Forumi Horizont | Gjithsej 57 faqe: « E parë ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 » Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letrarë të rinj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=105)
-- Poezi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17239)
Mbasandaj
Sapo në fund vjen happy end,
Mbyllet dhe filmi, kjo nuk do mend.
Sheh pëmbi buzët e në dy faqet,
Bukur i ndritin heroit mustaqet.
I ka xhentëlmeni, nuk ia mohon.
Po më vonë?
Më vonë të dy shkojnë tek krevati
Dhe kjo është bukur, të mos e zgjatim.
Por nganjëherë, do të dish kaq gjë:
Ç'bëjnë të dy kur s'puthen më?
Se vetëm shtrirë nuk do qëndrojnë.
Po më vonë?
Prej oxhakut era fryn si e marrë.
Çifti i ri bëhet me djalë.
Ajo zien qumësht. Qumshti i derdhet.
Ai bën sherr. Ajo qan, meket.
Duan të ndahen, se më nuk shkon.
Po më vonë?
Fëmijën s'munden ta ndajnë në mes,
Ndaj dhe pajtohen e merren vesh.
Vite me rradhë veten mundojnë.
Ai do një tjetër pak më të njomë,
Pak torrollake, me flokët bjondë.
Po më vonë?
Më vonë plaken. U ikën djali.
Burrit s'i bëjnë këllqet, të varfrit.
Puthjet, mustaqet, me vakt harruar.
Sa shpejt shkon koha! E pabesuar!
Ç'merak që kishte më parë për femra,
S'do ta kujtojë se s'i mban zemra.
Kur e sheh jetën që e la pas:
Ky ishte ndodhur për të ky fat?
Në më të shumtën martes'e tij,
Qumësht i derdhur, monotoni.
Prandaj gjithmonë, në happy end,
Mbaron dhe filmi, mbajeni mend.
Kurt Tuholski
Gjithsej 57 faqe: « E parë ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 » Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.