Forumi Horizont | Gjithsej 150 faqe: « E parë ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit » Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- "Kuriozitete nga fleurs de l'orne" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18062)
Pas gjysmë viti martese kupton se burri i saj është grua
Pas gjysmë viti martesë indiania Minati Khatu zbuloi se bashkëshorti i saj në të vërtetë është grua, shkruajnë agjencitë e huaja të lajmeve.
Khatu nga Rourkeli i Indisë u martua para gjashtë muajve me partnerin, ndërsa më vonë zbuloi se ai është partnerja, Sitakanta Routray.
Routray gjatë kohës kur u njohën kishte mahnitur familjen e 26 vjeçares Khatue dhe martesën e saj nuk e kundërshtoi askush. “Familja ime mbeti e impresionuar dhe të gjithë dhanë pëlqimin për këtë martesë”, tha Khatua.
Ashtu si e kërkon tradita, Sitakanta mori prej familjes së nuses si pajë bizhuteri të shtrenjta, 400 euro dhe një automobil. Megjithatë, Khatu filloi të dyshojë pas martesës pasi “bashkëshorti i saj” refuzonte çfarëdo kontakti fizik, duke thënë se nuk ia lejon feja e tij.
“Fillova të dyshoj se është femër dhe u përpoqa ta zbuloj, por nuk ia arrita. Por një ditë arrita të futem në derisa po bënte dush dhe ankthi im u bë realitet. Bashkëshorti im në të vërtetë ishte femër”, rrëfeu indiania e shokuar.
Policia është duke hetuar rastin.
/Telegrafi/
Gjithsej 150 faqe: « E parë ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit » Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.