Forumi Horizont | Gjithsej 63 faqe: « E parë ... « 41 42 43 44 45 46 47 48 49 [50] 51 52 53 54 55 56 57 58 59 » ... E fundit » Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shoqëria civile, institucionet dhe zgjedhjet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=196)
-- Shpifjet Per Mjaft-in (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3717)
Efektiviteti i Mjaftit nuk ka pse te provohet me eksperiment. Mjafton te shikohet mbeshtetja qe ka fituar ne popull. Kam jetuar ne Shqiperi deri ne 96 dhe te them te drejten ishte utopi bashkimi dhe levizja e rinise pa qellime politike. Sot ka shume te rinj qe kete e bejne. Protestat jane shume me elegante dhe ironizuese se mitingjet e opozites. Ka gjurme rinie ne kete levizje dhe kjo besoj se tregon efektivitet. Problemi sot eshte zgjimi i rinise, se pleqte boll kane ndenjur zgjuar per 50 vjet (batute pa ofendim). Mjafti po arrin ta beje kete zgjim dhe besoj se ky eshte nje hap para jo i vogel.
Nese njerezit apo rinia do vazhdojne te ndjekin kete levizje varet nga manaxhimi i saj, nga ngjyrimi politik qe mund te marre. Sidoqofte deri tani eshte bere nje pune shume shume e mire.
Analiste, te isha ne vendin tend, do flisja me pak me shume respekt per parlamentin shqiptar. Cfaredo qe te kete brenda ata jane njerez qe jane zgjedhur me votime kombetare. Ne fund te fundit eshte nje istitucion dhe perfaqson bazen e sistemit tone te jeteses. Sigurisht qe mund te kete deputete "mafioze", por ata nuk perfaqsojne parlamentin. I takon gjykates dhe policise te qartesojne gjera te tilla. Ndoshta edhe gazetaret mund te ndihmojne. Sidoqofte nuk sulmohet parlamenti si istitucion, sulmohen deputetet e korruptuar.
Kur them Mjaft ben punen e opozites nuk kisha ndermend ta barazoj si entitet politik por si force opozitare pa ngjyra politike. Ka shume e shume qytetare qe nuk jane dakort me stilin e qeverisjes se PS-se. Megjithate nuk hedhin syte nga e djathta sepse nuk kane besim, jane kunder PD-se dhe pike. Ne kete kontekst Mjaft-i eshte bere organizata qe bashkon zera kunder politikes se qeverise, por jo pro politikes se opozites zyrtare. Ne fund te fundit njerezit duan thjesht te ankohen per gjera te caktuara pa u perdorur si mashe ne duart e opozites zyrtare. Kete mundesi e ofron organizata Mjaft: protesta pa ngjyre per probleme delikate.
Dua te jem i sinqerte ne kete spjegim. Mendoj se Sali Berisha eshte bere monoton, madje retorik, ne ankesat dhe kerkesat e tij. Kjo ka ulur kredibilitetin e opozites duke e cuar afer zeros. Deri ketu jemi tek pika qe s'kemi opozite. Ne keto kushte eshte budallek te perziesh zerin tend si qytetar me deklaratat agresive te liderve te PD-se. Njerezit kane nevoje te thone mendimin e tyre me elegance, me miresjellje, jo me akuza pa fund qe nuk perfundojne kurre ne gjykate. Ne kete pike hyn ne loje Mjaft. Po te vesh re te gjitha protestat e Mjaft-it nuk permbajne slogane te shemtuara dhe ofenduese (horr, hajdut, kusar etj). Dergojne vetem mesazhe mbi pakenaqsine e qytetareve per nje problem te caktuar. Mendoj se kjo eshte nje opozite me funksionale sesa ajo qe kemi zyrtarisht, e cila di te thote vetem "Te japi doreheqjen qeveria", ndersa harron problemet e vogla te perditshme.
Ne fund te fundit nje opozite e mire ve me shpatulla per muri nje qeveri qe nuk eshte serioze, duke siguruar nje qeverisje me te mire per popullin. Kete gje nuk ka fuqi sot ta beje PD-ja me shume sesa Mjaft-i. Stili ish-komunist i politikaneve te te gjitha spektreve kujton se duke permiresuar qeverine me kritika con uje tek mulliri i saj, duke i bere te fitojne zgjedhjet perseri. Harrojne politikanet tane se qellimi i politikanit nuk eshte te shkaterroje kundershtarin, por te ndihmoje ne zhvillimin e Shqiperise, qofte edhe duke ndenjur tere jeten ne opozite.
Besoj se kjo spjegon dhe ate qe thua ti analiste, se nuk kemi te majte e te djathte por vetem pushtetare dhe jo pushtetare. Une do shtoja prape se sot pushtetaret e sotem po sillen si te djathte.
U zgjata prape.
Gjithsej 63 faqe: « E parë ... « 41 42 43 44 45 46 47 48 49 [50] 51 52 53 54 55 56 57 58 59 » ... E fundit » Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.