Forumi Horizont | Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit » Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- Gjuha shqipe, ne themel te gjuheve te vjetra. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17275)
Piktor, ti më kujton një emision guzhine, me një guzhinjer që gatuante sikur te ish i pirë, sikur gjoja nuk i shikonte materialet që perdorte për gatim. Mirpo ndersa ai luante pjesen, dhe në fund na nxirrte nje gatim te mire, ti dukesh sikur i ke kthyer me të vërtet nja dy gota para se të shkruash. Mua me duhet tani të çkoplis (zbërthej, çlidh) ato që ke koplisur (lidhur) ti.
Ti fillon me "epokat", duke i ngaterruar këto me qyteterimet dhe kulturat e caktuara; nderkoh që une flas per evolucionin gjuhësor, duke parakuptuar prej asaj kohe të njeriut të shpellave, ku ai lëshonte disa tone dhe diftongje, fjalet e tij "të para".
Esht e vertet që studimet mbi gjuhet e lashta BAZOHEN tek shkrimet e gjetura, por pikerisht krahasimi i ketyre shkrimeve të ndryshme të vjetra, na jep neve mundesin të shohim ç'gjuhë dhe fjalë ka perdorur njeriu akoma më herët.
Persa i perket asaj: veri-jug, këtu bëhet fjalë për atë, që njeriu e nisi jeten e tij aty ku ishte ngroht, pra në Afrikë; dhe me ngrohjen e globit ngjitej lart drejt veriut, tokave te pabanuara. Nga dëndësia e rallë që ai kish në zonat e ftohta veriore, ai u detyrua të perdor tone më vokale (më të lart) nga te tjerë, si p.sh. tonin (vokalin) O, per tu dëgjuar me mirë nga bashkbiseduesi që ish larg. Kaq gjë e mëson(te) cdo nxenes në shkolle(n e kohës time). Ndaj mos e ngaterro me emërtimet e ndryshme që shkojn nga vendet e zhvilluara (Europa p.sh.) në vendet më pak te zhvilluara (Afrika p.sh.).
Më tej sallata jote ruse nuk mund të çkoplitet më; ti përzien keq hanibalet, fenikasit, saracenet, etj., sa un nuk e kuptoj ç'do të thuash, ndaj po e le deri ketu.
Dhe persa i perket saraçeneve, më duket se nuk lot ndonjë rendesi 1-2 shekuj me parë apo më mbrapa, se kur ata janë dukur në zonat veriore te Mesdheut, pra në bregdetin jon-adriatik. Nëse nuk gaboj, bëhet fjalë për aty nga shek. 12-14, pra fillimi i viteve 1100 deri fundi i viteve 1399. Por jo sic thua ti, në shek. e 10, që d.t.th. vitet 900 deri 999, koh kjo mbi të cilën nuk ka histori fare të shkruar.
Piktoro, kur të shkruash tjetër herë, të lutem kapu vetem tek një pikë (temë), ose të paktën, rreshtoi pikat (temat) e ndryshme me sistem; jo kështu si sallat ruse, se i ke bërë çorap dhe nuk kuptohesh cfar do të thuash.
Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit » Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.