Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga amor alucius datë 20 Qershor 2006 - 17:30:

Sot jam zgjuar me nje deshire kanibaleske per te bere cope-e-grime deri ne fibren e fundit cdogje qe me kujton ngordhesira te tilla.Ngordhesira qe s'duan te shohin askend me mire se veten,shpiftesira qe kalbjen e tyre duan ta shohin dhe tek te tjeret...ptuhhhh!

Nga ora 11.30 bie zilja e shtepise,ishte Ai.E pyes se pse s'ishte ne pune,me thote te shoh  brenda makines te tije...zgjatem si nje femije ne maje te gishtave te shoh: ishte nje bouquet me orchidea me nje kartoline ne te.Me porosit te behem gati cike shpejt meqe s'kishte dhe aq shume kohe se do shkonim tek puna e mamit te ja jepnim.E pyes se pse kishte lene punen,s'kishte dhe aq rendesi.Me pergjigjet qe ka shume rendesi,qe nuk donte qe individe margjinale qe per ne s'egzistojne fare te me prishin humorin qofte dhe me meskinitete si urimi i vdekjes i nje njeriu te familjes.

Arrijme tek puna e saje fiks ne oren kur merrte pauzen e drekes...gjitha koleget e saja qe njoh me vite afrohen duke puthur mua dhe Ate,edhepse ishte hera e pare qe e shihnin.Njera nga ato,njekohesisht dhe shoqja e ngushte e saje,atij i sjell kafe dhe mua leng frutash.Kishin ngelur duke bere bisede me ne tere pauzen e tyre,i them me mbrapa Atij"ngelen pa ngrene me duket per te derr-derrur me ne()"Ai qesh"kuriozitet femrash"Une"maskilist!"Ai"feeling better?" -"ehe "


Postuar nga Zhylien Sorel datë 20 Qershor 2006 - 17:34:


Postuar nga amor alucius datë 23 Qershor 2006 - 01:42:

Sot kisha nje mbasdite ndoshta pakez te cuditeshme: miku im i ngushte me telefonon te me tregonte qe ishte tek shtepia e prinderve te tije e qe e ema i kishte kerkuar te me ftonte per darke tek ato meqe kisha kohe pa qene.Familjen e tije e njoh mire,kemi 11 vjete qe kemi patur nje maredhenie pothuajse vellazerore me te.Jane nje familje e vjeter aristokrate e qytetit ku banoj,vazhdojne te jetojne ne nje shtepi impresionuese ku veprat e antikuariatit mbizoterojne shoqeruar me mure qe vazhdojne te jene te veshur ne cope te kuqe ne vishnje,sofa'te bezhe me mbeshtetese ngjyre te arte,raftet e hapura me serviset e argjendit,dyshemete e drunjeta,studioja qe dikur ka qene e gjyshit te tije vazhdon te mbaje mbi te vulen e gjyshit ne nje mbajtese argjendi,foto,libra...nje pikture gati magjike e tije.Aty kam nuhatur perhere atmosferen e vjeter te ketij qyteti qe u kthye ne nje port strehues mbas stuhise Shqipetare.Shtepia e tije me kujton shpesh shtepine e gjyshit tim,ate te para viteve 90' natyrisht,mbas 90' i shpetoi vetem studioja dhe libraria e tije modernizimit shqipetar i cili vjellte per hundesh dhe goje cdogje qe kishte te bente me te kaluaren,qofshin dhe pjeset qe duheshin ruajtur,e qe u be magnet per llojet e reja te plastikes,hekurishteve,pllakave...sa pa vlere.Ne nje forme apo ne nje tjeter vazhdoj te nuhas ate eren tipike te studios te tije...vanilia,ah po,vanilia,ere druri,kafeje te sapo shtypur...Si femija i pare vajze ne familjen direkte timen,kam qene perhere e preferuara e tije ne krahasim me cunat e xhaxhallareve.Mbaj mend qe hyja shpesh ne studion e tije ndersa ai punonte,linte cdogje dhe me kerkonte ti recitoja vjershen e fundit qe kisha mesuar ne kopesht ose vjershen e fundit qe me kishte mesuar ai.Me merrte ne preher dhe me perseriste shpesh"ti do jesh krenaria e gjyshit gjithmone".

Po thoja...sapo mberrita tek ato ajo po me perqafonte me nje sinqeritet dhe fisnikeri te papershkrueshme,madje duke me qortuar per "mungesen".Me ftoi ta ndihmoja ne guzhine per te pregatitur darken.Ne muhabet e siper,une ne iluzionin qe ajo mund te dinte per lidhjen e tije te re me nje goce qe e ema e njihte mire,i them qe jane cift i lezetshem etj.I iku tere gjaku nga fytyra nga tmerri,lol,une e dija qe se pelqente shume ate gocen por se dija qe do e deshperonte kaq shume nje fakt i tille...Perfundoi duke me thene"i kam thene perhere te me sjelle ne shtepi nje vajze si ti,e jo vetem si shoqe...te mos merret me femra te tilla".Situate jo e kendeshme per mua,sidomos nese duhej ti thoja gjera te tjera ngaqe doja ti merrte vesh me mire nga goja ime

Me vone dolem ne kopeshtin mbrapa shtepise tek pishina,me nga nje gote vere...ai hyri ne pishine e me nje mashtrim me beri ti afrohesha pishines,me terhoqi e perfundova me gjitha rrobat brenda.

Kam nje jete te cmendur,te mbipopulluar nga njerez te cmendur por...mua me pelqen keshtu sic eshte,s'do doja te ndryshoja asgje ne te.


Postuar nga amor alucius datë 24 Qershor 2006 - 22:08:

...


Postuar nga amor alucius datë 03 Korrik 2006 - 14:44:

Kane qene kaq te lodheshme ditet e fundit,mbas sforcimeve te provimeve te cilat me konsumuan gati cdo energji mendore po pason dhe organizimi i nje te eventeve me te shume-pritura te organizates studentore(gje qe po me konsumon dhe fizikisht).Kemi dite te tera qe organizojme dhe gjerat me absurde.Nderkohe kishim kaluar buxhetin e akorduar,mbas ca kerkesave te tjera u vendos te na zgjerohet buxheti me nje shume qe as qe e kishim enderruar Gati cdo dite behen prova per spektaklin qe do jepet para nates te shenjte te Fakultetit tim ( )Ngaqe aspektativat jane aq te medha kete vit ndaj bordit drejtues jemi nen njefare presioni psikologjik.Kjo ka patur kryesisht gjera pozitive,sidomos per ne te tre,u provua dhe njehere sa shume e mbeshtesim njeri-tjetrit...ka qene qe ne fillim nje mbeshtetje e pakushtezuar,mund ta quaja dhe te verber pasi asnjeri nga ne asnjehere nuk ka vene ne dyshim veprimet e dy te tjereve dhe atehere kur kishte ankesa kalamajsh.Ka patur raste ne te cilat dhe kemi qene gabim por qortimet kane qene perhere privatisht ndersa publikisht kemi mbrojtur shpinen e njeri-tjetrit.Ndoshta ky eshte sekreti i suksesit tone,miqesia.

Me pret nje tjeter event personal,nje arritje do thoja...jam aq e emocionuar.Po arrita te kap kete maje do kete vetem nje obstakel kohor per te arritur ate qe dua perfundimisht 


Postuar nga amor alucius datë 05 Korrik 2006 - 14:33:

YES,YES AND YESSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSS
SSSSSSSSSSSSSSSSSSSSS     Kaluar vitin me shkeputjen me te madhe nga te tjeret.

S'me besohet...wauwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwww

  f*bastards yessssssssssssssssssssssssssssssssssssssssssssssss
SSSSSSSSSSSSSSSSS Harvardddddddddddddddddddddddddddddddddddddddddddd
yihaaaaaaaaaaaaaaaa.I did it,I dit,I did itttttttttttttttttttt.


Postuar nga darke datë 05 Korrik 2006 - 15:28:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
yesssssssssssssssssssssssssssssssssssssssssssss
sssSSSSSSSSSSSSSSSSS Harvardddddddddddddddddddddddddddddddddddddddddddd
yihaaaaaaaaaaaaaaaa.I did it,I dit,I did itttttttttttttttttttt.

Harvard? Are you really going there?


Postuar nga amor alucius datë 05 Korrik 2006 - 15:43:

Academic practice


Postuar nga darke datë 05 Korrik 2006 - 15:49:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Academic practice
uyyyyyyyyyyyyy CONGRATULATIONS!!!:


Postuar nga darma datë 07 Korrik 2006 - 08:33:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
YES,YES AND YESSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSS
SSSSSSSSSSSSSSSSSSSSS     Kaluar vitin me shkeputjen me te madhe nga te tjeret.

S'me besohet...wauwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwww

  f*bastards yessssssssssssssssssssssssssssssssssssssssssssssss
SSSSSSSSSSSSSSSSS Harvardddddddddddddddddddddddddddddddddddddddddddd
yihaaaaaaaaaaaaaaaa.I did it,I dit,I did itttttttttttttttttttt.




WOOOW Shume Urime dhe shume suksese....vertet po me behet shume qejfi ...ne nje fare menyre edhe pse nuk te njoh aspak po ndjehem kaq krenare....
Te uroj fat dhe suksese te metejshme....Pac fat e dashur....


Postuar nga lorie datë 08 Korrik 2006 - 00:59:

Nice

Go Amor!!
Go Harvard!!

COPEZE JETE NGA E KALUARA: Ishte nata e katert e korrikut,nata e fishekzjarreve,telefonata e dikujt e vazhdimesoi entuziazmin. Me buzen ne gaz degjova ata te dy teksa kendonin melodine qe luhet zakonisht ne piano sa here qe nje vajze ecen drejt altarit. S'po e merrja dot me mend sesa karragjoze po beheshin duke mermeritur dhe duke hedhur kunja njera pas tjetres mbi personin qe sapo kisha folur. Une me nje shikim te cuditur ia krisa se qeshurit dhe nxorra disa argumenta qe ti bindja se ate qe po mendonin s'kish per te ndodhur per nje kohe shume te gjate.


Postuar nga amor alucius datë 08 Korrik 2006 - 01:21:

Thank you Darke,Darma,(poashtu dhe nga tema tjeter)demokrateforever,eyesight,Lorie...te tjeret qe me kane kontaktuar ne celular,mp,e-mail,msn(...)i kam falenderuar ne forme tjeter


Per mua nuk ka aq rendesi nese eshte Harvard apo te ishte ne Universitetin e Tiranes,ajo qe ka vertete rendesi per mua eshte arsyeja qe me coi aty: cmim/shperblim simbolik per arritjet e mia ne formen e nje burse disa-javore per te bere praktike atje.S'mund te mohoj dhe faktin qe ruaja pak frustracione nga viti akademik qe kaloi: edhe pse kisha rezultatet me te larta te grupit tim njohja e atij viti s'me shkoi mua por nje cunit qe vitin para atij vitit kishte qene me i miri dhe vjet kishte pak pike diference me mua.Ishte nje plotesim shpirteror qe ja kisha borxh vetes.Per te tjerat mu be qejfi ngaqe mund ti jepja nje sodisfaksion te tille prinderve,poashtu gjyshit (te cilin do e shoh brend apak ditesh).

S'kam arritur akoma te besoj tamam ate qe po ndodh,biles sot po i thoja partnerit te me pickonte qe me ne fund ti pranoja vetes dicka te tille.Sidoqofte jam e sigurte qe do jete nje eksperience qe do shijoj deri ne sekonden e fundit  


Postuar nga Eyesight datë 10 Korrik 2006 - 16:48:

Amor, dicka qe me ka ndihmuar te eci perpara ne jeten time (here me ngritje e here me zbritje) eshte pikerisht te arrish ti thuash vetes "TI MUNDESH!!" Atehere kur te thone qe nuk ka rrugedalje, qe nuk pa zgjidhje, qe nuk ... etj. ti mund ti tregosh vetes ne radhe te pare (per mua kjo eshte primare) dhe te tjereve qe asgje nuk eshte e paarritshme, duhet vetem vullnet i mire. Shume suksese dhe njehere
Dhe mos harro:: gjithnje do te kete qen qe lehin... ti vazhdo te ecesh!!!


Postuar nga Cindi datë 10 Korrik 2006 - 22:06:

To be in Harvard Amor, is very important and a nice experience in your life.
Congrats and suksese te metejshme ne kariere.


Postuar nga freespirit datë 11 Korrik 2006 - 08:22:

Nje mbremje te bukur ne Tirane kisha dale me shoqerine time, ok me shoqerine e motres time dhe po kenaqeshim po pinim nga nje gote vere per qef. Nje mik yne i tavolines papritur pa 2 miq te tij turist te cilet pa hezituar u afruan ne tavolinen tone. Miku yne per te mos u treguar i pasjellshem u detuarua ti ftonte te uleshim gje qe na e prishi pak terezine po nejse thashe me vete hajt mo se mik i mikut te mikut e dini si vete ajo pune kur "dikush tjeter paguan per pijet". Dhe fillojme te njihemi pasi ishim nje grup i mire te rinjsh. Pasi miku yne i cili nuk shquhej per te pire kthehu nje bire filloi te shante shqipetaret nje menyre te atille qe mua mu duk shume fyese. E lashe sa u kenaq dhe i thashe ne anglisht: you can be very smart, you can be very beautifull, you may think you are so perfect but to me you are worth nothing, because you do'nt appreciate the blood that runs through your veins. The world is full of hypocrites like you WHO STILL DON'T KNOW THAT NO ONE IS PERFECT NOT EVEN THE VERY RICH. And I left. The end.
PERSHENDETJE


Postuar nga amor alucius datë 11 Korrik 2006 - 19:47:

Citim:
Po citoj ato që tha Eyesight
Dhe mos harro:: gjithnje do te kete qen qe lehin... ti vazhdo te ecesh!!!


Flm eyesight,s'eshte perhere e lehte te ecesh pa kthyer koken anash nese di qe ke dicka qe tek disa njerez mund te ngjall zili dhe pyet veten se pse nuk mund te jene te lumtur per ty,te ndajne ato momente gezimi me ty ne vend qe te shpenzojne energji ne zili.Mgjth kokefortesia ime ka bere te veten dhe s'me ka lene te derdh shume mendime ne gjera te tilla. 

Football,flm

Natyrisht,Harvard eshte i rendesishem,por sic e thashe dhe lart eshte arsyeja qe me coi aty qe per mua ka vertete rendesi.Une e kam nje Harvard(dhe kaluar Harvardin per mua)dhe ai eshte Universiteti ku studioj pasi aty vertete jam formuar si njeri,si ne anen profesionale ashtu dhe ne ate karakteriale.

 


Postuar nga ~Enigme~ datë 12 Korrik 2006 - 02:44:

Suksese te metejshme amorke.


Postuar nga amor alucius datë 02 Gusht 2006 - 00:26:

Kam aq shume per thene,por e verteta eshte qe s'kam patur as vete kohen per te perpunuar ne nje forme te duhur ate qe kam perjetuar keto dite.Ndihem plot dhe bosh njekohesisht;plot nga njerezit qe rigjeta,bosh nga situata...


Postuar nga Niqua datë 02 Gusht 2006 - 00:59:

Amore suksese dhe me bahet shume qefi edhe pse nuk njihemi personalisht. Sa lezet kur perparojne shqiptart.  ai Gill t'na marrte ligat neve, ja dhe nje Shqiptare ne Harvard. Thjesht kurjoze per cfar dege do e vazhdosh???


Postuar nga Cindi datë 02 Gusht 2006 - 01:22:

Citim:
Po citoj ato që tha dreqja shkodrane
Amore suksese dhe me bahet shume qefi edhe pse nuk njihemi personalisht. Sa lezet kur perparojne shqiptart.  ai Gill t'na marrte ligat neve, ja dhe nje Shqiptare ne Harvard. Thjesht kurjoze per cfar dege do e vazhdosh???


Ka edhe plot shqiptare te tjere ne Harvard. Njera nga ato ngriti edhe flamurin shqiptar ne Boston diten e flamurit. Ata jane kaq krenare qe jane studente ne nje Universitet te tille dhe bashke me ta edhe neve te tjeret.


Postuar nga amor alucius datë 02 Gusht 2006 - 01:26:

Citim:
Po citoj ato që tha dreqja shkodrane
Amore suksese dhe me bahet shume qefi edhe pse nuk njihemi personalisht. Sa lezet kur perparojne shqiptart.  ai Gill t'na marrte ligat neve, ja dhe nje Shqiptare ne Harvard. Thjesht kurjoze per cfar dege do e vazhdosh???


Flm Dreqe,Enigma(...)

Une gati po mbaroj ne degen time dreqe.Kalova 2 jave pushime dhe te te them te drejten eshte hera e pare qekur fillova studimet akademike qe kam stakuar trurin nga shkolla per kaq gjate

Mirembrema Football njehere.Ne radhe te pare me behet qejfi qe je mire me shendet.Gezohem qe je e informuar per shqipetaret ne Harvard kaq mire,ku i dihet?Mund te jene informacione te vyera per mua vitin akademik qe vjen.Shpresoj qe ne te ardhmen mund te ndash me ne dhe eksperiencat e tua personale te se kaluares qe ke me Harvard-in. 


Postuar nga Cindi datë 02 Gusht 2006 - 01:48:

Ndofta vertet nuk do te shkosh per miqesira atje, but everything new is a kind of experience. You always learn and need something edhe nga milingonat qe i shkelim dhe jane shume te vogla.

Une per vete e kam pare me dylbi Harvard, shkoj per ndonje xhiro dhe per te pire ndonje kafe, per te degjuar muzikantet e ndryshem neper rruget e Harvard Square dhe per te pare ndonje exibition. That's it.

Te tjerat do te na i thuash ti.


Postuar nga Eyesight datë 03 Gusht 2006 - 13:01:

"Cfare ke?" Perseri ajo pyetje.. e degjuar me mijera here.. pergjigja ime si gjithmone nje levizje e kokes dhe hedhje e veshtrimit diku larg, nuk dua te me besdisin...te futen ne mendimet e mia... "Cfare ke?" nuk eshte pyetja, eshte menyra se si behet ajo, pothuajse e vrazhde. eshte kjo vrazhdesi qe me ben te mos pergjigjem. Perse behet nje pyetje e tille kur nuk je i interesuar per pergjigjen qe do te marresh? Perse e ben? Eshte me mire te mos e besh fare, eshte me e ndershme. dhe une..me mire nuk pergjigjem fare por zhytem ne ate rremujen e madhe qe krijojne mendimet e mia e nis ti shtjelloj ngadale. Hmmm cfare ke?


Postuar nga Cindi datë 03 Gusht 2006 - 21:52:

Citim:
Po citoj ato që tha dreqja shkodrane


 

fotball ma merre mendja qe ka por edhe nje me shume aq me mire. Une njoh nje Kosovar qe shkon aty se e  kam kumshi dhe nje ne Tirance nga Boston por ket e njoh nga chati dhe nuk jam e sigurt nese eshte e vertet.  



Natyrisht qe dhe nje me shume aq me mire, edhe dy, edhe tre, edhe dhjetra me shume aq me mire. Ajo vajza qe eshte nga Tirana ne Boston, eshte e vertete se eshte nga fshati ku jetoj une ketu ne Boston dhe jo vetem kaq, por mori full scholarship, ne shqip me duket se i thone burse te plote ne mos gaboj, do me thene falas nga shteti, mbasi ishte studente e shkelqyer nga te gjitha anet.


Postuar nga amor alucius datë 04 Gusht 2006 - 16:48:

Dedikuar ime dashurorit

Così deserta la citt_
Io non me la ricordo più
Guardando un film
In bianco e nero davanti alla tv



Le corse dietro a quel pallone
Su quella strada di periferia
E sogni sotto al ponte della ferrovia

C'è sempre un treno che va...e va...
Quasi sempre verso il nordo dintorni
Il treno va e va
E quasi sempre indietro non ritorni

C'è un film di Rocco alla TV
Dal meridione arriva su
Quella valigia di cartone oggi non c'è più...

Ognuno sceglie la stazione
Ma a volte sbagli la destinazione
Se perdi il treno giusto
Perdi il gusto della vita

Il mio treno va e va...
dentro al mio vagone pieno di sogni
Il mio treno va e va e va
Con le paure ed incertezze ed inganni

Para papa para paparapa...ra papa...pa...pa...

La vita come il treno va
e un'altra estateormai è gi_ qua
Da quella lunga galleria
Il treno spunter_

Io sulla spiaggia sotto il sole
Ascolto una canzone di anni fa
Che dice il treno dei miei
pensieri all ìncontrario va

Il mio treno va da te..
Perché sei l'unica stazione per me
Il mio treno va da te...
Perché mi porta sempre a casa da te...

Che sei la cosa più importante che
c'è... E intanto scrivo una canzone per te...

Il mio treno va da te...
Che sei la cosa più importante che
l mio treno va da te...
È... E intanto scrivo una canzone per te...

----------------------------------------------------------------

Kaq bosh qytetin

Se mbaj mend ndonjehere

Duke pare nje film

Bardh & zi para televizorit

 

Vrapimet mbas atij topi

Ne ate rruge te periferise

Dhe enderron nen uren e trenave

 

Ka perhere nje tren qe shkon…dhe shkon

Gati perhere ne drejtim te Veriut ose aty afer

Treni shkon dhe shkon

Gati perhere nuk kthehesh pas

 

Televizori po jep nje film te Rocco-s

Ajo valixhe kartoni tani s’eshte me

 

Cdonjeri zgjedh stacionin

Por me raste gabon destinacion

Nese humb trenin e duhur

Humb dhe shijen e jetes

 

 

Treni im shkon dhe shkon

Brenda vagonit tim plot endrra

Treni im shkon dhe shkon dhe shkon

Me frikat dhe pasigurite dhe mashtrimet

 


Para papa para paparapa...ra papa...pa...pa...


 

Jeta poashtu si treni shkon

Dhe tashme nje tjeter vere eshte ketu

Nga ajo galeria e gjate

Treni do mbije

 

Une mbi rere ne diell

Degjoj nje kenge te para disa vitesh

Qe thote treni i

Mendimeve te mia ecenne te kundert

 

Treni im shkon tek ti

Sepse je stacioni i vetem per mua

Treni im shkon tek ti

Sepse me sjell perhere ne shtepi tek ti

 

Se je gjeja me e rendesishme per mua qe egziston

E nderkohe shkruaj nje kenge per ty

 

 Treni im shkon tek ti

 Se je gjeja me e rendesishme per mua qe egziston



Treni im shkon tek ti

E nderkohe shkruaj nje kenge per ty


Postuar nga Enya datë 04 Gusht 2006 - 21:19:

=E kaluara ime...mbase e tashmja ime do kthehet dikur ne te kaluar.

Ku i dihet?!-Dhe ti mund te behesh pjese e se kaluares sime.

Bukuri....=


Postuar nga amor alucius datë 05 Gusht 2006 - 02:40:

Nr.1

Kisha konsumuar gjithe nervozitetin tim qe nje jave perpara udhetimit tim mbas tere atyre viteve,ishin aq shume,s'i mbaj mè mend...E si t'i mbaj mend?Viti 0 per mua filloi kete jave,javen qe lashe Shqiperine serish mbrapa meje.

U ngrita ne mengjes,s'kuptoja ne fakt qe ishte pikerisht dita qe me ishte dukur aq e larget gjate shume koheve.Njerezit e tjere te familjes me prisnin ne Shqiperi,babi e ka patur perhere si rregull te mos fluturoje asnjehere me tere njerezit e familjes ne nje avion,kjo "ne rast aksidenti per te evituar shuarjen e nje familje te tere".Kusheriri kishte fjetur ne dhomen e tije te dikurshme.Me solli dicka per te pire.Bie zilja e deres.Ai ngrihet dhe e hap.Ishte "ai-u im".Do me conte ai ne airport.Zbres poshte,me jep miremengjesin.Me pas shkojne ne guzhine me kushon dhe i servirin vetes kafe.Miq te mire ato te dy.Nderkohe une shkoj dhe bej nje dush,behem gati...serish e pergjumur,sikur te isha duke vajtur ne universitet.Ato te dy marrin valixhet e mia,i fusin ne bagazhin e makines te ime dashurorit.Perqafoj kusheririn tim fort tek dera e shtepise,tanto do e shihja mbas pak ditesh ne Shqiperi por serish s'ndihesha mire duke e lene pas;ai per mua ka qene vella/moter...cdo gje.Gjate gjithe rruges ne makine me Ate po mendoja momentin e ndarjes ne airport,heret e tjera kam qene une ajo qe ka qene ne pritje te ardhjes te tije,tani rolet ndryshuan edhepse per pak dite pasi dhe ai kishte bere nje jave te lire e do vinte ne Shqiperi.Sa e lumtur qe isha;ai,nje mashkull qe mund te kishte femra me te bukura se une,me te sukseseshme,me te lira,me me pak komplekse...zgjedh pikerisht mua,me qendron mua besnik gjate me teper se dy viteve,me qendron afer ne forme te pakushtezuar dhe...tani do vinte ne Shqiperi vetem per mua.

Hyjme tek parkinget nentokesore.Marrim nje nga karrocat e bagazheve dhe hyjme brenda ne airport.Ishim heret,ai propozon te pijme dicka,une pranoj.Ishte nje nga heret e vetme qe ishim aq te heshtur per aq gjate.Ndjenja e largimit(qofte dhe per pak dite)trishton.

Ora e fluturimit tim afrohet,erdhi koha te iki.Ai me jep valixhet,mundohet ti ver ne pozicion qe te me mundojne sa me pak deri tek check-ini meqe s'lejonin karrocat deri aty brenda.E perqafoj,shtrengoj fort,puthi ne qafe,gushe,sy...ishte nje nga heret e pakta ne jeten time qe kam derdhur lot ne publik.Shkoj te chek-in valixhet me pas.Pastaj,mbasi eca pa reshtur 10 minuta neper labirintet e airportit madheshtor te vendit ku banoj arrita ne "destinacion".Pres 30min ulur,nje cift shqiposh me nje kalama aty perkrah.Kisha aq shume uri,shkoj tek nje automat aty afer dhe blej chips.Me pas hyj ne radhe,me kontrollojne passaporten dhe bileten...nje nga asistentet e fluturimit me pershendet.Shkoj ulem tek karrigia ime,ana e majte,vend vetem per dy persona.

(Vazhdon)


Postuar nga Enya datë 05 Gusht 2006 - 04:42:

Post AMOR SUKSESE DHE MIRESE TE VISH NE HARVARD.WE `RE PROUD OF U.

Hajdeni në Harvard!

Belina Budini
Margen Çuko

Një shqiptar në Harvard, që hap rrugën për të tjerët

Nuk mban syze të trasha, dosje apo çantë të madhe me vete, nuk humbet në të thella dhe flokët nuk i lëpin anash, si ato gjenitë e Harvardit, që skematizohen në filmat e Hollivudit. Margen Çuko nuk është prototipi i vjetër i studentit të Harvardit, ose “peshkopit” siç thuhet nga ne, ama është një ndër ata pak shqiptarë që diplomohet në universitetin numër një në botë, sipas klasifikimit akademik të universiteteve, në Kolegjin e famshëm të Harvardit, që është edhe më i pasuri i botës. Ka ndjekur një rrugë të vështirë për të mbërritur atje, që duket se është edhe e vetmja që u është rezervuar shqiptarëve deri tani. Jo vetëm me rezultate të shkëlqyera dhe anglishte fluente, por duke kaluar së pari nga një shkollë e mesme e huaj, mundësisht e rrjetit të kolegjeve të botës së bashkuar. Por, Margeni që diplomohet këtë vit për ekonomi-financë në Harvard, kërkon t’ua thjeshtojë rrugën shqiptarëve të tjerë që duan ta arrijnë këtë universitet elitar. Duke u nisur për Harvard, edhe direkt nga Shqipëria. Dhe e ka nisur, bashkë me tetë shqiptarët e tjerë që studiojnë atje, me themelimin e një klubi të shqiptarëve të Harvardit.


Një Klub Shqiptarësh të Harvardit, që kërkon të hapë dyert e universitetit numër një të botës, për më shumë shqiptarë. Tetë shqiptarët e Harvardit, të vendosur për t’u kthyer në Shqipëri, por më parë duan të ndërtojnë një urë të re, që shqiptarët ta arrijnë ëndrrën amerikane, nëpërmjet Universitetit të Harvardit.

TIRANË

– Që nga Noli dhe Konica, shqiptarët që kanë studiuar në Harvard janë fare pak. Ndërsa edhe shtete të tilla si Singapori i përgatisin atje ministrat, liderët dhe elitarët e tyre, nga Shqipëria është ende e pamundur të mbërrish direkt në Universitetin e Harvardit. Ata pak syresh që kanë mbërritur, kanë ndjekur një rrugë të ndërlikuar, ndërsa të tjerët nuk kanë mundësinë as të aplikojnë. Kjo është arsyeja, pse 8 studentë me shtetësi shqiptare të Harvardit, kanë themeluar të parin Klub Shqiptar të Harvardit në SHBA. “Kanë munguar tërësisht kontaktet mes këtij Universiteti dhe nxënësve nga Shqipëria, mes Harvardit dhe shtetit shqiptar”, - tregon Margen Çuko, student në prag të diplomimit në këtë universitet.

“Klubi Shqiptar i Harvardit”, i themeluar vetëm pak muaj më parë, duket se mund të jetë një urë e re për arritjen e ëndrrës amerikane nga shqiptarët. Sigurisht, nga ata më të shkëlqyerit dhe që kërkojnë më shumë. Pavarësisht euforisë që studenti shqiptar thotë se është tipike harvardiane, plani i këtyre studentëve shqiptarë të Harvardit, nuk duket aspak i keq. Aq më tepër që kanë gjetur edhe paratë. U mungon vetëm një marrëveshje me shtetin shqiptar. Plani më i shpejtë, është ai i hapjes së një shkolle verore me lektorë nga Harvardi në Shqipëri dhe përgatitja e 100 deri në 200 aplikimeve nga nxënësit e shkollave të mesme shqiptare, që kërkojnë të ndjekin Harvardin. Deri tani, numri i shqiptarëve që arrijnë të aplikojnë, nuk është asnjëherë më i madh se 3 ose katër syresh në vit. Ata më mirë të orientuarit, sigurisht.
Margeni dhe disa nga miqtë e tij të klubit, duket se kërkojnë të gjejnë kështu edhe një urë për veten e tyre, pasi kanë mendimin të kthehen në Shqipëri. Edhe pse e ka të lidhur kontratën me J.P.Morgan, një kompani e madhe financiare dhe bankë investimesh, që i ka akorduar një vend pune pas studimeve në sektorin financiar të Bursës, Margeni thotë se do të kthehet sërish në Shqipëri. Sigurisht, jo menjëherë. Të paktën jo, pa siguruar ato të domosdoshmet, paratë. Dhe kushedi, ndoshta për t’iu futur politikës. Në fund të fundit, ai mendon se politikanët shqiptarë korruptohen, edhe sepse futen në politikë të papërgatitur financiarisht, start i cili, dihet që në Amerikë nuk konceptohet.

Por, deri atëherë do të rrjedhin shumë ujëra dhe vajzat e djemtë shqiptarë në Harvard, të frymëzuar nga filozofia amerikane e punës, kanë nisur diçka, nuk ka rëndësi se çfarë. Madje Margeni rrëfen se pavarësisht se është president i këtij klubi, që ka fituar simpatinë e profesorëve dhe të studentëve të tjerë të huaj, bën edhe punë të tilla si, ndihmës i kujdestarit të godinës, banakier e kamerier në raste festash në shkollë, si edhe në policinë e shkollës, punë këto të paguara relativisht mirë. Por, rroga e mëvonshme e një të diplomuari në Harvard, që ka kontratë paraprake punësimi me kompani të mëdha si për shembull J.P.Morgan, fillon me 100 mijë dollarë në vit. Studentët shqiptarë atje nuk e kanë të lehtë të refuzojnë shuma të tilla, për t’u kthyer në Shqipëri si aventurierë, megjithatë duket se jeta amerikane u duket tepër frenetike në krahasim me atë shqiptare dhe se ç’ka diçka që i tërheq të kthehen. Në Tiranë prej disa ditësh për pushime, Margeni sa herë vjen, bindet që do të kthehet në Shqipëri. Por për momentin, është duke menduar se si të ftojë shqiptarë të tjerë në Amerikë, në Harvard pra!


Klubi i Shqiptarëve të Harvardit: Ja çfarë kërkojmë nga shkollat dhe shteti: “Na duhet bashkëpunimi i shkollave dhe i shtetit, sepse duhet bërë një përzgjedhje e gjimnazistëve më të mirë për të aplikuar. Por jo në të gjitha rastet bursat për këta studentë mund të mbulohen nga Universiteti, si në rastin tim dhe të shqiptarëve që jemi aktualisht atje, prandaj edhe investimet e shtetit për bursa akorduar studentëve shqiptarë, do të ishin të nevojshme”, - thotë studenti shqiptar i Harvardit, duke shtuar se pjesën tjetër të aranzhimit me universitetin, e merr përsipër klubi që sapo kanë krijuar, i cili sipas tyre ka kontakte direkte me personat në Harvard që pranojnë studentët e rinj, pasi kanë arritur të kenë kredibilitetin dhe reputacionin e duhur pranë tyre.


Edhe Dritan Prifti e Arben Malaj
Politikanët shqiptarë të Harvardit, gati klubin e Harvardit në Shqipëri


Në Harvard i duan shumë studentët që vijnë nga vendet e tjera. Studenti shqiptar i Harvardit është i bindur për këtë. Ata që kanë studiuar një herë atje, mbeten të lidhur gjatë me këtë universitet. Kështu ka ndodhur edhe me disa shqiptarë si Dritan Prifti, Arben Malaj, Ilir Ciko, Elind Bajraktari, Kosta Baraba, të cilët kanë bërë ose janë duke bërë master në Harvard dhe sapo kanë miratuar në gjykatë, themelimin e një klubi tjetër të Harvardit. Kësaj radhe bëhet fjalë për Klubin e Harvardit në Shqipëri, me të cilin djemtë e klubit të parë, atë të Shqiptarëve në Harvard, mund të krijojnë bashkëpunim për planin ambicioz të hapjes së dyerve të Harvardit për më shumë shqiptarë.


Postuar nga amor alucius datë 08 Gusht 2006 - 15:14:

O Gango,pse s'thua ti qe paskam rastin te takoj Arben Malaj & Dritan Priftin ne ndonje te ardhme te larget?Hahahahaha.Shembulli perfekt i"pranvera s'vjen me nje lule dhe as me nje dallendyshe".Dhe ato njerezit e mi ne Shqiperi po me permendnin njerez "te famshem" qe kane vajtur atje e une po rrija aty si krap ngaqe ishin gjera per te cilat as qe kisha marre mundimin t'i kerkoja

 

---------------------------------

S'e kisha imagjinuar asnjehere qe vendi ne te cilin banoj do me kishte munguar kaq shume gjate qendrimit tim ne Shqiperi.


Postuar nga Simona datë 08 Gusht 2006 - 20:24:

Te jetosh me endra syhapur eshte nje bote me vete dhe te le aty qekur ke ardhur ne kete bote pa lavizur asnje centimeter me tutje.Gjynaf.


Postuar nga amor alucius datë 08 Gusht 2006 - 20:26:

...


Postuar nga Enya datë 08 Gusht 2006 - 20:57:

Citim:
Po citoj ato që tha Simona
E gango ene ti paske zili  ,ca bahet kshu po vlojne te gjithe na inati :p :p


 

Simona ,-Ju pafsha te Gjithave ne Harward, do zoti dhe femijet e niperit apo mbesat tuaja.

Shpirti me mbushet me lumturi , kur marr vesh qe Ne Shqipetaret

po realizojme deshirat e mohuara prej vitesh,shekujsh!

Amor,-mmuaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh

Do jemi komshije nga shtatori, besoj.

Mire se te na vish.


Postuar nga amor alucius datë 10 Gusht 2006 - 01:29:

Nr.2

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
.Shkoj ulem tek karrigia ime,ana e majte,vend vetem per dy persona.
(Vazhdon)



Marr revisten e futur ne karrigen para meje,filloj te shfletoj...te njejtat gjera: parfume,çanta dore,bizhuteri.Boring!Nuk vonon shume dhe vendi perkrah meje nuk qan me boshllekun,nje cun i gjate,sy geshtenje,floke te zinj,i mbushur...vjen e ulet perkrah meje.Meqe fluturimi im ishte transit mendoja qe do ishte i huaj.Marr librin qe kisha futur ne çanten e dores(bagazhet e mia te tjera te dores i kisha futur para se te ulesha ne vendin e posatshem)dhe filloj te lexoj,libri titullohej "armikja ime e brendeshme".Ne nje moment shoh qe komshia im nxjerr bileten,kuriozitet femre,syte direkt tek emri...damn it,shqipetar dhe ky Ne fakt m'u qejfi,nje udhetim aq te gjate ta kalosh vetem pa u llafosur me dike s'ishte perspektive e lakmueshme.I them "miredita" ne shqip,ai me hedh syte i tronditur dhe thote"dhe ti shqipetare je moj?".Pohoj me koke!Ai buzeqesh,une buzeqeshi.E nga aty filloi tregimi i historise te jetes time thurur me tregimin e jetes te tije

.Ne nje moment nje nga pilotet lajmeron per ngritjen e avionit,10min me tutje gjej veten me nje koke te rende nga ngritja.Mbeshtes koken ne karrige,turbullira e kokes me kalon mbas pak.S'kisha koke per te degjuar instruksionet ne rast aksidenti te njeres nga air-hostesses,s'ishte hera e pare qe fluturoja.E muhabeti vazhdon serish me komshine tim,kishte te njejtin destinacion si une,RINAS.Mbas ca kohesh fluturim arrijme tek shteti transit.Duke zbritur nga avioni qe na kishte sjellur nga shteti ku banoja fillova te ndihem helpless"hey bel_" thashe me vete,shteti transit s'kishte ndonje reputacion kush e di se cfare,imagjino sikr te kisha ndonje problem aty...E mire!Nderkohe bera serish check-in shoqeruar nga komshia im,serish karriget perkrah ngaqe hyme njeri pas tjetrit ne rreshtin e check in-it dhe vajtem te prisnim dhe nja 2 ore te mira avionin qe do me conte ne memedhe.30 min para ores te nisjes u hap "kassa biletore"(keshtu me pelqen ta quaj),kontrolluan biletat dhe passin dhe ishim gati te hypnim ne busin qe do na conte tek avioni.Sa hodha kemben nga ndertesa e airportit ndjeva nje shtellunge vape...huh sa nxehte.Hipem ne avion,ndihesha e shikuar ndersa shkoja tek karrigia ime,veshja ime s'duhet ta kishte fajin: pantallona te shkurtera deri ne gju bezhe,kanatjere te bardhe pa asnje motiv ne te...!u ula,dhe ne avion bente shume me teper ngrohte sesa ne avionin qe me solli nga shteti ne te cilin banoja,nderkohe ishte erresuar,ne kete avion ishin gati te gjithe shqipetare,ishte aty qe per here te pare mbas kaq shume vitesh qe rashe serish tamam ne kontakt me shqipetarine(cfaredo kuptimi paste).Tani ,ne te djathten time kisha dhe nje goce.Avioni ngritet serish,yhuha sa kisha pa degjuar perreth meje kaq shume SHQIP!Vajza ne te djathte me pyet ne gjuhe te huaj nese isha shqipetare,i pergjigjem ne shqip qe po dhe qe mund te me fliste ne shqip pa problem.Ajo me zbardh dhembet,me thote qe kam nje aksent te cuditshem.E falenderova ne shaka per konstatimin.Ajo vazhdon te me flase,e une mendjen se kisha aty por tek momenti ne te cilin do zbrisja ne Rinas.Me sjell serish ne "Toke"komshiu im,dhe ai si une kishte vite ne vendin ku banoja une,edhepse ai ishte kthyer cdo vit,student dhe ai.Ndame per nje cope here eksperiencat tona universitare,mesa dukej dhe atij i behej qejfi qe njohu dike tjeter qe studionte atje...ashtu si une dhe ai s'kishte kontakt me studente te tjere shqipetare.Vajza ne te djathten time hyn serish ne bisede,une mbylli syte dhe mbeshtetem mbrapa...komshiu im si jep me muhabet,por ajo vazhdon...mbas ca minutash e kupton qe s'po ja var kush.Ne nje moment cuni ne krahun tim me tregon ca drita sporadike diku larg nga dritarja e avionit..."arritem ne Shqiperi"me thote.Ishte aq erresire dreqi ta haje,nuk kishte dritat shpirt-mbushese si ne vendin qe lame mbrapa,drita per mua eshte shprese.U mblodha ne vete.Pilotet lajmerojne per zbritjen,qe duhet te behemi gati.Vajza ne krahun tim fillon e ben makiazh,une shtrengoj canten time te dores fort per vete...
(vazhdon)
 

P.s.Cuna & goca ju kam xhan por do ishte mire qe te lajme lesh diku tjeter ne ndonje teme chit-chatti.Iliriusa,merru te lutem me postimet jashte teme.flm


Postuar nga Demokrate4ever datë 11 Gusht 2006 - 00:25:

Amor suksese kinge te metejshme ne cdo hap te jetes!


Postuar nga iliriusa datë 11 Gusht 2006 - 08:50:

Ok rinia!

Fshiva shume mesazhe jashte teme qe ishin postuar ditet e fundit ketu, keshtu qe do ta vlersoja vertet nqs do ti permbaheshit temes me tutje. Mqs ishin shume mesazhe jashte teme, nqs gabimisht kam fshire ndonje mesazh i cili i permbahej si tematikes temes "Copeza jete nga e kaluara" atehere ma beni te ditur me Mesazh privat edhe do te kontrolloj serish mesazhet e fshira per ta gjetur mesazhin ne fjale. Nqs ka mbetur ende ndonje mesazh jashte teme ende ne kete teme, do ta kontrolloj serish kete teme kur te kem kohe edhe do te perpiqem ti fshij te gjithe.

Ju uroj gjithe te mirat edhe sa me shume permbajtje ne teme.


Postuar nga Ardi_B datë 17 Gusht 2006 - 13:30:

amor kur te zbukuron natyra te zbukuron me te gjitha si ne rastin tend.me kenaqe me kete teme.qente le te lehin sa te duan se s kane pune tjeter.shihemi around.


Postuar nga amor alucius datë 18 Gusht 2006 - 14:07:

Ardi me mori malli...kalo nga une kur te kesh kohe keto dite,dua te te tregoj dicka!

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Vajza ne krahun tim fillon e ben makiazh,une shtrengoj canten time te dores fort per vete...
(vazhdon) 



Shoh nga dritarja serish,ishim aq afer cdo gjeje qe kisha lene per aq vite mbrapa...ato dreq dritash te zbehta me frikesonin dhe kisha pershtypjen sikur avioni vete u soll 10-15 min ne ajer sikur te mos gjente airportin.Ne nje moment me fishkellejne veshet tmerresisht,po uleshim...gjithe ne heshtje,as ai kalamani ne fund te avionin qe kishte qare gati gjithe rruges s'ndihej me.Ne pisten e uljes shoh anash ndersa kishim prekur Token , bar,gjysem metre BAR.Mire se erdhet ne Shqiperi-yeah,mire se erdhem Pa u shfaqur sinjali i zgjidhjes te rripave te sigurise ndjej nje zhurme"bam-bam-bum-bim" shoh perreth,gjithe shqipot ishin ngritur te merrnin bagazhet e dores nga vendet perkatese,asistentet e fluturimit vijne serish dhe ju kerkojne te ulen...ehhhh.Mbas 5min lajmerojne qe mund te ngriheshim,komshiu im me ndihmon me bagazhin e dores...nderkohe kisha mbuluar floket me nje bandana ndryshe do i deshtonte plani "dinak" babit ( ) me nje njeri tonin:  ky njeriu im kishte kembengulur qe do me njihte direkt vetem duke me pare ne sy(dmth sikur te mos veja syze dielli),babi im s'ishte i bindur per kete keshtu qe me kishte kerkuar qe kur te dilja nga airporti te mos jua varja hic thjeshte te ecja drejte sikur te mos i njihja.Basti ishte nje dreke ne Vlore e paguar nga bastaxhinjte

...nderkohe zbres shkallet e avionit,serish nje shtellunge vape mbi trup mua.Nuk ndihesha mire nga atmosfera aty ne pergjithesi.Ecim drejt kontrollit te passeve,meqe komshiu im nuk kishte nenshtetesi te huaj i duhej te priste ne rreshtin tjeter,aty u pershendetem mbasi kishim kembyer nr.e tel.dhe adresat(me vone do ritakoheshim,mbasi te vinte partneri im ne Shqiperi).Mbas pak kohesh me vjen radha mua,njerezve qe ishin para meje ne radhe gati jua dha turinjeve passet ajo,punonjesja e lyer si shkarravine me drejtohet me nje ton te ashper

"Shqipetare je ti E. ?"

-"Shqipetare por me nenshtetesi te huaj sic mund ta shihni nga passaporta zonje"

"Flet shqip ti?"

Me hipi delli i marrezise,sapo i kisha folur shqip,kjo mund t'i fliste ndonje qyqareje me ate ton por mua jo"Ne radhe te pare moderoni tonin,zonje.Se dyti,njerezve qe s'njihni nuk eshte etike te ju drejtohesh me "ti" dhe as ne emer.Se treti,PO flas shqip,ashtu sic ju fola qe ne fillim"

-Me shikoi,s'foli,mori passaporten time,ju soll e ju peshtoll per me teper se 5min ndersa me te tjeret kishte kryer pune ne 1 min.Me ne fund ma dha dhe mund te shkoja tek valixhet.Ah,valixhet,mesa dukej s'kishin ardhur dhe as qe do vinin deri te nesermen.Shpejt nje vizite tek zyra e reklamimeve,dhe ashtu sic isha me bagazhet e dores ndjek shenjat e daljes...ne fakt per te qene e sinqerte te pakten prisja nje waiting lounge te mbuluar,sapo kaloj nje si korridor te ngushte...ja,dalja,asnje waiting loung,asgje!Fytyra e pare qe me ra ne sy ishte ajo e halles time,rrethuar dhe nga afersisht 20 vete te tjere,nder te tjere dhe mami e babi dhe...Shume njerez te tjere po dilnin ne te njejten kohe ndaj vemendja e tyre ishte shperndare tek ndokush qe mund te me ngjante.Vendosa te ecja pak afer nje plake  tek skaji tjeter ngaqe sikur te dilja vetem do e kuptonin.Kaloj turmen e njerezve qe prisnin te afermit,ju dal njerezve te mi nga mbrapa dhe..."ke po prisni ju?"Halla dhe xhaxhai...kishin zgurdulluar syte,s'leviznin,te mpire totalisht.Nderhyn mami dhe ju thote duke qeshur "me duket se ajo mbahet me ne",me heq bandanen nga floket dhe me merr bagazhet nga dora.Ndiej te qara me te madhe,e me pas aq shume njerez qe me perqafojne,puthin,flasin...kishte shume qe s'i njihja me,por qe te gjithe ishin aq te bukur,aq te kujdesur per veten dhe...ishin te lumtur qe me shihnin.

(vazhdon)


Postuar nga Eyesight datë 25 Gusht 2006 - 18:05:

C'me shkrive amor. Ti te pakten e paske kapur vetem me punonjesen. Me ka rastisur te vij nga Italia dhe nderkohe qe mbanim radhen per te paraqitur pasaportat degjoj ca studente qe flisnin italisht me njeri-tjetren. Thjesht sa per tu dukur. Nje fodullek i papare, sikur ne ketej "nuk marrim vesh nga dynjaja" kur thote populli. Te huajt cuditen me nivelin tone te komunikimit ne gjuhe te huaj, sot eshte kerkese primare per te gjetur nje pune ne Shqiperi te jesh fluent te pakten ne nje gjuhe te huaj... por kur sheh ca "vogelushe" te tilla... hej Zot!!!


Postuar nga Endri datë 29 Gusht 2006 - 11:11:

You look so beautiful tonight...

I love the way you talk, your beautiful smile, those sexy lips, the way you limp when you walk, how you look at me and frow your eyebrows. I am scared to get to know you better for I find out you are imperfect. It is impossible anyway.
I suffer from a bad illness called fixation...

---

*being fake by looking away into the distance not giving her a slight glimpse of notice.
HER: "Hello Endrit" "Am so glad to meet you"
FOOL: " Oh! HI C." "Where have you been?"
*tryies to hug me,... hesitates for a moment... and finally does so very tightly.
HER: " I was in Spain for the summer"
FOOL: That's really cool, did you have fun there?
HER: "Yes, it was awesome, so what have you been up to?"
FOOL: "Just working late... you know the daily routine

* silence. She hesitates by wanting to end the conversation. Not because she does not really want to, but because something else is bothering her.

FOOL: " So i've heard you moved back to US for your university, I hope everything is going well for you"
HER: "Yes yes, i came back here to work for the season and am leaving again very shortly"
HER: "By the way i still remember you teaching me those Albanian words back in High School."
FOOL: " Laughs!!
HER: " L-u-l-u-stryd-he, Mola, Si Yeniii!!

*God damn she is so sexy when she says that. I would die to hear it once again from her voice. Heard it dozens of times and never got tired of it.

FOOL: " I am surprised you still remember that"

* Male voices suddenly chatting and yelling in the background.
* She feels uncomfortable and moves around in a not self-consciencous manner.

FOOL: " Well okay, i am hurrying to go. I guess I will see you later."

*She feels relieved and at the same time very sad.

HER: " Okay!! Take care" ... and gives me a slight hug

Walking into the distance, knowing that there will be no "other time" i will have a chance to meet her again. Another Canadian sweetheart gone to "waste".
FOOL: * "looks backs walking in the opposite direction from her"
HER: * Very uneasy... ("turns her head and sees me eye-to-eye") ... smiles

Everything fading away.... another opportunity gone to drain thinking if i ever will find myself someone so tender,beautiful, easy-going and smart like her.


Postuar nga darke datë 29 Gusht 2006 - 20:45:

Ohhhh Endri, it's so romantic... he he he I loved the "Si Yeniiiii"

That girl should read this :p


Postuar nga Eyesight datë 01 Shtator 2006 - 17:23:

Eca me ty ne mendjen e ne zemren time ate mengjes, po kujtoja copeza nga momentet tona bashke, nga batutat, nga ditet qe shiheshim perdite... Nje buzeqeshje me endej ne fytyre... Te kam kujtuar gjithmone me zemren e mbushur plot me shpresen se ti ke gjetur lumturine tende. Shpresoj e lutem gjithmone qe te kesh prane vetes dike qe te te beje te lumtur.
E di? Nese do te me pyesnin nese do te kthehesha mbrapsht ne nje moment te jetes sime, do te kthehesha pikerisht ne ato dite. Edhe pse ishte periudha me e rrembyer, me e vuajtur e jetes sime, do te kthehesha te te shihja drejt e ne sy e te kuptoja... ty. Te uroj lumturine e kesaj bote
Eh jemi zogj shtegtare te kesaj bote, fluturojme larg qe te gjejme lumturine tone, edhe pse mund ta kemi shume prane...


Postuar nga amor alucius datë 04 Shtator 2006 - 00:09:

Smile

Lei è sale fa male ma porta
quella cosa in più quando c’è poco sapore
Amore e sale di una vita che ha senso
solo quando il godimento è buono e lento

Lui lui lui, lui è fatto di lei
quando finge che potr_ un giorno farne a meno
Lui, lui è pieno di lei
Nei suoi occhi giallo grano e si perdono 

 

Fytyra saje ngjitur per fytyren e tije,krahet perqafuar,belbezimet e saja te tekstit lehte duke vallezuar nen tingujt e kenges...largimet e saja te fytyres here pas here per te pare syte e tije qe e kishin bere te cmendej qe nga dita e pare...


Postuar nga NS-6 datë 08 Shtator 2006 - 04:18:

skena 1: fusha e lagjes

imagjinoni nje lagje te vogel dhe ne mes te saj nje fushe te vogel ku luajne femijet...ose me mire luanin...deri kur erdhen disa persona dhe ngriten mur dhe e rrethuan dhe brenda asaj fushe te vogel ndertuan nje shtepi...pikerisht aty ku me perpara vendosnim nje nga portat...dhe muri shtrihej dhe zaptonte te gjithe fushen...
kur shkova kete rradhe ne shtepi kalova pikerisht prane atij muri dhe pashe qe kishte rene...dhe per here te pare pas kaq kohesh po shihja serish brenda asaj fushe...
diku aty ne cep kishte pase qene nje porte e bere me gura...dmth ishin tulla qe dikush i merrte pa lejen e babait nga shtepia dhe qe te gjithe binin dakort qe askush nuk do ti conte ne shtepi te vet ...nga njera ane e fushes ka qene nje kanal i vogel dhe pertej kanalit nje gardh.anash gardhi ka qene i mbushur plot me ferra. me kujtohej qe keputnim kercellat e rij nga ku do dilnin trendafilat dhe i hanim...
per te luajtur kemi pase nje top qinc (ka pase kushtuar 100 leke.pastaj dolen ato 250 lekshit por caheshin shpejt)...mund te them qe ka qene top legjende...top qe edhe po te cahej e ti behej nje vrime e madhe prap se prap nuk e humbte ate formen e vet sferike...kur provoje ta gjuaje, shihje qe te linte vulen e kuqe ne kembe...por me e keqja ka qene per ate qe e godiste ai top...thjesht ideja e llastikut ne trup te rrenqeth mishin...ashtu ishte edhe ai top... (topaluftash nuk ishte loje, ishte hakmarrje )...fjala me e mire qe mund te gjej ne ate fjalor kalamojsh ka qene "topi qinc te skerpin mer" ...beh,vetem ato qe kane luajtur me ate lloj topi mund ta kene me mire parasysh se si mund te ndiheshe kur ai top te godiste ne trup...ju siguroj qe jane momente me lote ...
nuk u ndala me shume ne ato momente...sapo kisha mberritur ne ato vend dhe pak me tutje ishte shtepia ime...gjithsesi mu be qejfi sepse me kujtoi dicka qe e kisha lene ne harrese...cdo here qe kaloja aty mund te imagjinoja gjithcka sic ka qene ...


Postuar nga NS-6 datë 09 Shtator 2006 - 05:22:

skena 2: loja e luftave

ok,tani mendoni nje qender te vogel me 6-7 dyqane dhe perreth ketyre disa pallate 3-4 katesh (pallate tipike te kohes se partise)...
di qe kur kam qene i vogel loja e preferuar e cunave ka qene loja me lufta, kurse ajo e gocave ka qene loja me pafka (sot gustot kane ndryshuar, cunat i shef duke nejt, ne pergjithsi duke pire duhan, kurse gocat luajne lojen e shotave)...loja e luftave ka qene loje e lezetshme...skuadra 4-5 vetesh...vendoseshim ne cep te mureve te dyqaneve dhe thenia tipike "loooooj fiiiiiillooooi" hapte lojen...mete thene ate njeri qendronte aty te tjeret zhdukeshin sa hap e mbyll syte...hapesira ishte ca e madhe...problem mund te ishin snajperat...dmth ato qe kishin shtepine ne kat te 4 te pallatit (derisa pastaj erdhi marreveshja qe nuk lejohen pozicionime brenda ne shtepi...atehere filluan te hypnin ne tarace me ate te atyre vrimave katrore qe gjenden ne katete fundit...derisa u ndalua edhe ajo )...avantazhet e kesaj loje kane qene shume:
-koha kalonte shpejt
-vrapi moooo, te bente qe kur shkoje ne shtepi me zor hiqje kepucet
- nuk lije vend pa kontrolluar detajisht
...problemi i vetem?kur behej anullim loje...dmth kur dikush te therriste me emer tjeter...ka pase raste qe kur mbeteshe 2 vete dhe kundershtari ishte 4 ose 5 atehere taktika ishte qe kundershtari te gabonte...zakonisht nderronim bluzet ose pantallonat,ndonjehere te dyja ...teknika funksiononte ne pergjithsi...kjo conte ne anullim te lojes...ndonjehere duhet te beje heroin . atehere ishte problemi qe te mblidhje te gjithe lojtaret dhe te rifilloje serish...hajd e ti kerkoje ne gjithe ato pallate e shtepi qe kishte zona aty...


Postuar nga NS-6 datë 11 Shtator 2006 - 04:27:

skena 3 : ato momente gati fatale

nese do hapnit Google Earth ne koordinatat 41.02'.31" N , 19,29'.41" E , do shihni harkun qe merr shkumbini.ajo zone aty quhet Rrjele. me kujtohet qe njehere shkova me cunat e lagjes per tu lare ne shkumbin...dmth do laheshin ato se une nuk dija not. une qendroja buze lumit me kenbet ne uje dhe shihja cunat e tjere qe ishin pak me te medhej se une qe i ishin futur me not lumit dhe kishin kaluar ne afersi te bregut tjeter dhe ishin duke luajtur atje. ne nje fare momenti, tek po i shihja vendosa te futesha edhe une ne uje...ajo qe nuk dija ishte qe thellesia ne breg ishte e mjaftueshme per te me mbuluar...sapo u futa me mbuloi uji direkt. ne momentet e para dija qe hidhesha lart sa te merrja ajer dhe bija prap ne fund... pa patur mundesi te therrisja per ndihme. gjithsesi veshtire te me degjonin ata qe ishin nga ana tjeter. sa here qe kerceja vija re qe lartesia e ujit behej pak me e larte...me sa dukej po me terhiqte uji me teper. mbaj mend qe u lodha duke kercyer dhe ne fund mbeta brenda ne uje dhe nxorra krahet larte me shpresen qe do me shihnin...duart me dilnin pa pertej kyceve...ne ate moment me kap nje person dhe me terheq nga uji. e njoha direkt ne fytyre.ishte Gazi,nje djale i lagjes. "ca do ktu ti e tartakut?" ma beri! me tha qe kishte kaluar aty dhe kishte degjuar zerat e te tjereve qe po laheshin dhe ishte afruar per te pare...
me pas u nisa vetem per ne shtepi,pa u thene fare te tjereve...
shtepise nuk i thashe gje per cfare ndodhi.e kane marre vesh vetem para pak vitesh!sot dicka me ndryshe,di not! po prap ne ate lume nuk ma mban te lahem...dmth nese uji nuk eshte poshte nofulles time


Postuar nga amor alucius datë 11 Shtator 2006 - 14:11:

Nr.3

Te nesermen arrijme ke rrugica e lagjes time te shtepise tjeter shoqeruar nga afersisht 10 makina te tjera te njerezve te mi,vetem njerezit e afert shume i dinin datat egzakte se kur do shkonim,te tjeret mendonin se munde te riktheheshim gjate atij muaji.Zbres nga makina,sa cudi,sa ka ndryshuar…ku jam ?!Ndjej nje gjendje te fikti,ndjej sikur kembet s’po me mbajne me…shoh njerez perreth qe afrohen,me perqafojne,puthin,qajne qe te gjithe.Une s’kisha nxjerrur asnje pike loti.Marr canten time te dores,bagazhet e tjera te dores i le ne makine,pa i thene kujt gje nisem nga shtepia e gjysherve…meqe gjyshi kishte patur ca probleme shendeti mjeku e kishte keshilluar te mos udhetonte,nena bashke me nusen e xhait kishin ngelur ti benin shoqeri te mos merzitej.Hapi porten e shtepise te tyre,para syve me hapet nje bote tjeter : nje shtepi aq e bukur,me elementet tipike te shtepive qytetare te qytetit tim por pa harruar nuancen moderne.Xhaja ne telefon me kishte folur shume per mundimet e tija per te gjetur materiale e njerez qe munde te punonin ne shtepi duke ruajtur stilin origjinal te shtepise.Shoh aq shume lule,pjese te oborrit ishin shtruar me pllaka guri ngjyre kafe,me tutje shihje nje peme molle,nje bankine gdhendur aq bukur ne dru.Shoh pusin qe e kishte vene ne dukje me materiale qe te kujtonin te kaluaren per njekohesisht te dukej dicka aq e kohes.Me tutje shihje bar(gazon),bari i pare qekur zbrita ne Shqiperi qe me dukej i mirembajtur.E me pas,qershia mbi torte,nje mini-shatervan qe u derdhte ne nje si forme akuariumi me peshqne te.



Po ecja ngadale,kur ne hijen e shtepise ne verande shoh nje plak te veshur ne kostum bezhe,me shkopin perkrah kolltukut,qe lexonte.Gjyshi !Nuk munde te permbahem me,me mbulojne djerset e ftohta,lotet me rrjedhin faqeve…ai me pa,s’ju besonte syve. Kur nga brenda degjoj dike qe me therret ne emrin tim te plote me sa ze kishte.Ishte nusja e xhajes qe po vraponte jashte bashke me nenen.I drejtohet gjyshit « Te erdhi vajza ».E shoh ti rrjedhin lotet dhe atij,ngrihet e me perqafon aq gjate.


[font=Verdana]Me vone shkojme gjithe bashke drejte shtepise time,kur ca te shihja?!Mbushur me njerez.Ne ato pak dite qe ndenjem ne aty kemi patur per vizite me qindra njerez,s’kishte ngelur askush qe njihte familjen e gjyshit pa ardhur.Shtepia ime s’zinte me njerez keshtu kishin vendosur tenta te bardha kopeshti qe i kishim sjellur nga kendej.Xhaja ishte kujdesur per dreken ne nje nga restaurantet e medha te qytetit,mgjth askush s’kishte deshire te shkonte ne restaurant keshtu babi coi qe ti sillnin te gjitha ne shtepi meqe s’i kishin shperndare akoma ne pjata.Mbushem kopeshtin me tavolina,bagetite qe kishin bere hell ne restaurant i sollen,poashtu gjerat e tjera,raki,birre,vere te bardhe-te kuqe…Me te rinjte u kujdesen te venin boxet e muzikes ne 4 kendet e kopeshtit,per camera…e keshtu kaloi dreka me afersisht 100 vete ne kopeshtin e shtepise.


Postuar nga amor alucius datë 27 Shtator 2006 - 00:47:

Vazhdoj te degjoj tingujt e asaj nate ne Sarande;vodka,duart e mia qe perkedhelnin lehte silueten e tije pa e prekur duke u shkrire ne nje dance sensuale,levizjet e mia rreth tije,shikimet e tija provokuese,shikimet e tyre te habitura,zgjerimi i pistes te kercimit perreth nesh,peshperimat e tyre"jane grup te huajsh",filmimet me camera nga miqet per te patur sa me shume kujtime te asaj nate... e me pas,me pas gjithe zhyt ne detin e freskuar nga nata.

yekeke nimo ye ke ye ke
yekeke nimo ye ke ye ke
yekeke nimo ye ke ye ke...


Postuar nga amor alucius datë 15 Tetor 2006 - 20:18:

Kisha kaluar shume pak kohe ne Shqiperi,nje nga arsyet qe kisha vendosur te vizitoja Shqiperine ishte dhe dasma e nje njeriu qe une kam shume perzemer,kembengulja e tije kishte bere te veten.Dhe ja,dita e dasmes,kisha qene tere naten keq dhe paraditja me kishte kaluar totalisht e keputur nga mungesa e energjive,intoksikuar nga gjera qe kishin ngrene te gjithe dhe s'ju kishin bere gje.Ishte vone,me duhej te ngrihesha urgjent te ndreqesha per darke.Erdhi kusheriri im te me terhiqte nga krevati pasi do me shoqeronte ne parukieri.Kisha shetitur nje mbasdite te tere,nje dite me pare,me nje njeri timit neper parukierite me ekskluzive per te gjetur dike qe ishte ne gjendje te bente modelin e flokeve sic e kisha zgjedhur une,retro vitet 30' - '40.Dhe fustani im ishte krijuar me nje koncept retro; ngjyre e bardhe ne bezhe,strapless,i ngushte deri ne mes e pastaj i leshuar deri pak mbi gjunj.Sandalkat i kisha blere ne nje dyqan qe krijonte ekskluzivisht kepuce me nje vintage-touch.Atyre ne Shqiperi ju dukej dicka e cuditeshme,mesa pashe ishte vene nje si forme kodi veshjeje qe imitonin te gjithe verberisht neper dasma.Ekskluziviteti si koncept eshte harruar ne momentin kur del te besh nje xhiro sheh minimum 20 vete me te njejtat pantallona,bluza...

Arritem ne parukieri,bente aq vapeeeeee,po avulloja e tera.Kisha aq gjume ndersa celulari im s'po pushonte se reni...mesa dukej te gjithe ishin aq zgjuar/energjike pervec meje. Madje dhe dy parukieret qe po merreshin me floket dhe makiazhin tim.Kisha mbyllur syte dhe kisha lene ate gocen te me  pikturonte surratin,kur ne nje moment me thote te shoh sesi me dukej...desh humba ndjenjat kur pashe veten,m'u duk vetja tamam si ato shkarravinat qe shihja neper caffé-te e Tiranes.U zbeha totalisht,i them "une kerkova vintage,jo pamje ordinere".Me shikoi cuditshem,pronarja e parukierise(ajo qe po me bente dhe floket)solli nje goce tjeter e cila kishte bere nje kurs pak mujor ne Itali.Ajo ja nisi nga zero serish e mbas ca mundimesh arriti ate ca doja.Dhe floket ishin ok.Para se te ngrihesha m'u luten te vishja nje fustan nusesh(qe do e merrnin borxh nga nje velari aty afer)dhe te me fotografonin modelin e flokeve qe ta fusnin ne katalogjet e tyre meqe po ju pelqente.Ju them qe s'kisha kohe,kusheriri im po qeshte nderkohe

Arrijme ne shtepine time,prinderit e mi s'ishin aty por tek lokaliteti i dasmes,mesa dukej ishim pak vone.U veshem,ate nate kushoja do ishte shoqeruesi im.Nderkohe celulari po me cmendte,xhaxhai(babi i dhendurrit) ne nje pike me merr ne cel.duke me thene qe kishte shpresuar te me kishte aty ndersa po hynin njerezit qe te me "prezantonte" me te gjithe meqe shume nga njerezit e mi s'me njihnin.E nje gje e tille ishte turp(!).I them qe s'eshte aq e rendesishme.Me vone,i hipim makines.Sapo mberritem na thone te shpejtojme pak se gati te gjithe jane brenda."Po pune e madhe mi",i them Kushoja me zgjat krahun,"ajde rrusho te hyme se keto e paskan punen ne terezi" :p Sapo hyme brenda ndjej syte e tyre mbi ne   ,serish njerez qe vine e me puthin,perqafojne...Me ne fund vjen babi,kur ndjej zerin e xhajes nga mbrapa qe i thote babit lehte"aaaaaa,me nderoi dasmen kjo,mos m'a afroni E...me nusen se e c'figuroi".E me pas me perqafon fort,shoh qe i perloten syte.Duke mos patur ai vajza,me ka trajtuar perhere dhe si te tijen.Me ne njerin krah babin,ne tjetrin xhajen shkoj ke tavolina jone.Teta me mamin i kishin hedhur krahet kushos dhe po vinin me pas.

Shoh perreth njerez te kostumosur,aq strikte,aq te permbajtur...s'me dukej si dasem por si mbledhje.Me ne fund po fillonte tamam dasma,organizuesit e dasmes i japin micron gjyshit qe t'ju uronte mireseardhjen njerezve.O Zot sa e dua ate njeri,po i perserisja vetes.Me vone ju dha mireseardhjen xhaja.Po habitesha nga artikullimi i xhajes i cili nderthurte shprehje te vjetra te shqipes me elemente te tjera bashkekohore qe normalisht i perdorte gjenerata ime(kjo per te ju afruar me teper botes te ciftit te ri).Ne nje pike e degjoj duke thene"une sot kam gezim te dyfishte: dasmen e djalit dhe rikthimin e vajzes te ...E nisem femije andej e shihni ca mrekullie na erdhi nga ...Do ngresh nje dolli me...(pseudonimin e tije qe e kam perdorur qe e vogel) ti?"Me terheq lehte per krahu te ngrihem,isha skuqur aq shume sa po plasja.Shoh ato njerezit e mi perreth qe po qanin.   Shoh dhe xhajen me lot ne sy por me pas vazhdoi me ate ca kishte nisur.

Nga ne e kemi pasur zakon perhere qe dasmen ta hapin dy te rinj beqar,te afert te ciftit.E cifti edhepse kishte jetuar/studiuar jashte vendit,kishin optuar per nje dasem tipike shqipetare.Ma kishin permendur me perpara qe ta hapja une me kushon por as qe ju kisha lene shanc per ate pune duke ju thene qe s'di te kercej ashtu sic kercejne ato e aq me pak du syte e 380 veteve tek une.E mire,s'e kishin hapur me temen.Ne momentin qe po behej orkestra gati per kengen e pare me vene nje tabaka ne preher me sheqer dhe me fusin gishtat ne te,kushos poashtu dhe na thone"ne dasmat tuaja".Une "Cohuni ju te dy tani.E.mos ja prish qejfin xhajes tani"-ja bejne ato.Po qejfin tim?Kush can koken per qejfin tim?!

Na japin nga nje shami ne dore,ndjeja syte e njerezve ne mua...brrrr,dhe natyrisht kamerat te cilat vertete po me nervozonin!Ka 7 vjet qe ndjek kurse dance ne fundjave por ne ato kercimet e dasmave ne Shqiperi s'jam ndjere asnjehere tamam e lire...ne momentin qe orkestra fillon te kendoje hedhim shamiat mbas shpine dhe...ehh,dasma filloi


Postuar nga atiola datë 16 Tetor 2006 - 00:38:

Ishte fundjave nuk me kujtohet mire si ishte e diel apo e shtune .Po me kujtohet qe siha shume merzitur dhe ndjehesha fare vetem .Doja te kisha nje shoqeri te flisja me ndonje dhe vendosa te hy ne net te shkruaj .I shikova te gjith emrat me radhe qe shkruanin aty dhe me ra emri yt ne sy qe me pelqeu shume .Dhe fillova te lexoj te gjitha postimet qe kishe bere .Cdo postim me pelqeu cdo fjale qe kishe shkruar dhe ndoshat eshte pak si cmenduri te them po fillove te me pelqeje pa e ditur fare se kush ishe .Dhe ashtu vendosa te shkruaj dhe une me mendimin te hyja ne muhabet me ty .Ky ishte pikesynimi im .Dhe ashtu bera fillova te shkruaj te dergoja mess ty dhe ti mua .Dhe pas disa castesh me kerkove emailin tim dhe une ashtu nga deshira te bisedoja me ty nuk hezitova fare dhe te dergova mess e pare ne emailin tend .........................................


Postuar nga Eyesight datë 18 Tetor 2006 - 13:21:

Mbreme ne darke ne shtepi po flisnim per mua, jeten time, mendimet e mia, menyra se si i shoh gjerat (gjithnje shume ndryshe nga personat e tjere te familjes.. as vete nuk e di pse), reagimet e mia (me thone se duhet te jem shume me e durueshme me njerezit, ti kuptoj ata (per mendimin tim - hipokrizine e tyre... o Zot sa veshtire e kam ti duroj te tille tipa kur i takoj, ndonjehere me duket se i shpartalloj me shikimin tim te ftohte e mosbesues. Si mund tia besh ndryshe kur ke perpara vetes dike qe duket qe ne fytyre qe po thote ca fjale thjesht se duhen thene, thjesht se eshte rasti, por nderkohe ti ia lexon hipokrizine ne fytyre? Duhet thjesht te buzeqeshesh and let go? Nuk e di. Shume e veshtire kjo per mua. Nuk mund thjesht te thone ate qe mendojne? Nese nuk ju pelqen dicka, thuajeni, thjesht shprehuni pa shume lajka, perdredhje mendimesh deri aty ku nuk kuptohet me se cili ishte mendimi fillestar. sa keq, gjerat do te ishin shume me te thjeshta... shumeftytyresia nuk do kishte zene kaq shume rrenje mes njerezve.

Dhe cdo gje vazhdon, replikat "keshillimet" dhe shume here e gjej veten duke shpjeguar te njejtat ndjesi e mendime. Nga ana tjeter gjej te njejtat fytyra te cuditura qe te shohin sikur ke zbritur nga Marsi: ku shkon moj vajze me keto mendime, perceptime.. te familjes gjithnje me kane thene qe e vogel "po ti sikur jeton ne Paris? vjen e na flet sikur ke lindur andej" ta haje dreqi, gjithmone e veshtire per tu kuptuar... jam thjesht ketu, jetoj ketu... vetem se nuk mendoj si ju... nuk mund te me denoni per kete, as te me gjykoni.


  Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.