Forumi Horizont Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit »
Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Pavarsia e Kosoves (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=351)


Postuar nga Petrit Kola datë 03 Dhjetor 2006 - 23:36:

Mbahu nano mos ki frikë, se e ke Thaçin e Surroin n’Amerikë
Nga Migjen Kelmendi
Nov 24, 2006, 16:56


Email'o
 Print'o

Kjo formë e diplomacisë, e cila demek nënkupton vizitën n’Washington e New York të ndonji politikani, i cili mandej kthehet e keshe po na kallxon se çka tha ‘shefi’, çka tha ‘pasha’, kjo diplomaci që kisha me e quejt – “diplomaci e furraxhive” – kam pasë shpresë se me vdekjen e presidentit Rugova ka mbarue dhe ka përfundue.
Ishte Rugova i cili shkonte në këso vizitash, tue u takue me nivele të dyshimta qeveritare e joqeveritare, e tue ardhë e tue na kallxue se – Pamvarësia u ba. U krye. Me na thanë se, fola me “pashën”.
Dy milionë njerëz ulen e presin, e njani prej tyne, ma i madhi, Padre Padrone, shkon e folë.
Sot nuk e kemi ma vetëm nji reprezentues, i kemi ba dy. Edhe Thaçi edhe Surroi, të kapluem me komplekse rugoviane, e dizajnuen vizitën e fundit n’Amerikë, mbas debaklit politik që psuen me shtyemje të statusit, njisoj si Rugova dikur: ‘fola me pashën e pasha më tha…’
Nëse deri diku mundet me u arsyetue Thaçi për komplekse rugoviane, si me e arsyetue Surroin i cili ishte kritiku ma i pamë i kësaj ‘diplomacie të furraxhive’?
 
E para, forma e komunikimit në këtë mënyrë asht përçmuese për qytetarin e Kosovës. Nëse Zyra Amerikane në Prishtinë, ndonji nivel i State Departamentit ose Kongresit amerikan, ndonji personalitet publik amerikan ka nevojë me na çue naj mesazh – asht mirë me na shkrue letër publike ose me e përdorë emalin ose SMS’in. Asht mirë këte punë me e ba përmes institucioneve kosovare dhe formave ma dinjitoze të komunikimit me qytetarin. Komunikimi përmes SMS-politikanëve, që keshe po shkojnë e po flasin me ‘pashën’, në të shumtën e rasteve po përdoret si nji metodë e lirë e marketingut politik nga këta politikanë.
“Nuk guxojmë me gabue”, tha Thaçi, në nji rol të dikurshëm Rugove, i knaqun se e priti ditën me qenë, shkurt, Rugovë në vend të Rugovës. Se gabuen tanë ata bashkë, në Ekipin Negociator, tue u kapë për nji datë e tue u sjell me komoditet, kjo s’ishte pjesë e këtij mizanskenimi rugovian. Ata mujn me gabue, por na qytetarët, na s’guxojmë n’asnji mënyrë me gabue, sepse…kështu i ka thanë ‘pasha’ Thaçit e Surroit – n’vesh. A ka thanë najsen ‘pasha’ (n’vesh) për gabimet e tyne, nuk u tha.
 
Po them, kjo ‘vesh-dipomaci’ asht formë përçmimi e komunikimit me qytetarin e Kosovës. Vetë fakti se mesazhe me randësi të madhe komunikohen përmes vesh-diplomacisë e jo institucioneve të Kosovës, flet se çashtja e Kosovës ende mbetet në nivel të – veshit. Të thash-e-themeve të SMS politikanëve të kapluem me komplekse rugoviane.
A me u besue Thaçit e Surroit? Sepse, nji çashtje e madhe ka mbet në nivel bese a jobese. Në nivel fjalë-veshi. A mujm me flejtë të qetë se mbas shtyemjes qëndrimi amerikan nuk ka ndrrue? Nuk kemi ndonji garanci tjetër pos fjalëve n’vesh të Surroit e Thaçit (sic!).
A vlen ende, ajo: Mbahu nano mos ki frikë, se ke Thaçin e Surroin n’Amerikë? Po e la që ju vetë me e gjykue.
Deshta vetëm me e spjegue, pse e quejta diku nalt ‘diplomaci e furraxhive’.
Krejt ky akt i shkuemjes e mandej ardhjes keshe me mesazh, me SMS, po m’i ngjan rreshtit te furra e Bacës Sylë, kur dikush shkojke mbrenda se e njifke Sylë Furraxhinë, e dilke tue na thanë: po pjeken, po pjeken…qitash dalin…vetë Syla m’tha.
Bukë të nxehta si Pamvarësia.
 
 
© by Gazetajava.com


  Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit »
Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.