Forumi Horizont | Gjithsej 62 faqe: « E parë ... « 41 42 43 44 45 46 47 48 49 [50] 51 52 53 54 55 56 57 58 59 » ... E fundit » Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Prezantimi i Anëtarëve të Forumit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=251)
-- Ju pershendes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18560)
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Duhet te sqarojme dicka qe diskutimi te behet pa dashakeqesi.
Shume nga ne nuk e kuptojne pse familja fut hundet ne zgjedhjet private te femijes. Te gjithe mendojme se rendesi ka partneri qe zgjedhim, jo familja e tij/saj. Por ceshtja eshte se jeta vazhdon me gjate se ajo dashuria momentit. Cifti pjell kalamaj dhe dashur padashur familjet dhe kultura e tyre behet e pranishme me shume sesa mendonim. Eshte ne kete pike qe kujtohemi se familja e partnerit paska qene shume larg kultures tone dhe familjes nga vijme. Menyra e llogjikimit, menyra e sjelljes, mentaliteti dhe gjerat qe vlereson familja e partnerit mund te jete aq ndryshe saqe do nisin konflikte jo te vogla. Nuk e kam fjalen per fene ketu. Ndarjet fetare jane pjese e ndarjeve kulturore te cdo lloji. Keto diferenca do behen 10 here me te pranishme kur ke kalamaj, sepse shpejt do duhet te vendosesh me cilen lloj kulture do edukosh kalamajte. Gjysherit do mundohen te influencojne niperit dhe mbesat me cdo menyre, me cdo sjellje, me cdo fjale qe thone. Nese ti je mysliman dhe gjysherit te krishtere do vije nje feste, nje moment, nje veprim qe domosdoshmerisht do krijojne çarjen ne mes, sepse ti vlereson gjera qe per te tjeret s'kane pike rendesie. Fjala vjen fakti qe cohesh ne 5 te mengjesit dhe te ulesh me koke poshte ne nje drejtim te caktuar gjeografik. Ti normalisht do mundohesh te edukosh femijen me idene se kjo duhet bere sepse ka Zot, por tjetri s'ka te njejtin mendim me zotin tend. I njejti problem hapet me cdo lloj ndryshimi ne kulture.
Prandaj dhe familjet nuk jane thjesht budallenj qe kundershtojne partnerin. Eshte nje fenomen qe ka nje aresye dhe kete duhet ta mendojme te gjithe para se ti futemi rruges se marteses apo pjelljes. Puna eshte se shpesh ne rini na erresohet llogjika nga hormonet dhe nga komplekset qe kemi. Deshirat seksuale mund te bashkohen me nje edukim romantik per te prodhuar dashuri te hershme qe nuk vihen me ne dyshim. Keto jane dinamika qe ndodhnin rendom ne kohe te komunizmit, pikerisht se njerezit nuk lejoheshin te kishin marrdhenie seksuale lirshem, prandaj epshi kthehej ne dashuri te patestuara qe perfundonin ne martese.
U zgjata, por ajo qe doja te thoja eshte se kush ka pak eksperience e di qe diferencat familjare mund te behen pengese serioze per ciftin. Varet pastaj sa te afte jane dy njerezit te merren vesh dhe te mos lejojne kulturat e familjes te nderhyjne. Por ne rastin ne fjale eshte evidente se te pakten F_xhunior eshte prodhim i familjes (myslimane) qe ka. Kjo lloj kulture duket si tradite familjare, prandaj e pyeta si mund te jete edhe mysliman edhe te perplaset me kulturen myslimane te familjes se vet. Vete feja e tij eshte pjese e kultures se asaj familje qe ai kundershton.
Gjithsej 62 faqe: « E parë ... « 41 42 43 44 45 46 47 48 49 [50] 51 52 53 54 55 56 57 58 59 » ... E fundit » Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.