Forumi Horizont Gjithsej 162 faqe: « E parë ... « 43 44 45 46 47 48 49 50 51 [52] 53 54 55 56 57 58 59 60 61 » ... E fundit »
Trego 162 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Çfarë Thonë Të Tjerët Për Islamin (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18580)


Postuar nga Straniero datë 09 Prill 2012 - 03:45:

Citim:
Po citoj ato që tha robert
I
Pra i RI, perpiqu te na sjellesh vertet pjese nga Kurani ku flitet per zbulimet e sotme shkencore, sepse une do te jem i pari qe do ta perhap me tej ate parashikim/ zbulim te asaj kohe muhamediane.
Ne mirpritje te se vertetes, une, kerkuesi i saj.



Kajro: Mjekësia moderne dhe iddeti

Hulumtimi i fundit shkencor në fushën e mjekësisë, i kryer nga ekspertët amerikanë, shpjegon vërtetësinë dhe mbinatyrshmërinë e ajeteve kur’anore që flasin për iddetin (detyrshmëria e pritjes pasmartesore) dhe ndalimin e përhershëm të hyrjes në marrëdhënie martesore të vëllezërve dhe motrave nga qumësht!

Me fjalë tjera, gruaja pas vdekjes së burrit duhet të pres katër muaj e dhjetë ditë para se të martohet me një burrë tjetër.
Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se në organizmin femëror ekziston një lloj i veçantë i qelizave të bardha të gjakut të cilat në vetvete kanë të ashtuquajtur memorien gjenetike.
Këto qeliza i njohin qelizat e huaja që hyjnë në trupin e femrës dhe i ruajnë karakteristikat dhe specifikat e tyre gjenetike. Ky lloj i qelizave të bardha të gjakut jeton vetëm në organin reproduktiv të femrës, dhe atë saktësisht 120 ditë! Hulumtimi ka konfirmuar se në qoftë se brenda 120 ditëve disa qelizë tjera (jo ato që më herët janë “mbajtur në mend" nga qelizat e bardha të gjakut) arrijnë në organin reproduktiv të femrës, vie deri te çrregullimi i sistemit imunitar i cili mund të shkaktojnë formimin e tumorit dhe kancerit. Ky zbulim shpjegon paraqitjen e një përqindje shumë më të madh të pacientëve me kancer të mitrës dhe të gjirit tek ato gra që përfshihen në marrëdhënie intime me më shumë meshkuj se ato që janë në lidhje me një mashkull gjatë një periudhe kohore. Kjo, në masë të madhe, jep shpjegimin përse grave u ndalohet që në të njëjtën kohë të jenë të martuara me më shumë se një mashkull.
Pra ky lloj i veçantë i qelizave të bardha, për 120 ditë në memorien e tyre ruan karakteristikat gjenetike të qelizave të cilat të parat arritën në organin reproduktiv të femrës, dhe nëse ndodh që në ato 120 ditë të vijnë në kontakt me qelizat tjera (nga një mashkull tjetër), dhe vie deri te fekondimi, në atë rast, organizmi i porsaformuar (embrioni) do të mbajë në vete tipare gjenetike si nga qelizat e para ashtu edhe qelizat e dyta.
Hulumtimi, gjithashtu ka treguar edhe një rezultat tjetër interesant. Qumështi i nënës në vete përmban qeliza të cilat në vete mbajnë tipare gjenetike të nënës dhe të babait. Kjo do të thotë se me anë të këtij qumështi tek foshnja përcillen karakteristikat e babait dhe të nënës, gjë e cila shpjegon ndalimi sheriatik të martesës së vëllezërve dhe motrave nga qumështi për shkak të ndarjes së tipareve të njëjta gjenetike, edhe pse në thelb, nuk kanë lidhje gjaku.
Studimi, rezultatet e të cilit i kemi paraqitur, ka zgjatur një vit, ndërsa ekipi që e bëri këtë studim është përbërë nga shtatë mjekë amerikanë dhe dy egjiptianë. Rrjedhat e hollësishme dhe shpjegimi i rezultateve të hulumtimit u prezantuan në një konferencë ndërkombëtare shkencore mbi origjinën e mbinatyrshmësë së Kur’anit të shenjtë dhe të Sheriatit, të mbajtur këtë vit (2011)në Turqi.


  Gjithsej 162 faqe: « E parë ... « 43 44 45 46 47 48 49 50 51 [52] 53 54 55 56 57 58 59 60 61 » ... E fundit »
Trego 162 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.