Forumi Horizont Gjithsej 65 faqe: « E parë ... « 41 42 43 44 45 46 47 48 49 [50] 51 52 53 54 55 56 57 58 59 » ... E fundit »
Trego 65 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- Barsoleta . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=683)


Postuar nga Astriti datë 21 Tetor 2004 - 12:12:

Disa te tjera !

Një fshatar e kupton që prifti i shkonte me gruan dhe ngaqë nuk kish çfarë ti bëntë për shkak se prifti gëzonte autoritet të madh ,vendos të vjedhë arkën e kishës .Dhe ashtu bën .Një ditë takohet me Priftin i cili ngaqë dyshonte në të për vjedhjen e arkës i thotë : Biri im ka kohë që nuk jeni rrëfyer ,ejani të rrëfeheni .Shkon fshatari hyn në dhomën e rrëfimit dhe vazhdon të rrëfeje të tërë gabimet por vjedhjen e arkës nuk e thosh ,më në fund ndalon .Prifti i thotë vazhdo .Nuk kam më .-Ke ,ke ,ke vjedhur arkën e Kishës ,i thotë prifti .Si thotë fshatari ,ke vjedhur arkën e kishës .-Nuk ju dëgjoj .-Si ore nuk më dëgjoni ,keni vjedhur arkën e kishës .-Sinqerisht nuk ju dëgjoj nëse nuk beson hajde ndërrojmë vëndet .Ashtu bëjnë ,ndërrojnë vëndet .Atëhërë edhe fshatari i thotë : Edhe ju më keni kapur gruan ._Paskeni të drejtë me të vërtetë nuk u dëgjoka ,ia kthen Prifti .
Një grua po mbante në dorë një fëmijë ndërsa po hipte në autobus. Shoferi kur pa fëmijën i tha:
-Ua fëmi më të shëmtuar nuk kam parë ndonjëherë.
Gruaja u mërzit shumë por nuk bëri zë dhe iku u ul në fund të autobusit.
Një burrë atje e pa që është e mërzitur dhe e pyeti se cfarë i ka ndodhur?
.Gruaja:-Shoferi më ofendoi .
Burri:-Shumë gabim, ai është në shërbim të popullit dhe nuk duhet të ofendojë pasagjerët. Të isha si ti do shkoja t'ja thoja dy fjalë.
Gruaja:-Se ke keq ti.Do shkoj ti them tani.
Burri:-Shko dhe ma lër mua majmunin se ta mbaj un.

Babai ven djalin në gjumë.
Pas pesë minutash...
-Babi
-C'farë?
-Babi ma sjell një gotë ujë të lutem.
-Jo , të pyeta a don, dhe the jo.Flij tani.
Pas dy minutash..
-Baaabiiiii , më sill pak ujë.
-Jo të thashë, flij se do vi të rrah .
Pas një minuti...
-Baaaaaabiiiiiii
C'farë.
Kur të vish për të më rrahur më sill një gotë ujë.

Një burrë tepër i emocionuar merr doktorin në telefon .
-Doktor , si tia bëj? Po më lind gruaja dhe dhimbjet i ka shumë të shpeshta.
-Fëmija i parë?
-Jo mor idiot, jam burri.

Nganjëherë fëmijët bëjnë pyetje shumë të çuditshme. Ja se çi tha një djalë babait të tij:
-Babi a të bëj një pyetje?
-Mirë
-Kur një doktor viziton një doktor, doktori që po bën vizitën a viziton doktorin që po vizitiohet si do doktori që po vizitohet apo vizition doktorin si do doktori që bën vizitën?
-Ik pyet mamin.

Timi ishte tepër i gëzuar që po i vinte në shtëpi një motër ose vëlla i vogël.Ishte kaq i gëzuar sa që ç'do ditë i tregonte shokëve dhe shoqeve të klasës se ç'thonin mami me babin për bebin e vogël. Një ditë e ëma e Timit e la Timin ti prekte barkun që të ndjente lëvizjet e fëmijës.Timi pasi i ndjeu lëvizjet nuk reagoi shum dhe iku. As në shtëpi dhe as në klasë nuk e përmendi më .
Një ditë mësuesja kurioze e pyet:
-Timi, a arriti bebi tek shtëpia apo akoma?
Timi i ndrojtur ja futi të qarës.
-Jo mësuese , bebin e hëngri mami.

Në dhomën e fëmijëve Eri filloi të bërtiste .
E ëma shkon në dhomë pa frymë dhe shikon vajzën dy vjeçare që po i shkulte flokët djalit më të madh.
Duke i qetësuar e ëma ngadalë i heq flokët nga dora e së bijës. Eri qante dhe e ëma i thotë për ta qetësuar:
- Eri , mos qaj sepse nuk e ka bërë me qëllim. Ajo është e vogël dhe nuk e njef se çfarë është dhimbja.
E ëma del nga dhoma por sapo arrin te pragu i derës vajza fillon të bërtasë .
E ëma kthehet me vrap dhe pyet se cfarë ndodhi?
Eri heq dorën nga flokët e motrës dhe kthehet nga e ëma:
- I tregova motrës se çfarë është dhimbja.

Një djalë i vogël e kishte marrë zakon që të thithte gishtin e madh të dorës.E ëma për ta trembur i tha:
-Mos bëj ashtu, se të gjith fëmijët që thithin gishtin shëndoshen tepër.
Djali u tremb dhe e harroi zakonin.
Pas disa kohësh duke kaluar rrugës nëna dhe djali takuan një grua shtatzënë.
Djali me të shpejtë u hodh dhe tha:
-Ahaaaaa , un e di ça ke bërë ti që je shëndosh kaq shumë.

Një çift kishte dalë xhiro bashkë me djalin e tyre. Diku më larg, djali shikon një grumbull me njerëz dhe bëhet kurioz të shkojë atje.
- Kot mblidhen njerëzit sot. - i thotë i ati. Por djali insiston:
- Epo shko atëherë, - i thotë i ati, - por mos u vono!
Atje ishte një femër që ishte mbytur. Sapo e kishin nxjerrë, e meqë ishte ashtu nudo, polici i kishte vënë kapelën e tij në vendin intim. Djali e pa dhe u kthye tek prindërit.
- Cfarë kishte atje? - pyeti i ati.
- Kishe të drejtë babi! Kot ishin mbledhur. Ishte një grua që po bënte një polic.




Një zonjë kishte dy papagallë femra në shtëpinë e saj po kishte gjetur belanë, se ato sa shikonin njerzit që tu afroheshin thoshin:
Jemi dy prostituta, ejani dhe kënaquni me ne.
Zonja një ditë shkoi tek prifti dhe duke ju rrëfyer i thotë se ka dy papagallë në shtëpi që janë shumë të pasjellshëm dhe gjithë ditën përsërisin:
Jemi dy prostituta, ejani kënaquni me ne.
Prifti e dëgjoi rrëfimin e zonjës dhe shumë i indinjuar i thotë, silli në shtëpinë time dy papagallët e tu, se unë kam dy papagallë meshkuj dhe ata do ta ndryshojnë sjelljen e paedukuar të papagallëve të tu, sepse ata gjithë ditën studiojnë biblën dhe luten. Kështu zonja solli papagallët tek prifti dhe i vendosi në të njëjtin kafaz me papagallët e priftit.
Nuk kaloi pak dhe papagallët e zonjës filluan avazin:
Jemi dy prostituta, ejani dhe kënaquni me ne.
Njëri nga papagallët e priftit i thotë tjetrit:
Falendëroje zotin që i dëgjoi lutjet tona.

Një burrë në Amsterdam mendoi se kishhte nevojë të shkonte të rrëfehej. Shkon në kishë dhe gjunjëzohet para priftit.
-Atë -i thotë- unë kam bërë mëkat.
-Cfarë ke bërë biri im - i thotë prifti
-Kur ishte lufta e dytë botërore kam fshehur një çifut në shtëpinë time.
-Ai nuk është mëkat biri im - i thotë prifti
-Por e kam bërë të më paguaj për qëndresën në shtëpi
-Nuk mund të them se ke bërë mirë por është gjë që falet- i thotë prifti-sepse e ke bërë me mendim të mirë
-Atë , kam edhe një pyetje-thotë burri
-Ç'farë është biri im?
-A duhet ti tregoj se ka mbaruar lufta?

Një djalë i ri po dilte nga kisha një ditë ,tek dera takon priftin që siç e kishte zakon shtërngonte duart e besimtarëve pas meshës. Kur djali shtrëngon duart me priftin prifti e tërheq mënjanë dhe i thotë:
- Biri im , ti ke nevojë të bashkohesh me ushtrinë e Zotit
- Unë jam pjesëtar i ushtrisë së Zotit - i thotë djali
- Si ka mundësi që vjen në kishë vetëm për Krishtlindje dhe Pashkë pra? pyet i çuditur prifti
- Ajo është sepse unë jam pjesëtar i shërbimeve sekrete.

Një ditë , njerëzit ishin mbledhur në kishë dhe po prisnin të fillonte mesha. Pa pritmas në altar shfaqet djalli.Të gjithë njerëzit e trembur ikin me vrap dhe e gjithë kisha boshatiset për 5 minuta.Në një cep të kishës po qëndronte një burrë. Djalli habitet që ky burrë nuk e ka frikë armikun e Zotit dhe i afrohet.
Burri nuk lëviz nga vendi por vetëm ngre sytë lart.
Ej -i thotë djalli, - a nuk e di ti se kush jam unë?
Po - i thotë burri, - e di.
Edhe nuk më ke frikë?-pyet djalli përsëri
Jo nuk të kam -thotë burri me gjakftohtësi
Djalli habitet dhe pyet -Si ka mundësi që nuk më ke frikë.
Burri ngre sytë dhe i thotë -Nuk të kam frikë se kam 25 vjet martesë me motrën tënde.

Elefanti dhe papagalli ishin në ring për tu ndeshur, dhe kështu filloi raundi i parë. Elefanti e kapi pagallin me hundë dhe e përplasi për tokë dhe papagallit i ranë puplat në tokë. Elefanti e pa gjendjen dhe nisi të ikë, po papagalli u acaru dhe filloj te shajë: - Hajde këtu mor Shk****të , tani që u zhvesha unë ,ikën Ti .

Një plak pas shumë kohë në anoreksi, vendos që pensionin e muajit ta shpenzonte tek bletët punëtore të rrugës përballë shtëpisë së tij.
Zbret poshtë, zgjedh gocën, dhe ngjitet në një nga dhomat e motelit .
Stili tradicional, vajza poshtë plakut.
Në nje moment, plaku i thotë vajzës:
- Kalo ti sipër se kështu s'po vij dot.
Vajza i përgjigjet:
- Xhajë kur nuk vjen dot në dishezë, në malore nuk vjen që nuk vjen.

Një i pirë kthehet në shtëpi.
-Para se të flej do i fus një të larë -tha ai
Futet në dush, dhe fillon larjen. Fillon të lajë kokën ulet i çikë më poshtë ... fërkon sqetullat, dhe thotë :
-Po koqet ku i kam lënë?


  Gjithsej 65 faqe: « E parë ... « 41 42 43 44 45 46 47 48 49 [50] 51 52 53 54 55 56 57 58 59 » ... E fundit »
Trego 65 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.