Forumi Horizont Gjithsej 95 faqe: « E parë ... « 41 42 43 44 45 46 47 48 49 [50] 51 52 53 54 55 56 57 58 59 » ... E fundit »
Trego 95 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Epitafe (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13973)


Postuar nga Enya datë 05 Gusht 2007 - 06:49:

Post -Epitafe-

1-Kishte vdekur.
Thua qielli u shemb per mua?!
Fryma ndali, lotet ngrine!
Zemra vetem u shkrumbua.


2-Pas vitesh imazhin tend kerkoja
rrugeve tere pluhur te Shqiperise.
Gjethet e pemeve per cudi ishin thare,
nga peshe e rende e nostalgjise!


3-"Erdha, por sic duket vone..."
thoshte kenge e mallit te vrare.
Syte e mi lotonin fshehur,
vec per ma te bukurin djale!


4-Ndihesha e vdekur.
Asgje dhe askush s`me bente me pershtypje.
As dallget e detit qe dikur shum i doja!
As guackat qe me kembe nuk doja t`i shkelja!
As pulebardhat qe dikur me to fluturoja!


5-U largova.
Plot mall ngarkuar.
Plot dhembshuri per token nene.
Si sot nje vit shkuar, kam ne duar,
fotografite, si hije lene...

ENYA.august 04/ 2007.


  Gjithsej 95 faqe: « E parë ... « 41 42 43 44 45 46 47 48 49 [50] 51 52 53 54 55 56 57 58 59 » ... E fundit »
Trego 95 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.