Forumi Horizont | Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 41 42 43 44 45 46 47 48 49 [50] 51 52 53 54 55 56 57 58 59 » ... E fundit » Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historiku i studimeve gjeologjike (i detajuar) (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=153)
-- 3.III. Kërkimet dhe Punimet Gjeologjike të kryera nga shteti Shqiptar (1945-2000) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=752)
• Në fillim të vitit 1962 nga ana e Drejtorise së Përgjithshme të Gjeologjisë u vendos të krijohej me specialiste shqiptarë grupi për përpilimin e hartës gjeologjike te Shqipërisë në shkallën 1:200000. Meqenëse pedagoget e Fakultetit të Gjeologjise e Minierave ishin te zënë me dhenien e leksioneve dhe përgatitjen e teksteve mësimore, nuk mund te angazhoheshin me punë në ndërtimin e hartës gjeologjike, atëhere grupi për përpilimin e hartës gjeologjike të Shqipërisë u ngrit me një numër të kufizuar specialistësh i përbërë nga T. Biçoku, E. Pumo, A. Xhomo, A. Spiro (Qininxhi), A. Papa dhe P. Çili, me pjesëmarjen e P. Pashko e S. Dede (dy të fundit për çështje të caktuara). Grupi i hartës përveç përgjithësimit të rilevimeve gjeologjike, gjate kater viteve (1963-1966) ka bërë në fushë vrojtime, ka kryer itinerare gjeologjike, rilevime dhe punime të redaktim-revizionimit, është marrë me përpilimin e hartës, përgatitjen për botim të saj dhe shkrimin e tekstit shpjegues Gjeologjia e Shqiperisë.
Në shkrimin e tekstit, për pjesë të veçanta u aktivizuan edhe Ismail Turku (për metamorfizmin) e S. Basho (për pliocenin).
Harta Gjeologjike e Shqipërisë 1:200000 si maket përfundoi në nëntor 1964 dhe në këtë kohë rezultatet u paraqitën në Sesionin Shkencor të Institutit të Studimeve e Projektimeve të Gjeologjisë e Minierave, ku T. Biçoku referoi “Mbi rezultatet e punimeve për përpilimin e hartës së re gjeologjike të Shqipërisë”; P. Çili “Depozitimet e paleozoit”, A. Spiro, A. Xhomo “Sistemi triasik në Shqipëri”, A. Xhomo, P. Çili “Stratigrafia e sistemeve jurasik dhe kretak ne Shqipëri”; A. Papa “Depozitimet paleogjenike në hartën e re gjeologjike të Shqipërisë”; A. Papa, P. Pashko, S. Pasho “Sistemi neogjenik ne Shqipëri”; S. Dede “Perhapja e shkëmbinjve ultrabazike në Shqipëri dhe lidhja gjenetike e mineralizimit të kromit” A. Papa, T. Biçoku “Skemë e re e zonave tektonike të Shqipërisë” dhe F. Geci “Mbi përgatitjen e bazes topografike për hartën e re gjeologjike të Shqipërisë”.
Pas kësaj gjatë vitit 1965 u bë paraqitja e diskutimi i hartës në Drejtorinë e Përgjithshme të kërkimeve të naftës në Kuçovë, në Fakultetin e Gjeologjisë e Minierave, si dhe në ndermarjet gjeologjike të vendit. Gjate vitit 1966 u bënë korigjimet e plotesimet dhe u pergatit harta per botim. Ne vitin 1967 harta gjeologjike doli nga shtypi në shqip dhe në frengjisht. Shtypi u bë në NISH Mjete Mesimore e Sportive “Hamid Shijaku” ne Tirane. Ajo u shoqerua me tekstet shpjegues perkates “Gjeologjia e Shqipërisë” Tiranë 1970 dhe “La Gjeologia de l’Albania” Tiranë 1974.
Krahas hartes gjeologjike është punuar per përpilimin e hartës tektonike të Shqipërisë në shkallën 1:500000, për të cilën u aktivizuan T. Biçoku, A. Papa, A. Xhomo, P. Çili, S. Dede, E. Pumo, A. Qirinxhi, M. Shallo. Harta doli nga shtypi më 1969, dhe u botua në NISH Mjete Mësimore Sportive “Hamid Shijaku” Tirane.
Ndersa për ndërtimin e hartës së mineraleve të dobishme të Shqipërisë në shkallën 1:200000 u angazhua një kolektiv i gjerë prej 33 vetësh: T. Biçoku, R. Shehu, P. Çili, N. Alikaj, F. Arkaxhiu, F. Bakalli, E Bushi, H. Caslli, N. Çili, G. Çomo, S. Dede, R. Eftimi, S. Guranjaku, L. Hajnaj, Dh. Ikonomi, V. Meko, Z. Meko, P. Murataj, I. Ndoja, N. Osmani, B. Ostrosi, A. Papa, L.H. Peza, E. Pumo, A. Seriani, A. Qirinxhi, M. Shallo, N. Shkodrani, A. Tashko, A. Tërshana, H. Uzuni, A. Xhomo. Harta u shoqërua me “Regjistër i vendburimeve dhe I shfaqeve te mineraleve të dobishme të Shqipërisë” dhe doli nga shtypi më 1971. Ajo gjithashtu u shtyp në NISH Mjete Mësimore Sportive “Hamid Shijaku” Tirane. Gjithashtu ishte përgatitur në dorëshkrim edhe teksti shpiegues “Mineralet e dobishme te Shqipërisë” (1974), por që nuk u botua.
Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 41 42 43 44 45 46 47 48 49 [50] 51 52 53 54 55 56 57 58 59 » ... E fundit » Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.