Forumi Horizont | Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 513 514 515 516 517 518 519 520 521 [522] 523 524 525 526 527 528 529 530 531 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
Miku im,
une dhe ti vijme nga dy botekuptime totalisht te ndryshme: ti nje libertinus i pasherueshem, une konservatore jo-tolerante. E kam refuzuar partneritetin me llojin tend shume here, madje ndoshta ne ndonje nate avujsh alkoli te kam refuzuar dhe ty, por miqesine tende e kam pranuar dhe madje shijuar. Ti shpreh shume idera te ngjashme me te mijat dhe une respektoj sinqeritetin dhe formen ne te cilen i ben balle lirise tende. E verteta eshte qe une dhe ti jemi njesoj:
Ashtu si ti nuk kam respekt per hipokritet; ato qe i japin ze dhe buze moralistikes ne njeren kurse ne tjetren ne forme sekrete angazhohen ne ate qe denojne. Pikerisht si ti, vleresoj ndershmerine dhe sinqeritetin tek te tjeret.
Ashtu si une, ti e konsideron veten te ndershem. Pak rendesi ka qe morali im ndryshon ne ca pika kyce me tendin.
Edhepse ti s'beson ne ekskluzivitet emocional ose seksual te asnje lloji, sjellja jote, e cila eshte kongruente me principet e tua, nuk eshte e pandershme. Besnikeria ne thelb konsiston ne mbajtjen e premtimeve; perderisa s'ke premtuar kurre ekskluzivitet, sjella jote jo-monogame nuk mund te trajtohet si "e ulet".
Esenca e principeve te tua eshte te trajtosh te tjeret sic do doje te trajtonin. Perderisa s'pret besnikeri seksuale nga te tjeret, sjellja jote ndjek kete princip.
I dashur mik, amoraliteti i vertete nuk qendron ne konservativet dhe as ne nje libertinus, por ne hipokrizine shume-fytyreshe me te cilen konfrontohemi cdo dite. Madje dhe ne momentet tona bashke.
Nuk me ke munguar kurre sa sonte, pikerisht atehere kur ndihem e asfiksuar nga mendje te ndertuara me blloqe legosh, te programuar per te paraqitur nje fasade te caktuar.
Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 513 514 515 516 517 518 519 520 521 [522] 523 524 525 526 527 528 529 530 531 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.