Forumi Horizont Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)


Postuar nga BIONDIA datë 02 Tetor 2009 - 00:59:

nuk kam pas guxim ta shikoj kete film


Postuar nga agata datë 02 Tetor 2009 - 01:08:

ah Bionde.., me mire nuk po flas...


Postuar nga BIONDIA datë 02 Tetor 2009 - 01:11:

Citim:
Po citoj ato që tha agata
ah Bionde.., me mire nuk po flas...


nganjher heshtja flet me shume se nje mbasdite e tere duke bere llogje ...e mendoj kete film si nje liber qe nje pa tru me dhuroi nje kohe "dove finisce il fiume" kur e kam mbaruar kam ndenjur dite e dite duke qare ...


Postuar nga Fajtori datë 11 Tetor 2009 - 22:05:

After Dark, My Sweet (1990)

Film psikologjik me regji te mire dhe kende xhirimi te menduara. Nuk duket si film i prodhuar 20 vjet para. Aktori pastaj luan shuuume mire (Jason Patric). Kontrollova karrierat e tyre dhe çuditerisht nuk kane bere filma te famshem. Regjizori ka bere videot e Madonnes ne vitet '80, aktori filma te panjohur. Bohhh... ne kete film eshte shume i zoti.



Postuar nga Fajtori datë 20 Tetor 2009 - 01:44:

Vicky Cristina Barcelona (2008)



Film i Woody Allen. Nga ana teknike s'ka asgje te veçante: pamje standart, kende fikse, etj. Ka nje skenar interesantm por nuk eshte i besueshem shumicen e kohes. Regjizori ka gabuar aktorin qendror, sepse ky ishte çelesi per ta bere filmin e besueshem. Rezultati: film tipik grash qe gjoja flet per sentimente, por sentimentet nuk dalin gjekundi.


Postuar nga Tulipani datë 20 Tetor 2009 - 05:22:

Po pse Match Point qe e bejne si kryeveper eshte me i besueshem?

Per aktorin jam dakort. E urrej kete menyren e domosdoshme qe te beje figuren e latin lover e qe si reziston njeri. Me frymezon vec nje antipati por ndoshta jam e influencuar dhe nga filma te tjere qe i kam pare Carne tremula e L'amore ai tempi del colera i padurueshem.

Une s'do ta quaja film grash ama e aq me shume sentimental,po te lehte per te kaluar kohen e ironik. Kolona zanore eshte shume e bukur. Ne fund te ngelet idea qe zemra spostohet nga ti doje qejfi e te duash ta kuptosh pse ndodh eshte humbje kohe.


Postuar nga erious datë 20 Tetor 2009 - 12:07:



angeli e demoni

vazhdim i kodit da vinci... i njejti regjisor i njejti aktor

me pak fjale, kishen katolike nuk e drejton papa e as vatikani, por sekte prifterinjsh te vegjel, po njesoj siç drejtohet edhe bota sot

dhjaksat e sotem (besimtaret) qe quhen sot njerez jane krijim i ketyre prifterinjve... keta linden mitin zot per ti futur te gjith njerezit ne nje thes, ti faleshin te gjithe (te pasur e te varfer, trima e frikacake) te njejtit zot.

rilindja italiane me driten, kulturen e shkelqimin e saj e ngriti njeriun perseri ne lartesite e vjetra te epokes greko-romake... kjo periudhe e barazoje njeriun me zotin, per nga bukuria fizike, forca e karakterit, intiligjenca sidhe krijimtaria artistike.

prandaj them qe i iluminati (te ndriçuarit) ishte e pamundur te besonin ne zot (galileo galilei nje nga te shumtet)

pas epokes se rilindjes, bota u zhyt ne ate te inkuizicionit, ku per me te voglin mendim ose ide te kundert te fusnin hellin e te piqnin si mi.


Postuar nga eliz datë 20 Tetor 2009 - 14:46:

E frymezuar nga nje teme e Agates mu kujtua ky filmi. Njerez qe perdoren nga njerez si kafshe eksperimentale.Shikoni ku mund te pefundoje nje eksperiment krejt i parrezikshem,pothuajse si loje filloi,si argetim..

Das Experiment


edhe nje tjeter per ata qe i kane qef eksperimentet
The Wave


Jane filma gjerman te dy por ia vlejne te shihen.


Postuar nga Fajtori datë 20 Tetor 2009 - 17:58:

Citim:
Po citoj ato që tha erious


pas epokes se rilindjes, bota u zhyt ne ate te inkuizicionit, ku per me te voglin mendim ose ide te kundert te fusnin hellin e te piqnin si mi.



Dje Papa foli para komunitetit Europjan dhe i kerkoi te mos harrojne rrenjet kristiane te Evropes. "Ndryshe Evropa do shperbehet", tha ai.

Duke thene kete Papa i ben thirrje perkatesive fetare, rrezikut te hyrjes se vendeve myslimane ne gjirin e Evropes (e tille eshte Shqiperia, Bosnja, Kosova e Turqia). Fjalimi i Papes konfirmon se perendimi gjykon mbi baza fetare dhe feja e krishtere perjashton myslimanet nga bashkejetesa.

Evrope leshi me Pape idiot dhe njerez qe e lejojne te thote dokrra pa e kundershtuar.


Postuar nga briseide datë 20 Tetor 2009 - 20:23:

Para pak ditesh me rastisi te gjeja ne librari "A voce Alta",liber i Bernard Schlink,as 200 faqe.E per kete me vjen keq,nje histori me e detajuar do ta kisha shijuar me teper(natyrisht jo detajet per te rritur! ) a nuk e di,kisha pershtypjen se ishte shume i shkurter si liber!
Pasi e mbarova pata idene gjeniale te shikoj filmin! :S

Ne pak fjale eshte historia e dashurise mes nje 35 vjecareje me nje te kaluar te fshehur dhe nje 15 vjecari,ne Gjermanine e pas luftes se dyte boterore.

Kot ta them qe s'me pelqeu si libri,edhe pse shume mund te cilesojne librin si te merzitshem,m'u duk e kunderta.
Skenarizimi dhe historia ne pergjithesi ishte realizuar deri diku besnik ndaj librit,por mungesa e nje zeri tregues e ben ate te pa kriposur.Te pakten do te kishte kompensuar dialogjet e dobeta.
Nje note pozitive ja jap zgjedhjes se aktoreve kryesore:Kate Winslet per rolin e Hannah,David Kross e Ralph Fiennes(Aktor i perkryer por mos i jepni role ku duhet te qaje) ne rolin e Michael,adoleshent dhe te rritur.

Nese nga libri pasqyrohet pakez me teper "akuza"(e dobet,por gjithnje e tille,si te ishte thjesht nje sfond i ngjarjeve) ndaj fajtoreve te Olokaustit,gjithe ajo gjenerate prinderisht,mesuesish e punetoresh qe dinin apo pane apo heshten dhe liria per tu distancuar nga ata nga gjenerata pasardhese,ne film bie ne sy me teper aspekti romantik i ngjarjes.


http://www.youtube.com/watch?v=sFd488Dg0KU


  Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.