Forumi Horizont Gjithsej 578 faqe: « E parë ... « 492 493 494 495 496 497 498 499 500 [501] 502 503 504 505 506 507 508 509 510 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18442)

Postuar nga AngelDevil datë 28 Qershor 2014 - 16:15:

Në këtë vend ku njerëzit vdesin aq lehtë për vogëlsira, është e padëgjuar të vdesësh për një ideal ose për një çështje.

Konica

Postuar nga eliz datë 13 Korrik 2014 - 06:27:

Mendime te castit. Si mund te jete mendimi I castit? kur mendimi ne vetvete do kohe te mendohet e pastaj te kaloj permes nje procedure perzgjedhjeje fjalesh ne menyre qe te shprehesh pikerisht cfare do te shprehesh.Permes qindra dhe mijera fjalesh...fjalet..dhe vjen momenti qe do te hapesh gojen dhe fjalet jane krejt pa peshe, si flluska sapuni qe shperbehen ne ere...Po puthja a ka peshe? Po nje perqafim cfare peshe ka? Te besh dashuri me te dashurin tend me sa fjale do te barazohej valle? A do te dilnin gjithe gjuhet e botes?Percart. Mendime gjithsesi, fjale

Mendimi I castit eshte sa I qete mund te jete nje mengjes pas nje nate furtune

Postuar nga Glaukus datë 30 Korrik 2014 - 02:28:

tre gjera nuk mund ti fshehesh : Diellin , Henen dhe Te Verteten

BUDA

Dilli - me vret syte
e Verteta - here na pelqen e here jo
ate Honen - pse e dashkam fort

Postuar nga raid datë 29 Gusht 2014 - 18:18:

Iku dhe gushti..

Postuar nga Vizioner datë 30 Gusht 2014 - 02:22:

Forumi ka rene ne qetesi

Postuar nga NS-6 datë 14 Shtator 2014 - 15:56:

Kisha kohe qe nuk isha futur ne kete forum. Tek u futa serish me duket sikur u ktheva ne kohen kur isha shume aktiv, ku forumi kishte gjalleri, ku mbusheshin faqe e faqe te tera me komente dhe diskutime. Me kujtohen anetare qe i vendosja ne listen e monitorimit qe te mos humbisja asnje postim te tyrin sepse gjithmone ja vlente ti lexoje.
Me kujtohen mbledhjet e moderatoreve ne messengerin e hotmail-it, me kujtohen diskutimet ne staf, me kujtohet diskutimi per rregulloren e forumit, me kujtohet "perçarja e madhe" e stafit qe çoi ne nje turn-over te gjere, me kujtohen persona te veçante me te cilet kam kaluar ore e ore te tera duke biseduar ( me disa edhe deri ne 4 te mengjesit ndonjehere) te cilet i pershendes nese ne keto momente po e lexojne kete shkrim.
Me kujtohen ata qe kam takuar ne te vertete...
etj etj...
Sa shume kujtime te mbledhura ne keto faqe!

Ju uroj te gjitheve nje dite te mbare dhe gjithmone suksese e fat ne jete!

Postuar nga Katilesha datë 15 Shtator 2014 - 03:06:

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6

Sa bukur!

Futem mbas kaq kohesh dhe ndeshi ne kete shkrim nostalgjik tandin qe eshte çdo fjale qe do te mund te shkruaja edhe une tani.

Ns te pershendes ty dhe te gjithe te tjeret duke uruar qe te jene mire!

Bye bye FH.

Postuar nga Ashley datë 16 Shtator 2014 - 00:48:

Mos u shmang para asgjëje! Sprovoje forcën tënde me çdo gjë që ta ngacmon shpirtin, sepse jeta nuk është një proces të cilin duhet ta kalosh në pritje të diçka që mund të mos vijë kurrë. Shprishe të rëndomtën dhe sfidoje përditshmërinë! Jeto me pasion dhe me guxim, përndryshe je vetëm spektator në këtë botë.

Postuar nga epanjohura datë 16 Shtator 2014 - 01:08:

Kete po mendoja :
Jame e forte....pasi jame e vetedijshme per mangesit e mia,
Jame e gjalle....pasi jame luftetare,
Qeshem....edhe pse shum mire e njoh vuajtjen time....

Postuar nga cecilia datë 16 Shtator 2014 - 15:27:

Ket punen e forumit mund ta krahasosh me njeriun. nga lindja e tij, femijeria, adoleshenca dhe rritja.. eshte nje form cikli gjithcka. dhe keta te zgjuarit e rrjeteve sociale e kane kuptuar kete dhe cdo dite hapin me dhjetra aplikacione te reja per te mbajtur njerzit varur..mbas kaq vitesh kam dal ne konkluzonin se asgje nuk e zevendeson realitetin..ketu gjithcka eshte iluzion, e nderton boten ne baze te mendjes tende dhe te asaj qe te serviret ketu.

por, forumi do ngelet gjithmone si ai femija i vogel qe kur rritet ka shume nostalgji per femijerine e tij. mua me kujtohen budalliqet e mija ne chat imagjino te flasesh me 10 veta periheresh ishte revolucion per mua ahahhaha me e forta ka qene se te gjithe ata qe e frekunetonin chatin kujtonin se vete ata benin pjese te te mençurit dhe femrat qe hynin aty ishin jo vetem budallaqe dhe trape por hynin domosdo per te gjetur dike. ishte mentalitet i dobet shume te ne shqiptaret kjo gje

  Gjithsej 578 faqe: « E parë ... « 492 493 494 495 496 497 498 499 500 [501] 502 503 504 505 506 507 508 509 510 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.