre
Por ca birrila i rrezon
Sa per te mbijetuar
Kryengritur
Emigrantisht
Ne rehatine e kulturave te huaja...
Per te treguar se ne...
Edhe pse qenie pa histori...
Perurojme spontanisht te ardhmen...
Dhe mundohemi ta imgjinojme,
Maje Romes,
Venezias,
Milanos,
Parmes,
Parisit,
Nantes,
Berrylit,
Bostonit,
New Konektit,
Terrones.
Çelshmerisht,
Dashurisht
Si morra qe kapemi...
Me shpresen se pantallonat e ketij forumi
Do jetojne gjate
E nuk do dale ndonje partizan
Ti vere flaken
Qe te kercasim si qemoti
E historia te na transferoje ne ndonje pale tjeter pantallonash
Sic kane bere ca morra te vjeter
Qe tashme enden andej-ketej
Si deshmi e gjalle
E mungeses se higjenes.
I kemi te gjithe kembet e infektuara
Nga bari qe kemi shkelur jashte
Te ndotur nga pastertia
Nga mungesa e shkurreve perreth
Qe tashme Shqiperia lufton
E prandaj s'behet kthimi juaj prapa
Kthim i mbrapshte
Sepse mendja jone mund te perparoje kudo
Ne cdo cep te botes
Por ne balten e mjaltte
Perben vetem mbrapshtesi
Morrat e shkurres time
Diten e mire.
![]()
Shuplaka plot gjak. Me pelqen, e te lumshin duart Fajtori!
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.