Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 »
Trego 262 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Adami & Eva, Molla e ndaluar. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18487)

Postuar nga lorie datë 18 Janar 2012 - 04:33:

Re: Re: Re: Re: Gzuu more Al :)

Citim:
Po citoj ato që tha al74

mire lorie , kuptoj pak a shume rrugen qe duhet te ndjek nje individ ne permiresimin apo persosmerine e karakterit qe thua ti por rolin e familjes nuk ta shoh gjekundi. me siguri askush nga ne nuk ka lindur i vetedijshem apo me sakte te kete qene qe ne lindje i afte ti afrohet shoqerise apo sekteve fetare ne mnyre qe te kryeje te gjithe kete trasformim.
une si shume te tjere ketu kemi marre mesimet e para ne familje e me aq sa di une karakteret formohen qe ne moshe te njome.
gjithsesi une vazhdoj te kem bindjen qe njeriu i afrohet nje besimi vetem kur nuk justifikon arsyeshem apo nuk perball dot disa situata te renda qe jeta mund ti rendise perpara.
dicka nuk kam kuptuar une pershembull : perse kur dikush ka kryer nje dicka te ndaluar apo qe bie ndesh me etiken njerezore mjafton nje rrefim perfaqesuesve te fjales se Zotit per tu kthyer serish te paster?!

Ti AL i ben pyetjet shume te thjeshta ,dhe qe duan pergjigje shume te gjata dhe te thella. Pyetje qe mund te shkurash libra te tere, ndaj jam menduar shume se si te t'pergjigjem shkurtazi, dhe te permbledhur se keto diskutimet kerkojne impenjim ,jo se s'me pelqen , por kane shume volum, dhe jo per te thene se kushedi se sa kam lexuar une, por per te nxjerr ne pah: shiko sa i pasur eshte Zoti. Dhe gjithashtu per te vene ne dukje qe nuk do ishte mire te lihej me kaq, vetem me pergjigjet e mia per dy arsye: 1) se pushteti me vishet i teri mua, 2) se ka shume me shume arsyetime se c'do hedh ketu. Ndaj dhe e vlersoj shume Cecin se ka marre iniciativen vet te gerrmoj kesoj gjerash.

Familja? Absolutisht qe eshte e rendesishme. Historikisht ka qene dhe do jete e rendesishme. Ka nje funksion te pakrahasueshem. Te mos i futem benefiteve qe ka nje familje ne edukimin,formimin e karakterit,dashurine, permbushjen e nevojave fizike,emocionale, shpirterore etj etj.
Mosfunksionimi i shendetshem i familjes ka sjelle ( nder te tjerash) qe njerezit te kerkojne shume e me shume sherbime terapeutike.

Dua te shtoj se familja e ka zanafillen me Zotin. Ka qene ideja e tij qe ne fillim. Adami ndihej teper i vetmuar per te kaluar jeten vetem me kafshet.
Jemi qenie jashtezakonisht relacionale, e shohim vetveten shume ne syte e te tjereve, duam apo s'duam.

Karakteri qe kam permendur une lart,eshte karakter i krijuar duke patur ne qender Jezusin, jo vetveten. Jo nuk krijohet ne vogeli. Fakultetet e arsyetimit te nje femije nuk jane te zhvilluara aq shume sa te beje nje zgjedhje kaq te madhe sa te thote:Vetvetja ime ka pika te dobeta, une nuk jam Zot dhe do i le vendin Zotit te jete Zot dhe te me drejtoje se menyra e tij eshte me e mire se menyrat e mia. Por qe te arrish ne kete perfundim eshte ta kesh 'djallosur' me pare dhe femijet ne pergjithesi jane te padjallezuar.
Ti besoj ke dashur te permendesh rastet kur femijet jane rritur me nje fryme te tille te shendetshme ,djem dhe vajza te mira qe respektojne dhe pervec se ndonje genjeshtre te vogel,ndonje thashethem tek tuk, ndonje mburrje te castit ,s'kane bere ndonje gje t'keqe ne jeten e tyre dhe si rrjedhoje nuk e ndjejne te nevojshme te lene Zotin ti drejtoj jetet e tyre dhe zgjedhjet qe bejne ne jete. Pra sipas llogjikimit tone shkalla e 'djallezise' s'eshte aq e madhe sa te kesh psh- vrare dike me paramendim.
Farisenjte ( nje grup religjioz qe e mbanin veten te drejte dhe i ndiqnin gjithe ligjet hebraike, ne kohen kur jetonte Jezusi, pikasen se ai shpenzonte shume kohe me 'mekataret' dhe ' ata qe mblidhnin taksat'. Taksambledhesit benin shume dallavere ne ate kohe. Ndaj dhe e pyeten tek Mateu 9:11:''Pse Mësuesi juaj ha bukë me tagrambledhësit dhe me mëkatarët?''. Jezusi, mbasi i dëgjoi, u tha atyre: ''Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjekun, por të sëmurët. Tani shkoni dhe mësoni ç'do të thotë: "Unë dua mëshirë dhe jo flijime". Sepse unë nuk erdha për të thirrur në pendim të drejtët, por mëkatarët''.

Pra me nje permbledhje te shkurter: vetem nje person qe shikon realisht vetveten mund te pendohet. Nuk ka person mbi toke te mos gjeje nje rast mos kete lenduar dike tjeter apo bere dicka qe ishte komplet e padrejte sado e madhe apo e vogel akti i fundit por jo te gjithe jane te gatshem te pranojne realitetin e vetvetes se tyre. Pendimi eshte nje proces shume i rendesishem ne jeten e nje qe do te ndjeke Zotin. Ne gjuhen greke te lashte qe jane shkruar disa pjese te Bibles, per pendimin perdoret fjala :METANOIA=( Meta+noia)ndryshim i mendjes,ose i te menduarit krejt ndryshe se me pare, radical. Qe nqs deri dje x person s'i vinte fre gojes por shante y dhe z, te kete respekt edhe prej ndryshimeve ne mendime. Nuk eshte dicka e huaj, te gjithe e bejme, thjesht nuk jemi gjithmone ne dijeni qe kur e bejme (pra kur pendohemi per nje te padrejte qe kemi bere), e krahasojme veten me nje standart te percaktuar dhe dalim ne konkluzion qe jemi poshte ketij standarti.
Ketu del ideja qe Krishterimi nuk eshte thjesht nje fe, sepse ka disa fakte brenda nesh qe pohojne se kemi drejtesine perbrenda nesh, dhe qe ka lindur sepse Zoti na ka krijuar te tille. Standarti eshte i tij,drejtesia,miresia, durimi, paqja jane te elemente te tijat qe ai ka dashur ti krijoj brenda nesh.

Me kaq po e le. Ka disa pika te tjera qe do i ze ndonje here tjeter.

Postuar nga AngelDevil datë 18 Janar 2012 - 16:26:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
A, kur të urrejnë, urrejtje mos të ushqesh

Jo gjithmone mbijetojne kaq gjate idete.

Eshte e veshtire, por jo e pamundur

jo po kur te ta fusin me shpulle nxirri faqen tjeter ... ca jane keto budalliqe koti

Postuar nga lorie datë 19 Janar 2012 - 09:25:

jo literalisht lali

eshte sikur te thuash, beji tjetrit ate qe do te doje te te benin ty ose mos i bej tjetrit ate qe nuk do te doje te te mos benin ty.

Po mos i lexo po s'te pelqyen keto qe shkruaj.

Postuar nga shelgu datë 21 Janar 2012 - 00:40:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil

jo po kur te ta fusin me shpulle nxirri faqen tjeter ... ca jane keto budalliqe koti

Jo motra, futja vrapit duket me e mire.

Per cudi, u dashka harruar dhe falur qe te keshtru te shendetshem(sipas psikologjise).
Te jesh loke dmth nga truni

Postuar nga AngelDevil datë 21 Janar 2012 - 00:48:

Re: jo literalisht lali

Citim:
Po citoj ato që tha lorie
eshte sikur te thuash, beji tjetrit ate qe do te doje te te benin ty ose mos i bej tjetrit ate qe nuk do te doje te te mos benin ty.

Po mos i lexo po s'te pelqyen keto qe shkruaj.

e di se ca eshte.

JO jo me pelqejne ato qe shkruan ti vetem ma shpjego pak pra ne rast se mua me bie dikush ne qafe cfare duhet te bej tja fus vrapit apo ti them faleminderit? DHe po e bera ca fitoj une?

Postuar nga BIONDIA datë 21 Janar 2012 - 02:19:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil

jo po kur te ta fusin me shpulle nxirri faqen tjeter ... ca jane keto budalliqe koti

Faqen tjeter se nxjerr kurre e se fal kurre me lendove nje here te vej vizen per gjithe jeten s'ka pereni te me ktheje mendje e te fal sidomos me Evat ...se me Adamat coc ma prishin mendjen te jete adam durrsak(glakusi ) e fal direkt

Postuar nga lorie datë 21 Janar 2012 - 04:38:

Re: Re: jo literalisht lali

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil

e di se ca eshte.

JO jo me pelqejne ato qe shkruan ti vetem ma shpjego pak pra ne rast se mua me bie dikush ne qafe cfare duhet te bej tja fus vrapit apo ti them faleminderit? DHe po e bera ca fitoj une?

mundesisht diplomacia, nqs s'funksionon ajo, futja vrapit e dashur,dhe kur atakohesh a ka mundesi te dish disa manovrime karateje, nuk ben keq, sidomos atje ne Shqiperi.
Ideja eshte te mos i besh keq tjetrit,dhe te lutesh ( per ate qe beson )qe Zoti tia zbus zemren personit qe po te ben keq ty, por jo te mos mbrosh veten tende.

P.S.Yeah,eshte e veshtire.

Postuar nga RAIMONDI datë 21 Janar 2012 - 07:34:

Po kjo Amorja sa shpirt-kazem qe eshte , si nuk dha nje mendim casti kjo mor aman ?

Apo do jet tuj pune dhe tuj u trajnue ... ...edhe tuj fjet ne couch Loooooooooooooooool

100 pune njeheresh ben kjo vajze .,si nuk lodhet kjo dreq

Apo ecen sipas kenges qytetare vlonjate:

........ --si nuk the njeheree u lodha , xhan xhan vetullaholla,
.......C'te sheh syri, ta ze dora ....xhan xhan vetullaholla hahahahahaahhahaahaha ..looooooooooool

Postuar nga shelgu datë 23 Janar 2012 - 05:10:

Si t'ja bejme Eves thuaj.

Postuar nga Ana1 datë 11 Mars 2012 - 21:24:

Junior,

e di cfare po mendoja tek po i jepja makines rreze varrezave ( ishte nate, ora 10:30), kthehesha nga puna;

" po qente qe vdesin, ku mund tu vete shpirti atyre?! Ne cilen parajse? Pasi une qenin tim e dua njesoj si Mamane time, njesoj si vellane tim, i kam vene dhe emer njeriu!

Problemi im qendron se "Larg qofte kur te me vdese qeni, do kem fatin ta takoj ne " jeten e perpjetshme?"

Do kete qeni im kaq i pafajshme ( i cili varet nga trajtimi dhe trajnimi qe i bej une), nje dite Gjykimi, dhe si do ta perballoje qeni im ate dite?

Do dije qeni im sesi ta justifikoje veten perpara Zotit, pasi qeni im nuk ka fe` deri tani, nuk i kam lexuar as bibel, as kuran.

Si ta shpetoj qenin tim nga ferri?!

Postuar nga F_xhunior datë 11 Mars 2012 - 21:38:

Per sa i perket qenit tuaj, ham ham haaam (respekt qenve), mund te te them se jo vetem qente por asnje kafsheje, qofte atyre te buta apo te egra, nuk do t'u kerkohet te japin llogari ne diten e gjykimit. Megjithate, edhe per kafshet thuhet dicka, por vete tema eshte e atille qe s'ka te beje me kafshet.

O my God (ne shqip "O Zoti im") si mund te barazosh dashurine tende ndaj qenit me ate ndaj te veallit dhe nenes sate? Madje, edhe e paskesh emertuar me emer njeriu...

Postuar nga lorie datë 12 Mars 2012 - 03:59:

C'me doli perpare kjo tema mua...

Postuar nga lorie datë 13 Mars 2012 - 06:31:

Kjo eshte per lostin

Trailer movie=Expelled: No Intelligence Allowed

http://www.youtube.com/watch?v=xGCxbhGaVfE

Do te doja shume ta shihja kete dokumentar.

Postuar nga lorie datë 13 Mars 2012 - 07:23:

S'ishte shume e veshtire per ta gjetur

EXPELLED-No Intelligence allowed

http://www.youtube.com/watch?NR=1&f...p&v=cIZAAh_6OXg

Dokumentar mbi shkencen dhe autoritetin Darvinian dhe sesi inteligjencat e USA kane persekutuar shkencetaret( koleget e tyre) vetem sepse ne peer reviewed papers kane permednur termin 'intelligent design'

eshte dokumentar qe i merr te dyja palet ne konsiderate dhe objektiv ndaj me pelqen.

Postuar nga raid datë 13 Mars 2012 - 09:25:

Lorie, derisa t'i mbushet mendja lostit, me lejo te vendos kete videon me poshte.
Ken Miller eshte ai qe ka qene ne gjygj kunder kreacionisteve Michael Behe e te tjere. Shikoje sesa te dobeta jane argumentet e kreacionisteve, dhe cfare taktikash jo-shkencore ndjekin.

Kur te kem kohe do ta shikoj kete videon qe ke vene ti.

Postuar nga F_xhunior datë 13 Mars 2012 - 21:41:

Citim:
Po citoj ato që tha raid
Lorie, derisa t'i mbushet mendja lostit, me lejo te vendos kete videon me poshte.
Ken Miller eshte ai qe ka qene ne gjygj kunder kreacionisteve Michael Behe e te tjere. Shikoje sesa te dobeta jane argumentet e kreacionisteve, dhe cfare taktikash jo-shkencore ndjekin.

Kur te kem kohe do ta shikoj kete videon qe ke vene ti.

Ncncnc...ALlahu eshte Krijuesi i Gjithesise, krijesa te ALlahut jemi dhe Atij do t'i kthehemi, madje edhe ti, o mosbesimtar. Po shkenca qe sot mesojne njerezit, ndodhet ne Librat e shenjta (ne ato te meparshmet, ato te pa reformuarat nga njerezit) e sidomos Kurani.

Por ty, sikurse shume te tjereve, te eshte vene perde prane syve dhe ALlahu t'i ka shtuar dyshimet si dhe t'i ka hijeshuar trillemet e djallit. Megjithate, kenaqu ti dhe mos u ngop dot, se ALlahut s'mund t'i ikesh - heret o vone, nje dite ke per t'i rene ne Dore.

-Video te ketilla, mua me bejne te qeshem, madje fort.

Ja se c'thote ALlahu ne Kur'an per njerezit e llojit tend... lexo.

1. Ja, Sin!

2. Pasha Kur’anin e pacenueshëm në urtësinë e tij të lartë!

3. S’ka dyshim se ti (Muhamed) je prej të dërguarve!

4. Je në një rrugë të drejtë.

5. (Kur’ani është) Zbritje e të Plotfuqishmit, e Mëshiruesit.

6. Për t’ia tërhequr vërejtjen një populli, që të parëve të tyre nuk u është tërhequr, e për atë shkak ata janë të hutuar.

7. Për Zotin tashmë ka marrë fund vendimi (thënia) kundër shumicës së tyre, andaj ata edhe nuk besojnë.

8. Ne u kemi varë në qafat e tyre pranga, e ato u arrijnë deri në nofulla, andaj ata mbesin me kokat lart.

9. Ne u kemi vënë edhe para tyre pengesë e edhe prapa tyre pengesë, dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin.

10. Dhe për ata është e njëjtë, ua tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.

11. Ti i tërhiq vërejtjen vetëm atij që përvetëson Kur’anin dhe i frikësohet Mëshiruesit edhe kur është vetëm (kur nuk esheh askush), përgëzoje atë me falje dhe shpërblim të mirë.

12. Vërtet, Ne i ngjallim të vdekurit, i shkruajmë veprat dhe gjurmët e tyre dhe çdo gjë kemi regjistruar në librin e rua-jtur
(Levhi-Mahfudh)

Postuar nga F_xhunior datë 13 Mars 2012 - 21:50:

Pastaj ALlahu vazhdon ne Kuran dhe thote:

“Ata që nuk besuan, menduan se kurrsesi nuk do të ringjallen. Thuaj: “Po, pasha Zotin tim, patjetër do të ringjalleni dhe do të njiheni me atë që keni punuar, e ajo për Allahun është lehtë!”

........“Ky është libri ynë (shënimet e veprave tuaja) që dëshmon të vërtetën
(të saktën), Ne kemi kërkuar të shkruhet seç’vepronit.”

(El-Xhathije, 29).

dhe:

“Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të, dhe thonë: “Të mjerët ne, ç’është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa përfshirë?”, dhe atë që vepruan, e gjejnë të gatshme - para tyre, e Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.”

(El-Kehf, 49).

- Për sa u përket gjurmëve (hapave), Allahu thotë:

“...Nuk kapërcejnë ndonjë luginë, e që të mos u shënohet (për shpërblim)
atyre...”

Kurse, për sa i përket Librit të ruajtur, Allahu thotë:

“...Asgjë nuk kemi lënë pa evidentuar në Libër (Kur’anin)...”

(El-En’am,38)

11

Postuar nga lorie datë 13 Mars 2012 - 22:04:

Citim:
Po citoj ato që tha raid
Lorie, derisa t'i mbushet mendja lostit, me lejo te vendos kete videon me poshte.
Ken Miller eshte ai qe ka qene ne gjygj kunder kreacionisteve Michael Behe e te tjere. Shikoje sesa te dobeta jane argumentet e kreacionisteve, dhe cfare taktikash jo-shkencore ndjekin.

Kur te kem kohe do ta shikoj kete videon qe ke vene ti.

kur te kem kohe do e degjoj.

Nje sqarim per ate videon qe kam hedhur me siper. Lexova nje artikull mbi filmin Expelled qe doli ne 2008. Ne fillim me pelqeu videoja sespe mu duk sikur po bashkonte sado pak hendekun midis shkences dhe besimit, por filmi edhe pse ishte interesant dhe entertaining, nuk ishte pune e paqte gazetareske, nuk ishte profesionalism gazetaresk dhe krahasimin qe i bente shkencetareve ( edhe spe nuk jam dakort me perbuzjen e tyre ndaj besimtareve) me Hitlerin eshte e ekzagjeruar,dhe qe nxirrte Darvinizmin as evil eshte e ekzagjeruar.

Mgjth ka pika qe duhen marre parasysh, qe shkenca dhe besimi nuk kontradiktojne nejra-tjetren.

Postuar nga raid datë 13 Mars 2012 - 22:05:

Faik, kam nje kopje te kuranit dhe e mbaj ne banjo, se ndonjehere me mbaron letra higjenike.
Allahun tend e shaj cdo dite cdo minute. Sapo zgjohem nga gjumi gjeja e pare qe bej eshte shaj allahun. Bie ne gjume duke share allahun. Kur me ecin punet, shaj allahun, kur nuk me ecin, shaj allahun prap. Mesazhi i sekretarise se telefonit tim fillon me nje sharje ndaj allahut. Para se te haj filloj me nje sharje ndaj allahut. Ne cdo gje, cdo shkas, cdo veprim une shaj allahun.
Ik tani mos me dil perpara ngado qe shkruaj, se s'do rri te merem me cdo deficent qe me del perpara ne internet.

Postuar nga F_xhunior datë 13 Mars 2012 - 22:14:

Une do te jem ai qe do te te ndjek pas ne cdo shkrese tenden, perderisa ti nuk respekton fenë time ose une te nxjerrem jashte nga forumi padrejtesisht. Gezoju fatit tend qe ne kete menyre te jepet mundesia te shprehesh vetem pas nje monitori, se ne realitet do ishim marre vesh ndryshe. I kufizuar je ti!

Postuar nga raid datë 13 Mars 2012 - 22:22:

Une nuk kam pse respektoj fene tende more kaqol, nuk jepet respekti me zor.
Une kam lirine time te mendimit dhe dhe fale allahut (poshtersia qofte mbi te) jetojme ne nje kohe ku mendimi nuk kufizohet.
Une ketu do jem per nje kohe te gjate, do te meremi vesh mos u merzit.

Postuar nga F_xhunior datë 13 Mars 2012 - 22:38:

Citim:
Po citoj ato që tha raid
Une nuk kam pse respektoj fene tende more kaqol, nuk jepet respekti me zor.
Une kam lirine time te mendimit dhe dhe fale allahut (poshtersia qofte mbi te) jetojme ne nje kohe ku mendimi nuk kufizohet.
Une ketu do jem per nje kohe te gjate, do te meremi vesh mos u merzit.

I poshteruar do te jesh pergjithmone! Kjo jete eshte kalimtare. Aha, me fal...sa nuk harrova...shkenca te cilen e beson ti perpara ALlahut te Madherishem, do te te shpetoje, s'do te te lere qe ti te vdesesh.

Postuar nga lorie datë 13 Mars 2012 - 22:46:

F_ Xhunior- mjaft ofendove njerezit kot me kot!!

Djema time-out

Postuar nga raid datë 13 Mars 2012 - 22:48:

Ja dhe nje tentative e fundit .. sorry lorie.

Dallimi ndermjet meje dhe teje eshte qe fjalet qe thua ti, dhe sharjet qe bej une, per mua nuk kane vlere, kurse per ty kane vleren me te madhe te mundshme.
E kupton ore, qe te mos besosh ne zot, nuk beson ne allah, as ne jesus, as ne lavderime e as ne sharje ndaj tyre. Jane thjesht boshe. Sidoqofte ketu diskutohet ne nivel sadopak filozofik, dhe argumentues, pavaresisht bindjeve.

Por njerez primitiv si puna jote s'dine gje tjeter vetem te fusin turinjte vend e pavend me citate nga kurani. Kjo krijon vetem bezdi dhe asgje tjeter. Ka shpresa ta kuptosh kete pak gje?

Postuar nga shelgu datë 13 Mars 2012 - 23:46:

Re: Junior,

Citim:
Po citoj ato që tha Ana1
e di cfare po mendoja tek po i jepja makines rreze varrezave ( ishte nate, ora 10:30), kthehesha nga puna;

" po qente qe vdesin, ku mund tu vete shpirti atyre?! Ne cilen parajse? Pasi une qenin tim e dua njesoj si Mamane time, njesoj si vellane tim, i kam vene dhe emer njeriu!

Problemi im qendron se "Larg qofte kur te me vdese qeni, do kem fatin ta takoj ne " jeten e perpjetshme?"

Do kete qeni im kaq i pafajshme ( i cili varet nga trajtimi dhe trajnimi qe i bej une), nje dite Gjykimi, dhe si do ta perballoje qeni im ate dite?

Do dije qeni im sesi ta justifikoje veten perpara Zotit, pasi qeni im nuk ka fe` deri tani, nuk i kam lexuar as bibel, as kuran.

Si ta shpetoj qenin tim nga ferri?!

Moj Ana e ke ngrene ndonjehere ti mollen me?

JO per gje po pa e provuar drejt e ne ferr e ke vendin, atje bashke me te paudhin.

Postuar nga F_xhunior datë 14 Mars 2012 - 00:22:

Citim:
Po citoj ato që tha lorie
F_ Xhunior- mjaft ofendove njerezit kot me kot!!

Djema time-out

Sikur e prisja kete....valle shkresat e atij nuk qene ofenduese? Per mua eshte ofendim nese neperkembin Emrin e ALlahut.

Postuar nga F_xhunior datë 14 Mars 2012 - 00:27:

Citim:
Po citoj ato që tha raid
Ja dhe nje tentative e fundit .. sorry lorie.

Dallimi ndermjet meje dhe teje eshte qe fjalet qe thua ti, dhe sharjet qe bej une, per mua nuk kane vlere, kurse per ty kane vleren me te madhe te mundshme.
E kupton ore, qe te mos besosh ne zot, nuk beson ne allah, as ne jesus, as ne lavderime e as ne sharje ndaj tyre. Jane thjesht boshe. Sidoqofte ketu diskutohet ne nivel sadopak filozofik, dhe argumentues, pavaresisht bindjeve.

Por njerez primitiv si puna jote s'dine gje tjeter vetem te fusin turinjte vend e pavend me citate nga kurani. Kjo krijon vetem bezdi dhe asgje tjeter. Ka shpresa ta kuptosh kete pak gje?

Mua si mysliman s'me takon te shprehem dosido ne lidhje me fenë time - per deshmi neve kemi Kur´anin, librin e shenjte! Ti po ofendove ALlahun, me ofendon mua - ne fund te fundit, ti bej si te kesh qejf, por edhe une do te te kundervihem ashtu sikurse kam qejf vete. Mirepo, pasur parasysh padrejtesite e shumeta qe u behen myslimaneve ne kete bote, nuk do befasohesha sikur do te me perjashtonin mua ndersa ty te urojne per shkresat qe ke thurur kunder ketij besimi fetar - se vertetes!

Postuar nga shelgu datë 14 Mars 2012 - 00:47:

Citim:
Po citoj ato që tha F_xhunior

Mirepo, pasur parasysh padrejtesite e shumeta qe u behen myslimaneve ne kete bote, nuk do befasohesha sikur do te me perjashtonin mua ndersa ty te urojne per shkresat qe ke thurur kunder ketij besimi fetar - se vertetes!

Ke folur mire deri tani por me kete shprehje more nje pozite difensive qe eshte tipike.

Padrejtesite nuk ju behen myslimaneve or taj, por te pafuqishmeve. (nuk ke nevoje per shpjegime me duket)

Postuar nga raid datë 14 Mars 2012 - 00:56:

Citim:
Po citoj ato që tha F_xhunior

Mua si mysliman s'me takon te shprehem dosido ne lidhje me fenë time - per deshmi neve kemi Kur´anin, librin e shenjte! Ti po ofendove ALlahun, me ofendon mua - ne fund te fundit, ti bej si te kesh qejf, por edhe une do te te kundervihem ashtu sikurse kam qejf vete. Mirepo, pasur parasysh padrejtesite e shumeta qe u behen myslimaneve ne kete bote, nuk do befasohesha sikur do te me perjashtonin mua ndersa ty te urojne per shkresat qe ke thurur kunder ketij besimi fetar - se vertetes!

Bejme nje pakt? Kur dy vete duan te diskutojne dicka sic ishte rasti im me lorien, mos u fut me citate nga kurani. Te jesh i sigurte qe vetem bezdis. Po pate ndonje gje per te thene brenda kontekstit te diskutimit, je i mirepritur. Kjo eshte nje etike minimale njerezore. Natyrisht ti je i lire te sillesh si shtaze e te mos respektosh asgje.

Per t'u larguar nga forumi, te jesh i bindur qe do te largohesh vete, se ti s'ke asgje cfare ofron, pervecse nje propagande te shemtuar. Ti dhe shume te tjere me brekushe si puna jote. Jo vetem nga forumi, por edhe koha do e largoje semundjen qe sillni ju.

Do me? Njeriu mban mbi supe peshen e bindjeve ose te injorances se tij, prandaj prit qe me fjalet qe thua dikush te diskutoje, dikush te lavderoje e dikush te tallet. Une me ato dokrrat e tua do te tallem gjithmone, dhe natyrisht do te pres ty si muti pas kepuces.

Postuar nga AngelDevil datë 14 Mars 2012 - 01:01:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu

Padrejtesite nuk ju behen myslimaneve or taj, por te pafuqishmeve.

TEMA MBYLLET! (ja vuri vulen shelgu)

Postuar nga F_xhunior datë 14 Mars 2012 - 04:37:

Citim:
Po citoj ato që tha raid

Bejme nje pakt? Kur dy vete duan te diskutojne dicka sic ishte rasti im me lorien, mos u fut me citate nga kurani. Te jesh i sigurte qe vetem bezdis. Po pate ndonje gje per te thene brenda kontekstit te diskutimit, je i mirepritur. Kjo eshte nje etike minimale njerezore. Natyrisht ti je i lire te sillesh si shtaze e te mos respektosh asgje.

Per t'u larguar nga forumi, te jesh i bindur qe do te largohesh vete, se ti s'ke asgje cfare ofron, pervecse nje propagande te shemtuar. Ti dhe shume te tjere me brekushe si puna jote. Jo vetem nga forumi, por edhe koha do e largoje semundjen qe sillni ju.

Do me? Njeriu mban mbi supe peshen e bindjeve ose te injorances se tij, prandaj prit qe me fjalet qe thua dikush te diskutoje, dikush te lavderoje e dikush te tallet. Une me ato dokrrat e tua do te tallem gjithmone, dhe natyrisht do te pres ty si muti pas kepuces.

Ti je nje injorant i tejdukshem, madje gjithashtu edhe vuake psikikisht. Ver gishtin ne koke dhe pyet "valle, 6 miliard njerez mund te jene gabim pse besojne ne Nje Krijues, apo une dhe nje pakice ne kete bote besukemi shtrember?

Ju jeni asgje pos nje pakice. Une respektoj te gjithe njerezit dhe ate cfare ata besojne, por kur ata (ateistet) thone se une besoj gabim ne nje fare menyre te hidhur, atyre u kundevihem me shprehjeje po ashtu te hidhura per ta dhe u them "juve jeni o shtaze o injorante! Zgjidhni njeren!"

Postuar nga Ana1 datë 14 Mars 2012 - 05:01:

Edhe une jam ateiste. biles dhe qeni im eshte ateist.
As nuk jam pagezuar per veten, as qenin s`e kam pagezuar.

P.S. Ne ferr do shkoj se i ha mollet me gjithe bisht!!!Ne ferr ka vetem seks, droge, dhe rock and roll! ha ha ha, ku ka me mire se kaq?!

Postuar nga lorie datë 14 Mars 2012 - 08:50:

Citim:
Po citoj ato që tha F_xhunior

Ti je nje injorant i tejdukshem, madje gjithashtu edhe vuake psikikisht. Ver gishtin ne koke dhe pyet "valle, 6 miliard njerez mund te jene gabim pse besojne ne Nje Krijues, apo une dhe nje pakice ne kete bote besukemi shtrember?

Ju jeni asgje pos nje pakice. Une respektoj te gjithe njerezit dhe ate cfare ata besojne, por kur ata (ateistet) thone se une besoj gabim ne nje fare menyre te hidhur, atyre u kundevihem me shprehjeje po ashtu te hidhura per ta dhe u them "juve jeni o shtaze o injorante! Zgjidhni njeren!"

Faik, e kupton qe paraqitja e ideve qe jep nuk ngjall aspak kureshtjen e tjetrit te te lexoje?

Nqs do qe psh. te me besh mua te intersohem per Islamin , duhet te shkruash me i qete dhe me i qarte dhe me argumenta qe te kene kuptim.

Bohhh u be tema pershesh

Postuar nga Fajtori datë 14 Mars 2012 - 08:51:

Ana1, ti je te ajo foto? A po vjen te bejme nje vjelje qe ti tregojme te tjereve si ulet inati. Jo per gje por kam pershtypjen se mes dinamikave te shumta besuese, mosbesuese, sharese, etj, qendron mungese e theksuar mollesh.

Sa per temen, duhet pranuar qe ketu ofendimi do ekzistoje gjithmone. Ceshtja eshte mos ekzagjerohet. Ofendimi do ekzistoje pasi menyra e mendimit te nje besimtari apo ateisti ofendon ekzistencen e tjetrit. Kjo ndodh cdo dite ne jeten e perditshme, por njerezit bashkejetojne per te krijuar tolerance. Fjala vjen, disa myslimane besojne se femrat duhet te veshin perce. Automatikisht femrat e tjera qe nuk veshin perce jane te perbuzura, jane ato qe zgjojne epshet e mashkullit, etj. Keto te tjerat jane zakonisht motrat tona dhe ne duhet te ndihemi te ofenduar per menyren sesi mendon myslimani, por bashkejetojme dhe mundohemi t'ia leme te vertetat kohes. Eshte pak e veshtire qe gjithe te vertetat te gjenden ne nje liber dhe cdo femije a i rritur te pretendoje se di te vertetat. Njerezit nga natyra jane te limituar. Nese pranohet kjo duhet te bjere dhe prepotenca e dijes dhe sigurise se Zoti ekziston ose nuk ekziston. Mund te zgjedhesh te besosh, por besimi nuk eshte dije. Dhe dija kerkon te verteta, jo besim.

Postuar nga lorie datë 14 Mars 2012 - 09:20:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Sa per temen, duhet pranuar qe ketu ofendimi do ekzistoje gjithmone.

kjo pjesa ketu eshte 'sad'.

Postuar nga Petter datë 14 Mars 2012 - 09:24:

hajt mo se so dhe aq sad, se sjena ne kishe ketu lol

Postuar nga lorie datë 14 Mars 2012 - 09:27:

haha po pse duhet te jesh ne kishe me patjeter te thuash dicka qe nuk shkon?

Postuar nga raid datë 14 Mars 2012 - 09:30:

Citim:
Po citoj ato që tha Ana1
Edhe une jam ateiste. biles dhe qeni im eshte ateist.

Ndersa gomari im beson shume te allahu..

Postuar nga Petter datë 14 Mars 2012 - 09:31:

Perkundrazi, ne kishe apo ne xhami do ishte sad nq se do perdoreshin ofendime.. mendoj une u know... ne keto vendet e tjera, perfshire ketu dhe keto sitet virtuale seshte dhe aq sad, ne fund te fundit njerzit kan probleme lol

Postuar nga lorie datë 14 Mars 2012 - 09:38:

Ashtu?

Mendokemi shume ndryshe ne te dy atehere. Se une kur futem ketu me duket si shkolle e dyte, rrihen idera, mendime, pikepamje dhe eshte nje test qe te mbash gjakftohtesine, e marr per 'challenge' te mire qe te shkruaj drejt. E me duket sikur do tradhetoja veten nqs do kisha dy standarte, te mire ne kishe, te keqen ne forum kur te gjithe jane anonim dhe mund te thuash dhe besh c'te duash.

Postuar nga Petter datë 14 Mars 2012 - 09:53:

Ur right... shume ndryshe ne disa gjera Une ketu sfutem asnje her te rraf ndonje mendimin tim personal, as te bej ndonje para/pas shkolle lol.. me pelqejne disa mendime e idera te disave qe i lexoj me qef.. perfshire dhe juve Spo flisja per te pasur dy standarte, i mire ne kishe dhe i marre jasht kishes.. thjesht po mundohesha te thonja qe brenda kishes dhe ndonje fjale banale e vogel ndoshta sdo ishte e hijshme , kur jashte saj ( dhe ketu ne forum i mean ) sdo ishte ndonje big deal u know

I dont challenge my self here at all lol

Postuar nga shelgu datë 14 Mars 2012 - 19:25:

Citim:
Po citoj ato që tha Petter

Ore petro. po Even e kena gjyshe, si mundemi me e sha?

Postuar nga Petter datë 14 Mars 2012 - 21:18:

Shelgo, mos e thente zoti po si do shajme even ne...eva ka qen si pullumbeshe & sexy as well lol

Postuar nga shelgu datë 15 Mars 2012 - 00:05:

Citim:
Po citoj ato që tha Petter
Shelgo, mos e thente zoti po si do shajme even ne...eva ka qen si pullumbeshe & sexy as well lol

E e kemi sojin te bukur prandaj.

Postuar nga Petter datë 15 Mars 2012 - 01:49:

E e, e keni pasur...

Postuar nga lorie datë 16 Prill 2012 - 06:37:

Citim:
Po citoj ato që tha Petter
Ur right... shume ndryshe ne disa gjera Une ketu sfutem asnje her te rraf ndonje mendimin tim personal, as te bej ndonje para/pas shkolle lol.. me pelqejne disa mendime e idera te disave qe i lexoj me qef.. perfshire dhe juve Spo flisja per te pasur dy standarte, i mire ne kishe dhe i marre jasht kishes.. thjesht po mundohesha te thonja qe brenda kishes dhe ndonje fjale banale e vogel ndoshta sdo ishte e hijshme , kur jashte saj ( dhe ketu ne forum i mean ) sdo ishte ndonje big deal u know

I dont challenge my self here at all lol

Po tani njerez jemi dhe na shpeton ndonjehere ndonje gje qe s'duhet shkruar, por ideja qe te shaj me paramendim, eshte te kesh dy standarte. Eshte paramendimi qe e ben ndryshimin.

Postuar nga SHKODRA4001 datë 09 Maj 2013 - 17:29:

Keto kohet e fundit me ka taku me punu me nje shoqate komunitet evangjelist, e kur râ biseda per kopshtin e edenit,ato me thane se vatikani ka mashtru njerzit ne bibel,per interesa tyret me mollen.pra molla nuk 'eshte e vertet fruit i edenit

Postuar nga kotka datë 09 Maj 2013 - 17:45:

Te gjitha deget e tjera te kristianizmit keshtu bejne per te terhequr njerezit rreth vetes. Nje lloj bisnesi eshte edhe kjo.

Postuar nga shelgu datë 09 Maj 2013 - 19:44:

Citim:
Po citoj ato që tha SHKODRA4001
Keto kohet e fundit me ka taku me punu me nje shoqate komunitet evangjelist, e kur râ biseda per kopshtin e edenit,ato me thane se vatikani ka mashtru njerzit ne bibel,per interesa tyret me mollen.pra molla nuk 'eshte e vertet fruit i edenit

E ke kuptu gabim.
Atje ka qen por sic duket ajo qe tea ka shpjegu ty e ka pas mendjen ke mollt e tua.
Here tjeter kije mendjen ne mesim shkodre.

Postuar nga SHKODRA4001 datë 09 Maj 2013 - 21:38:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu

E ke kuptu gabim.
Atje ka qen por sic duket ajo qe tea ka shpjegu ty e ka pas mendjen ke mollt e tua.
Here tjeter kije mendjen ne mesim shkodre.

po un sjam per mashkuj maj naqeee....ka ken pastor e dreqiiiii..per sqarim:sipas studimeve fruti qe ka qen i pa zbulum la ken
Fiku.......e qysh ateher kot sthojn gjinoooo fikuuuuuuu

  Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 »
Trego 262 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.