Forumi Horizont Gjithsej 58 faqe: « E parë ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 »
Trego 58 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Nje Nder Traditat Shqiptare, (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7213)


Postuar nga robert datë 07 Dhjetor 2014 - 16:48:

Të nesërmen u ngritëm po ashtu vonë, sidomos unë dhe Sefo, ngaqë ndoqëm në darkë një film-dokumentar me kafshë deri në mes të natës. Unë nuk arrita ta ndjek deri në fund, por kushos duket i kish pëlqyer fort; mallin e fshatit nuk e ndante akoma i shkreti.
Dhe me tu ngritur, e shoqja i kujtoi vizitën në Vatikan, që ai vetë e kish në program. Edhe mua mu duk ide e bukur, vetëm se duhej që ta pinim kafen aty në shtëpi, u thashë, sepse andej nga Vatikani nuk dija të kishte ndonjë lokal të bukur për të pirë ndonjë kafe të shijshme.
E me të thënë e me të bërë. Njëra pregatiste kafet, tjetra kala-majtë, Sefoja po lahej e rruhej, unë po kontrolloja gjithsejcilin në veprimet e tij, mos harronim së fundi ndonjë gjë. Së fundi dolëm. Ora njëmbëdhjetë e gjysëm. Dymbëdhjet e gjysma na gjeti në Vatikan, kur Papa po mbaronte meshën e zakonshme të së djelës. Hyrja ishte tashmë e bllokuar aty ku u gjendëm ne, sepse tashmë do të dilnin turmat e njerzve, pra besimtarve dhe turistëve së bashku. Por më vonë ishte e lejuar përsëri për vizitorët, na sqaroi polici. Vetëm kini kujdes kalamajtë se sot është dingllas. Pa diskutim, i tundëm kokat!
-Shiko, se këtu duhet të kalojë patjetër Petriti, -i fola kot sa për muhabet kushos. -E di që vjen herë pas here të djelave në Vatikan.
-Hë mo dhe ti, se të tha njëherë që kish qenë këtu, dhe ti kujton se po vjen çdo të djelë burri i botës!
-Po prit mi Lume, prit! -iu hodha vërejtjeve të gruas, -ja njerzit po nisin të largohen. Dalin këta dhe hyjmë ne! E pamë Petritin mirë, nuk e pamë, po prap mirë.
E duke ndenjur si huj gardhi, na u afruan nja dy policë me atë karrocinën e vogël elektrike. -A mund t’ju ndihmojmë!?
-Jo-jo, faleminderit sinjori, -ua ktheva në moment, pa ditur ç’të thoja më tej, -Ëë, ndonjë vend për tu ulur, nuk ka këtu?
Dhe njëri prej tyre na tregoi me dorë një drejtim në brendësi të Vatikanit, duke na shpjeguar edhe diçka me gojë. U nisëm për andej, mirpo turmat e njerzve ishin si mizë lisi. Duket se kishim ardhur në kohë të papërshatshme. Po hajd mo, u përpoqa të qetësoj veten, vetë kushoja e krruajti me këto vizita koti. -Me sa po shoh, -më foli mes zhurmës kushoja, -këtu u dashka ardhur ditë tjetër më mirë!
I lëviza vetëm dorën përpara, se edhe kishte të drejtë, por edhe të vazhdonte më tej, ta shihte vetë idenë e famshme të vizitave. Vërtet, nuk kaloi shumë dhe e kuptoi se shumë vende të Vatikanit ishin të bllokuara. Lejoheshin vetëm ata që kishin prenotuar më parë bileta hyrje. Edhe në kishën e Pjetrit, e vetmja që kish shpresuar të hynte e ta shihte, hyrja ishte e kufizuar në atë orë vetëm për ata që kishin një herë bileta për më tej, si në muzeun e saj poshtë, apo në kupolë, apo dreqi e di, sepse as vetë nuk po kuptoja më.
-Do t’më ngeli merak, po nuk pashë pikturat e Da Vinçit dhe Mikelanxhelos! -po më shprehte gjithë merak kushoja.
Bjeri ti bjeri, po thoja me vete, se duket që të paska ngelur ora prapa. Çfarë, më foli kushoja. Hiç, hiç, ia ktheva, kujdes, mos ua ndaj sytë fëmijve, sepse ka shumë njerëz sot!
Nga muabeti i kalamajve dhe yni, një çift i ri shqiptarësh na folën gjithë përkujdesje. -Nesër është më lirë këtu! Mund të vizitosh…. -dhe nisën të numëronin të gjitha ato që kishte Vatikani. Përveç kësaj, ata të dy dinin edhe kush ishte me hyrje të lirë e kush me biletë. Mirpo dhe kjo puna e biletës kishte odisenë e vet, që unë as e dija, sepse do ia kisha prerë qysh atë moment ndonjë biletë Sefo intelektualit. Mirpo nuk ish më e mundur për këtë të djelë. Shyqyr, i flisja vetes, duke u bërë për herë të parë besimtar, e duke nisur ti lutesha Zotit me mëndje, të na nxirrte nga ajo katrahurë vizitorësh dhe turistësh.
Ndërtesa kisha parë plot në jetë, e s’më mirrte malli. Papë gjithashtu kisha parë njëherë, tek gruas i ish tekur të bënim njëherë një vizitë para disa vjetësh në meshën e të djelës. Ndaj nuk po e kuptoja pse vinin vërdallë gjithë ata njerëz, sa në njërën anë të Vatikanit e sa në anën tjetër. Të kishte aty në shesh, bie fjala një kafene, ah, po, atëhere e bëja kabull një vizitë në Vatikan. Mirpo edhe një kafe, për të cilën tregonte ky çifti i ri shqiposh, qenkësh me biletë hyrje! Hajde, i thashë kushos, se do na humbin edhe fëmijët në këtë rrëmujë. Të shikojmë mos gjejmë diçka më me hapsirë, se këtu tu zinka fryma sot. (vazhdon)


  Gjithsej 58 faqe: « E parë ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 »
Trego 58 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.