Forumi Horizont | Gjithsej 86 faqe: « E parë ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit » Trego 86 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- A egziston Ferri? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11992)
Nje pergjigje Biblike:
Kur mendojme per ceshtje te tilla si parajsa dhe ferri patjeter qe ka shume mendime te ndryshme. Per mua si I krishtere eshte e rendesishme se kush eshte burimi I ketyre mendimeve, ku doli nje ide e tille per te krishteret?
Ne menyre interesante Bibla, Fjala e Perendise flet shume per ferrin, me shembuj ndershkimesh, Zoti Jezus foli per te dhe ka plot pasazhe qe flasin per ndershkimin qe do te vije ne te ardhmen.
Para se te behesha I krishtere me mundonte shume fakti se pasi te rritesha, mbaroja shkollen te kisha nje karriere, martohesha, behesha baba e tec do te vdisja dhe me dukej sikur gjithe mundimet do te shkonin kot. Por me shume mister ishte per mua se cfare ndodh pas vdekjes. Kisha degjuar shpesh tregime te ndryshme por pa nje baze reale Biblike.
Kunderpesha e idese se ferrit ne Bibel eshte besimi ne egzistencen e parajses qe eshte shprehja e dashurise se Perendise per te jetuar me te ne perjetesi. Por kjo eshte teme tjeter dhe nje e vertete e mrekullueshme biblike.
* A ka ndonje shembull gjykimi te Perendise ne Bibel ?
Po ka shume shembuj. Nje nga me te spikaturit gjendet tek Zanafilla 18:16-19:29 kur Zoti gjykoi qytetet e Sodomes dhe te Gomores per shkak se ishin jashtezakonisht te keqinj, rebelim I plote ndaj Perendise me aspak pendese per mekatin e tyre.
Pasazhi na tregon se zjarr dhe squfur ra nga qielli dhe I shkaterroi dy qytetet.
Gen 19:23 Dielli po ngrihej mbi tokë kur Loti arriti në Coar.
Gen 19:24 Atëherë Zoti bëri që nga qielli të binte squfur dhe zjarr mbi Sodomën dhe Gomorën, nga ana e Zotit.
Gen 19:25 Kështu ai shkatërroi ato qytete, tërë fushën, tërë banorët e qytetit e gjithçka mbinte mbi tokën.
Ky eshte nje pershkrim real, I frikshem I gjykimit te drejte te Perendise te mekatit njerezor. Megjithate sot njerezit do te thone se kjo I perket se shkuares dhe nje Perendi I dashur kurre s’do te dergonte dike ne ferr. Bibla thote se ferri I krijua per:
Mat 25:41 Pastaj ai do t`u thotë edhe atyre që do të jenë në të majtë: "Largohuni nga unë, të mallkuar, në zjarr të përjetshëm, të përgatitur për djallin dhe engjëjt e tij.
Pra kush do te shkoje ne ferr do te shkoje se zgjedh te refuzoje dashurine e Perendise per te qene I pastruar nga mekati dhe I pajtuar me Krijuesin e persosur te shenjte.
* A do te kete nje gjykim te ardhshem te te gjithe njerezimit?
Bibla eshte e mbushur plot me pasazhe qe trgojne se Perendia do te gjykoje mekatin e njerezimit dhe secili do te pergjigjet per veten e vet.
Mat 25:46 Dhe ata do të shkojnë në mundim të përjetshëm, dhe të drejtët në jetën e përjetshme``.
Heb 9:25 Dhe, duke qenë se është caktuar që njerëzit të vdesin vetëm një herë, dhe më pas vjen gjyqi,
2Th 1:5 sepse është e drejtë, nga ana e Perëndisë, t`u jepet mundim atyre që po ju mundojnë,
2Th 1 kurse juve, të munduarve, të preheni bashkë me ne, kur Zoti Jezu Krisht të shfaqet nga qielli me engjëjt e pushtetit të vet,
2Th 1:7 në një zjarr flakërues, për t`u hakmarrë kundër atyre që nuk njohin Perëndi, dhe të atyre që nuk i binden ungjillit të Zotit tonë Jezu Krisht.
2Th 1:8 Ata do të ndëshkohen me shkatërrim të përjetshëm, larg nga fytyra e Zotit dhe nga lavdia e fuqisë së tij,
Rev 20:10 Atëherë djallin që i kishte mashtruar, do ta hedhin në liqenin e zjarrit e të squfurit, ku janë bisha dhe profeti i rremë; dhe do të mundohen ditë e natë në shekuj të shekujve.
Rev 20:11 Pastaj pashë një fron të madh të bardhë dhe atë që ulej mbi të, nga prania e të cilit iku dheu dhe qielli, dhe nuk u gjet vënd për ata.
Rev 20:12 Dhe pashë të vdekurit, të mëdhenj e të vegjël, që rrinin në këmbë përpara Perëndisë, edhe librat u hapën; dhe u hap një libër tjetër, që është libri i jetës; dhe të vdekurit u gjykuan në bazë të gjërave të shkruara në libra, sipas veprave të tyre.
Rev 20:13 Dhe deti i dorëzoi të vdekurit që ishin në të, dhe vdekja dhe Hadesi dorëzuan të vdekurit që ishin në ta; dhe ata u gjykuan secili sipas veprave të veta.
Rev 20:14 Pastaj vdekja dhe Hadesi u flakën në liqenin e zjarrit. Kjo është vdekja e dytë.
Rev 20:15 Dhe, nëse ndokush nuk u gjet i shkruar në librin e jetës, u flak në liqenin e zjarrit.
Keto jane vetem nje pjese e shkrimeve qe flasin ndershkimin qe do te vije dhe egzistencen e nje vendi ku ata qe kane jetuar duke mohuar Perendine do te vuajne perjetesisht dhe tregohet qarte se ai vend eshte nje vend mundimesh te perjeshme.
Por doktrina se ferri e liqeni I zjarrit nuk eshte vendi I ndershkimit por thjesht varri I njerezve eshte mohim I te vertetes Biblike, I ben njerezit te mos kene frike nga Zoti per veprat e tyre dhe u thote se mund te vazhdojne ne imoralitet, vjedhje, vrasje, e tec pasi Perendia nuk do te lejoje qe ata te vuajne perjetesisht per keto ne liqenin e zjarrit dhe nuk shkon pershtat me natyren e Perendise qe e gjykon mekatin me vdekje.
Me respekt:
Bariu.
Gjithsej 86 faqe: « E parë ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit » Trego 86 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.