Forumi Horizont Gjithsej 5771 faqe: « E parë ... « 5012 5013 5014 5015 5016 5017 5018 5019 5020 [5021] 5022 5023 5024 5025 5026 5027 5028 5029 5030 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18442)


Postuar nga Piktor datë 11 Tetor 2014 - 01:16:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Shqiponjat jetojnë rreth 30 vjet, por që të arrijë gjer këtu, i duhet të marrë një vendim të vështirë në jetë. E dini çfarë bën?
Kur arrin moshën 20 vjeçare, thonjtë e saj e humbasin elasticitetin dhe fuqinë, duke e pasur të pamundur ta mberthejne prenë, e cila është burimi kryesor i ushqimit.
Në këtë moshë, edhe sqepi i mprehtë dhe i fuqishëm, fillon e lakohet duke mos e kryer funksionin e tij. Njezet vitet mbi supe, i bëjnë dhe krahët e saj të rënda për shkak të peshës së puplave, të cilat i ngjiten për trupi, duke ia vështirësuar fluturimin.
Këto kushte, e detyrojnë shqiponjen të ndërmarrë një vendim tejet të vështirë. Alternativa tjetër është vdekja e ngadaltë te cilën ajo e refuzon. Ajo vendos ti hyjë një përvoje ndryshimi tërësor, e cila do i zgjasë 150 ditë.
Po çfarë bën shqiponja? Le ta shohim së bashku.
Ajo fluturon në majën më të lartë, atje ku dhe ndërton foletë. Pastaj, së pari fillon e godet sqepin në shkëmbinj, me sa forcë që ka, derisa ti thyhet.
Së dyti, pasi ta ketë thyer sqepin, pret derisa ti rritet.
Së treti, me sqepin e ri, fillon e shkul kthetrat e këmbëve.
Së katërti, pasi ti jenë rritur kthetrat, fillon e shkul të gjitha puplat e vjetra.
Pesë muaj pas kësaj torture, shqiponja i kthehet sërish fluturimit në qiell, si të kishte lindur për së dyti. Ky ndryshim i dhimbshëm, e mundëson të jetojë dhe për 10 vite të tjera.
Ndonjëherë, na duhet që të bëjmë ndryshime rrënjësore në jetën tonë, edhe pse janë të vështirë! Sa nga njerezit jan te afte te rifillojn jeten porsi Shqiponja,besoj se jan te pakte,shum te pakte,ka nga ata qe e rinisin,por kan shume brenga ne zemer.


P.s: thone qe shqiponjat jetojne 70 vjet dhe jo 30. por shkrimin e vendosa ashtu sic ishte shkruajtur pa e modifikuar.

Cec te marrte e mira Do bej dhe une si shqiponja do shkurtoj thojzat e pres mustaqet


  Gjithsej 5771 faqe: « E parë ... « 5012 5013 5014 5015 5016 5017 5018 5019 5020 [5021] 5022 5023 5024 5025 5026 5027 5028 5029 5030 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.