Forumi Horizont | Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit » Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7626)
Shpejt e shpejt meqe rastisa.
Me relativim vlerash kuptoj konsiderimin pozitiv ose asnjanes te disa fenomenve qe per mua jane sidoqofte negative dhe larg zhvillimit modern.
Me konformizem bashkekohor kuptoj adaptimin ndaj nje situate, gjendjeje apo fenomeni. Kam fatin te mos jetoj ne keto situata cdo dite dhe per kete e kam me kollaj te mos konformohem me rregullat e sjelljes apo mendimit qe permenda ne mesazhin e pare.
Ne Shqiperi aplikohet shume mire ky konformizem sepse njeriu eshte i detyruar te bashkejetoje me kushte te tilla. Nuk ka sisteme feedback (nuk e di si thuhet shqip) qe te godasin ne mase difektet e shoqerise. Shume familje, djem dhe vajza jetojne duke ju pershtatur ambjentit dhe nuk e ndjejne presionin kritik te mediave apo intelektualeve sepse keto jane te pakta. Edhe une do isha shume me i kompromentueshem nese do jetoja cdo dite ne Shqiperi.
Dhe meqe jemi ketu po bej dhe une disa pyetje pyetje.
Je dakort me mua qe nuk ka nje sistem edukativ ne mediat shqiptare, rreth te cilit te krijohet boshti i nje kulture te perbashket qe nuk varet nga sasia e parave ose marka e celularit dhe makines?
Je dakort me mua qe nuk ka sisteme qe te godasin kultin e parase si mode e ndjekur rregullisht?
Je dakort me mua qe zhvillimi do te vije kur vlerat te migrojne nga konceptet materiale drejt intelektit, studimit dhe shpirtit kritik?
Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit » Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.