Forumi Horizont Gjithsej 86 faqe: « E parë ... « 41 42 43 44 45 46 47 48 49 [50] 51 52 53 54 55 56 57 58 59 » ... E fundit »
Trego 86 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arsimi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=17)
-- Duhet greqishtja te jete gjuhe fakultative e gjimnazeve tona? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6570)


Postuar nga shaban_qosja datë 12 Shkurt 2005 - 19:44:

Citim:
Po citoj ato që tha toni_28
Duke thene prap ato qe ka thene nje inxhinier francez qe u martua me nje shqiptare dhe nga deshira per te ditur sa me shume per kulturen tone(llogarit nje francez interesohet per gjuhen tone).Ai ja kushtua gati gjithe jeten e tij deri sa vdiq gjuhes dhe kultures shqipe.



Faleminderit TONI per mirenjohjen.
Behet fjale per Robert d'ANGELY qe u martua me nje vajze nga Permeti (ne vitin 1924). Nder te tjera ai ka studjuar per filologji ne Athine ku i lindi pasioni per greqishten e vjeter. Njihte shume mire te pakten keto gjuhe Latinisht, Greqisht, Turqisht, SHQIP, Frengjisht, Anglisht...

Ai vdiq ne Paris ne vitin 1966. Fatkeqesisht ai nuk e botoi vepren e tij 30 vjecare sa ishte gjalle.

Duke e nisur nga doreshkrimi , vajza e tij e botoi kete veper ne frengjisht dhe shqip.

Vajza quhet Solange d'ANGELY nje grua e mrekullueshme qe shkriu gjithe pasurine per te botuar vepren e te atit.

Ne shqip vepra quhet "ENIGMA" (Botuar nga shtepia botuese Toena ne vitin 1998). Po patet kohe lexojeni.

Dua te vije edhe njehere tek debati qe po bejme ne lidhje me mesimin e greqishtes se sotme ne shkollat shqipe.

Kjo ide me duket po aq e krisur sa iniciativa qe moren pushtetaret tane per te na futur ne lidhjen islamike apo aleancen e detit te zi (te gjithe e dine qe ky det lag 1/3 e brigjeve shipetare !!!!.

Per mendimin tim ajo qe u duhet shqipetareve eshte te mesojne shume mire gjuhen shqipe. Vetem keshtu do te mesojne mire gjuhe te tjera (fatmiresisht shqipja i ka te gjitha: lakime, zgjedhime..).

Te mesojne te pakten dy gjuhe perendimore , kjo edhe per te kuptuar ca gazetare apo politikane (te vjen per te qeshur kur lexon apo degjon qe "ne samitin ... liderat ... u prononcuan per riskun ...". Jam kureshtar te di sa perqind e shqipetareve e kuptojne kete fraze).

Pastaj te mesojne GREQISHTEN E VJETER apo latinisht.

pershendetje


  Gjithsej 86 faqe: « E parë ... « 41 42 43 44 45 46 47 48 49 [50] 51 52 53 54 55 56 57 58 59 » ... E fundit »
Trego 86 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.