Forumi Horizont Gjithsej 148 faqe: « E parë ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit »
Trego 148 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Bamir Topi-Zgjidhja me e mire e mundshme. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14185)


Postuar nga ishpeshtimi datë 24 Korrik 2007 - 16:57:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ne fakt, ka dy menyra te jetuari. E para si kafshet, qe jetojne sot per sot dhe shikojne vetem diellin mbi koke. E dyta si njerezit qe mundohen te gjejne paralelizma me te kaluaren dhe parashikime per te ardhmen. Nese 2007 dhe 1997 jane ndryshe ne baze qendron e njejta deshire per pushtet e individeve te caktuar. Nese ky pushtet perkthehet ne leke apo ne post kjo pak rendesi ka. I besoj goxha atyre qe ka shkruar Ana, sepse juve ndoshta jetoni ne boten e endrrave, por ne Shqiperi politikanet kane faktor politik dhe parane.

Si perfundim vendi nuk po shkon ne lufte civile, por bashkepunimi i Berishes me Nanon tregon vetem skenarin e njohur prej vitesh. Ata mbajne ne pushtet njeri tjetrin dhe duan te vazhdojne keshtu. Levizja e Nanos e ka demtuar PS jashte mase dhe kjo do coje qe zgjedhjet e ardhshme te jene ne rrezik. Eshte politikisht e papranueshme qe nje figure e djegur si Nano te hakmerret ose vere dore ne politike nga piedestale personale dhe jo mbi baza institucionale. Ju flamurtaret e "zgjedhjeve optimale" duhet te mendoni sesi ndertohet nje demokraci dhe cila eshte panorama morale para se te kenaqeni me diellin ditor te nje presidenti te zgjedhur "PA KONSENSUS" dhe "ME HILE".



I dashur Fajtor,

Do doja te rroja ne Boten e Endrrave,se nuk ka mete bukur,por fatkeqsisht roj ne nje realitet te ashper,ku me duhet te punoj shume per te jetuar.

E THEKSO EDHE NJEHERE QE PARALELIZMI 1997/2007 ESHTE TEJET I GABUAR!

Ne rast se para nje jave do mbaheshin zghedhjet presidenciale nga Populli,Bamir Topi do fitonte!Dhe kjo ka vlere me shume se anlizat apo parashikimet tende ose te mijat.

Me shmangien e Zgjedhjeve te Parakohshme fitoi Shqiperia!Humben vetem Rama,Ben e Kico Blushi dhe pasuesit e tyre(Mimi Kodheli e nja 600 xhadi te tjera).

KRIZA brenda PS ka qene evidente ne keto 10 vjet.Kjo per shkak te luftes se papare per pushtet dhe mediokritetit te udheheqjes se PS.
Ne rradhet e kesaj udheheqje nuk ka thuajse asnje IDEALIST.Po qe se fytyrat e rruara(por te urryera) te Fatmir Xhafes,Ben Blushit,Gramoz Rucit e te shume te tjereve do vazhdojne te mbeten ekraneve te kanaleve televizive shqiptare,PS nuk ka shprese sherimi.DUHET TE SHKERMOQET!

Shqiperia sot,me shume se kurre,ka nevoje per nje te Majte deri diku Idealiste.
Per shkak te elektoratit shume te varfer.
Per shkak te njerezve te shumte te Papune.
Per shkak te njerezve qe vdesin spitaleve se nuk kane te paguajne nen dore.
Per shkak te Pedagogeve te korruptuar ,qe duan para ose te flene me vajzat tona.

Po c'bejen ne vend te kesaj lufte Udheheqesit e se Majtes?

Jane leshuar shesheve te ndertimeve per tu bere Bilionere!

NDAJ ESHTE MIRE QE U ZGJODH BAMIR TOPI!


  Gjithsej 148 faqe: « E parë ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit »
Trego 148 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.