Forumi Horizont | Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 491 492 493 494 495 496 497 498 499 [500] 501 502 503 504 505 506 507 508 509 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
Ndodh te takoj ca njerez te rinj, njerez qe s'me kane bere asgje negative, perkundrazi, njerez qe mund te jene dhe te pelqyeshem por...ndodh te ndjej nje deshire te llahtarshme te ju çjerr fytyren. Nje levizje e gabuar, nje buzeqeshje e forcuar, nje mimike acaruese dhe aq e pati durimi im.
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Miqet jane darka e djallit me raste. Une ulur ne qejfin tim ne nje kend, teper e lodhur per te filozofuar per meshkujt e mikeshave te mija ose per vaginat e perkoheshme te miqeve te mi. Ne nje moment na ofrohet nje tip qe s'njihja dhe e puth njeren keto.
Mikesha nr. 1(mbasi zoteria iku):
"ooo, sheeeeh! Po nga na doli ku?"
Mikesha e dashurruar:
"eeee-duke rrahur qerpiket si Betty Boob- kemi ca jave qe njihemi. Ta dijeeee se sa i kujdesshem dhe i sjellshem qe eshte..."
Pastaj me drejtohet mua, nderkohe qe po injoronte mikun qe po rrinte perkrah- teper kritik ai!:
"he mi? Si tu duk?"
Une me surratin ne goten e mojitos duke u munduar te shtrydh limonin qe s'po kooperonte:
"Mu duk kush? Ai koke-bostani, nje meter e nje qebabe, dy pellembe kembe te dhjamosura te ngulura ne te prapme?"
Ajo hap syte e tmerruar. Une s'habitem fare nga krizat e mija te sinqeritetit qe me kapin here-pas-here, sidomos ne gjendje te lodhur. Ajo hesht. Une vazhdoj te shtyp limonin. Ajo sajon nje ikje ne banjo. Miqet e tjere ia plasin te qeshurit. Mbas nje jave telefonon te thoje qe ishte nje tullumbace e mbushur me ajer dhe ai mashkull. Ajo femer ka humbur aftesine selektive: te shpifur DHE jerks?! Wtf? Kombinacion i ri i dalur ne treg?!
Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 491 492 493 494 495 496 497 498 499 [500] 501 502 503 504 505 506 507 508 509 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.