Forumi Horizont Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 493 494 495 496 497 498 499 500 501 [502] 503 504 505 506 507 508 509 510 511 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga amor alucius datë 05 Qershor 2009 - 22:46:

E qena femer - te pakten ne te shumten e rasteve- me ka dhene nje kaptim te mire te dinamikave te botes femerore, aq me teper mbi jeten sentimentale. Nje nga aktet qe mua me acaron leshrat-pa specifikuar cilat- eshte akti para-çiftizimit i cili i pare nga kendi i veshtruesit nuk eshte shume larg atij te kafsheve. Nga njeren ane shohim femren te krefur bishti duke munduar te luaje rolin e natyrales; sepse te gjithe zgjohemi ne fustane qe normalisht i veshim per te dale darkave, me nje makiazh dhe floke qe ka marre minimalisht 1h kohe dhe me nje ajer qe thote"ohh, sa e interesuar jam ne bisedat e tua." Nga ana tjeter kemi trapin, i rene nga qielli dhe perhere mos-kuptues.
Bisht-krefura me nje buzeqeshje nr.6, e gateshme te tregoje miresine e saje. Temat e hapura ne bisede ndryshuar ne forme drastike: tema qe trapin mund ta terheqin. Tema qe natyrisht bisht-krefuren se kishin shqetesuar kurre por per te pasur trapin i duhej hyre pak ne fushen e veprimit...dhe kodoshi fillon e fryhet. Bisht-krefura tund floket dhe vazhdon te tregoje zgjuaresine e saje qe ka ngjasat e nje orgazme te rreme. Ajo gjendet ne cdo vend ku ai gjendet, perhere rastesisht. Ajo perhere dakord me bisedat e tije dhe kodoshi merr pamjen enderrimtare qe mund te permblidhet ne:"ooo, ca goce e mire kjo". Natyrisht,s'kishte si te ishte ndryshe, preparativet e ante-goces-te-mire kane qene goxha intensive.

Dhe e di cila eshte me e bukura e ketyre situatave? Te gjithe perreth kane kuptuar ate cfare po behet, natyrisht te gjithe heshtin, perveç trapit dhe bisht-krefures qe jane ende ne iluzionin e embel qe askush s'ka kuptuar gje. E natyrisht, une e pakrehura, vazhdoj te luaj ate rol poashtu.

Ndoshta nje mesazh i mire dhe per kodoshet virtuale. Apo s'kemi kodoshe ketu?! Natyrisht qe jo.


  Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 493 494 495 496 497 498 499 500 501 [502] 503 504 505 506 507 508 509 510 511 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.