Forumi Horizont | Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit » Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- FK Teuta (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=349)
Hasanbelliu: Kujdes ndaj Vllaznisë!
Presidenti i Teutës kërkon t'i mbajë në tonus futbollistët e tij për sfidën e radhës me shkodranët
Presidenti i Teutës së Durrësit, Edmond Hasanbelliu, kërkon t'i mbajë në tonus futbollistët e tij dy javë pas ngjitjes në "katedër", në vendin e parë të këtij kampionati. Sipas tij, skuadra duhet të mos lëshojë aspak në stërvitje, sepse vetëm kështu mund ta ruajë formën e mirë sportive dhe t'i parapërgatitë si duhet ndeshjet që e presin. Një nga këto ndeshje, që kërkon vlerësim maksimal të "djemve të detit", është edhe ajo e së shtunës që po vjen, me Vllazninë e Shkodrës.
Për numrin 1 të klubit durrsak, sfida e radhës së Teutës në kampionat do të jetë tepër e rëndësishme për të. Në një deklarim për "Sportin shqiptar", Hasanbelliu do ta konsideronte ndeshjen me Vllazninë mjaft decizive për Teutën, së cilës i duhet fitorja për të ruajtur kreun e renditjes: "Luajmë në fushën tonë dhe duhet t'i kënaqim me çdo kusht spektatorët tanë, çka do të thotë se na kërkohet patjetër fitorja. Jam i ndërgjegjshëm për forcën dhe vlerat e kundërshtarit që na pret, gjë të cilën dua t'ua bëj me dije edhe futbollistëve dhe stafit teknik, por kjo nuk përbën asnjë justifikim, përveçse shtysë për t'u mobilizuar në maksimum. Vllaznia është një skuadër në rritje dhe do të kërkojë të marrë pikë në fushën tonë, sikurse bëri edhe me Partizanin, rivalin tonë kryesor për kreun, një javë më parë në Shkodër."
Njëkohësisht, përveç tërheqjes së vëmendjes së skuadrës së tij, presidenti i Teutës, Hasanbelliu, u ka bërë një ftesë publike edhe spektatorëve durrsakë, që ta mbështesin fuqimisht skuadrën e tyre të zemrës në këtë ndeshje decizive. "Dua t'i ftoj të gjithë tifozët tanë të zjarrtë të jenë në stadium ditën e shtunë, për ta përkrahur Teutën, sepse, më tepër se kurrë, ajo ka nevojë për ta. Ndodhemi në krye të klasifikimit dhe duam të mos e lëshojmë këtë vend deri në fund, duke i dhuruar publikut të mrekullueshëm durrsak një trofe." Në fund të deklarimit të tij, presidenti i Teutës i ka falënderuar të tijtë edhe për barazimin e fundit të marrë në Peqin. Megjithatë, Hasanbelliu, edhe pse e ka vlerësuar mënyrën sesi luajti ekipi i tij, shto këtu edhe rezultatin, ka folur me rezerva për repartet e mesfushës dhe të sulmit. Nga futbollistët e këtyre dy reparteve, numri 1 i klubit durrsak ka veçuar vetëm Babamustën, që, sipas tij, ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë dhe ka treguar një shpirt të lartë gare, për t'u marrë shembull nga të tjerët. Presidenti i Teutës është shprehur gjithashtu i bindur se spektakli në ndeshjen me Vllazninë nuk do të mungojë, sepse atë e garanton përplasja direkte e dy emrave të mëdhenj të futbollit shqiptar.
Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit » Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.